INTERVISTA/ Rama: Në 2013-ën, PS koalicion me çdo forcë politike që do rotacion

27 Dhjetor 2012, 20:58Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se në zgjedhjet 2013-ës, Partia Socialiste është e gatshme të bëjë aleancë me çdo forcë politike vetëm që të sigurojë rotacion politik.

Zoti Rama! Si do ta karakterizonit vitin 2012 nga këndvështrimi ekonomik, politik dhe social?

Për vendin ishte një vit i vështirë me një rënie dramatike ekonomike, me një borxh publik të rritur përtej mundësisë që ka vendi për ta përballuar borxhin, me një sipërmarrje të tkurrur shumë ndjeshëm, me një borxh të njerëzve në vështirësi ndaj dyqaneve të ushqimeve në rendin e rreth 150 milionë eurove, me disa politika shumë të dëmshme për vendin, të cilat kanë sjellë humbje jashtëzakonisht të rëndësishme të pasurisë së përbashkët dhe me një dështim të radhës në marrjen e statusit kandidat, apo mosmarrjen e statusit të kandidatit nga Bashkimi Europian.

Në gjithë këto vështirësi që përmendët, cili ka qenë kontributi juaj, oponenca dhe rezistenca juaj që gjërat të mos shkonin aq keq sa po i përshkruani ju?

Për sa i përket bilancit tonë, besoj që kemi një bilanc pozitiv në kuptimin e paraqitjes së një alternative të besueshme përpara shqiptarëve, për një rilindje shqiptare përkundër rrënimit të mëtejshëm. Kemi bërë gjithçka kemi pasur në dorë për të kaluar në parlament një numër të konsiderueshëm ligjesh me shumicë të cilësuar. Kemi parë me kënaqësi që pjesa e detyrimeve të realizuara të Shqipërisë në raport me axhendën europiane është ajo pjesë ku është i qenësishëm kontributi i opozitës. Padyshim kemi arsye të gëzohemi për rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes në radhët e Partisë Socialiste me prurje të reja të të gjitha moshave, për rritjen e pjesëmarrjes së grave përmes ristrukturimit të Forumit të Gruas, për rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes së të rinjve përmes ristrukturimit të Forumit Rinor Eurosocialist.

E nisëm me ekonominë dhe po e vazhdojmë tek ekonomia, ku është edhe interesi kryesor i qytetarëve. Një vit i vështirë, siç thatë ju, me borxhe të shtuara, me kreditime dhe investime të pakësuara. Çfarë shkoi keq? Ku mendoni ju se qëndron burimi i kësaj problematike?

Fatkeqësisht janë provuar një më një të gjitha parashikimet tona për këtë rënie, sepse nuk janë dëgjuar parashikimet tona. Në vitin 2009 ne kemi bërë një aktivitet, që unë e çmoj si fort të rëndësishëm për të kuptuar atë që ka ndodhur, por edhe dallimin mes palëve, ku kemi adresuar domosdoshmërinë për të hapur sytë katër përballë krizës dhe për të mos lejuar që kriza ta gjente krejtësisht të lirë terrenin e veprimit. Por nga ana tjetër, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se Shqipëria nuk vuan sot krizën financiare globale, por vuan përkimin e kësaj krize me shterimin e një modeli ekonomik dhe social zhvillimi, që nuk ka më se çfarë i jep vendit.

Pati disa vite që qeveria nuk e pranoi se kriza ekonomike ishte e pranishme, sipas jush, kjo i vonoi masat parandaluese?

Ka dy anë: mospranimi i krizës dhe përpjekja për ta mbuluar krizën me propagandë, por edhe vijimi me të njëjtat politika a thua se s’ka krizë. Kjo sjellje ka shteruar forcat dhe sot vendi është tërësisht i zbuluar, i pambrojtur dhe i rrënuar përballë dallgës së krizës. Kriza është e dyanshme: sa është efekti i krizës financiare globale, që, ndër të tjera, pasqyrohet në rënien dramatike të dërgesave të emigrantëve, aq edhe përkimi i kësaj krize me shterimin e një modeli ekonomik që nuk ka çfarë i jep më vendit. Mos harrojmë se ka një sërë sektorësh që sot janë në krizë të thellë siç është sektori i ndërtimit që ishte një sektor kryesor në atë rritje ekonomike të një numri të konsiderueshëm vitesh, e cila nuk mund të vazhdonte të ishte e tillë më tutje.

Analistë kritikë nga shumica dhe opozita thonë që ndërsa qeveria e ka çuar “in extremis” entuziazmin mbi rezultatet e punës së vet, nga ana tjetër edhe opozita mund të kritikohet për nihilizëm apo skepticizëm “in extremis”. Çfarë meritash, apo çfarë rezultatesh i njihni ju qeverisë në punën e saj?

Në rast se unë do të bëja një sforco për të njohur diçka në përpjekjet e kësaj qeverie, besoj se çka mund të veçohet si pozitive i përket vitit të parë të mandatit të parë. Midis vitit 2005 dhe fundvitit 2006 janë marrë disa masa të rëndësishme që mund të konsiderohen si pozitive. Por me vendosjen e taksës së sheshtë besoj që ka filluar edhe një proces rrënimi, i cili ka rritur nga njëra anë barrën fiskale mbi njerëzit e zakonshëm dhe praktikisht ka bërë një spostim të barrës së përgjithshme fiskale në vend nga korporatat tek konsumatorët. Sot çdo njeri i zakonshëm, çdo rrogëtar, çdo njeri që merr një rrogë për një punë në sektorin publik apo privat taksohet më shumë se sa pesë vjet më parë, pra, para vendosjes së taksës së sheshtë. Nëse deri atëherë paguante për shtetin 32 lekë në 100 lekë, sot paguan 38 lekë në 100 lekë.

Zoti Rama, ju keni paraqitur dhe po shfaqni projektin tuaj të ri për një rilindje të Shqipërisë. Siç u shprehët ju, ekonomia dhe shoqëria shqiptare kanë probleme të shumta. Si do ta kryeni këtë kapërcim me reforma nga e njëjta bazë problematike?

Duke ndryshuar rrënjësisht politikën në raport me pasurinë, në raport me pasurinë e përbashkët në radhë të parë. Ajo është sot praktikisht një mall pa zot, që po grabitet dhe po shkatërrohet. Ne kemi sektorë strategjikë që sot janë në lëngim agonie; sektori energjetik, sektori i naftës, sektori i pasurive minerare. Ndërsa mbi tokë kemi pastaj një problematikë të tërë që lidhet më dërrmimin e mjedisit në kushtet kur ne duam të zhvillojmë turizmin, që lidhet më dërrmimin e tokës së bukës në kushtet kur në duam të zhvillojmë bujqësinë, që lidhet me shumë hallka të tjera të një zinxhiri, që duhet këputur dhe duhet ndërtuar mbi bazën e një politike të re, e cila me patjetër duhet të bazohet në vlerat dhe parimet e një të majte progresiste të shekullit të ri. Një e majtë e tillë nuk është peng i ideologjisë së të majtës klasike, sepse kohët kanë ndryshuar, por që është pragmatiste dhe efektive në masat e saj.

Nga ekonomia po kalojmë tek korrupsioni dhe disa mendime tuajat për reformat në drejtësi. Tashmë Këshilli i Lartë i Drejtësisë është thuajse krejtësisht i ri, duke filluar nga presidenti, nënkryetari dhe disa anëtarë. Po ashtu, sapo është zgjedhur edhe një prokuror i ri i përgjithshëm, etj. Sipas jush, sa shpresëdhënëse janë këto ndryshime në krye të drejtësisë për të përmirësuar punën e sistemit të drejtësisë?

