Shqipëria ka humbur një vend në renditjen e demokracive, të përpiluar nga Austrian Association for Democracy Ranking, që sa ka nxjerrë renditjen më të fundit në nivelin e demokracisë, bazuar në një listë me 104 vende që konsiderohen të lira ose pjesërisht të lira. Shqipëria renditet e 55-a për vitet 2011-2012, ndërsa për vitet 2007-2008 ishte në vendin e 54. Pra, kemi humbur një vend duke mbetur në Ballkan pas Serbisë por 3 vende para Maqedonisë. Madje, na kanë lënë pas edhe Gana e Ekuadori.
Vendin e parë e ka zënë Norvegjia, si vendi më demokratik i botës, ndërsa i vetmi vend jo-europian në 10-shen e majës është Zelanda e Re. Pas Norvegjisë pasojnë Suedia, Finlanda, Zvicra, Danimarka, Hollanda, Zelanda e Re, Gjermania, Irlanda dhe Austria.
Amerika, vendi ku ne i kemi sytë që të na mbrojë demokracinë renditet e 15-a në listë. Britania renditet e 13-ta, ndërsa Franca e 17-a. 3 vendet më të ulëta në nivel demokracie janë Jemeni, Libia dhe Siria.
Vlerësimi i vendeve demokratike ose jo është bërë duke aplikuar formulën konceptuale: Cilësia e Demokracisë= (liri & karakteristika të sistemit politik) & (performanca e dimensioneve jo-politike). Dimensionet jo-politike janë: gjinia, ekonomia, dija, shëndeti, dhe mjedisi.”
Ja.Se./respublica/
Për më tepër:
http://www.democracyranking.org/en/ranking.htm#worldmap2012
Genjeshter ne vend te pare eshte topefagosi
Ato vende qe jane ne vendet e para jane vende socialiste….
Bernd Fischer: Shqipëria është autoritarizëm demokratik si Venezuela dhe Ukraina. Ku shkuan ‘duart e pastra’?
“Dikush pyet se çfarë ndodhi me premtimin e “duarve të pastra”. Dhe në fund, padyshim, janë qytetarët shqiptarë që po vuajnë për kaq kohë dhe që paguajnë koston. Sistemi politik dhe ekonomik e bën të vështirë të mbahen familjet në këmbë, kështu ato që munden, shpesh më të mirët dhe më të zgjuarit, largohen nga vendi. Këto probleme nuk janë të pakalueshme, por ato duan më shumë vëmendje nga ana e elitës politike,” thotë Fischer.
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/23/bernd-fischer-shqiperia-eshte-autoritarizem-demokratik-si-venezuela-dhe-ukraina-ku-shkuan-duart-e-pastra/
pse ca prisnit nga kryetari i tribuse primitive te vucidolit?
Te mendosh qe ne 2005, kur e lane socialistet, ishim ne vend te 82 kjo eshte nje sukses apo jo? Kshuqe ju lajmetaret e zinj te Temes, referojuni ndonjehere edhe te kaluares, apo te gjithe te Vitrina jeni dilomuar?
Sa bukur: qënkemi në një shkallë me Kubën!
Rrotë sekretari i organizatës së PPSH të spitaleve Tiranë, shoku saleh!
po nana tyrkie ku eshte ??? ne shqiperi ka demokraci alla salih tyrkie&arabie.
Sondazh i pa sakte,qe natyrish justifikohet me mos njohjen e realitetit ne Ballkan.
“Edhe pas Serbise”
Eshte mese normale, ne Serbi sot nuk vjedh njeri vota, dhe njesoj si ne perendim, rotacioni i pushtetit konsiderohet po aq normal sa edhe ne perendim.
Edhe Milosheviçi kryekasapi i Ballkanit megjithese perndiqte kundershtaret (siç beri Saliu yne me Nanon, mikun e tij te sotem) nuk vriste protestuesit serbe, nuk kish nevoje te vidhte vota, rrinte ne pushtet duke luajtur me mjeshteri karten e nacionalizmit. Me kujtohet se diku aty nga vitet 95-98 per te friksuar studentet protestues u nxorren tanket ne Beograd. Dy studente u hodhen ne zinxhiret e tyre (me deshiren e vet) ne tentative per ti ndaluar dhe humben jeten. Te nesermen ministri serb i puneve te brendshme dhe dorheqjen e parevokueshme (nocion inegzistent ne politiken shqiptare) dhe u largua nga qeveria, ndryshe nga Lulka yne qe pasi vrau 4 te pafajshem u shperblye duke u graduar Krietar bashkie
“3 vende para Maqedonisë”.
Krejtesisht e pasakte.
Eshte e vertete se ne Maqedoni persekutohen bashkatdhetaret tane, kur ka zgjedhje partite shqiptare ne zonat e banuara prej nesh nen shembullin e Komanadant Berishes tentojne te vjedhin votat e njera tjetres, po ne pjesen e banuar nga maqedonasit zgjedhjet jane model dhe koncepti i vjedhjes se votes apo i venjes ne dyshim te rezultateve as qe egziston fare.
Kemi zene vendin qe na takon, e kane ditur qe neni me i pelqyer i Berishes, ka qene neni 55 i agjitacion e propagandes dhe e dyta, i kane bere qejfin edhe Fahri Balliut, me numrit e gazetes se vet 55, qe gjithashtu eshte marre nga neni i skarcimit te kolegeve ne kohen e tyre si ushtare te PPSH.
Numri 55, eshte numer qe si ndahet shqiptareve, deri sa te kemi komunistet ne krye.