Mësuesit në SHBA marrin leksione si të përdorin armët (FOTO)

28 Dhjetor 2012, 19:32Lifestyle TEMA
Mësuesit në SHBA marrin leksione si të përdorin armët

Ndërkohë që debati në lidhje me armët në SHBA është nxehur, grupet e lobimit për armët në SHBA kanë nisur që të japin leksione falas për mësuesit se si të përdorin armët.

Një lëvizje e tillë është cilësuar si e tmerrshme nga kritikët.

Kjo përpjekje vjen pasi një i çmendur, Adam Lanza, vrau nënën e tij dhe më pas hyri në një shkollë duke qëlluar mbi fëmijët.

Rreth 200 mësues në Utah morën gjashtë orë trajnim për përdorimin e armëve, ofruar nga grupi kryesor i lobimit të armëve në këtë shtet.

Mësuesit e pranishëm thonë se nëse kanë mundësi të ndalojnë një ngjarje të tmerrshme, më mirë ta bëjnë me armë në duar.

Të tilla nisma po përhapen kudo në SHBA.

Lobistët e armëve propozuan para disa ditësh që të gjithë shkollat në SHBA të ruhen me roje të armatosura.

3 komente në “Mësuesit në SHBA marrin leksione si të përdorin armët (FOTO)”

    1. Ton says:

      O TemA, mos i lejoni me keta plehrat me keto site te vuajtura se na çorren pamjen!

  1. tani says:

    prit kur t’i iki truni ndonje mesuesi/mesuesje te trainuar e te filloje te vrase kalamajt! keta jane te cmendur……… hiqi ore armet fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje