Çdokush është mirënjohës e ndjehet borxhli për dhurata të vogla, që vlejnë thuajse asgjë e që mund të shlyhen lehtë, por askush nuk ndjehet i detyruar për kohën që tjetri i kushton atij, pra për të vetmen gjë që ai nuk mund ta shlyejë, qoftë ky edhe njeriu më mirënjohës në botë” e vënë në thonjëza sepse është një thënie e mençur e një njeriu mendimtar dhe vlen të rilexohet nga ne shqiptarët, që sot më shumë se në gjithë ekzistencën tonë si kombi i jemi qepur materiales, aq shumë sa po duket se në luftë për ta fituar atë kemi shkaktuar kaq shumë dhimbje e vuajtje, kaq shumë vdekje si rezultat i klimës mosbesuese në partnership (luftë brenda llojit), vdekje brenda familjes si rezultat po prapë i krizës së mosbesimit në lidhje me transparencën e parave, divorce të shumta për të njëjtat motive dhe si rezultat është krijuar një klimë totalisht mosbesuese dhe për fat të keq ajo që njërin e bën krenar apo të ndihet më mirë se tjetri është vetëm materialja.
Këto gjëra po mendoja përpara se të ulesha pranë tastierës sime, ndërsa nëpër televizionet, stilistët, estetistët, e gjithë kategoria e bizneseve që mund të shesë në këtë fund viti po nxiton të promovojë sendet e veta me qëllim për të krijuar blerës. Blerës për vetëpërdorim, por edhe për dhurata të shtrenjta, të lira të larmishme…. Në fakt kur i dëgjoj, jo se nuk e ndiej festën e ndërrim vitit (thjesht për faktin se ky 2012 na ka rënduar si peshë mbi shpinën tonë) por më duket një çikë ekstravagante të flasësh për veshje, kombinime, aksesorë për një audiencë 95% të varfër dhe mendoj mos ndoshta kjo shkëputje e këtyre njerëzve që nuk zbresin kurrë nga makina dhe nuk vizitojnë kurrë ndonjëherë lagje të kryeqytetit dhe fshatrat, ku gratë të okupuara me punët e bujqësisë gjithë ditën u duhet edhe të bëjnë gatime për natën e vitit të ri, ato veshjet e reklamuara as nuk kanë kuptim për to.
Nga të ftuarat e një pasditeje ’aristokrate’ në një nga televizionet e pushtetit (në fakt ka kohë që tematikat e emisioneve aty janë jashtë realitetit edhe te trajtuara dobët profesionalisht, mbase ngaqë të ftuar janë gjithnjë politikanët) njëra prej tyre Znj.Tiço më pëlqeu shumë me realizmin e saj kur tha se është më mirë të rrimë veshur me tuta kur të festojmë Vitin e RI në familje, madje dha edhe një mesash shumë të mençur duke thënë se do të mbyllet tri ditë brenda për të festuar.
Isha plotësisht në një mëndje më të, madje mu duk sikur e pata unë më parë në mendje këtë ide.
Pse? Sepse gjithë vitin në këtë vend njerëzit janë nën stres dhe as nuk kanë kohë nga njëra anë, por edhe nuk duan ti rëndojnë miqtë e të afërtit me problemet e tyre, të cilat kanë trajta të tmerrshme për gjithsecilin saqë s’të bëhet të flasësh për to. Si p.sh: gjithë ato falimentime biznesesh (falimenti është më i kushtueshëm se ta krijosh të ri), por nuk mjafton kjo, po pas disa ditësh në familjen e ish pronarit presin sahatin e ujit (natën sigurisht), këtë nuk e them si një gjë gazmore jo, kjo është e vërtetë.
Ja edhe byrektorja pranë shtëpisë sime, e cila gatuante mjaft mirë, falimentoi dhe u largua nga Shqipëria, duke më lënë të mërzitur sepse aty shkëmbeja disa fjalë me Zonjën shpesh kur shkoja për të blerë edhe ajo me atë sinqeritetin e saj gjithmonë buzagaz më bënte të qeshja që në mëngjes. Nuk mund ta harroj atë grua të re aq e okupuar në punën e saj, me sa bujari më kushtonte disa minuta duke më bërë të ndihesha mirë.
Nëpër tregje flitet se çmimet janë të shtrenjta, si të perimeve dhe të gjelave…Epo le të jenë, të mos i therim kafshët e shkreta, le të festojmë me pak gjëra, e rëndësishme është të mblidhemi dhe të rrimë bashkë qoftë vetëm me një gotë verë e të falënderojmë fatin a zotin, për ata që besojnë që na ka dashur aq shumë duke na lënë bashkë. Ç’të bëjmë? -të duam fatin tonë me ose pa para të urojmë njëri tjetrin që fati na jep shëndet sepse shteti??, të falënderojmë fatin tonë që na bën ta duam njëri- tjetrin edhe kur merremi vesh edhe kur nuk biem dakord në familjet tona, se për politikanët?? Të gëzojmë për “sukseset” e qeverise është një idiotizëm, por sukseset personale varen direkt nga politika, kështu që të gëzohemi të paktën që tri ditë do mbyllemi e do rrimë bashkë në familjet tona. Mos harroni se kjo është dhurata më e madhe që shpesh harrohet ose nuk vlerësohet aq sa duhet. Sa për sendet e ushqimet ato s’kanë asnjë vlerë reale, thjesht janë të rëndësishme për njerëz që kanë të zhvilluara instinktet kafshërore duke kompensuar boshllëkun e jetës së tyre.
Nga makthi i ‘përmbysjes së botës’ shpëtuam, por besoj vetëm ish pronarët janë të mërzitur sepse një eksponent i LSI deklaroi disa herë në TV pranë pushtetit në emisionin në lidhje me këtë teme, se: në se përmbyset bota , do ti marrin pronat ish pronarët.
Por një punë e një banesë, të hash e të vishesh normalisht janë gjërat bazë pa të cilat nuk mund të realizojmë asnjë ambicie tonën, por mund të bëjmë edhe kështu: Ndonjëherë duhet të mbledhësh veten e të vazhdosh përpara.