Pas aksidentit fatal të ditës së djeshme, ku një avion rus doli nga pista në Moskë dhe u përplas në autostradë, ka dalë një video që tregon momentin kur edhe një shofer i shpëton për pak vdekjes me makinën e tij.
Të paktën katër rusë vdiqën kur aeroplani Tupolev- 204, që po kthehej nga Çekia, doli në rrugë dhe u nda në tre copë.
Dy pilotët u vranë gjatë tentativës për të manovruar avionin, që kapërceu gardhin e sigurisë në aeroportin Vnukovo dhe doli në rrugë.