Progresive apo e sheshtë?

24 Dhjetor 2012, 19:19Blog TEMA

Nga Ilir Beqja

Prej disa muajsh në Shqipëri po zhvillohet një debat rreth modelit të taksimit të të ardhurave. Që prej shtator 2007 në Shqipëri është vendosur taksa e sheshtë 10 % për të ardhurat. Ndërkohë, Partia Socialiste që prej nëntorit 2011 është deklaruar publikisht se mbron parimin se rishpërndarja duhet të realizohet nëpërmjet parimit të progresivitetit.

Ky debat, edhe pse i vonuar për mendimin tim, është i nevojshëm dhe i shëndetshëm për shoqërinë. Por është ende i pamjaftueshëm, për sa kohë po zhvillohet vetëm prej politikës dhe vetëm brenda politikës.

Kryeministri i vendit në mënyrë sistematike është deklaruar se vizioni i Partisë Socialiste për modelin e taksimit është MARKSIST apo se bazohet te filozofia e Marksit.

Deri në gusht 2007 edhe në Shqipëri ka ekzistuar një model progresiv i taksimit të ardhurave. Intervalet e të ardhurave dhe shkallët tatimore për çdo interval paraqiten në tabelën në vijim:

Intervali i Të Ardhurave

Taksa

Bazë

Përqindje

                      1

           14,000

           14,001

           40,000

           40,001

           90,000

1,440+

           90,001

         200,000

6,440+

         200,001

22,940+

Për ta bërë më të lexueshme tabelën po ilustrojmë se, sipas këtij shkallëzimi të tatimit progresiv, një pagë mujore 50 mijë lekë (sa një mësues) duhet të paguante 2,440 lekë tatim. Këtij tatimi i korrespondon një shkallë tatimore 4,9%. Aktualisht, me taksën e sheshtë, një mësues paguan 5,000 taksa në muaj apo dy herë më shumë.

Ndërsa paga mujore e kryeministri prej 240,000 lekë do të duhet të taksohej me 30,940 lekë në muaj. Këtij tatimi i korrespondon një shkallë tatimore 12,9 %. Aktualisht, kryeministri paguan 24,000 lekë taksa në muaj apo 6,940 lekë më pak.

Historia e taksimit në Shqipëri është e re, e filluar pas vitit 1991. Por edhe e vjetër në kuptimin që fillon me historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar.

Në 14 korrik 1992, mazhoranca e athershme parlamentare e Partisë Demokratike, me miratimin e ligjit 7585 ka vendosur taksimin progresiv mbi të ardhurat. Skema jepet në tabelën në vijim.

Intervali i Të Ardhurave

Taksa

Bazë

Përqindje

                1

        2,500

        2,501

        3,000

        3,001

        3,500

        3,501

Si mund të lexohet në tabelë, niveli i taksimit arrinte deri në 30 %. Pra, taksën progresive ”marksiste” e ka vendosur në Shqipërinë demokratike dhe pluraliste Sali Berisha. Vetëm pak muaj nga vendosja e këtij tatimi, Sali Berisha e thellon filozofinë e tij “marksisite” duke e rritur shkallën tatimore për pjesën e lartë të të ardhurave deri në 40 %. Ilustrimi është në tabelën në vijim.

Intervali i Të Ardhurave

Taksa

Perqindje

                 1

         4,000

         4,001

         5,000

         5,001

         5,500

         5,501

         6,500

         6,501

         8,000

         8,001

         9,000

         9,001

Por, sipas historisë së financave publike shqiptare, na rezulton se edhe mbreti Zog paska qënë markisist. Ja si ka qënë skema  e taksimit progresiv në mbretërinë shqiptare. Intervalet janë në franga ari. Në përcaktimin e shumës së tatueshme zbriteshin 2 mijë franga që konsideroheshin si të domosdoshme për të jetuar.

Intervali i Të Ardhurave

Taksa

Bazë

Përqindje

                  –  

           2,000

           2,001

           4,000

 40+

           4,001

           7,000

 100+

           7,001

         10,000

 220+

         10,001

         13,000

 370+

         13,001

         16,000

 550+

         16,001

         20,000

 760+

         20,001

         24,000

 1080+

         24,001

 1440+

Por, tatimi progresiv ”marksisit” i ka fillesat që në vitin 1997. Të paktën në territorin e Korçës, që në atë kohë ka qënë nën pushtimin francez, rezulton se Komanda e qarkut të Korçës ka vendosur në 30 janar 1917 taksmin progresiv si më poshtë:

Intervali i Të Ardhurave

Taksa

Bazë

Përqindje

                  –  

        5,000

           5,001

     10,000

         10,001

     20,000

 100+

         20,001

     40,000

 400+

         40,001

     80,000

 1,300+

         80,001

3,300+

Sa më sipër besoj se ndihmon lexuesit për të kuptuar se historia e taksimit progresiv është të paktën 95 – vjeçare në Shqipëri  dhe se përpjekja për etiketimin si marksiste është vetëm shmagie nga debati real që duhet të zhvillohet në shoqërinë tonë. Ndërkohë që në historinë botërore taksimi progresiv ka të paktën 500 vjet që zbatohet.

10 komente në “Progresive apo e sheshtë?”

  1. ILIR KRIMI says:

    Lerini keto idjotizma kur ne jemi barkas e po perfundojme ne mesjete ju filozofoni takse e sheshte apo kembekryq.NE NUK KE,MI SHTET JU FLISNI SIKUR TA KISHIM.

  2. ncuk says:

    Ej francezet duhet te kene qene ne korce ne vitin 1897 jo ne 1997 se na zbudallepset. Korigjoni ose mos shkruani.

  3. elinor says:

    Autori preferoka te shkruaje ne Excel mesa duket – me shume tabela se paragrafe!
    Nqs i gjithe qellimi i shkrimit ishte te na mbushte mendjen se taksa progresiste nuk eshte takse marksiste, atehere them se mundimi ishte thjeshte….i tepert.
    Ndoshta nje shpjegim ndaj lexuesve ne lidhje me benefitet ose, pse jo, edhe mangesite e mundshme te taksimit progresiv si dhe atij te sheshte do te ishte me i pershtatshem dhe me frutdhenes.
    Taksimi progresiv eshte, ne fakt, nje taksim i stilit social, por…..eshte i DREJTE.
    Eshte me se e natyrshme dhe e pranueshme qe ata qe fitojne (sigurojne) me shume te ardhura jane ne gjendje si dhe duhet te paguajne (kontribuojne) me shume ne sistemin shoqeror te nje shteti.
    Pervec kesaj, taksimi progresiv jep edhe mekanizma te cilat e mbajne ekonomine nen kontroll. Duke i levizur kllapat e nivelit te te ardhurave here siper e here poshte behet i mundshem frenimi i ekonomise si dhe nxitja e saj ne kushte rritjeje apo uljeje ekonomike.
    Nje pike e dobet e taksimit progresiv eshte se inkurajon shmangjet e paligjshme ndaj taksave duke fshehur te ardhurat apo duke “shpikur” deduktime qe nuk egzistojne. Por keto mund te shmangen me uljen e korrupsionit, forcimit te sistemit fiskal si dhe kontrollit te shtetit.

  4. SADIKU says:

    sALIU HARRON SE C’KA THENE dje KURSE LIGJET QE MIRATOHEN ai NUK I NJEH FARE AS NUK KA HABER,PER KETE DUHET TJA PREGADISIN KESHILLTARET QE I KA militante TE PARTISE DHE PA ARSIM, TE GJITHE BUFA

  5. daku says:

    O shoku i partise Ilir Beqa mund te na tregosh pak se si merren tenderat ne bashkine e shkodres???se une jam nga durrsi dhe ne durrsaket si marrim dot ne durres tendrat, prej 250 milionash kur ishe deputet nese s’gaboj ne durres i more ti,me trego pak qe ti marr une ne Shkoder..Bir i Fares se keqe..(komuniste)

