Sfidë me rrymat brenda islamit

25 Dhjetor 2012, 18:05Blog TEMA

Nga Arbana Xharra

Për gjashtë muaj me radhë kam “bashkëjetuar” me ta, kam përcjellë ligjëratat në xhami, kam vizituar rajonet e varfra të Kosovës, kam dëgjuar nga afër bindjet e tyre, kërkesat, ankesat dhe pakënaqësitë që kanë. Rregullisht kam përcjellë videot e postuara të hoxhallarëve në internet. Kam prekur nga afër çështjen e fesë në Kosovë, pa asnjë paragjykim, duke mos marrë për bazë as akuzat individuale se kush është vehabist e kush jo. Kam dashur të shoh në terren se çfarë po ndodh, kush janë prijësit e tyre, çfarë thirrje bëjnë, si organizohen dhe si financohen. Për të mësuar për liritë dhe problemet fetare hulumtimin e kam zgjeruar në Shkup dhe Londër.

Dallimet janë të mëdha, derisa në Kosovë dëgjon ligjërata ku përdoret gjuhë fyese, nëpër tubime të caktuara dëgjohen hoxhallarë me fjalor tmerrues, në xhaminë më të madhe në Londër, kleriku flet për tolerancën fetare dhe për faljen që duhet bërë atyre që janë kundër islamit. Derisa në Londër ka liri të madhe fetare, lejohet mbulesa nëpër shkolla, por kontrollohet çdo lëvizje, raportohen financimet, ku të jesh edhe vehabist jo domosdoshmërish je terrorist. Në Kosovë, ndalimi i mbulesës nëpër shkolla publike është duke revoltuar me të madhe grupe të caktuara myslimane, ata nuk janë pak, shumë lehtë me mijëra prej tyre mund të mbushin rrugët.

Në të njëjtën kohë me miliona euro hyjnë nga shtete arabe dhe nuk dihet se ku përfundojnë, apo kush po përfiton në emër të fesë? Meqë “investimet” bëhen mbi bazat e besueshmërisë vëllazërore, nuk ka dokumente se ku shkojnë ato para. Lista e gjatë e organizata që funksionojnë nën petkun e ndihmave, për më shumë se dhjetë vjet kanë zënë vend në pjesët më të varfra të Kosovës.

Të hutuar nga zhvillimet ditore politike, pakënaqësitë ndaj pushtetit janë terren perfekt që ekstremi fetar të manipulojë shumë më lehtë me ekstremin social. Mund të mashtrohemi nëse themi se Kosovë ka pak të atillë, numri i tyre është duke u rritur me të madhe, ndërkohë që fatkeqësisht shumë prej tyre janë duke u manipuluar nga interesat e grupeve të caktuara që thirren në emër të fesë. Më ka habitur fakti se më i kritikuari për përhapjen e ideologjisë ekstreme fetare imami i xhamisë kryesore në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është treguar shumë më i hapur sesa kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Krasniqi pranon të flasë për financimin, mënyrën sesi i ka ndërtuar konviktet për vajzat, pse i ka ndërtuar ato, ku shkon nëpër Evropë për të mbajtur ligjërata dhe si funksionon. Kurse, Tërnava nuk pranon as të flasë. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) këmbëngul që të mos e bëjë publik raportin financiar, edhe pse një pjesë e madhe e të hyrave të saj janë mbi baza vullnetare, donacione e ndihma nga jashtë. Krasniqi është imami më i popullarizuar në Kosovë, me mijëra veta e përcjellin nëpër ligjërata, bazuar në mbështetësit Krasniqi shumë lehtë mund t’i nxjerrë me mijëra veta në rrugë.

Ndërkohë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) vazhdon të mbetet perandori në vete e cila ka tubuar rreth vetës disa zyrtarë që më shumë bëjnë politikë për interesa të veta sesa që merren më çështjet dhe rregullimin e problemeve fetare. Ata nuk bëjnë publike donacionet, shkarkojnë e emërojnë imam si t’u dojë qejfi, nëse dikush nuk u shkon përshtati e largojnë pa problem, duke krijuar kështu përçarje brenda vetë komunitetit të tyre.

Kanë ndodhur edhe rrahjet e hoxhallarëve, në rrugë, brenda xhamisë, bile edhe u është djegur vetura, vetëm pse kanë shprehur haptazi kundërshtimet e tyre ndaj prezencës së rrymave radikale, apo zyrtarëve të BIK-ut. Këto janë sinjale të qarta se ku mund të çojnë rrymat brenda vetë komunitetit islam.

Ndërkohë BIK-u vazhdon në heshtje të luajë me dy palë karta, pa ia prishur vetes rehatinë, mjafton të kenë buxhet të “bereqetshëm”. Ata nuk e pranojnë se ideologjia selefi, e cila dallon shumë nga shkolla hanefi në të cilën thirret BIK-u, ka zënë rrënjë në Kosovë. Ndonëse nuk ka ende sinjale që Kosova është e rrezikuar nga ekstremizmi apo terrorizimi, një është e sigurt, fanatikët priren ta përshkruajnë vetveten si mbrojtës të besimit që i kundërvihen imponimit të sekularizmit “perëndimor” mbi Kosovë.

Fatmirësisht ende shumica e besimtarëve praktikojnë një formë të butë të islamit dhe politika ende nuk është duke e shfrytëzuar çështjet fetare për interesa të veta, siç është duke ndodhur me të madhe në Maqedoni. Në Kosovë shumica duan ta shohin vendin e vet brenda Bashkimit Evropian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës. Por, shteti gjithmonë duhet mbajtur një sy hapur.

20 komente në “Sfidë me rrymat brenda islamit”

  1. """"""" says:

    Selefi hanefi e qenefi te gjitha keto paraqesin nje rrezik per popullin e Kosoves ne te ardhmen,kujdes o popull se jeni duke humbur prespektivat dhe shanset qe ju ka afruar bota e cilivizuar per ardhmerin e vendit tuaj.

    1. Bujku(Mitrovicë) says:

      Nga këto tri rreziqe që i përmendi një lexues më lartë:Selefi,Hanefi dhe Qenefli. Më pak e rrezikshme është kjo e treta Qenefli, e cila është duke u zëvendësuar me modernen. Kurse dy të parat ,sa më moderne ,aq më të rrezikshme. Këto janë një Kancer për Shoqërinë Shqiptare…

      1. SHQIPETARI says:

        C’fare po thoni o Shqipetare rezike eshte e gjithe feja islame, erdhi me dhune dhe gjake, lexoni cfare shkruhet ne librin “Kronika e Tursun Beut” e shkruar nga kronologu osman i shekullit te 13-te. U ndrua feja, emerat dhe ngadale dhe gjuha. A e imagjinoni dote te behet ne Shqipe rituali fetar musulman ne Shqiperi, sic e bejne te Krishteret. Si mundet femra te mbuloje fytyren, si mundet njeriu te behet kamikaz…,nuk e shikoni sa fanatizem kane. Ata jane me shume islam se Shqipetare. Kerkoni te lexoni tek perkrenaria e Skenderbeut cfare shkruhet (tek muzeu kombetare) e kane fshehur incialet IN.PE.RA.TO. Isu Nazaru te bekon ty Princ i Epirit, Region Albane, Teror i Osmaneve. Feja e Shqipetareve eshte Krishterizmi mijevjecar. Hapeni mendjen dhe coheni zerin.

  2. Ilir Gruda says:

    Fatkeqsia ma e madhe e shqiptareve do te ishte largimit nga trashigimia-SHQIPTARIA-tolerances fetare ,gje qe eshte vecori e kultures qytetare perendimore…..Ne jemi krenare per KOMBIN dhe respektimin e fese te sejcilit……Shteti dhe shoqeria duhet te jene vigjilent per te mos lejuar erresiren ne te ardhmen tone qe po duket ma e bukur se asnjehere ma pare dhe se te kunderten deshirojne kundersht. historik ne juge e veri…..

  3. kel ukaj says:

    Jane vetem gjera normale nuk shikoj asgje te çuditshme e te paparishikueshme. Se sot Kosova eshte shteti me i korruptuar ne Europe duhet te presim te bukra. Une pres qe femijet qe lindin sot do te protestojne ne 2030 “E duam Kosoves si Serbia”. Pas kesaj ne 2040 do te bejne demostrata “e duam Kosoven ne Serbi”. Shpjegimi eshte me se i thjeshte se nuk ndertohet shtet i se drejtes ku çdo qytetar te gezoje te drejta dhe te realizohen ne vetvete. Se qytetaret nuk e shohin veten te realizuar jane nen trysnine e padrejtesise nuk do te kete pune, investime e gjerat do te shkojne gjithemone e me keq siç ka ndodhur prej 100 vitesh ne shqiperi.
    Shqiperia e Kosova nuk do te hyjne ne Europe edhe pas 20-30 vitesh pasi ato nuk do te plotesojne standartet kurren e kurres. Brukselim ne 2012 ka ngritur edhe policine e saj kunder te gjitha mafjeve keshtu i bie qe politikane shqiptare dhe kosovare te arrestohen nga Brukseli. Kjo eshte arsyea qe Berisha nuk e don shqiperine ne Europe, te tjerat jane pallavra. Pra ne Kosove injoranca do te gjeje strehe tek imamet injorante, kur edhe kjo te sbulohet nje rrene e madhe do te kerkojne bashkim me Serbine e cila nuk do te pranoje.

    1. tourkofagos says:

      Sakt per ato qe thua,une do te shtoja edhe damken e zeze te myslimanizmit, si per Kosovo ashtu edhe per Albanistan: 90% muslims!!
      Evropa nuk ka perse te pranoi ne gjirin e saj,shtete ku mungojne kristianet…..Turkye,Boznia,Kosovo,Albanistan!
      Korrupsioni,azgjesimi fizik i politikaneve jane karakteristike te ketyre vendeve………………..ky eshte rrealitet!

      1. Ilir Gruda says:

        Shko mor grekmuti e merru me vehten se ne do ti zgjidhim mire tonat

      2. adri says:

        Shih shih kush po na flet per korrupsion, cka u be ke mbet pa pansion a??? Shko more merru me naj krize financiare se kjo eshte teme aktuale per ty.

  4. Taulant says:

    Me pelqen shkrimi qe kerkon te terheqe vemendje per ti ndryshuar ato gjera qe ne realitet anojne nga ekstremizmi.Mendoj qe Ministria e Arsimit te Kosoves duhet te nderhyje dhe te propogandoje kunder feve ne pergjithesi dhe te veje theksin ne vlerat morale qe ne si shqiptare I kemi dhe nuk kemi nevoje ti marrim nga fe te ndryshme dhe faktin qe ne shqiptaret jemi teper siperfaqesore pas fese ,prandaj kemi tolerance fetare te vecante.

    Mendoj qe lufta kender ekstremisteve te feve,myslimane apo ortodokse(tfg apo plot komentuesve te tjere ne kete forum) eshte relativisht e lehte ,sepse ata nuk fshihen dhe nuk eshte e veshtire per ti dalluar.Natyrisht qe ne shume raste nuk kemi nje lufte ligjore por morale me ta .Por dhe ShIK duhet te beje punen e tij.

    Megjithese besoj qe fakti qe qevera e Kosoves nuk lejon shamite neper shkolla ,eshte shenje e qarte qe kjo lufte ekziston dhe eshte goxha e forte.Besoj qe fryma e shqiptarizmit e mbyt ekstremizmin fetar.

  5. miri says:

    NJE SHKRIM KOTI FARE DHE NUK KENI TE DREJTE PER KETO LLOJ SHKRIMESH TENDENCIZE.
    AS NUK E HAPI ME KETE GAZETE C’INFORMATIVE.

  6. liridon drenica(SHQIPTAR I KOSOVES DHE MYSLIMAN KRENAR POR MBI TE GJITHA SHQIPETAR) says:

    te gjitha keto qe i thoni jane thjeshte mendime te pjellura ne serbi apo ne greqi o popull i dashur myslimanet e kosoves jan njerezit me te dashur nder shqipetare neve nuk na keni pare kurr tek protestojme kundra nje ambasodri te huaj neve nuk na keni pare kurre tek shajme nje amerikan apo evropian neve kurr nuk na keni pare duke puthur armiqt tane serbe apo greke ashtu siq i nderoni ju greket serbet dhe popujt e tjere anti shqipetare….

    1. albert says:

      liridon drenica!
      Dakord qe nuk ju kemi pare duke i puthur armiqte serbe dhe greke, por perse i puthni armiqte turq? Apo ndoshta ti nuk i konsideron armiq turqit qe per 500 vite na vrane, prene, dhunuan,shperngulen…?

  7. Hilmosi says:

    Shteti dhe fejea pere shekullin qe jetojme jene dhe duhet te jene te ndara shteti dhe feja.
    Shtei kombi kultura kombtare e tradita duhet te jene te ndara nga frazologjit fetare.
    Shtet i formuan kombet me pune djerse lufta e sakrifica pere mirqenje kombtare liri e prosperitet ekonomik kulturor,e besimet fetare munde te jene bindje personale, e cila lutet pere dic te mire ne kete bote dhe boten tjeter, pore edhe jo boten reale te shtetit ta fute ne diq shtetrore,dhe dominuse mbi rregullat e shtetit dhe mekanizmave te shtetit.
    Pere LEK nuk duhet shitet kultura kombtare as shteti, dhe shteti nuke duhet lejuar qe keta dashamiret e lekut fetar te kontrollojne veprimtarin e tyre deri sa nuke eshte bere vone.
    Nuke shte demokraci fetare qe te falesh ne mese te rruges cendrore ne cytet dhe te bllokaosh levizjen e lire, nuke eshte demokraci fetare qe pere kombin e shtetin te mbjellesh urrejtje se feja duhet te jete mbi te gjitha duke indotrinuar rinin dhe duke joshur me premtime lekesh e te keqperdoret pere qellimet e tyre ,dhe njekosisht duke i dhene nje pjese te rines e botes se xhenetitdhe duke larguar nga perspektiva e botes reale.
    Nuke shte mire te perdoret fuqia lekut e cile mungon ne kete kohe krise
    pere besime fetare.
    Dikush done qe pere hire te LEKUT te ikim prej SHTETIT e drejt XHENETIT

  8. WEB says:

    Shperthimi i ketyre elementeve eshte thjesht mungese kontrolli nga qeveria e thacit ,po ndodh e njejte gje qe dodhi ne shqiperi ne 1992 ,shoqata baremiresie ,fonde per te varferit dhe familjet e tyre etj ,,po si gjithmone edhe ne kosove ata u nen vletesuan.qeverise se kosoves ju tund tavolina me gjithe karrige vetem kur pane vite me pare se sa protestuan, per ndalimin e nje vajze ne shkolle e cila u paraqit me shami ne koke .se djeri dje keta elemente ishin quajtur jo problematike per rendin ne kosove ,jane te njejtet qe donin dhe duan pranimin e kosoves ne konferencen islamike ,vishnin bluzet me te shkruajturen “DUAM XHAMI “dhe ishin po keta qe ndersa ndertohej katedralia e re katolike ne prishtine, moren lopatat dhe pa lejen e askujt filluan germimin e themeleve per nje xhami tjeter ,futuni ne you tube per ti pare se cfare bejne,propagande islamike per ti pasur zili edhe arabi me i cfilitur ,kur protestojne e quajne liri te tyre pavaresisht se ne mesin e asaj lirie te tyre fshihet me shume,ndersa kur i kundervihesh e quajne shkelje te lirise se tyre ,cdo gje eshte ne fijen e tehut ,te shikojme se ku duan te arrine

  9. DUMBABEN says:

    Dumbabistat e rinj ,dylbere ,bij dervishesh dhe selefesh, te nje perandorie qe dha frymen e fundit 600 vjet me pare,asgje per tu habitur ,me shume se 1/3 e shqipetareve jasht kufijve perbehet nga keta “autoktone”

  10. Tani says:

    Dmth kur te permendin Islamin ca greke bytheshqyer ketu duhet te lajne gojen. Dhe vete janulla e di mire se cdo te thote islam dhe vlerat qe ka. Del nje bytheqire si ai tip turkofagosi dhe ben ca komente nga mmlefi qe ka se nenen ia punojne shqiptaret. Mos degjoni keshtu pederastesh se as na ngrejne dhe as na ulin. Ait te vdese ne toke te bytheqireve duke e ditur se muslimanet shqiptare jane e do te jene gjithmone.

  11. Meti says:

    Se fundi isha ne Shqiperi dhe perpos shume ndryshimeve te mira e te keqija me ra ne sy dhe ky problem shume i mprehte:
    Kriminelet dhe hajnat e qytetit tim ishin bere te gjithe hoxhallare!!!
    Ka ardhur si ka ardhur Islami ne Shqiperi dihet, ashtu si dhe fete e tjera se ne jemi popull pagan dhe i pafe. Por ato ngelen ne nje menyre apo tjeter.Islami ne Shqiperi erdhi nga Turqia dhe na u be peshqesh siç na beri Jul Qezari Katoliçizmin etj: Por Islami turk njihet si tolerant, por tani kane hyre rryma te reja te Vëllazerisë Myslimane qe njihet si shume korent i ashper dhe problematik. Irani po paguan shume para ne Shqiperi per te ashpersuar islamin turko-shqiptar. Agjencite e specializuara dhe qe ushqehen nga taksapaguesi shqiptar rrijne dhe bejne sehir!!!(hane bar). Ndoshta gabohem kur shoh enderra me sy hapur se nje dite do te veprojne! SHISH me shokë mbase eshte pjese e gelltitjes se parave iraniane!!! Kombi im kishte vetem kete vlere per tu krenuar: -TOLERANCEN FETARE. Kjo po humbet!!! Ju lutem VINI ALARMIN:

    1. ex moslem says:

      Meti Jul Cezari ka vdek nja 80 vjet para Krishtit, per te tjerat jam dakort qe vitet e funit jan fut rryma vahabistesh e arabesh

  12. Drini says:

    Po nga ju ngjiten kombit tone keta bythperpjetet e arabise? Ju hengert nje kolere o injorante islamike!!!!

  13. Pershendes gjith shqipetaret qe jan shqipetar me gjak , por I mallkoj shqiptaret qe jan me gjak turk ,serb,e grek,qe kta jan kosovaret shqiptaret e malit te zi dhe nje pjes e vogel e shqipetarve te shqiperis qe jan shtresa ma e marume e kombit , un habitem me ca musliman kamikaz te qelbur dhe ordinjera te pa horizont qe martojn vajzen e xhaxhait ,sapo lexojn mesazh kundra islamit fes me te mrapambetur dhe me te urryer ne planet thon ju jeni grek dhe serb,po me thoni mua kush esht ma serb se ju te kosoves apo ne shqiptaret qe ju nuk keni origjin ju do jeni palestina e evropes dhe me keto mjekra dhe minifunde e me sum perpjet le qe do jeni populli me I urryer ne planet por do efektoni dhe shqiptaret e gjergj kastriotit dhe do bani me vujt shqiptarizmi I pashem I zgjuar autoritar dhe trim dhe I krishter zoti I mallkoft islamiket si I ka mallku shqiperia don nje skenderbe tjeter qe ti kthej kta plehra ne origjine dhe ti japi shqipetarve identitetin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje