Një aksident i rende është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip Golf është rrëzuar në vendin e quajtur “Kthesa e Beltojës”, duke përfunduar në lumin Drin, raporton Ora News.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat bëjnë të ditur paraprakisht se në automjet udhëtonin dy shtetas, përkatësisht Alfons Kolndrekaj 20 vjeç dhe Paskualino Kolndrekaj 22 vjeç, fati i të cilëve nuk dihet ende.
Blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e automjetit në lumë dhe pasagjerëve që udhëtonin në të, ku nuk dihet ende nëse kanë mbijetuar apo jo.
Zoti past vene doren.
Dita e sotme,nuk duhet te kete dhimbje!
Do zoti e kane shpetuar….
Shpreh hidherimin tim per humjen e dy djemve.Vdekja e tyre naten e Krishtlindejeve ka prekur thelle gjithe banoret e zones e te mbare vendit.Ngushllime!