Vetro Energy nuk ka bërë asnjë pagesë

27 Dhjetor 2012, 21:16Politika TEMA

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha deklaroi se ende konsorciumi Vetro Energy, i cili u shpall fitues për blerjen e Albpetrolit nuk ka bërë asnjë pagesë. Zoti Berisha nuk dha shumë hollësi për ecurinë e procesit duke deklaruar se do të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Nga ana e tij kryetari socialist, Edi Rama, e cilësoi si një privatizim të errët garën për shitjen e aksioneve të Albpetrolit, ndërkohë që sulmoi edhe shitjen e katër hidrocentraleve të vegjël javën e shkuar duke u shprehur se më ardhjen në pushtet të socialistëve, ky privatizim do të zhbëhet. Zoti Berisha dhe zoti Rama mbajtën dje pasdite njëri pas tjetrit dy konferenca të gjata shtypi.

Nënshkrimi i kontratës së shitjes së Albpetrolit ka mbetur pezull që në fillim të dhjetorit. Konsorciumi Vetro Energy, i kontrolluar nga sipërmarrësi shqiptar Rezart Taçi, duhet të bënte pagesën e garancisë prej 20 përqind të ofertës prej 850 milion eurosh që ai dha për të blerë ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës. Ndonëse prej shumë ditësh konsorciumi njoftoi se e kishte bërë këtë pagesë, ende autoritetet shqiptare thonë se nuk është paguar asgjë. Këtë e deklaroi mbrëmë edhe kryeministri Sali Berisha “JO, deri tani, jo. As edhe një gjë”.

Zoti Berisha nuk dha detaje mbi ecurinë e procesit, ndërsa u pyet për këtë nga gazetarët: “Në mënyrë absolute po ndiqet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Ligji ka germën ka dhe frymën, në kuptimin që ligji parashikon një muaj të drejtën për zgjatje afati. Dhe ky afat është dhënë, është parashikuar”.

Por edhe ky afat ka më shumë se tre javë që ka kaluar. Por duket se autoritetet janë të gatshme të presin mbërritjen e parave. Këtë la të kuptohet edhe kryeministri: “Kam theksuar dhe e theksoj se, në rast se kjo përfundon me sukses, çdo dollar i tij do kthehet në  mirëqenie për qytetarët shqiptarë”.

Por opozita e cilëson të dyshimtë procesin e ndjekur për Albpetrolin. “U bë një privatizim i errët. U deklamua një shifër e bujshme. Për ne nuk ishte as e besueshme dhe as e bujshme. Megjithatë sot Albpetroli nuk është as i privatizuar dhe as i Shtetit”, tha kryetari socialist Edi Rama.

Sipas zotit Rama kontratat e koncesionit apo dhe privatizimet në sektorin e hidrokarbureve, si dhe rasti ARMO, do të jenë objekt i një hetimi të thellë me ardhjen e socialistëve në pushtet: “Pavarësisht pronësisë së Albpetrolit deri në qershorin e ardhshëm, a do të jetë pronë publike, a do bëhet pronë private përmes këtij privatizimi që duket se është në ngërç, duatë sigurojë shqiptarët se përmes ligjit, ne do të hyjmë aq thellë në aferat e këtij sektori sa do të habitet e gjithë Shqipëria”.

Zoti Rama kundërshtoi edhe privatizimin javën e shkuar të katër hidrocentraleve të vogla Bistrica 1 dhe 2 si dhe hidrocentrali Shkopet dhe Ulëz, duke qenë se sipas tij ato ishin fitimprurëse dhe për to ishin marrë kredi për rehabilitim: “Unë dëshiroj tua bëj të qartë ofertuesve, mos shkoni më tute në këtë proces, ne nuk do të lejojmë që këto pasuri të grabiten për llogari të qeveritarëve që sot nuk arrijnë dot më të mbajnë shtetin në këmbë”.

Por nga ana e tij kryeministri Sali Berisha u përgjigj mbrëmë duke e cilësuar plotësisht transparent procesin për shitjen e tyre: “Ky është një proces kryekëput transparent, ku të gjitha ofertat janë hapur para kamerave televizive. Ka një konsulent  ndërkombëtar që është Koorporata Financiare Ndërkombëtare, krahu tregtar i BB-së dhe një komision vlerësues kompetent e serioz. Unë nuk do t’i lejoj vetes komente të tjera, në një proces në vazhdim. Nëse e njeh apo jo zoti Rama procesin, nuk është e rëndësishme kjo. E rëndësishme është që zoti Rama të njohë veten e tij, por këtë ai e ka të pamundur”.

Çështjet e privatizimeve por edhe ato ekonomike duket se do të jenë, më shumë se çdo herë tjetër, një pjesë qendrore e fushatës së ardhshme elektorale për zgjedhjet e qershorit 2013.

7 komente në “Vetro Energy nuk ka bërë asnjë pagesë”

  1. nastradini says:

    KUSH ESHTE ME TRANSPARENT SALIU I 2012-s APO BERISHA I 1997-s?

    TRANSPARENCA e Sali-Kryeministrit ne shitjen e Albpetrolit ngjan me TRANSPARENCEN e Berishe-Presidentit me Piramidat Financiale alla Ridvan Bode ne vitin 1997-te. Kur atehere Presidenti famoz Berisha perseri si tani deklaronte ne media dhe TV serbes-serbes qe LEKAT e shqyptareve jane transparente si Ujet e Bjeshkeve. Atehere shqyptaret i besuan Saliut dhe humben LEKAT si dallkauke. Tani shqyptaret po i besuan Berishes perseri do te humbin LEKAT e tyre si debile, sepse po e hengren TULLUMIN per here te dyte, Albpetrolin dhe naften e nentokes do ta kollofisin familja dhe femijet VAMPIRE te Sali Berishes, sic kollofiten ne 97-n LEKAT ne miliarda te Piramdave financiare. Prandaj edhe nastradini i gjore pyet:

    KUSH ESHTE ME TRANSPARENT SALIU I 2012-s APO BERISHA I 1997-s?

    1. Nadia Shabani says:

      Nastradin mos i bjer me qafe Sali Berishes se ja kane zene koken ne dere kete radhe Amerikanet qe po ndjekin me vemendje levizjen e parave nga ajo banke qe te hyne ne Shqiperi per te paguar depoziten e Albpetrolit, ai po kerkon vetem kohen dhe momentin e pershtatshem qe ti bjere keto para ne Shqiperi per te “blere” Albpetrolin. Parate jane jashte, problemi eshte se nuk po i pastrojne dot qe ti investojne ne Shqiperi.Jane parate e shqiptareve ato qe do blinin Albpetrolin shqiptar por nuk po i pastrojne dot, megjithate seshte cudi qe me kete indiference qe kemi ne si popull Assadi do ti vjedhe ato para.

  2. sokol says:

    O Sali qeni!Fale FBI dhe organizmave te tjera nderkombtare pastrimi i parave te tua dhe tere hajduteve mafioze nga e gjithe bota nuk eshte i mundur,ata po presin sa te nxirrni parate nga vrimat dhe tjau sekuestrojne.Mutit tend i ka ardh era.Shit ndonje hidrocentral qe te gjesh parate te paguash administraten deri ne vere se rrugaci Taci spo ta zgjidh dot hallin qe ke

  3. SALI BERISHA DHE SUPERFUQIA ENERGJITIKE says:

    NJE PERRALLE QE VETEM KY POPULL E DEGJION PA BA ZE. POPULL BAGETI POPULL QE DUHET TE PERFUNDOJE FAZEN E FUNDIT EVOLUTIVE PER TE HYRE NE SPECIE HOMO SAPIENS. ZGJOHUNI

  4. Kujtim says:

    E keni gabim do e shikojme ne 23qershore

  5. Saliu eshte vet pas Vetro Energy.Atij i duhet me cdo kusht edhe nje mandat me 23 qershor,se parate e kesaj kompanie qe duhet te derdhen per llogari te qeverise shqiptare,mbas 23 qershorit me fitues Sali Berishen kane per te kaluar te kamufluara vetem si fatura per ‘investime ne rruge dhe infrastrukture’,por asnjehere si vlere pasurore monetare.

    Prandaj per ta nxjerre perfndimisht jasht loje ‘Vetro Sali Energy’ duhet te ndergjegjsohemi per masakren qe po i behet pasurise kombetare,dhe pastaj me 23 qershor bllok te gjithe kunder bllokut mafioz blu te Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje