KVV jep alarmin: KQZ po vendos në rrezik standardet zgjedhore

27 Dhjetor 2012, 21:22Politika TEMA

Pasi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur që tani lojëra e bllokimeve politike, ekziston rreziku që standardet zgjedhore të vihen në rrezik për shkak të afateve.

Alarmi është dhënë prej kohësh, por tani është Koalicioni i Vëzhguesve Vendore që në një deklaratë për mediat shpreh shqetësimin në lidhje me performancën e administratës zgjedhore dhe mos respektimin e një sërë afatesh të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

“Koalicioni shpreh keqardhjen për shkeljen e afateve të parashikuara dhe mosmiratimin ende nga KQZ të ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore si dhe për mosmiratimin e numrit të Zonave Zgjedhore, si dy nga vendimmarrjet më të rëndësishme për procesin zgjedhor.

Për më tepër, pamundësinë e marrjes së vendimeve me shumicë të cilësuar nga KQZ dhe zëvendësimin e kësaj vendimmarrje nga Kolegji Zgjedhor, Koalicioni e konsideron si një precedent të rrezikshëm për ecurinë e mëtejshme të përgatitjes së procesit zgjedhor e në veçanti të miratimit të akteve me karakter normativ dhe që kanë për qëllim rregullimin e çështjeve që lidhen me zgjedhjet, për të cilat duhet shumicë e cilësuar aprovimi me jo më pak se 5 vota të anëtarëve të KQZ-së,” thuhet në deklaratën e tyre.

Sa i përket performancës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të administratës së tij, koalicioni i tërheq vëmendjen KQZ për një performancë sa më profesionale të tij dhe të administratës së KQZ-së, në përmbushje të detyrimeve dhe afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

“Për një funksionim sa më normal e të plotë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të miratojë sa më parë Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e KQZ-së, afati për miratimin e së cilës ishte data 26 dhjetor 2012.

Sërish, Koalicioni tërheq vëmendjen në lidhje me marrjen sa më parë të masave për realizimin e teknologjisë së re informative në zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2013, të cilat sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor janë tejkaluar e shkelur në mënyrë flagrante, madje deri tani nuk ka asnjë vendimmarrje në lidhje me këtë proces shumë të rëndësishëm,” thekson deklarata e KVV.

8 komente në “KVV jep alarmin: KQZ po vendos në rrezik standardet zgjedhore”

  1. tourkofagos says:

    Kush beson se do te behen zgjedhje normale,te barabarta e te respektueshme per te gjitha partite politike,thjesht eshte per psikiatro…..!!!!!
    Ne nje vend arab,nuk mund te kete DIMOKRATIA!
    islamiku Berisha,rimanipulon serish zgjedhje dhe rishkerdhen shqipfolesit edhe per 4vjt te tjera………

  2. gruaja says:

    po sa te kemi nje lefteri topalli lleshi leshi harroni zgjedhje me standarte vete poshtezrsina ban topalli me ata klanet mafioze nga bathorja me faqezite e mzite e babzite SALA PO NUK PERFUNDOJ NE QENEF NE SI POPULL NUK BAJM DITE TE MIRE BASHKE ME RRUSPIJE TOPALLIN

  3. saranda says:

    me kete kqz mos prit te jene zgjedhje te lira eshte politike me ne krye te te nje putane te Jozefin e cikla eshte endare nga burri bashke me sali hunde derin.

  4. historia says:

    Ligji i historise:komunistet me bythelepresit e tyre qe ne veze u ngjizen me djallezi dhe sa te jene me fryme gjarperinj ngelen.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne nje shesh te vogel prane detit ne Genova kam nje flete thirrje ku shkruhej :
    ” Me mire Ali Baba me 40 hajdute, ku e dime se jane 40, se sa Berluskoni qe nuk dihet sa sa ka pas vetes. ”
    Keshtu edhe per krim Berishen.

  6. realitet alla shqiptar. says:

    KODOSHET.
    sa te jete salaria
    s’ka ndershmeri
    Shqiperia
    ne vota e votime
    vjedhjet na shoqerojne
    ndryshe kodoshet
    s’mund te egzistojne.

  7. ciuciu says:

    Ore fiksojeni ne tru ju te opozites, ska per te bere sala zgjedhje demokratike, se perfundon me 40 deputete po ti beje demokratike.

    Ai e ka ndare mendjen, qe te pakten ti behet shkop nderr rrota, qeverise tjeter qe do vije.

    Ku njef demokraci nje njeri i edukuar me komunizem. Po si nxorret dhembet qe tani, pa filluar manovrimet e medha, ska shanse ti kontolloni zgjedhjet.

    Kane bere shume leke keta, dhe kane per te hedh miliarda ne zgjedhje.

    Do blejne komisionere, ku do tu ofrojne shuma stratosferike per te nderuar kutite. Dhe varferia ka arritur kulmin dhe skane per te refuzuar ofertat shume te majme. prandaj zgjidhini mire komisioneret, pasi ajo eshte karta me e mire e mundeshme per te manipuluar zgjedhjet.

  8. BJORN says:

    cfar doni zgjedhje me te mira se perpara ne krahasin me diktaturen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje