Më shumë se 40 mijë amerikanë kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar largimin e britanikut Piers Morgan nga vendi i tyre.
Morgan, që drejton një talk show në CNN, ka zemëruar personat që janë pro mbajtjes së armëve në shtëpi.
Sipas BBC, peticioni nisi të nënshkruhej pas një interviste të Morgan me Larry Pratt, drejtor i shoqatës “Pronarët e armëve në Amerikë”. Gjatë kësaj interviste, Morgan e quajti të ftuarin e tij një person të rrezikshëm.
Peticionet që postohen në faqen e Shtëpisë së Bardhë kërkojnë 25 mijë firma për të marrë një përgjigje.
Fushata u ndërmor nga një gazetar në Teksas pas emisionit të Morgan në CNN më 19 dhjetor.
Në peticion thuhet se Morgan është angazhuar në sulme armiqësore ndaj Kushtetutës amerikane dhe pikërisht amendamentit të dytë, që mbron të drejtën e individëve për të pasur një armë në pronësi.
Morgan është përgjigjur në adresën e tij në Twitter.
“Nëse më deportojnë nga Amerika se po kërkoj më pak vrasës me armë, a ka vende të tjera që më pranojnë,” bëri shaka 47- vjeçari.
Më vonë ai bëri sërish ironi duke thënë se ata që nënshkruajnë peticionin i referohen amendamentit të dytë të Kushtetutës, po amendamenti i parë, që mbron të drejtën për t’u shprehur.
Debati u nxeh në emisionin e 19 dhjetorit, pesë ditë pasi Adam Lanza kishte vrarë 20 fëmijë.
I ftuari i Morgan, zoti Pratt, tha: “Problemet ndodhin pikërisht në ato zona ku ne u kemi thënë jo armëve. Aty ku lejohet të mbahen armët, ka një numër shumë të ulët vrasjesh. Ne kemi probleme për fat të keq në ato qytete e shkolla ku njerëz si ju kanë miratuar ligje ku nuk u lejohet njerëzve të mbajnë armë”.
Kurse Morgan iu përgjigj: “Ju jeni shumë budalla. Nuk keni asnjë argument koherent. Ti nuk e çan kokën fare për nivelin e krimeve me armë në Amerikë”.
Në fund të intervistës, Morgan tha se ti e turpëron vendin tënd dhe je një njeri i rrezikshëm.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Z. Merlika,
Kam lexuar disa shkrime tuajat te meparshme dhe me kane pelqyer. Nuk e kuptoje kontekstin e kesaj persiatje te gjate qe keni botuar ketu per raportin e USA/UK me Shqiperine. Besoj duhet ta keni lexuar tashme se Kim Philby, agjenti anglez qe punonte per Bashkimin Sovjetik, shkaterroje cdo plan te USA/UK per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi ne vitet 50-te. Pyetjet qe ti paraqet ketu duke vene ne dyshim rolin e USA/UK ne ceshtjen shqiptare jane te pavend per nje numer aresyesh. E para, eshte Kim Philby. Pastaj, eshte fakt qe Shqiperia si nje vend i vogel e pa peshe s’eshte marre asnjehere seriozisht. Mos harro se deri ne fillim te 1800-es as termi Ballkan nuk ekzistonte. Mire ne regjimin komunist se ishim te izoluar dhe s’kishim faji kur mendonim se jemi qender e botes. Po tani pas 23 vjetesh, vertete mendoni se te tjeret na e kane fajin?! Shqiperine duhet te bejne shqiptaret. Edhe fjala e Zotit thote…ndihmo veten qe te ndihmoje une. Para se te bejme pergjegjes te tjeret, le ta kerkojme fajin te vetja.
Sikur te veje fjala ne vesh te perendis ose te ndonje krimineli,ku te vej e tu vrasi femijte e Zotit Pratt ose te atyre,qe kan firmosur peticionin, atehere dua te firmosin nje peticion keta zuzar-tregetar armesh.POTIGU
Hahaha! Cudia e radhes amirakane!!! Sigurisht edhe ai qe qelloj zjarrfikesat gjate kryerjes se detyres nje dite me pare ishte i “cmendur”!!! Morgan, me mire nje deportim se sa nje plumb kokes nga ata qe kerkojne lirine e armes, por jo lirine e fjales!!