    1. Chris says:

      Hamit Beqja eshte shkodrani me i nderuar.Kushdo do te ishte krenar per te

  6. ILIRET says:

    O Z. Beqja. Po une ju di te zgjuar, mor aman. Vete e thua se debati ka ngelur ne rrafshin politik. Pse?
    Sepse, ketu njerezit jane te papune dhe te papunet nuk paguajne as takse te sheshte as takse me xhunga.
    MOS HARXHONI ENERGJI ME NJE GJE E CILA KA EFEKT ZERO NE VOTA!
    Kerkoni ti mbushni mendjen te punesurve te PD apo te LSI.
    Terhiqni votuesit tuaj, me politiken e punesimit, me kontrollin e cmimeve, terheqjen e investimeve te huaja, per pensionet, per rregullimet ne arsim, per bujqesine e falimentuar etj.etj.
    Me gjej pune, pa nuk pyes shume se cfare takse paguaj , progresive apo intensive.
    O Beqja! Po ta them ne konfidence, por mos ja thuaj njeriu! I PAPUNI, NUK PAGUAN TAKSA. As 600 mije familje bujqesore nuk paguajne taksa.
    Prandaj nuk fitoni ne fshat ju, se tregoni perralla me taksa.
    Fshatari do nje thes miell dhe ta jep votem. Nuk e kupton fare se per cfare flet dhe nuk e mer vesh fare spjegimin tend.
    Le qe votat e fshatareve, vlejne me pak se votat e atyre 10 – 15 mije biznesmeneve te medhenj, per te cilet ti mban gjithe ate fjalim. Epo lerua Berishes 1 200 000 votat e fshatit.
    Harxhoji energjite me taksen e leshte…

    1. elinor says:

      Hahaha, Iliret; koment theres dhe me shume vend! Te njejten gje thoja edhe une para nja 1 viti kur filluan kete debatin shterpe te menyres se taksimit, por ne nje vrime se ne nje vrime i bien fyellit keta. Me e keqja eshte se as aty nuk dijne t’i bien te shkretit fyell, po leje me gjate!
      Ku i kupton ai fshatari i shkrete keto tabelat e Excel-it qe ka vendose liberalisht ky zotnia?! Po ec e shpjegojua ketyre “ekonomisteve” te Kristaleve!

  7. Agron says:

    Meqenese SALI BERISHES i pelqen por edhe thote qe ja kemi kaluar Gjermanise dhe jemi afer Norvegjise, po i them ketij mashtruesi injorant, intrigant dhe llapazan. Vendet me te zhvilluara ne bote jane vendet Nordike ose Skandinave dhe kane me te zhvilluarin biznesin e vogel ne plan te pare, pastaj biznesin e mesem dhe ne fund eshte biznesi i madh. Ne kidhje me taksat ato kane taksen e perzier qe eshte taksa e sheshte me taksen progresive. Kjo vendoset sipas llojit te biznesit dhe te fitimit. Por ketij fare flliqesire nuk i pelqen kjo menyre taksimi se deshiron qe te jete ne 5-se perqind e popullsise se pasur te vendit ne menyre qe te mos taksohet nga pasuria e vjedhur qe i ka bere popullit shqiptar. Difekti ose semundja e tij eshte meqenese vjen nga shtrese varfanjakesh dhe nuk ka pas mbushur barkun me buke nuk ngopet me pasuri te paluajteshme dhe te luajteshme. Gjithcka qe vjedh dhe grabit i duket shume pak. Te varfer ka gjithandej neper bote, por kur arrijne te pasurohen me pune, djerse dhe munde e kane hallall. Por jo duke vjedhur, mashtruar dhe grabitur si i babzitur gjithe kohen. Tung.