Le ta themi hapur, Shqipëria sot e ka Presidentin e Republikës pjesë të ekzekutivit, një nga ministrat. Ndërkohë, që sistemi drejtësisë vetëm degradohet. Jemi përpara mbylljes së një viti ku ka nga njëra anë ka rezultuar me falje gjithë procesi i tragjedisë së Gërdecit dhe nga ana tjetër po rezulton një farsë e pashoqe procesi i tragjedisë së 21 janarit. Këto janë dy tragjedi që ky vend duhet t’i zgjidhë në mënyrë të drejtë, për të shpresuar të ketë drejtësi. Po ashtu jemi përpara mbylljes së një viti kur edhe një herë tjetër është çimentuar qartësisht ende më kultura e pandëshkueshmërisë, me faktin që sot Shqipëria nuk është në gjendje të japë asnjë provë të besueshme në Bruksel se i ka aftësitë për ta luftuar korrupsionin, se i ka aftësitë për të prerë lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisë, lidhje të përcaktuara edhe në raportin e Departamentit të Shtetit, dhe se i ka aftësitë për të ndërtuar një kulturë ndëshkueshmërie, bazuar në parimin se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Kjo është edhe një nga arsyet themelore të refuzimit të aplikimit për statusin e vendit kandidat.

Përtej këtij konstatimi, cili do të ishte kontributi juaj? Shumica ju ka akuzuar se ju e keni pasur në dorë të jepni kontributin tuaj në miratimin e ligjeve reformuese për Gjykatën e Lartë, për Gjykatën Administrative, heqja e imuniteteve të zyrtarëve etj, dhe ju i keni frenuar dhe ngadalësuar këto reforma, sipas tyre.

Ne nuk kemi bërë asnjë frenim. Unë nuk besoj për asnjë sekondë se Shqipërinë e pengon ligji i shkruar në letër. Përkundrazi, unë besoj se në letër ne kemi një vend shumë të përparuar. Por ajo që e ndan Shqipërinë nga bota ku duam të integrohemi sot e gjithë ditën është hendeku mes çfarë kemi të shkruar në letër si ligje dhe çfarë kemi në realitet si zbatueshmëri të ligjit. Sot ne kemi një vend ku një përqindje shumë e lartë qytetarësh, përqindja më e madhe që unë kam parë në të gjithë sondazhet vit pas viti, duke lënë mënjanë vitin 1997, i cili ishte viti i pasigurisë totale, pra një përqindje e lartë e qytetarëve beson se në këtë vend nuk ka asnjë siguri dhe se praktikisht vendin e ka marrë në dorë krimi i rrugës. Po ashtu, shohim se ka një dhunë të shpërfaqur nga të katër anët me ngjarje makabre thuajse të përditshme, që tregon se jetojmë në një vend që është në krizë të gjithanshme. Është në një proces rrënimi të vazhdueshëm. Ky rrënim duhet të mbarojë dhe është detyra jonë si një aspiratë e përbashkët, jo si detyrë e një partie apo e një pale, që të krijojmë kushtet për një rilindje shqiptare. Kjo do të thotë rimëkëmbje ekonomike, e cila, veç të tjerash duhet të fillojë mbi bazën e një parimi shumë të thjeshtë që kush fiton më shumë të paguajë më shumë, dhe kush fiton më pak të paguajë më pak dhe jo e kundërta. Kjo rilindje do të thotë një përtëritje shoqërore, ku të ndërtojmë shërbime publike sipas nevojave, jo sipas xhepit. Për një rilindje, që do të thotë rivendosje e demokracisë, ku t’i japim sens institucioneve dhe ndarjes së pushteteve. Për një rilindje që do të thotë një bashkim me Europën në kuptimin më të thjeshtë dhe më domethënës të kësaj fjale.

Gjatë kësaj kohe opozita ka qenë përballë një shumice me shifra të brishta dhe nuk shfrytëzoi aleanca fluide. Për vitin tjetër që po afrohet bashkë me zgjedhjet, çfarë mund të thoni për zgjerimin e koalicionit opozitar. Është thënë shpesh nga disa analistë që, nëse partitë e vogla do të bashkohen përreth Partisë Socialiste fitorja do të ishte e parashikueshme.

Ne jemi të bindur se viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit dhe se zgjedhjet e 23 qershorit do ta mbyllin kapitullin e rrënimit të mëtejshëm, që është i lidhur me këtë keq-qeverisje. Ne do të krijojmë kushte për të hapur një kapitull të ri. nuk jemi në një normalitet demokratik, ku mund të kemi luksin që të kemi disa opozita. Jemi në një anormalitet demokratik, ku rotacioni politik është një domosdoshmëri, dhe madje është e para domosdoshmëri. Kjo do të thotë që janë kushtet për të krijuar një aleancë që shkon përtej dallimeve programore me synimin e garantimit të rotacionit. Për këtë arsye ne jemi tërësisht të hapur dhe mirëpresim çdo faktor politik, që është i gatshëm të kontribuojë për rotacionin dhe për të hapur rrugën që Shqipëria t’i rikthehet një normaliteti, ku secili të ndjehet pak më mirë dhe më i lehtësuar në vendin e vet.

Së fundi, cili është mesazhi juaj i urimit këtë fund viti për shikuesit e “Zërit të Amerikës” dhe për qytetarët shqiptarë?

Urimi për “Zërin e Amerikës” është gjithmonë i njëjti; të vazhdojë të jetë kjo dritare që është, ku publiku të mund të shohë ngjarjet, protagonistët dhe të ndjekë sigurisht edhe analizat, pa u ndjerë i trysnuar nga varësia apo nga anësia. Kjo e ka bërë “Zërin e Amerikës” një dritare për t’u marrë shembull, dhe urimi është që kjo dritare të vazhdojë të mbetet e tillë. Ndërkohë që, përmes dritares së “Zërit të Amerikës” unë do të doja t’ju uroja gjithë shqiptarëve një vit të ri të gëzuar me më shumë mundësira, me më shumë punësim, me më shumë kujdes për fëmijët dhe për të moshuarit nga ana e shtetit. Në fund ju uroj që të jetë viti i ndryshimit për të mirën e të gjithëve; për të mirën e njerëzve të zakonshëm, qofshin socialistë apo demokratë, apo çfarëdoqofshin në përkatësitë e tyre politike, por edhe për të mirën e Partisë Demokratike, e cila ka nevojë që të rikthehet në opozitë për t’u ribërë parti e atyre vlerave dhe shpresave që sot janë tërësisht të braktisura prej saj.

39 komente në “INTERVISTA/ Rama: Në 2013-ën, PS koalicion me çdo forcë politike që do rotacion”

  1. pd-isti says:

    rotacioni nuk eshte qellim ne vetvete. ne nuk duam Saliun, por na bind qe e meriton edhe ti. Nqs Meta eshte edhe ai per rotacion a do te bashkohesh me te? Une nuk te votoj po e bere!

    1. tirana says:

      O EDVIN TY TE BEJNE RROTE TE GJITHE ,SE JE NJE COP PALLE QE
      ZOR SE JA GJEN SHOKUN . TI E DIN SHUME MIRE QE NUK FITON DHE PO GJYNJEZOHESH
      TEK TE GJITHE ,POR ATA JANE MW TE ZGJUAR SE TY . NE FUND DO RA KUPTOSH QE NUK JE
      PER POLITIKE . KY EMRI YT ESHTE DERI ME 23 QERSHOR .

      EDVIN PALLA JEP DORGEQJE NGA POLITIKA E TIJ E FAMESHME .

  2. ja ja kryeministri says:

    kujdes edi ,zeri i amerikes eshte e shitur tek berisha

    1. jimmy says:

      Po u lidhe me ata qe shiten popullin opozitar ke te njejtin fund si Berisha.

      1. fl says:

        Sakte, thjesht, urte. Kishe lezet ta degjoje, tamam per lider modern shteti

    2. Ben Chicago says:

      Problemi jot eshte qe nuk behet kush me ty!!!.Askush nuk te beson ty pervec ish-bolshevikeve dhe komunistave ,ish-ushtarakev,kapterrrave,sigurimsave,ish-nomeklatures se kuqe,dhe pjellave te tyre.Je loooosser!!

      1. flo says:

        Rendesi ka te shporret ky qe po na tret te gjalle. Rama mandej ka nje program serioz, PS eshte parti e pare e sigurisht qe i takon te drejtoje

      2. Ramy says:

        Beni ke harruar filogreket janê mê tê

    3. juliusx (ose gjakdhjere - orthodoks) says:

      Jo jo jo dhe jo,nuk eshte ashtu!
      O Edi, duhet te beni koalicion me Ilir Meten, he te keqen ,ne te kundert prape do te kemi kete shpellarin kryeminister!O Edi harroje se sebep per 21 janarin ishte Ilir Meta!Harroje krejt e vazhdo rrugen e nisur tek Gjiri i Lalzit, se vetem keshtu do te fitojme….

  3. Ideja më e qartë dhe më kuptimplote që është shqiptuar ndonjëherë deri tani…ku përfshihen gjithë ata/o lider dhe forca politike që punojnë për vendin….!Të tjerat janë përralla…Kush është serioz dhe i ndershëm bashkohet pa e diskutuar në këtë misjon të lartë për vendin..!Shpresoj të mos vetëpërcaktohet as Rama…as Kreshniku,as Topi…dhe as kush tjetër..se do jetë ai,kryeministri i ardhshëm…!Besoj në një koalicjon të mundshëm të këtyre tri forcave politike me peshë….për të marrë në dorë fatet e vendit që po rrëshqet në humnerë…

  4. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

    Edo,ti mre çuno gush-pellumo do bosh koalicjon me AKZ dhe FRD,por kryeminister nuk bohesh dot.
    ose do behet Kryeministrja e pare grue,ekonomistja e zonja Ermelinda Meksi,ose politikoni i talentu,Pellumb Xhufi.
    Ti mre Edo ke merdhif.
    Te rroft kryesia e PS… ?
    Forca Ermelinda Meksi.
    vetem nji grue si ju mund ta shpetoj ekonomin shqiptare.

  5. fshatari says:

    Neqoftese do ekzistonte partia e djallit ai do bente koalicjon me te!Atij i duhet patjeter fitorja ska rendesi se si!

    1. tigri says:

      Qe PD e ka marre rrugen e qofte largut e ka marre dhe zagaret e saj lehin ne gazete e fyejne. Shqiptarit i kerkohet vetem te shohe xhepat qe i ka bosh, te shohi programin social qe ka PS dhe voten ne kuti per PS me 23 qershor se ndal as plumbi

  6. muli says:

    Edi, ne asnje menyre dhe per asnje arsye nuk duhet te bej aleance me LSI-ne. Nuk mund te justifikoje dot humbjen e jeteve te 21 janarit. Asnje socialist dhe asnje antiberishian nuk do te votoje nese PS-ja vjen ne pushtet me LSI-ne.

  7. O ZOT says:

    S’do mend..bythjashtin e gjate ngjala e solli ne vete…nxorri 4 fshatare budallenj te vriten per breket e tij ne bulevard, nxorri ca pika loti kur dikush e picki nga prapa (s’mund te kete lot nje njeri qe mohon femijen e tij) dhe tani kerkon koalicion…ky eshte nje burbon qe se ka shokun…pres hajvanet te fillojne nga lehjet.

    1. hasan says:

      O Zot.Pse e perdhos emrin e Zotit.Po ai qe i vrau nuk pati faj?Sa te poshter qe jeni.Sa urrejtje ka ne zemren e popullit per ju vrasesit dhe hajdutet e tij.I pagofshi te tera megjith rumpallen tuaj.me siguri nje dite do ti paguani.Tullumbacja eshte fryre dhe do te pelcase.Nuk mban me.

  8. safeti says:

    O Edi e pe sa i bukur modern ishte Azili pleqve ke Ali demi qe vizitoi Kryeministri sot? Atje shko ngrys ditet e tua je ber si 90 vjecar o derzi ke mar fund te lodhi semundja.

    1. saffffooooooooooooooo says:

      O safet, ti rri rri e ja kfut nga nje k..llek o miku im. Copa e injorances te ka zaptuar o i mjere.. Ti o ske buke ne shtepi, o lepin bythen e saliut per 150mi lek ne muaj.. injoranca jote flet shume e askush ste lexon.. Populli lexon programin dhe ndjen Rilindjen.

  9. DHIMBJA says:

    Pas 22 vjetesh ‘zeri i Amerikes’ si zeri i Sudes dhe Ermelinda meksit
    ———————————————————————–Nje e treta e shqipetareve qe kane ngelur ne kete vend e po qe se nga ata ka akoma qe nuk u kane hedhur trutece gomarit salisjanet,ilirjanet,meksat ,e tere 140 hajdutet e ALI BABAIT KANE VETEM NJE ZGJIDHJE-JO ZGJEDHJE:’ROBESPIERI’ EDI RAMA MUND TE SHPIERE NE GIOTINE KRIMIN E KORRUPSIONIN E TU RIKTHEJE SHQIPETAREVE SHTETIN E ME PAS VENDIN E PASURINE E TE PAREVE.Vetem ‘psikopati’,punetori,’ nudisti’,por trimi e SHQIPETARI rama ngelet e vetemja shprese.SHQIPETARET NUK KANE NEVOJE PER RROTACION RROTASH POR PO TE NDERGJEGJESOHEN DUHET TE HARROJNE NJE HERE E PERGJITHMON AUTORET E KRIMIT 22 VJET.RAMA I VETEM NE ZGJEDHJE PO HUMBE NUK HUMB TI POR INJORANCA ME ILIRJANET NUK JANE ZGJIDHJE POR PROBLEMI I SHQIPERISE.

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Rama po erdhi do legalizoi drogen dhe ka me hap shum vene pune,,si ne Lazarat kete don tine.
      Sala dihet botrisht se esht perdorues i amfitaminave.Edi jot ka qene perdorus droge,prandaj mos na e hap barkun me Edin …i shkon mbrapa bythe Ilir Mutit,si ato mizat qe u haet “tum”
      jo mor trangull,nuk bon AKZ dhe FRD koalicion me Edin,ato do venosin kusht qi Kryeministre te bohet Ermelinda Meksi.
      Edi jot te fillon te boj piktura imagjinare per vetveten,… ulun ne karriken e Krieministrit,si tja doje qefi lakariq ose me gjethe fiku.

      1. o sauks, o rryp says:

        PO qe jeni delexhinj komplet.. del byth e zgjuar nga sauku e na tregon ca do beje rama.. o pabuks, paske qene trangull ti mer.. Lexo dicka te dobishme e mos flit si saliu o gomar

  10. katarakti says:

    Te lumte Edi. Fjala rotacion e çmend Berishen. Eshte nje term te cilit ai nuk di si t’i pergjigjet. Sepse eshte nje kerkese e ligjshme ne demokraci. Ne fakt demokraci pa rotacion nuk ka. Ndryshe jemi ne Siri, Egjipt, Tunizi, Kazakistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Kirgistan, etj etj ku zhvillohen “zgjedhje”, por ka gjithmone nje fitues. Termi rotacion duhet perseritur çdo dite, çdo minute. Ai do ta nxjerre nga mente krejtesisht Berishen, pasi nuk mund ta kundershtoje dot. Rotacion jo per te sjelle PS-ne ne pushtet, por per te rivendosur normalitetin. Per te shpetuar Shqiperine nga sundimi i nje klani mafioz, kriminel dhe injorant. Dhe nje vit pas rotacionit zgjedhje te lira dhe te ndershme, te cilat me Berishen nuk mund te realizohen kurre. Rotacion = sllogan per fushate.

    1. pyetesi i arsyes says:

      katarakti, si e kupton ti fjalen rotacion kur Edi Rama kandidoi per te 4-ten here per bashkine e Tiranes?

      1. ggg says:

        une e kuptoj si pune o i ashtuquajturi pyetsi arsyes se vetem arsye qe spaske… e vodhen en mes te dites o i ngrate se pe.. pastaj bllokimi i keshillit bashkiak nga LSI i pat pezulluar te gjitha punet.. nuk i ha populli me ato joooooooooo.. ndryshimin e kemi prekur te gjithe me Ramen dhe votene ka te sigurte nga ne

  11. keli says:

    Rama eshte bere per ta qare me facolete kur thone shkodranet
    a nuk po e kuptoni qe po i lutet gjithkujte per ta votue qe te behet kryeminister.Ky edhe bythen ja sjell gjithkujt vetem te jete kryeminister.Medet mbas kujt shkojne socialistet.Mjere populli sikur ky te jete i pari i vendsit

  12. muli says:

    o ti me pseudonimin “o zot”, ata fshatare qe u vrane me 21 janar, mund te jene te papaune, mund te jene te varfer, mund te jene kunder mendimeve te tua, por kurrsesi nuk mund ti quash fshatare budallenj. Mesa duket je ti, mami jot, motra jote, dhe e gjith raca jote budallenj dhe bastarde incestuoze. Ndjehu rehat tani.

  13. I Larguari says:

    Qe kur kam degjuar e pare nga politika ne shqiperi qe nga koha e Ali Pashes e deri te koha sotme e Sali Pashes e kane kthyer kete vend e kete popull ne nje putan rrugesh qe ti shtrihet c’do padroni here me veshje turke here bolshevike here islame e here degjenerim europian dhe asnjehere nuk ka folur me gojen e vete Edy Rama eshte i vetem qe po kerkon aleance me shqiptaret jepjani ket shance se ai nuk njef aleance tjeter vec popullit dhe mos i kendoni kenge trimerie si liderve te pare

  14. Ermirkurti says:

    BOSSI BERISHA me fitoren e 2013. Varros rramuan e degjeneruar qe zdo te na bej me phonographi ose perralla hajdutesh kam vetem 3000? OSe barricade per mos me Kaluar ne EUROP dhe ky I degjeneruar do na zhduket nga ky peder kopil I degjeneruar . Te kerkoj nanuen te zijne groshe rrumanie . Nje boss ka dhe do kete Albania dhe ai eshte. Zoti BERISHA . Dt. 12/27/2012 new York USA .

    1. fffff says:

      Flit shqip o i ngrati ermir a erkeq si quhesh se na qelbet ne analfabetizem

  15. Zeri. Americes. Duhet. Te shikoj qe ky anti American I terbuar nuk ia thote zemra te uroj njesoj si popullin shqiptare te uroj dhe popullin Amerikan nuk eshte e drejte kur ky rrespectohet me interviste nga Zeri Americes. Zoti bekofte populling American eshte rrespekt dhe Jo Mos ta permendesh . Dt 27/12/2012 new York .

  16. mesuesja e statistikave te hajduterise says:

    KATHERINA E PARE E RUSISE PREJ SAUKUT:Po nuk je vete zonja Meksi jo e aleksandrit por Ladit ish kuadri i Enverit qe mer milionat nga qirate e apartamenteve e dyqaneve si daj Meta.Me qe ne çdo ‘koment’ di vetem emrin e Ermelindes e ke fjalen per ate qe tere jeten ka bere ministre per integrimin e popullit ne Shishtufine apo ate qe eshte ne keshillin mbikqyres te bankes se bere Teqe se i kane ngelur vetem tullat se parate ermelindat me shoke e shoqe te komitetit qendror i kane degdisur jashte e nuk dihen as shumat e as emrat?
    Injoranca me e tmerreshme se bomba atomike prandaj do jemi te shtypur e do duartrokasim tere jeten dinastine meksi te piramidave financiare te egjyptit

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)prej Sauku says:

      Tibe strefkulla mos ma ul titullin se jom Katherina die GROSSE,
      dora vet,..e rrafun me voj ene ufull,masandaj pse u egersove tina??…un vetem nji prupuzim bona,shkrujta kanditaturen e Ermelindes si ekonomiste e zoja,ose te Pllum Xhufit si politikan-historjan.Zhgjidh e merr,ose boj Kryeminister Edin e Lindes(per te cilen kom respekt se osht grue e zgjut,Masandaj ti e din shum mire se AKZ dhe FRD nuk do pranojn te bojn kualicjon me Edin si Kryeminister.
      Ai qi dergoi demostrusit me 21 Janar te protestoj kundra Lilo Hajdutit dhe masandaj fillun tu mat njalat me njoni-tjetrin,tek Gjinjt e Lales.
      Ky ka me qene rezulatati i zgjedhjeve more KODOSHi i Edit
      PS do ket 33%
      AKZ 18%
      FRD 11%.
      dhe kryeministri do zgjidhet me konsensus.
      Ska ransi se kush do zgjidhet,por Edi qi shkon mas bithes se Ilirit dhe Munaqit nuk ka me u zgjedh,jo per nonji gjo ,por se ka haberin fare ka pulitika..
      rroft FRD e Bamir Topit,qi osht si yll,burr i qete ene i pjekun.
      Burr tamom ama.

  17. Ermirkurti says:

    Ore ti qe na kritikon alfabetin shqipe bre po te shkruaj kete don ti more torollak shqiperie . 20vjet me pare e kisha te paren sqipen. Me vone italisht. Anglisht. Spanish Portugez . Disa fjale Chinese disa Grek kurse Ty te paska ngelur sahati ke alfabeti. Sqip te lumte per korigjime prej sqiptari . Bej qef me kritika prej gomari. Shpresoj.qe Zoti BERISHA te ju bashkoj. Ne Europe dhe mos te mbeteni dhe te beheni me injorante sec Jeni . Dt.12/28/2012 .

  18. robert says:

    Kjo eshte strategia e rilindjes e frymes se re europiane bla bla ciu ciu
    ciu cerr ky ka hall me u bo vete kryeminister re si rruhet per situaten
    politike ekonomike te vendit. Piktori ne tabulatet e wikiliks te
    amabasades Usa ne Tirane figuron si njeri teper i rrezikshem dhe i pa
    besueshem kjo tregon qarte humbjen e rradhes ne 2013,pasi ky nuk ka
    si gjithmone program te qarte e mbi te gjitha nuk ka risorse ekonomike
    mbasi nuk ka ngelur gje pa u shitur e fundit edhe ndihmat e BE si
    vend kandidat i humbem me qellim per FIERIN qe tashme eshte harruar.

  19. robert says:

    Kjo eshte strategia e rilindjes e frymes se re europiane bla bla ciu ciu
    ciu cerr ky ka hall me u bo vete kryeminister re si rruhet per situaten
    politike ekonomike te vendit. Piktori ne tabulatet e wikiliks te
    amabasades Usa ne Tirane figuron si njeri teper i rrezikshem dhe i pa
    besueshem kjo tregon qarte humbjen e rradhes ne 2013,pasi ky nuk ka
    si gjithmone program te qarte e mbi te gjitha nuk ka risorse ekonomike
    mbasi nuk ka ngelur gje pa u shitur e fundit edhe ndihmat e BE si
    vend kandidat i humbem me qellim per FIERIN qe tashme eshte harruar…

    1. vertet says:

      O POPULL EDVIN KROKODILI KALON KOHEN ME KETO QE BEN .
      AI ESHTE I BINDUR QE KA. BERE NJE BRIME NE UJE . TANI PO PRET
      QERSHORIN DHE MBAS REZULTATIT DO TE HIKI DHE NUK DO TE MERRET NE ME POLITIKE

  20. Anda says:

    Duket qe paska ngel shume keq Edi….te thuash qe ftoj cdokend i bie qe jo vetem je i pashprese, por dhe pa nje vizion apo program te qarte per zgjedhjet e ardhshme…Pasi nese ke nje program, nuk mund te ftosh cdo parti qe bie ne kundershtim me programin apo vizionin e partise ku aderon.
    Rrotacionin Rama e sheh vetem tek partia kundershtare, por ben namin nese dikush nga partia e vet kerkon rrotacion ne PS.
    Sa te jete Edi ne krye te PS, Sala do vazhdoje ne qeveri…

  21. aldo says:

    Po si do tu dalesh para njerezve qe moren pjese ne mitingun e 21 Janarit kunder korrupsionit te Metes, nese ben koalicion me LSI???!!!!!
    Thjesht tregove qe je i ulet e pa parime…
    Te intereson vetem karrigia jote…njesoj si Sales…
    Shkon i con njerezit ne demostrate, e vet me ha ngjala me Meten.
    Shkon i fut njerezit ne greve urie, e vet shkon kercen tek Dancing with stars….
    I pari ne pretendime dhe i fundit ne sakrifica….

  22. banija01 says:

    safetit….

    safet Berisha e vizitoj Azilen e Pleqeve per ta pare se ne cfare gjendje eshte se erdhi koha per pension.

    E shikon se ne Qershor i duhet nje strehe se para nuk ka te bleje nje hyrje dhe nga qe nuk do tu behet barre femijeve.

    E pa se duheshin ca kushte me te mira se do kondita saliu se kur iken nga bjeshket dhe zbret ne qytet mesohesh keq dhe ne pleqeri do te shkriferoje kockat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje