Historia e palavdishme e Saliut

25 Dhjetor 2012, 18:03Blog TEMA

Nga Leart Kola

Liderët frikacakë i përdorin të gjitha për të zgjatur qëndrimin e tyre në pushtet. Ky është dhe rasti i këtij inkursioni energjik të Berishës në territorin sa komod, po aq dhe kompleks të nacionalizmit. Por për fat të keq të tij, ky do t’i rezultojë dhe si gabimi i fundit fatal në përmbylljen e karrierës së tij aspak të lavdishme.

Berisha nuk është i ri, as në moshë e as në politikë, e për këtë kalibër politikani historia është më e rëndësishme se deklaratat e lidhura me aktualitetin. Për të kuptuar blofin e ri të Berishës, mjafton të shohim në retrospektivë marrëdhëniet e tij historike me shqiptarët jashtë territorit politik të republikës.

Në fillimvitet ‘90, Shqipëria ishte i vetmi vend që thyente embargon e vendosur nga perëndimi me Jugosllavinë. Shkodra ishte kryeqendra e kontrabandës së naftës, e cila bëhej me duart e agjentëve të të famshmit SHIK të Gazidedes me bekimin, patjetër të Berishës, asokohe president. Shteti shqiptar në këtë mënyre u vu në shërbim të mbajtjes gjallë të makinerisë së luftës serbe, që qëllim kryesor kishte pikërisht asgjësimin e shqiptarëve të Kosovës. Aq të mira ishin marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin, sa shpeshherë në trojet tona shëtiste i qetë dhe nën mbrojtjen e shtetit dhe krimineli i famshëm Arkan, i cili drejtonte operacionet e kontrabandës së kohës dhe të masakrës së shqiptarëve më pas, me shumë mundësi më makinën që ecte përpara me naftën e kontrabanduar nga territori ynë.

Nuk ka dyshim që periudha e konferencës së Rambujesë dhe qëndrimi i mbajtur nga Berisha i kohës tregon dhe një herë për koordinimin e përkryer që ai kishte me Millosheviçin. Të dy këta ishin kundër nënshkrimit të Rambujesë, e cila do përkthehej në më shumë shqiptarë të Kosovës të vrarë e ndoshta dhe me zhdukjen përfundimtare të Kosovës si koncept politik. Historia është e pamëshirshme me politikanët e është treguesi i vetëm korrekt i të tashmes.

Kjo forcohet dhe më shumë kur shohim veprimet politike të Berishës së pas 2005-ës. Aktivizimi i tij energjik kundra interesave të shqiptarëve të Kosovës është faktik dhe evident. Prej vitesh tanimë ai nuk nënshkruan me gjermanët kontratën për linjat e interkonjeksionit, të cilat do ia hiqnin përfundimisht Kosovës varësinë ndaj Serbisë. Kurrfarë argumenti nuk i ka ofruar shoqërisë përse nuk e bën këtë veprim që do ishte jo vetëm patriotik, por mbi të gjitha logjik, përveç faktit që për Saliun misioni kryesor politik është ai antishqiptar.

Edhe njerëzit me të cilët rrethohet janë të njohur për vepra aspak patriotike në Kosovë. Lulzim Basha, njeriu më i afërt i kryeministrit njihet në Prishtinë si ai që “qëndiste” dokumentet për dënimin e luftëtarëve të UÇK. Për këtë paguhej me një rrogë shumë të majme nga ndërkombëtarët. Sa për të kuptuar nivelin e hipokrizisë të këtij njeriu që sot drejton vendin, Luli i Saliut ishte njeriu që sistemoi letrat për dënimin e komandantëve të Dukagjinit, njeri prej të cilëve dhe vëllai i Ramush Haradinajt, që u prit me aq “respekt” nga kryeministri, Daut Haradinajt.

Ne 21 vjet histori politike, Saliu kurrë nuk ka shërbyer si faktor bashkues për shqiptarët jashtë kufijve politikë, ai kurdoherë ka mbjellë përçarje mes tyre e ka shërbyer si një frymëzues dhe i korruptimit të politikës së shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, tamam ashtu siç ka bërë dhe në Shqipëri.

Ky është profili faktik i politikanit Berisha dhe qëndrimeve që ai ka mbajtur me vullnet të lirë në kundërshtim me çfarëdo interesi kombëtar. Kjo është historia, pjesa tjetër janë vetëm pallavra që mundohen të përgjumin instinktin analitik të popullit duke ia vënë përpara këtë nacionalizëm turbo-folk që i shërben të gjithëve përveç shqiptarëve.

Prandaj dhe loja me nënshtetësinë është thjesht një blof i një politikani që e ndjen që s’ka rrugë shpëtimi. Ai mundohet sot që të “fshehë” poshtë flamurit kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjendet vendi. Ku ka më bukur për të se futja e popullit në një spartakiade mediatike boshe me temë kush është më nacionalist e shmangia kështu e thelbit të problematikës shoqërore që është ekonomia. Makineria shtetërore po mundohet të na bombardojë me trysninë e “o sa mirë me qenë shqiptar” për të shmangur pyetjet pse sot Shqipëria numëron 1 milion të papunë ku shumica janë të rinj? Pse sot në Shqipëri 20% të anëtarëve të shoqërisë tonë janë të dënuar me vdekje sepse nuk sigurojnë dot as bukën e gojës? Kush është përgjegjës për këtë shkatërrim total të së ardhmes ekonomike të vendit, ku janë shitur e plaçkitur gjithçka në 8 vjet?

Janë këto blofe të vjetra të një politikani të vjetër, që po mban sot jo vetëm një shtet, por  një komb të tërë peng të manisë së tij të pangopshme për pushtet personal. Çlirimi prej tij do shënjojë dhe çlirimin e politikës nga këto metoda të vjetra në gjithë hapësirën kombëtare politike shqiptare. Për fat të mirë tonin e të keq të tij, dita është e afërt.

10 komente në “Historia e palavdishme e Saliut”

  1. homeri says:

    —-Z. Leart ben nje analize te perkryer te strategjise se Berishes i cili terheq opinionin popullor nga kriza ekonomike . shikoni televizionet e huaja ne te gjitha vendet flitet per festa jo shume te bujshme per shkak te krizes ekonomike e Saliu flet per nacionalizem me sofer bosh . Keshtu ai mendon te mbaje akoma lidhur nje elektorat qe manipulohet lehte ne koshiencen e tij kombetare dhe mediat e ata qe pasurohen si servila te tij e anashkalojne krizen , pushtetin absolut te Saliut qe eshte nje rrezik real i manipulimit dhe vjedhjeve te zgjedhjeve te ardheshme

  2. ILIRET says:

    Zoti Leart. Shume mire shkruani per rastet kur SRB-i ua ka kojt nonen kosovarvet. Por vetem per dy tre raste? Pervec naftes per tanket serbe dhe kundershtimit per Rambujene apo Lul spiunit, po shtoj edhe une disa raste te tjera kur ky, ua ka koj nonen kosovarvet:
    1. Zhdukja e Remzi Hoxhes, ketij patrioti, pse zbuloi takimin e Berishes me presidentin maqedonas per porosite e Milloshevicit.
    2. Burgosja e ushtareve te UCK, midis te tjereve edhe vet heroit te saj Adem Jashari.
    3. Etiketimi i UCK si organizate terroriste dhe marksiste.
    4. Mospajtimi me sulmin e NATO-s mbi Beograd, me preteksin se vritet populli i pafajshem serb.
    Per te gjitha keto lexoni gazeten RD ne vitet 98 – 99.
    5. Genjeshtra me portin e Shengjinit, gjoja do tjua jepte kosovarvet.
    6. Lenia dore te lire ne biznese serbvet dhe sidomos Fazlliqit, te cilit i jane bere dhurate shume prona nga Shqiperia.
    7. Rruga e kombit, nuk u be se i vinte keq per kosovaret, po se e kishte per detyrim ndej shkies, per te dale ne adriatik.
    Po ndalem me kaq. E shikon pra zoti Leart. Ua ka kojt nonen kosovarvet, prandaj i thone bac dhe e dun fort.

  3. arrori says:

    e ku eshte fati i mire yni.edhe po iku sali kafsha,kafshe te tjera kane mprefur dhembet per te kafshuar kete vend.ai bolja tjeter ngeli duke na permendur rilindjen.po cfare rilindje,mer bole.rilindja fillon kur saliu bashke me 400 hajdute,te vihen ne bangon e te akuzuarit,t’i kthejne paret e vjedhura ketij populli dhe te japin llogari per te gjitha poshtersite dhe vjedhjet pa hesap qe permendni ju z.leart dhe qe jane te gjitha te sakta.por ed palla nuk e ka bere as nje here te vetme kete angazhim,se kjo eshte pjese e paktit ndermjet mafiozeve.prandaj them se ky vend nuk rilind,por vazhdon aty ku e len saliu.tjesht pushteti kalon nga nje kope ujqerish ne nje kope tjeter,por me te uritur se kjo kope qe kemi tani.prandaj ,o popull,i paharruar qofte kujtimi yt.per te mira te ardhshim.

  4. Ilir Gruda says:

    Po varrezat greke ne mes te shqiperise,shitja e territorit-si placke e tija,vrasjet korrupsioni etj……………………………………

  5. pilo lala says:

    “Lavdine” do ja shkruajne Haklajt Berishes mbas zgjedhjeve te Qershorit.
    E kane “uruar” per vitin tjeter.

  6. elda says:

    shoku e ke patur detyre te besh nje artikull?! ja e hoqe qafe po vetem qe s,na the ndonje gje te re…rendomt shoku, rendomt

  7. 2 says:

    Sa here qe shoh emrin Leart Kolka me kujtohet nje burre ne proteste qe si aktor ju dilte kamerave perballe i lyer me boje te kuqe ne fytyre nga Leart Kola!

  8. une skam kohe shume te lexoj pra gjene e pare qe bej, ,emri i autorit.Pra laert kola,,bythpambuk ,sharlatan i shemtute,,,,,,nuk lexoj artikullin , hajt shnet!

  9. Mister 20% dje - mister kriza sot says:

    Historia e palavdishme e Saliut? Po ka histori të lavdishme në politikë, për të e për partinë që përfaqëson, ky është Sali Berisha!!! Na falni o shokë, por më gjeni një politikan (duke përjashtuar diktaturën) që konkuron Berishën e mundësisht jo vetëm në Shqipëri por në kontinent?. Hajt ma gjeni e më jepni përgjigje në ktë sit! TË MENDOJMË SHTREMBËR POR TË SHKRUAJMË DREJTË. Përshnetje

  10. nina says:

    A MUND TE NA SQAROSH, O LAERT, SE SI ESHTE E MUNDUR QE TE SHESE KARSHILLEK KREU I KISHES AUTOQEFALE SHQIPTARE DUKE SHERBYER NE KISHE NE NJE GJUHE TE HUAJ? SI MUND TI BEJE KARSHILLEK NJE PRIFT SHQIPTAR KUSHTETUTES SE SHQIPERISE, SEPSE ATE VENDIM E KA DHENE, MBAS SHUME E SHUME GJYGJESH, GJYKATA kUSHTETUESE E REPUBLIKES SE SHQIPERISE.SI ARRIN TE MOS DENOHET, PO TE KRENOHET E ACAROHET, MADJE TE SHTYJE E TE GODASE POLICINE, QOFTE PRIVATE, SE JANE TE LICENSUAR? MADJE AI KA PERDHOSUR EDHE KOCKAT E FSHATAREVE TE KOSINES, E TREGUAN ANALIZAT E RRI I KREKOSUR DHE E QUAN VETEN DHE E QUAJNE NJERI TE ZOTIT E I DEL PER ZOT DHE ZEVENDESMINISTRI GREK? PSE PARTITE E MAJTA NUK KUNDERSHTOJNE AGIMIN E ARTE, MADJE AI LIGJERON EDHE NE BE.PSE NE TOKEN TONE VARREZA GREKE, KUR SIPAS TE GJITHA FEVE TE VDEKURIT ESHTE MIRE TE PREHEN NE TOKE TE TYRE? TA THEM UNE, SEPSE ATA KANE PRETENDIME TOKESORE. KAM EDHE 100 PSERA TE TJERA, POR NUK PO LODHEM ME TY, SEPSE O NUK MBUSH OSE JE VEGEL. PO NUK KE FAJ TI SEPSE NE NUK KEMI QEVERI. TE DY PALET KANE FRIKE SE MOS NDERSEHET GREKU DHE DUKE PASUR EDHE MOSTRA SI TI NE MES NESH I HEDH KOKEPOSHTE. SA PER ATA QE PUNOJNE ATJE, SHUMICA PUNON DHE USHQEHET ME DJERSE, ASHTU SI SHUME GREKE JETOJNE KUDO NE BOTE. MOR NJERI A E DI TI SE PER EMIGRANTET GREQIA MERR NDIHMA EDHE NGA BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje