Në një pasdite të 15 dhjetorit, në ambjentet ku mbahej konferenca “Shqipëria dhe kriza: Çfarë vjen më pas? Identifikimi i Modelit të zhvillimit”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar, ra në sy një fjalim i mbajtur në një shqipe të rrjedhshme, nga një emër i njohur për shqiptarët…
Nga Skender Minxhozi, JAVA
Volker Treichel, ish shefi i zyrës së FMN në vendin tonë deri në vitin 2005, ju drejtua konferencës me një fjalë që trajtonte situatën ekonomike e financiare të vendit tonë. Aktualisht zyrtar i Bankës Botërore në Uashington, Treichel ishte mjaft entuziast për rikthimin, pas rreth shtatë vjetësh, në vendin tonë. “Kam udhëtuar 36 orë me avion për të qenë këtu”, shprehej ai. Vinte nga Bregu i Fildishtë, me dëshirën e lexueshme për të parë edhe një herë vendin ku, siç e thotë edhe në intervistën e mëposhtme, krijoi njohje të pafundme me njerëzit dhe vendin. Në këtë intervistë për Java, zoti Treichel i kthehet mesazheve që hodhi në fjalën që mbajti në Tiranë. Ai thotë se Shqipëria duhet të kontrollojë urgjentisht borxhin publik dhe duhet të vendosë rregull në financa. Pa harruar, thotë ai, që të punojë për identifikimin e një modeli afatgjatë të zhvillimit.
Zoti Treichel, ktheheni në Shqipëri pas një periudhë të gjatë shtatëvjeçare. Si e gjetët Tiranën pas një kohe kaq të gjatë? Si u ndjetë kur takuat dhjetra persona, zyrtarë, deputetë, ministra, gazetarë, që kishit kohë pa i parë?
Është një kënaqësi e veçantë për mua të kthehem në Shqipëri pas kaq shumë vitesh. Isha shumë i befasuar dhe i impresionuar per ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në Shqipëri, shumica e tyre shume pozitive. Për shembull, rrugët në Tiranë dhe në Durrës janë përmirësuar shumë dhe lëvizjet janë shumë më të thjeshta se më parë. Edhe pamja e Tiranës dhe e Durrësit është shumë më e bukur se më parë, jo vetëm për shkak të dekorimeve të ndryshme për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, por edhe thjesht për shkak se i gjithë ambjenti është shumë i pastër sesa e mbaj mend. Edhe përsa i përket sektorit financiar, duket se janë zhvilluar shumë degët bankare kudo.
Isha shumë i gëzuar të takoja përsëri shumë persona me të cilët kisha pasur kontakte gjatë kohës time në Shqipëri. Takimet më dhanë përshtypjen sikur isha larguar vetëm një ose dy ditë më përpara, e jo shtatë vjet të shkuara. Me miqtë e të njohurit munda t’i filloj bisedat sikur koha s’kishte ecur fare. Mendoj se njohja ime e gjuhës shqipe, e cila është një gjuhë me një bukuri të rrallë dhe angazhimi im në çeshtjet e ndryshme gjatë kohës time në Shqipëri, ka bërë të mundur që të ndjehem shumë afër vendit, edhe pas kaq shumë vjetësh. Ngrohtësia që m’u rezervua gjatë këtyre ditëve në vend, ishte diçka shumë prekëse për mua.
Si e kujtoni periudhën kur shërbenit në Shqipëri? Çfarë ka mbetur në kujtimet tuaja nga ajo kohë?
Tre vitet e mia në Shqipëri kanë qenë shumë të këndshme dhe të paharrueshme për familjen time dhe për mua personalisht. Besoj se ishte një kohë shumë kritike për Shqipërinë, e cila sapo kishte dale nga kriza e fajdeve dhe e rrëmujave të shtatorit 1998 dhe më pas u prek nga kriza e Kosovës.
Gjithashtu konfliktet e brendshme politike midis partive ishin shumë të ashpra, duke sjellë si pasojë kushte të vështira për zbatimin e politikave ekonomike. Në këtë situatë, isha shumë i kënaqur që kisha mundësinë të bashkëpunoj shumë ngushtë me qeverinë, për të realizuar objektivat kritike, për shembull privatizimet e para (BKT, AMC, Albkrom), hapa të cilat ishin thelbësore për ndryshimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë. Një vend të rëndësishëm zunë edhe reformat në administratën doganore dhe tatimore, të cilat rezultuan në rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e situatës fiskale.
Në fjalën tuaj interesante, ju folët për stabilitetin fiskal dhe mbajtjen nën kontroll të borxhit publik. Si e komentoni vendimin e qeverisë aktuale shqiptare, për të tejkaluar limitin e borxhit ekzistues, duke e çuar atë në përtej shifrës 62%?
Aktualisht, qëndrueshmëria makroekonomike dhe fiskale e Shqipërisë është e kërcënuar. Duhen masa të forta për të ulur deficitin dhe borxhin. Eshtë e qartë se kufiri i borxhit do të tejkalohet, nga momenti që nuk po merren masat shtrënguese për të kontrolluar shpenzimet dhe rritur të ardhurat, veçanërisht nëpërmjet një perforcimi të luftës kundër korrupsionit.
Sot nuk është koha për të rritur në mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet, por duhet një rishikim cilësor dhe i hollësishëm i të gjitha shpenzimeve, për të identifikuar shpenzimet e tepërta dhe për të krijuar hapësirën e duhur për të mirëmbajtur dhe përmirësuar infrastrukturën në të ardhmen. Megjithëse Shqipëria ka realizuar progres në këtë fushë, mbetet ende shumë punë, siç u ve re gjatë përmbytjeve në Shkodër, me mangësitë në rrjetin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike të vazhdueshme.
Kohë pas kohe organizma të ndryshme, përfshirë FMN, kanë kritikuar qeverinë aktuale, për shkak të tendencës së marrjes së kredive tregëtare, me interesa të larta. Si e shihni këtë qëndrim të qeverisë tonë?
Në këtë moment niveli i borxhit publik në Shqipëri është 60 përqind, por një pjesë e madhe e këtij borxhit është ndaj kreditorëve të brendshëm, me interesa të larta, duke kërcënuar në këtë mënyrë qëndrueshmërinë fiskale dhe makroekonomike të vendit. Mendoj se duhet një rishikim i plotë i politikës fiskale, nga pikëpamja e shpenzimeve, por edhe nga pikëpamja e politikave tatimore dhe doganore. Por ky rishikim do të jetë kuptimplotë vetëm nëse përmban edhe një riformulim të strategjisë së rritjes ekonomike të Shqipërisë. Kjo ishte tema e konferencës në Tiranë dhe më duhet të theksoj në mënyrë të veçantë rëndësinë që ka për të ardhmen e Shqipërisë.
Shqipëria akoma nuk ka realizuar transformimet strukturore që janë të domosdoshme për të vënë themelet për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe për të bërë të mundur krijimin e vendeve të punës cilësore. Fakti është se Shqipëria aktualisht nuk prodhon thuajse asgjë. Sektori i prodhimit të mallrave, veçanërisht për eksportet, mbetet shumë i vogël dhe i papërfillshëm. Megjithatë ka shumë sektorë në të cilët Shqipëria ka një avantazh konkurues, për shembull prodhimi i vajit të ullirit dhe ai i veres. Shembuj si ai i Kilit, kanë treguar se prodhimi agroindustrial mund të jetë baza për një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Shqipëria akoma nuk i ka realizuar këto potenciale, për shkak të mungesës së ndërhyrjes efikase të qeverisë, në bashkëpunim me sektorin privat. Duhen studime të veçanta në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, për të identifikuar faktorët bllokues në zhvillimin e këtyre sektorëve dhe më pas ndërhyrjet e duhura, për të evituar këto faktorë bllokues. Duhen gjithashtu edhe masa shumë të forta për të mbrojtur mjedisin. Për shembull, situata duket shumë kritike përsa i përket cilësisë dhe pastërtisë së ujrave detare, por edhe qëndrueshmërisë dhe shtrirjes së pyjeve. Përmirësimet në këto fusha do të ishin shumë të rëndësishme, jo vetëm për standartin e jetës në Shqipëri, por edhe për të ardhmen e turizmit, i cili mund të jetë një sektor strategjik për vendin tuaj.
Si e komentoni faktin që qeveritë që erdhën në fuqi pas vitit 2005, preferuan të mos rinovonin marrëveshjet me FMN, që nënshkruanin qeveritë e majta para tyre. Cili është mendimi juaj për këtë ndryshim strategjie?
Nënshkrimi i një marrëveshjeje midis FMN ose Bankës Botërore dhe një vendi të tretë, është gjithmonë një vendim sovran i një qeverie. Ka vende që po e ndjekin këtë rrugë dhe të tjera që nuk po veprojnë keshtu. Por, është e qartë nga përvoja e vendeve të ndryshme dhe e Shqipërisë në mënyrë të veçantë, se marreveshjet me FMN dhe Bankën Botërore mund të kenë impakte shumë të mira për stabilitetin makroekonomik dhe ndjekjen e reformave strukturore kyçe.
Duke ju rikthyer asaj që ju thatë në Tiranë, një problem tjetër madhor në menaxhimin e vendit mbetet përcaktimi i prioriteteve të zhvillimit. Duket sikur qeveritë shqiptare ecin pa një ide të qartë për perspektivën ekonomike e sociale të vendit. A e ndani edhe ju këtë mendim?
Shqipëria ka realizuar përmirësime të ndjeshme në shumë fusha të ndryshme. Por sot ka ardhur koha për të rishikuar në mënyrë të hollësishme të gjithë strategjinë e zhvillimit të vendit. Mendoj se “Neë Structural Economics”, i cili u prezentua nga Justin Lin (folës në konferencë, ish-zv.president i Bankës Botërore, shën.ynë) gjatë konferencës së Universitetit Mesdhetar, ofron një perspektivë të re për hartimin e një strategjie për rritjen e qëndrueshme dhe krijimin e punësimit në Shqipëri. Shpresoj se vizita ime do të ndihmojë për të forcuar mesazhin e urgjencës së konsolidimit fiskal dhe për të krijuar një debat më të gjerë, sesi mund të zbatohet “New Structural Economics në Shqipëri”.
Një strategji e re e rritjes ekonomike është tashmë e domosdoshme për Shqipërinë.
jo nuk prodhon azgje,po gyzelet e Hajri cami nga dolen…..????
tourkofagos je humber a rregullove pencionin ,ke filluar pune turni i trete ske me kohe me hyre ne chat.
gojor,
Nje dhurate me pearcing, qe ta perdoresh ne intervalet midis dy klienteve ;
http://www.google.ch/imgres?start=507&um=1&hl=de&sa=N&tbo=d&biw=1280&bih=929&tbm=isch&tbnid=vu3AxBHIyf2nHM:&imgrefurl=http://turnschlaeppchen.deviantart.com/art/Penis-290683372&docid=Z6eanASxeyeDrM&imgurl=http://fc02.deviantart.net/fs70/f/2012/076/e/d/penis_by_turnschlaeppchen-d4t2cq4.jpg&w=2448&h=3264&ei=j-TWUKyIEvD54QTht4HIDw&zoom=1&iact=hc&vpx=2&vpy=545&dur=234&hovh=259&hovw=194&tx=83&ty=147&sig=109985570435905503553&page=13&tbnh=135&tbnw=120&ndsp=44&ved=1t:429,r:29,s:500,i:91
Mbaje paster, se na semresh prape nga goja.
Jo zoteri,Shqiperia keto 22 vjet ka prodhuar shume e jo ASGJE!!!
Nuk e quan prodhim ,zotrote:
-Nje kryeminister GANGSTER DHE RRUGAC SI SALI BERISHA?
-Po VJEDHJEN E VOTAVE nuk e quan prodhim??
-Po VRASJET NE BULEVARD TE PROTESTUESVE TE OPOZITES,PO PESHTYMEN,QE U HEDH BERISHA OPOZITAREVE,PO VRASJET PA NUMER,DROGEN E PROSTITUCIONIN PA KUFI,NUK E QUAN PRODHIM???
-Po ANALFABETIZMIN DHE GJAK MARRJEN,LYPESAT PLOT ARSIMIN DHE SHENDETESINE NE MJERIM TOTAL,a nuk e quan PRODHIM???
_ PO KORRUPSIONIN KOLOSAL TE VETE BERISHES DHE FEMIJVE TE TIJ,qe fitojne pa punuar mbi 17 milion leke ne dite???
E ke gabim shoku ; prodhon droge, prostituta dhe pordhë…
Z.Volker e ke gabim:allbania prodhon kleptopolitikane, jane kampion ne bote per stilet e vjedhjeve.
Kjo kaste beri takimin sekret te paguajne qimet e kokes me qellim te mos dalin emrat e ajduteve 22 vjecare qe ka tiranistani.
Njerez me hipokrite me te pabese se keta te FMN-nese nuk ka. Kudo ku ka shkel kemba e tyre kane mbjell vetem fukarallek,prapambetje moszhvillim dhe luftra.(Ky tipi erdhi me ngazellim te madh nga Bregu i Fildishte se e kish marr malli me ne) .Berishen une nuk e honeps dot por jua beri mire qe jua perplasi ne surrate kur ishte puna per te shitur Albpetrolin. Edhe ky tipi (gay) kerkon te kaloje mesazhin se Shqiperia ka mbaruar . Nuk e shikoni -thote- nuk prodhon asgje. Ejani tek ne qe tju katatandisim si Greqine dhe pastaj kur te mos mundeni te paguani borxhet tju blejme per 5 leke. Dy burra te mencur Presidenti I brazilit ( Lula) dhe Erdogani i nxorren me shkelma nga vendi i tyre dhe per me pak se 5 vjet bene hapa perpara. Mua me ben pershtypje edhe ky titulli i GAZETES TEMA . Vertete , nuk i ka dite keto….?!
Per brazilin nuk jam i sigurt, por per turqine jam i sigurt qe nuk e ndoqi me shqelma fmn, por ju bind programit te saj. Argjentina largoi nga vendi perfaqesuesit e fmn dhe falimentoi.
Shqiperia berishiane, prodhon shume, prodhon urrejtje, prodhon kriminele dhe hajdute te formateve te ndryshme, nga ai qe vjedh celular dhe drejtesia e denon ashper, po ashtu edhe nga ata qe vjedh miljona dhe drejtesia, gjyqtaret shkojne dhe kapardisen ne darka te shtrenjta dhe neper plazhet ekzotike te botes me keta hajdute miljonash.
Prodhon marijuane, si shpresa e vetme per te mbijetuar dhe shume asete te tjera qe na bejne ne si popull te vecante.
Z.Volk vjen mbas nje udhetimi “te mundimshem” per te treguar se ne Shqiperi nuk prodhohet “asgje”. Po ne qe jemi ketu,qe punojme,prodhojme dhe jetojme me te mirat e kesaj toke,qe Ju i shihni me lakmi e pse jo dhe me zili keni shpirtin e mohimit,nuk na mbush dot mendjen me sllogane qe i gjeni te gateshme…Shqiperia ecen ne rrugen e kapitalizmit me veshtersite e rritjes ,por me pervojen me te mire te vendeve te zhvilluara te Europes.
KUR PRODHONIM NE ;JU NA REKLAMUT QE NUK PRODHONIM GJO;TANI QE PUSHTETARET I RRAFSHUN UZINA ;FABRIKA;KANTIERE NE SHQIPERI SIPAS PLANIT MARSHALL TUAJ; TE SHKATERRIMIT DHE VJEDHJES SE SHQIPERISE ;JU VAZHDONI TE TRUMBETONI PERSERI TE NJETEN FJALI “”SHQIRIA NUK PRODHON GJO” :
JU LUMTE SE JA ARRITET QELLIMIT DHE E KENI KTHY SHQIPERINE NE NJE PESHAWAR TE DYTE NE BOTE KU SHETIT CDO LLOJ E SOJ LANGARAQI E QENI DHE PUNON PER TA ZHDUK SHQIPERINE NGA HARTA BOTNORE
fmn eshte hajdute kudo qe shkon ne cdo shtet ai shtet varferohet dhe kolonizohet dikush me lart e tha sakt.ku u shkel kemba ketyre sjell vetem varferi dhe skllaveri.keta jane mafia botrore
a e dini qe asnej vedn nuk kane shpetuar keta po kudo vendet qe kane vene kembe jane nene urdherat e ketyre shembull greqia.
fmn duhet te iki nga shqiperia perndryshe nuk ka per tu bere kurre edhe sikur sala te iki edhe edi te vije e njejta gje do jete te jeni te sigurte per kete.
SHQIPËRIA PRODHON VETËM POLITIKANË ANTISHQIPTARË.
Shqiperia nuk eksporton asgje. Importohet cdo gje. E gjithe euro del jashte vendit nepermejt importeve. I vetmi burim i hyrjes se valutes ne Shqiperi eshte eksporti. Duhen stimuluar kompanite eksportuese shqiptare pasi vetem ato sjelin euro ne Shqiperi.Duhen shitur produkte shqiptare ne vendet fqinje, pasi keshtu i marrim euro atyre dhe i sjellim ne Shqiperi.Do vije shume shpejt koha kur e gjithe euro ne Shqiperi te mbaroje pasi na e thithin te gjithe fqinjet nepermejt mallarve qe shesin ne vendin tone.Ne nuk shesim asgje ne tregjet e tyre . Pra nuk i marrim asnje euro. E gjithe politika nderkombetare sot behet per tregje te reja. Te gjithe kryeministrat e botes levizin per tregje te reja.E pate rastin e Serbise kur ju bblokuan maunet serbe ne kufi me kosoven? U leviz menjehere dhe u cbllokua situata. maunet serbe u futen dhe vazhdojne te shesin mallra serbe ne kosove.
Shkoni ne Ceki dhe nuk do gjeni asnje lloj birre tjeter pervec ceke. Ne kroaci asnje vere tjeter perves kroate. Ne Spanje vetem vere spanjolle dhe asgje tjeter. Shteti nderhyn me mekanizma dhe nuk lejon asnje kompani te huaj tu marre eurot.
para disa ditesh Ambasada Italiane organizoi nje mbremje me degustim te vererrave Italiane. E gjithe mbremja behej ne menyre qe te fitohet tregu shqiptar. Pra politika ndihmon per te fityuar tregje te reja. Do ishte mire qe edhe ndonje ambasade shqiptare ne vendet tona fqinje te bente nje gje te tille.
faleminderit
DERI NE VITET 90 SHQIPERIA KISHTE METALUGJIKUN ;UZINET E NDRYSHME TE METALIT DHE MAKINAVE; TEKSTILIN; INDUSTRINE KIMIKE DHE HIDROENERGJITIKEN ;INDUSTRINE USHQIMORE DHE TE LEHTE ; PLANTACIONE TE TERA ME ULLINJ; AGRUME; ARORE; MOLLE;HURMA DHE GJITHE TE MIRAT E PERENDISE DHE I EKSPORTONTE ——POR E GJITHE KJO TRUMBETOHEJ NGA PERENDIMI QE NUK KANE VLERE!
MBAS viteve 90 SOLLET ” PLANINN MARSHALL TE SHKATERRIMIT DHE TE VJEDHJES SE SHQIPERISE ” DHE SOT PASI U PASURUAT ME METALIN E GJITHE INDUSTRISE SE§ SHKATERRUAR NE ATDHEUN TONE ;SHITETT TERE ARSENALIN USHTARAK ; ZHDUKET GJITHE PYJET DHE FRUTORET NE MEMEDHEUN TONE ;VODHET GJITHE ARIN E BANKES SHQIPETARE DHE ENERGJITIKEN E ALBANIES ; DHE POPULLI I VOGEL ALBANEZ PA PUNE DHE HA ME LISTA NE DYQANE KETU E 22 VITE; JU PERENDIMORET E VESHUR SHIK BERTISNI DHE ULERINI ME SHUME EDUKATE , QE SHQIPERIA NUK PRODHON ASGJE DHE JA ARRITET QELLIMIT DUKE E KTHYER ALBANIEN NE NJE VEND SI NE PAKISTAN ” PESHAWARA” (atje nuk e njeh qeni te zone historikisht), KU LEVRIJNE TE GJITHE ARMIQTE E SHQIPERISE PER TA ZHDUKUR SHQIPERINE NGA HARTA BOTERORE