Landi-Sverruuge,si grek qe je nuk te lejohet te debatosh per USA,,,je vite larg ti dhe gjithe greko-komunistet.Mbasi rregulluat vendin tuaj ( gerqine),,keni filluar te korrigjoni Ameriken.Shut the fuck up.
U bere ti Grek pederast te flasesh per “deficencat” e demokracise amerikane! Ysht edepsëz, qepe halene
Folen dhe shpellaret per “demokracine”!!!! Shkoni more rembythje se me vjen ndot qe po marr dhe mundimin tju kthej pergjigje!! Shkulni nje here bishtat pas menderes, drejtohuni me dy kembe dhe pastaj kerkoni qe te futeni ne qyteterim! Sigurisht qe keni shekuj per te arritur deri atje, prandaj deri atehere mos na cani k….!
Pse harxhon kohe me bathorsat qe u duket Kamza si LA?
God Jul, Gezuar Krishtlindjet.
Gezime, paqe dhe lumturi te gjitheve.
Jo po si puna jote muxhahedin bythperpjete
Nuk ka ndonje cudi. Eshte sigur te shkoje nje Grek ne Shqiperi dhe te flasi kunder kushtetutes Shqiptare.
Njerez qe vijne nga sisteme te mbyllura ose diktatoriale, nuk e kuptojne dot kete parim, qe kane te drejten dhe pergjegjesine te mbrojne familjen e tyre.
E kuptoj qe sidomos per ne qe jemi rritur duke pritur cdo gje nga shteti, nje koncept i tille eshte i veshtire.
Thjesht uroj te mos te ndodhe ndonjehere qe te sulmoje njeri dhe te presesh gjysem ore sa te vije policia se atehere mund te jete vone.
armet jan tregti dhe biznes i madh…
ata qe dalin kunder tregtise se armeve e pesojne jo mire…
sepse mafia e kesaj tregtie shkon deri ne senat…
po kush jan ata?
cifutet
Popull i degjeneruar, poppull vrases, popull fallco, ja kjo eshte amerika. Keta duan armet, keta jane burimi i te gjitha te keqijave.
Piers Morgan eshte gazetar klasi , dhe eshte shume perparimtar…
Eshte cudi por Britania ka intelektualet me te mire ne Bote ….
Kane nje arsyetim me common sense perfekt intelktualet britanike dhe udhehiqen gjithmone nga humanizmi modern ne arsyetimet e tyre
Anglezet jane perparimtare por jane 200 vjet mbrapa Amerikaneve,Anglia eshte akoma ne boten e mbreterve edhe te mbretereshave ku cdo njeri eshte i varur nga titulli qe ka, domethene shtet klasash,perkundrasi Amerika eshte njed vend qe cdo njeri gjykohet nga aftesite e tij.Prandaj Morgan nga qe ka nje titull mendon se mund te deskriminoje cdo njeri.So!!!Morgan worry about England and let Americans sort out their problems. Eshte mire te kesh opinion per temea te ndryshme, por’ eshte akoma me mire qe perpara se te japesh nje opinion ben mire te shikosh se ne cilin vend ndodhesh, se bota nuk eshte Englan Morgan.
UNE E NDJEK VAZHDIMISHT MR.MORGAN CDO NATE NE
STACIONIN “CNN” NE OREN 24:00 …..
DITET E FUNDIT AI ME TE DREJTE KA FOLUR ASHPER
KUNDER DISA LIGJEVENESVE AMERIKAN PER “ARMET” ….
AI KA SHUME TE DREJTE, PASI USA DHE SISTEMI
KAPITALIST-DEMOKRATIK I SAJ PO RRESHQET DHE
ESHTE C’THURUR DHE DEGJENERUAR TOTALISHT.
CNN po jep tani nje permbledhje te Programit te “Piers Morgan Tonight”, per gjate gjithe vitit ku Piers Morgan ka intervistuar gjithe Celebriti e USA ne Muzik, sport, art, politke etj …dhe ne te gjitha rastet pyejtet e tij
kane qene Perfekte , dmth edhe pyetje inteligjente qe e vene ne mendim te ftuarin e tij ne studio , por edhe etiken e ruan , Nuk tregohet mistrec, por pyetjet i ben te mprehta
Piers Morgan ne fund te cdo programi te tij bente nje pyetje, stampe : Ke rene ndonje here me Dike, me te vertete ne dashuri ?
Dhe pergjigjen me te bukur ja dha Ahmedinaxhadi kur i tha : Une kam rene me te vertete ne dashuri me gjithe Njerezimin……
Dhe Piers Morgan i tha : __Kjo eshte pergjigja me e bukur qe kam marre per kete pyetje …
Dhe ne interviste me Ahmedinaxhadin Piers Morgan ka qene ne pozicionin me te veshtire, se Ahmedinaxhadi ishte tip filozofiku dhe te jepte pergjigje per cdo pyetje duke perdorur filozofine –Ishte shume i kulturuar dhe nje debatues klasi
Te vetmen interviste te dobet Piers Morgan e ka pasur me Donald Trump, sepse , nuk po i bente pyetje tamam atij, por po i bente qejfin me pyetje te lehta
–Ky eshte rasti i vetem qe Piers Morgan nuk u tregua ne lartesine e tij ,
ne gjithe te tjerat ka qene i shkelqyer …
SHUME E VERTETE:
SISTEMI KAPITALIST SIPAS PARASHIKIMEVE TE
TEORIS MARKSIT DO DEGJENEROJE DHE SHKATERROJE BOTEN.
SOT PER SOT, SOCIAL-DEMOKRACIA SISTEMI ME I MIRE NE BOTE.
Ky esht gazetari me kurv qe egziston..vegel e politikanve ju flisni kot kur nuk e dini realitetin amerikan..un jam I pari qe kam firmos..te zhduket legeni
Amerika ka qene shume e mire per Morgan ia ka dhene te gjitha,por tani me duket se i erdhi fundi,te ofendosh edhe dekriminosh ne kete menyre pa edukate eshte e papranueshme.
e ky eshte paradoksi, nga nje sjellje pa “edukate” u fyen 40000 veta., po nga vdekja e 20 femije si duhet te reagojme.
Ti pajisim mesuesit me arme, dhe dhente zoti mos u cmendte ndonje mesues.
Socil demokracia,
Parashikim !!!Socializmin i pelqejne enderrimtaret dhe parazitet dhe e shfrytezojne tiranet dhe kriminelet,sic ndodhi…
panos,
armet personale i duhen krimineleve…
Me gjithe respect per opinionet e atyre ne drejtim te USA!!!mbase ne Amerike nuk eshte cdo gje perfekte, edhe shume gjera mund te ndryshojne per me mire por atje eshte demokraci edhe ne qofte se duhet te ndryshoje dicka duhet te ndryshoje me konsencus edhe ne menyre demokratike jo si ne Shqiperi apo Greqi Itali apo Turqi etj,por nje gje eshte e qarte se gjith bota duhet ti jene mirnjohes Amerikes se keto 100 vjetet e fundit fale saj jemi ketu ku jemi,edhe sa per Anglezet mos te ishte Amerika sot do flisnin Gjermanisht edhe gjithe Evropa bashke.Prandaj mire eshte te marresh shembull edhe jo te paragjykosh edhe per me shume duke u focusuar tek nje njeri sic eshte Mrs Morgan i cili ben vetem zhurme per te arritur personal glory and nothing more. Edhe sa per pro Greket pergjigja me e mire eshte fjala e urte Shqiptare “shiko edhe shkruaj”
Romani i zotit Agim Haiti eshte nje roman me peshe te madhe per popullin shqiptar. Pas rrezimit te diktatures, Shqiperia po te kishte ndjekur rrugen e vertete te demokracie, atehere romani nuk do tu mbyllte ne kasafotat e shtetit por do tu bente romani me i lexuar per shqiptaret.
Pas rrezimit te diktatures, Shqiperia paraqitet si nje gomone pa busull e pa motorra ne mes te Adriatikut dhe fuqite e medha me eren e tyre artificiale e shtyjne kete gomone pa e nxjerur ne breg,qe mban ne bord nje popull shume te vuajtur dhe te lodhur. Shqiperia duke qene nje shtet pa shtylle kurrizore, pyetjet e zotit Agim Hamitit nuk do te gjejne pergjigje. Kur Shqiperia te mos trembet nga furtunalet qe ndodhin ne Bote, atehere romani me nje potencil te madh tedhenash do te dali nga kasafortat e shtetit. Kur Shqiperia te formoje shtyllen kurrizore, atehere do gjejne pergjigje pyetjet e zotit Agim Hamiti.
Zotit Agim Hamitit i uroj, Gezuar vitin e ri!