  8. plaku says:

    Me vjen me te vertete keq sepse, taksimi eshte faktori kryesor ne lidhje me teorite e shtetit.
    Sot ne bote kemi teorine liberale sipas se ciles, duhet te kemi sa me pak shtet dhe sa me shume treg. Sipas Adam Smithit dora e padukeshme e tregut i rregullon te gjitha pra tregu eshte si puna e Bibles pra perfekte dhe duhet vetem zbatuar.
    Pervec kesaj kemi edhe teorine qe, te kete shtet por ama treg te kontrolluar nga politika ( shteti ).
    Ne vitin 1991 Klintoni dhe Blairi bene gabimin e madh qe :
    – Hoqen ligjin e vene nga Ruzvelti ne vitin 1932, Glass-Steagall Act sipas te cilit, behej ndarja rigoroze e bankave te investimeve dhe bankave tregetare ( qe furnizonin ekonomine reale me kredi ).
    – Hoqen kufizimet dhe kontrollin e bankave.
    – Lejuan prodhimiet financare dhe tregetimin e tyre pa kufi.
    Rezultatet ne i pame pas krizes se imobiljeve ne Amerike ne vitin 2007.
    Problemi i taksimit eshte nje problem kardinal sepse, ka te beje me faktin se, ne sot ne Europe kemi nje ekonomi socjale tregu. Pra kemi faktorin socjal, gje qe eshte arritur me greva, demostrata, burgosje etj ne Europe. Kjo do te thote qe, te kemi shtet dhe taksa me qellim qe, te perballojme ekonomikisht shpenzimet socjale dhe te mbajtjes se shtetit.
    Ne se kemi takse progresive do te kemi nje taksim te drejte sepse, pasaniket qe fitojne me shume duhet te kontribuojne me shume per shkollat, rruget, policine. ushtrine, spitalet, qarkullimin,arken e te semurit, arken e pesioneve etj.
    Si e spjegoni ju faktin qe, ne shtetet e Europes kemi taksa progresive dhe ne vende si Kina, Hindia etj. kemi taksa te sheshta.
    Pastaj me duket shume absurd mendimi se, ku dine fshataret e shkrete kete apo ate, ose te papunet nuk paguajne taksa fare dhe nuk ju intereson taksa progresive.
    Une kam mendimin se, diktaturat dhe pasaniket nuk duan ne asnje menyre qe, njerezit te informohen per keto gjera, ata duan vetem njerez qe, te punojne dhe jo te mendojne, pra duan skllever.
    Mua me vjen keq qe, edhe ketu ne forum te kete njerez qe, nga padia e tyre, te behen perhapes te ketyre teorive skllaveruese. Sa me shume te di njeriu aq me e veshtire do te jete per klasen politike ta genjeje, mashtroje dhe vjedhe popullin.
    Gjermanet thone : Wissen ist Macht. Te dish do te thote te kesh fuqi( pushtet). Pra sa me i informuar te jete populli aq me i fuqishem dhe aq me tepr pushtet do te kete ai. Arma e popullit eshte VOTA, dhe sa me i ditur dhe informuar te jete populli aq me mire do te dije ai ta perdori kete arme te mrekullueshme si VOTEN.
    Une kam mendimin se shoqeria dhe populli shqiptar duhet te mesojne mesojne dhe mesojne se si funksjonin shteti, ekonomia, politika etj.
    Nga ana tjeter sa me i mesuar te jete nje popull aq me te interesuar do te jene edhe investitoret e huaj sepse, ata nuk do harxhojne investime per shkollimin e punetoreve qe do te duhen per venjen ne pune te teknologjive te reja qe ata do te kerkonjne te instalojne ne Shqiperi.
    Djema, sa me i mesuar, edukuar, shkolluar te jete nje popull aq me teper shanse do te kete ai per te mbijetuar. Shifni Zvicren, ajo nuk ka asnje lende te pare. _Shteti ka investuar dhe investon gjithmone per TRURIN. Ata i sherbejne segmentit te njerezve ta pasur, dhe çajne me QUTLITET, GJERA TE REJA, INOVACJONE etj. Edhe zvicerjanet jane njerez si ne dhe ndryshimi eshte se jane njerez te mesuar, te ditur.
    Kjo bote eshte merr dhe jep. Mos harrojem ligjin baze te kapitalizmit, ligjin e konkurences. Me i shpejti, me i miri, me i liri mbijeton.
    Prandaj, une mendoj se, te mesosh dicka eshte nje gje shume e rendesishme. Dija te ben visionar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje