Mendime të vjetra për një Vit të Ri

31 Dhjetor 2012, 17:33Blog TEMA

Nga Agustin Prenga

Shtatë mendime për treqindegjashtëdhjetëepese ditë të suksesshme

1. FILLIM I RI: Të gjithë do kishim dëshirë t`ia nismin nganjëherë nga e para. Një shans i dytë për t`ia rifilluar. Ndonëse në pamje të parë mund të duket një vit më shumë në jetën tënde, konsideroje këtë fillim 2013 një fillim të ri. Me një energji të re dhe motivim të ri.

2. NDRYSHIM. Uji që rri në vend fillon ti vijë era.. Ndryshimi është symbol i mos konfomimit me status quo-në. Me mosqëndrimin vendnumëro. Është symbol i asaj që mund të vijë. I së ardhmes, i shpresës se gjërat mund të  përmirësohen, mund të bëhen ndryshe.

3. OBJEKTIV-PËRKUSHTIM.  Me siguri ke marrë me dhjetra mesazhe urimi për vitin e ri por mendo për pak ….Mendo për pak caste cili do të ishte urimi i sinqertë që do i bëje vetes. Dhe jo vetëm urimi por cila do ishte dëshira dhe objektivat e tu  për të cilat nëse realizohen do të thoje në dhjetor të 2013;Ky po që ishte një vit i permbushes.”Jeto me fundin në mendje. Jeto mbi nivelin e urimeve klishe te facebookut:Pac nje vite te mbare plot lumtuturi dhe suksese ne jete e kudo”. Cakto objektivat dhe perkushtohu me gjithe mendje zemer dhe force për ti bërë realitet.

4. ZAKON I MIRË.: Bëje këtë vit të paharrueshm duke kultivuar një zakon të mirë në ditën tënde. P.sh vendos të lexosh një libër të mirë 10 minuta cdo ditë….

Nëse jep nga koha jote këto 10 minuta së paku do kesh bërë 300* biseda (duke toleruar mesatarisht  6-7 dite ne muaj) me njerëzit më të mencur të botës deri ne fund te 2013…dhe për me tepër ke fituar dituri, mencuri dhe një zakon të mirë që do të vlejë tërë jetën tënde….

5. INVESTIM: Mbase se pari duhet të bëjmë një dallim mes shpenzimit dhe investimit.

Shpenzim është dicka që e blen tani dhe e konsumon..Investimi është dicka që e mbjell tani dhe e korr më vonë…

Ji vizionar…Nis të bësh dicka  sot që do të vlejë më vonë…Mbase është një gjë e vogël. Por gjerat e mëdha gjithnjë e kanë zanafillen e vogël. Mendo për një edukim që duhet të marrësh, një trajnim, një kursim që do të bësh, një libër që do të shkruash, një biznes që do të hapësh, një ndikim që do të kesh. Hidhe sot hapin e parë! Investo pa pritur te marresh mbrapsht nje gje tani per tani. Investo me sytë nga e ardhmja.

6. MUNDËSI: Ka gjëra në jetë që ofrohen vetëm një herë. Ka gjera në jetë që kanë kohën e tyre. Sic anija me vela pret eren te pershpejtoje udhëtimin edhe ti mbaj velat e drejtimit në jetë  hapur, mbase ky është viti që do vijë era (mundësia jote) duke të shtyrë përpara në udhetimin tënd  . Ji gati për mundësinë që mund të sjellë ky vit , mbase kjo është koha për hapin e madh . Mbi të gjitha konsideroje këtë vit si mundësi.

7. DHURATE: Jeta është tepër e shkurtër për tu shpërdoruar. Ja iku edhe një vit, 2012. Konsideroje si dhurate ne jete tende cdo dite te ketij viti. Si privilegjin më madh si qënie humane që ke për te jetuar, për të dashur e per tu dashur, për të qare e për tu gëzuar, për të pasur rënie e për të pasur arritje. Për të korrur fitore dhe për të pasur sfida.

Ji mirenjohës…Atij që më aq kujdes, me aq dashuri krijoi një qënie unike si ti. Kujtoji vetes që ti je dhuratë për botën. Nuk je aksidentalisht në këtë jetë. Përkundrazi je un` i vecante,  nuk ka asnjë të dytë në të dukur dhe karakter si Ti. A nuk ja vlen që këtë vit ta jetosh ne plotesine e saj kete dhuratë. Për më tepër a nuk ja vlen një mirënjohje e thellë dhuruesit të kësaj DHURATE.

“Qellimi i një vit të ri nuk është se ne duhet të kemi një vit të ri. Qëllimi është se ne duhet të kemi një shpirt të ri ” G. K. Chesterton, eseist, poet

4 komente në “Mendime të vjetra për një Vit të Ri”

  1. Lajmetarifortunes222 says:

    I lexova me shumë vemendje.Mendoj se të gjitha pikat janë shtjelluar saktë.Janë të shkurtëra të sakta dhe kanë mjaft kuptim.Cdo njeri që zbaton këshillat ,mendimet ,sugjerimet etj e ndjen veten të plotësuar ,të kompletuar për veten e tij ,për familjen dhe shoqerinë.Pra duke dhenë dicka nga vetja dhe duhet të marrësh nga shoqëria.Jo të gjithë i lëxojnë dhe i kuptojnë ato që shkruhen.Të gjithë njerëzit janë libra ,por shumë pak po lexojnë.

  2. vz gjirokastriti says:

    Prenga te pershendet ,per vitin e ri,per nje gje te re per popullin
    tone te shume vuajtur,qe nuk ka pare sheme here gjera te reja,por te
    meremetuara me balloma per te kaluar radhen vit pas viti.Te pershendes
    me teper se ti je nga veriu dhe une nga jugu.Dhuratat me me vlere jane
    kur nje i veriut ja jep nje jugasit.Radhet qe ke shkruar ja vlen ti
    vleresoshe si dhurate per fund te vitit,gjirokastriti.

  3. sizmografi politik. says:

    viti i ri shembte saliun me te gjithe bythelepiresit ndryshe u qelb anembane Shqiperia,jo qe pas tij te vije nje sali i ri nga PS-ste,shkurt esapi komunistet o pjellat e tyre jashte Parlamentit,u vertetua 72 vite: muti i maceve s’behet ilac,populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje