Periudha 30 ditore e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të vendimit të KQZ-së për ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit ka përfunduar dje në mesditë dhe asnjëra prej partive nuk i është drejtuar gjykatës.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për gazetën Panorama se u vendos të mos vazhdohej shqyrtimi i çështjes në Kolegj për faktin se ndarja e vitit 2009 është bërë konsensuale nga ana e parlamentit.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës pohojnë se në mbledhjen KQZ-së më 23 nëntor nuk u mor vendimi për ndarjen e mandateve.
“Vendimi thotë se KQZ vendosi të mos caktojë ndarjen e mandateve. Këtu jemi para disa paradokseve, sepse KQZ ka marrë një vendim për të mos marrë vendim, është marrë në shkelje të procedurës sepse pasi akti normativ u rrëzua në parim, ai s’mund të hidhet përsëri për votim. Dhe ajo që është më flagrante, është se gjithë anëtarët e KQZ-së janë kundër këtij vendimi, kuptohet, për arsye të ndryshme. Pyetja është se kush e mori atë vendim kur të gjithë ishim kundër, sepse nuk pati një votë pro që të mund të ankimohet? KQZ duhet ta shpallë aktin nul dhe ta rihedhë në seancë për vendimmarrje”, është shprehur nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba.
Nëse numri i mandateve do të qëndrojë i pandryshuar, atëherë do të kënaqet edhe LSI-ja, e cila reagoi për heqjen e mandatit në qarkun e Beratit.
E thashe para disa diteve se,mandati i Beratit është si puna e fondeve për rrugën Lushnjë-Berat. Ato jane një farsë,nje demagogji e SALI BERISHES dhe ILIR KOKLOPES, vetem e vetem per te forcuar pozitat e Ilir Metes para zgjedhjeve.
PS-ë të mos shpresoje tek ndonje marreveshje me LSI-ne para zgjedhjeve,sepse do te ishte vetevrasje politoke. LSI-a tani vertetoj katerciperisht kualicionin e vjedhjes me PD-ë.
Tani do ti shkruajne leter grate e Kukesit Flamurit, duke i kerkuar llogari se perse i detyroi te bejne femije shume dhe nuk fituan m,anatin
do kete dicka qe nuk i leverdis saliut per ndryshe do e kishte ndryshuar
ndryshimi mund ti leverdiste bamirit dhe spahiut
Ishte thjesht nje show Ilir Metes para votuesve te LSI-se per te treguar se ushtroj “presion” ndaj Berishes, ose Berisha “ia ka friken”
Titulli eshte terheqes shume.
Terhiqet PD…!!! Epo shyqyr qe po terhiqet nje here…po mundohen te tregohen te njerezishem …ose ose PS po dominon dukshem…(mendova fillimishit vetem nga titulli )
Mbasi e lexova me kurreshtje dhe dukshem nuk kishte asnje lloj terheqje te PD, lexoj edhe nje here titullin se mos isha gabim. Simbas titullit PD ESHTE TERHEQUR..simbas shkrimit…AS MOS E DERGO NEPER MEND.
,,Ujku qime ndërro por zakonë se harro”. Opozitë, moj opozitë! Po nuk pate zënë mend, jep ,,dorë heqje”. Por, besoj se këtë herë do të bësh atë që do populli të cilit i ka ardhur në majë të hundës dhe ka humbur çdo sens durimi. Organizojeni dhe drejtojeni në rrugën e duhur. Mos keni frikë nga protestat kundër këtij satrapi primitiv.