Për këdo që ka një botëkuptim modern për shtetformimin dhe e shikon me syza perëndimore modelin e shtetit dhe funksionimit të gjithçkaje në Shqipërinë e sotme, krahasuar me vizonin dhe ëndrrën për ta bërë Shqipërinë evropiane, nuk do të duhet të ketë mëdyshjen as më të vogël për nevojën për ndryshim radikal, që do të kërkoj zhbërje të dhimbshme të shumë qasjeve dhe deformimeve evidente në relievin politik, ekonomik dhe shumëçka tjetër që përfaqëson Shqipërinë e përditshme.
Shqipëria e sotme për nga look-u është e pakrahasueshme më Shqipërinë e fillim-viteve 90 dhe po aq e pakrahasueshme me shumë nga vendet që do të dëshironim të radhitej.
Edhe për këtë merita dhe përgjegjësia është ku më shumë dhe diku më pak e të gjithë atyre “bishave” politike, që janë sjell politikisht me Shqipërinë, praktikisht si dema në një dyqan fajance, por edhe shqiptarëve me përzgjedhjet politike dhe tolerimet që kanë bërë.
Shqipëria e 2012, që po lëmë pas, dhe ajo e 2013, që po hyn, ka nevojë për një transformim dhe axhustim politikash zhvillimore, por mbi të gjitha mbylljen përfundimtare të një kapitulli mbijetese të një soji politikanësh, që u ka kaluar afati i skadencës me kohë dhe janë shndërruar në një barrë tepër luksoze, shpesh edhe ofenduese për potencialet njerëzore të vendit.
Misioni i shumë prej tyre ka përfunduar dhe pensioni i tyre politik dhe personal është shndërruar në një peng të dialektikës dhe të ardhmes së shqiptarëve të post-komunizmit.
Zgjedhjet politike janë gjithmonë një shans për korrektim politikash dhe në momente të caktuara të zhvillimit të një vendi a kombi, kapërcejnë definicionin mes evolucionit dhe revolucionit si rezultante.
Në skenën e sotme politike janë duke u ravijëzuar formacione deri diku të pritshme, por edhe me risi për ndeshjen e radhës.
Koalicioni aktual në pushtet do jetë pothuajse i pandryshuar, edhe pse LSI ende nuk është përcaktuar institucionalisht dhe definitivisht se ku do të shkoj, ndonëse në mënyrë evazive në publik përdor devizën e “bashkimit me ato parti që janë për integrimin e vendit”, shprehje që s’thotë shumë dhe la hapur shumë mundësira.
Përtej LSI-së, me shumë të panjohura dhe të njohura njëkohësisht, edhe pse udhëheqësit socialiste ua kanë lënë derën hapur, në rast se Meta sinqerisht dëshiron të largojë Berishën që ai e solli politikisht në pushtet, opozita do të duhet të veprojë pa humbur më kohë për formalizimin e koalicionit të saj, që do duhet të ketë formën e një megafronti, për hapjen e një kapitulli të ri, të cilën ajo e definon si Rilindje.
Siç ndodh shpesh, interesi është baza e çdo marrëdhënie shoqërore, aq më tepër e një marrëdhënie politike. Përtej platformave ideologjike dhe vizioneve, në fund të fundit janë kompleksiteti i gjithmonëgjendur i përfitimeve dhe interesave sa personale, por edhe të mirës së përgjithshme për tërë shoqërinë dhe vendin, ato që shpesh janë përcaktuese në sjelljet politike.
Është e tepërt te kujtojmë se e tillë ka qenë çdo lëvizje që ka bërë kryeministri aktual dhe të gjitha forcat politike në Shqipërinë pluraliste që nga fillimi e deri më sot.
Sa nga përmasat dhe forca reale, por dhe fiktive e këtyre partive në elektorat lindin edhe tekat, kërkesat dhe kapriçot, të cilat shpesh kalojnë në meksinitete me dëme të konsiderueshme për zhvillimin demokratik dhe pasojat që ai sjell.
I tillë mund të quhet pa frikë flirti i Metës me Berishën prej të cilit Shqipëria e sotme, është një shëmbëlltyrë thuajse e njëjtë e Shqipërisë me Berishën president, ku kapja e tërë pushteteve në dorën e një njeriu të vetëm dhe një partie ka asfiksuar demokracinë dhe biznesin e politikës dhe politikat e biznesit dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Përballë përsëritjes së mundshme të një situate që çoi në një flirt të tillë, në kampin opozitar ka një kontradiktë vetëvrasëse mes dëshirës së prononcuar për largimin e Berishës nga pushteti, dhe mungesës së deritanishme të gatishmërisë për të hyrë në koalicione të mëdha te zyrtarizuar si mjeti i gjithëpranuar më efikas përballë një pushteti “të militarizuar” me financa dhe aftësi korruptuese dhe pragmatizmi in extremis, për të mbajtur me çdo kusht dhe mjet pushtetin.
Këtij makiavelizmi politik të Berishës duket se në frontin opozitar nuk po i përgjigjen me të njëjtën monedhë. Edhe pse është e kuptueshme retorika dhe krijimi i identiteteve te mirëfillta politike dhe ideologjike për partitë e reja që kanë ndikim në rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve të paktën sipas sondazheve, është jo racionale të ëndërruarit me syhapur i një fitore të padiskutueshme dhe të mirëqenë.
Nëse kjo është taktikë për të marrë paraprakisht sa më shumë mandate nga marrëveshjet parazgjedhore nga partia më madhe e opozitës apo nëse është naivitet dhe fiksim se do të mund ti bëjnë ballë mbrojtjes së votës së elektoratit të tyre të vetëm, kjo mbetet të shihet.
Një gjë është e sigurt, një gabim sot do kushtoj edhe një mandat tjetër rrënues për vendin po se po, por edhe për avenirin e tyre politik dhe një degradim të Shqipërisë drejt një republike tipike kaukaziane.
Aq sa Partia Socialiste do duhet të tregojë zemërgjerësi dhe bamirësi për lëshimin e një numri të caktuar dhe të negociuar, por gjithsesi realist zonash të lira për aleatët, gatishmëri që duket se ekziston në parim në selinë roze, aq edhe partitë e reja sidomos ato të pa provuarat në zgjedhje, por edhe të tjerat, do të duhet të shmangin makutërinë dhe orekset e tyre, nga të cilat nëse kalojnë një limit rrezikojnë të kthehen në të kundërtën.
Humbja e opozitës dhe frontit opozitar në zgjedhjet e radhës për shkaqe dhe cic-mice zonash dhe mandate deputetësh, do të ishte më e dëmshme në fund të fundit për forcat e reja politike, që ende nuk janë provuar sesa për partinë më të madhe, e cila kërkon thjesht përforcim dhe thellim të fitores hipotetike.
Hyrja në një koalicion të madh opozitar do të jetë edhe garancia më absolute dhe e vetmja e mbrojtjes së votës së atyre forcave që nuk do kenë përfaqësues aty ku më rëndom dhe fatkeqësisht vidhet vota. Vota e tyre është më e cenueshme nëse hyjnë në zgjedhje fillikat dhe më e maksimalizuar, nëse mbrohet nga i tërë koalicioni.
Këto forca të reja do të duhet të mësojnë nga përvoja e partive të tjera të mëhershme që kanë rezultuar të zhgënjyera ndaj partive që ato i cilësojnë të vjetra.
Pavarësisht nga cilësimet populiste, realiteti shqiptar është i atillë që PS dhe PD mbesin në mënyre të përsëritur dhe konstante partitë më të votuara në Shqipëri, ndryshe nga LSI që dikur pretendonte se do merrte 30 e ca deputetë, nën delirin e populizimit, pretendim që shumë shpejt doli në një shifër, ku mungonte zeroja, për atë forcë.
Edhe meraku i identifikimit të tyre ideologjik dhe politik me partinë më të madhe të opozitës është i sforcuar dhe I kapërcyeshëm, pasi elektorati i tyre do të votoj për ta edhe më shumë në numra nisur edhe nga garancia se vota e tyre do të ketë vlerë dhe efekt në dëshirën e madhe të këtij elektorati që në këtë rast përkthehet në dëshirën për rotacion politik dhe ndëshkim të këtij pushteti.
Asnjë nga delet e opozitës nuk duhet të ndahet, nëse nuk do që të gllabërohet nga ujku me antiplumb. Mosunifikimi i frontit opozitar dhe moskoordinimi i strategjive dhe taktikes konkrete elektorale sa nuk është shumë vonë, është lajmi më mirë për Berishën dhe frontin e tij të ngjizur nga interesa dhe përfitime të shijuara ekonomike pushteti, dhe një lajm shumë i keq për opozitën dhe faktorët e brendshëm të saj, që nëse do të humbasin, nuk do kenë kë të fajësojnë më tjetërkënd, përveç vetvetes dhe megalomaminë e saj vetëshkatërruese politike, nga e cila gjithmonë ka përfituar Berisha me partinë e dytë më të madhe në vend.
Ashtu êshte zoti Manaj nuk bêhet opozitê megalomane sikur Edi, i vetmi person qê mund ta largoje berishen nga pushteti êshte Nano. Edi duhet t’i hap krahun Nanos nese deshirojem largimin e berishes
Ne qofte se jam qe te fitoje PS-ja me Edi Ramen zgjedhjet, kete e them, jo se jam afeksionuar mbas Rames, por se shoh dicka qe ai mund te ndryshoje.
Por qe te therrasim perseri garden e vjeter qe erdhi dhe u instaluan ne krye te partive politike, nga PPSH dhe ish sigurimi, atehere me mire te mbajme kete hajdut, le te na vjedhe dhe ne do ta durojme.
Por smund te bejme eksperimente me te deleguarit e PPSH, iken njeri dhe vjen kolegu i tij ne partine meme perseri ne krye dhe keshtu njeri mbron tjeterin dhe ne rrime dhe hahemi se skemi cfare te bejme.
Kete rradhe duhet te largohemi njehere e mire nga zgjatimet e PPSH, duhet patjeter qe te fitojne ata qe japin shprese, se vetem nga ata ne mund te shpresojme, se do te cojne para drejtesise, hajdutet dhe vrasesit.
Ne te kunderten po se bene kete kerkese te ligjshme te popullit, asnjehere sdo te kene perkrahjen e popullit, por do te jene gjithmone nen presionin popullor.
Ne demokraci nuk shkohet me garden e zgjatur te PPSH dhe te ish sigurimit te shtetit diktatorial.
Iku koha e komunisteve, si shajme per kauzen qe mbrojten, por te rrine ne qetsi dhe te shohin si ndertohet shtet demokratik, jo si ky kaotik.
Mê mire pijaneci Nano se sa ant-shqiptari Rama nê tê kunderten Saliu duhet tê na shkerdhej edhe mê tej ne pro Grekerve
Ore Berisha largohu…Akoma me vjetersira ti. Ne perpiqemi te heqim banevreket e vjetra me emrin Sa-leh, ti kerkon te na futesh ne tave miun e haleve Nano.
Lesh pa zene dielli,o Berisha…..!!!
Nano eshte KALI I TRO…..POJES,o rryl!!!
NGELESH ‘GAZETAR I MADH’ I BATHORES.
——————————————–
Perjashtu 1 milion militante zgjedhes,’gazetare’ Fev-zinj e diplomate Arvizinj,gjitekush me tru ne koke e shikon qe ky vend po shperbehet.Fatkeqesija kryesore per te na shpetuar eshte se tek ne nuk ka me BURRA,Europa si gjithmon ‘putane’ e ndereshme e Amerika ka hallet e veta e ska me Willson.Nje gazetar qe pas 22 vjetesh qe ky vend po shperfyterohet ne politike,ekonomi,drejtesi sociale,shtet i se drejtes varferi mesjetare e aq me teper PA POPULL FLET PER ZGJEDHJE KOALICIONE E ILIR SKRAPARLLI PARTI ME 4 TAVO E SALI-PARTI TREGON FUNDIN E KETI VENDI.ZOTI JO VETEM MUNGON POR I KA BERE M.. KETI VENDI PA INTELEKTUALE.
Ky Beni trap trap po ca gjera i kap. E paska kuptuar qe piktori i ka hyp gomarit mbrapsht. Ah si ka per ta henger Edi. Spektakel do shihni. Do iki per lesh Ps-ja kur te humbasi prape Edi. Do i leshohen te gjithe si hiena piktorit.
Or ti ‘gazetari megaloman’,po pas 22 vjet qe ‘NERONET’ NANO,META BERISHA dogjen Shqiperine ti kujt i drejtohesh per ta rindertuar?Po ke qene jashte futu brenda po nuk i mer ilaçet eshte jo vetem keq per ty por per vendin.Nje vend pa politikane sali ilir fatos medi spahi FEVzinj kreshnik,tope e koqe shtetet mund te kullandrisen por pa GAZETARE KURRE.Ne po shperbehemi ti flet nga klubi i selanikut
Z.Manaj.Je totalisht gabim.Ti po na thua,se duhen bashkuar te gjithe kunder Berishes ngaqe votuesit e Berishes do votojne perseri per Kriminelin,pavarsisht se ka vrare,vjedhur vota,grabitur,kercenuar etj.Jo zoteri.Ndryshimi i vertete do te mund te ndodhi kur votuesit e Berishes te nderrojne qendrim.Te mos votojne per te.Nese vazhdojne te votojne Berishen edhe ne 2013-en,Shqiperia nuk ka c’na duhet me,keshtu is eshte.Duhet ndryshuar totalisht,duke marre parasysh situaten ne terren.Dhe situata ne terren eshte shume e qarte.Veriu i Shqiperise nuk ka ndermend te heqe dore nga vota per Berishen.Kjo u duk qartazi edhe ne vitin 1997-te.Une personalisht keshtu e kuptoj.Shqiperia eshte e ndare,shpresoj qe te mos jete e ndare ne menyre te pariparueshme.Une personalisht,nuk jam i gatshem te kuptoj nje votues te PD-se,nese rivoton Berishen perseri ne 23 Qershor te vitit 2013-te.E mqs nuk jam i gatshem ta kuptoj,nuk jam i gatshem as te banoj me te.Viti i ardhshem nuk do jete test per demokracine,por per Shqiperine.Nese votojne perseri per Berishen,Shqiperia per mendimin tim,nuk vlen me te quhet Republike normale.Percarja Kombetare do jete perfundimtare dhe shume veshtire e riparueshme.
Me ne fund Z.Manaj e kupton se ps humb zgjedhjet si resultat i gabimeve te saje.Por z. Manaj nuk thote nje tjeter arsye se ps nuk fiton se nuk eshte e besueshme se nuk eshte e deshrueshme prej shumices te popullit.
Se dyti z. Manaj nuk ka permendur argumentin falls te perdorur deri tani se do manipulohen zgjedhjet.Ky tregon se eshte e kuptueshme se ps nuk fiton as me zgjedhje te ndershme.Manaj indirekt ben nje paralajmerim se pergjegjsija e humbjes eshte vete taktikat e ps,
Se fundemi ky artikull nuk eshte thjesht ide e Manajt por nje kshille e specialisteve te majte qe tani po e shohin se ps ka mbeshtetje te vogel.
Sondazhet e komunisteve te Ditas e tjere jane porosi te cilat te mashtrojne por qe ne te vetete mund te kene pase resultate tjera nga ato te publikuarat.Mbledhja e Rames ne Golem i ngjante mbledhjeve qe bente Miladini me komunistet ne ferra ne vitin 1942
Bravo z.Mane qe e ke kuptue realitetin.M.Nano ka thene:Te bashkohen gjithe qelbesirat te rrezojne Berishen ndersa ju keni perdore gjuhe me te kulturuar.Bravo
Kola qenke dehur me coca cola.
DAKORT ME ADHAMUDHIN-Po qe se shqipetaret nuk i japin shumice ABSOLUTE RAMES ‘NERONET’ NANO,META,BERISHA pas shperberjes,shkaterrimit,perzerjes,varferimit,shitjes,humbjes se kufijve,humbjes se shtetit,shitjes se detit,blerjes se kapitaleve,eksportimit te pasurive e korrupsionit gjakpires LUIRI-MONIKA-XHOI ka ngelur te na perdhunojne femijet e vdekur nga urija.
ZOTI ESHE KRRIMINEL NDAJ FEMIJEVE TE URITUR SHQIPETARE KUR LE FEMIJET E NANO METES E BERISHES GJALLE.
Beno eshte e nevojshme te hash buke ne Shqiperi qe te kuptosh dinamiken e zhvillimeve politike ne kete vend. Ne analizen tende jep te kuptosh qe ne zgjedhjet e ardhshem FRD dhe AK eshte e nevojshme te perfshihen ne nje koalicion me PS-ne dhe partite e tjera te spektrit te majte. Ne rast se ndodh ky zhvillim atehere AK dhe FRD do te penalizoheshin mjaft rende ne betejen e tyre te pare elektorale. Si do qe te shkoje situata keto 2 parti do ti shmangen tundimit per koalicion me parti te majta pasi behet shkak te pesojne disfate historikisht te pariparueshme. Kjo eshte e kondicionuar nga particionet e elektoratit ku keto parti synojne te marrin vota.
Keshtu AK synon te marre vota majtas tek ato pjese qe kane humbur besimin tek PS-ja. Grupi i dyte ku AK synon te marre vota eshte ajo e etiketuar si “pjese gri”, ata te cilat jane te pavendosur se ne cilen krah do ta cojne voten. Grupi i trete jane ajo pjese e spektrit te djathte te cilat jane te pakenaqur nga koalicioni aktual qeverises.
Ndersa FRD mund te marre vota tek spektri djathte, tek ajo pjese e pakenaqur nga PD-ja dhe tek pjesa gri. Tek elektorati i majte kjo force politike nuk ka ndonje nivel akcesi pra dhe nuk shpreson qe ti vije ndonje vote.
Te dyja keto parti do te mundohen te marrin rolin e nje poli te trete te cilen aktualisht pretendohet nga LSI. Edhe ato faktore nderkombetare qe kane financuar keto 2 forca politike ketu e kane edhe objektivin. Nepermjet krijimit dhe fuqizimit te polit te trete te mundin te kapin vendimmarrjen politike per interesat e tyre gjeopolitike. Kane me shume se 10 vjet qe po perpiqen te krijojne nje pol te trete te fuqishem, por deri tani kane deshtuar. Kesaj rradhe ndoshta mund te kene sukses, pra qe kryeministri te percaktohet nga ky pol. Por duhet thene se largimi i PD-se nga qeverisja ka nje propabilitet mjaft te ulet. Kjo na rradhe te pare nga fakti se partia kryesore opozitare eshte totalisht e ç’organizuar dhe per pasoje lufta e saj politike eshte teper anemike. Me qendrimet e saj kjo parti ka injektuar pasivitet politik ne te gjithe partite e spektrit te majte.
Labit Vlore
Nuk dua te komentoje cfare thote z.Manaj por me beri pershtypje ajo qe thua ti:Nese njerezit votojne Berishen atehere Shqiperija nuk ka cme duhet.
Dikund ke thene se je student ne Itali.Por ne kete llogjike tenden nuk shof as minimumin e te qenurit student.Te kesh qene ndonje lopcar qe ke mbarue me vone shkollen e partise se keshtu ndodhete dhe quhej shkolle e larte baras me diplome universiteti po.Ti nuk mund te jetosh afer me nje qe voton Berishen.Kjo tregon se armiku i klases per ty eshte nje sindrome.Ti mund te jesh 27 vjev sic ke thene por me konceptin e atije labit partizan qe me 1945 kendonte ne Shkoder:Lueje Toske kemben Tja qime Geges Nenen.Koncepti shpesh nuk njeh moshe.
Po ta them se Berishen do e votojne prape biles me shume se perpara.Nese ty kjo Shqiperi nuk ka cte duhet vjen nga qe ti nuk ke kuptue se :Ti nuk i duhesh Shqiperise.Pra sa ma pak njerez si ti me mire eshte edhe Shqiperija edhe Kombi Yne
Po themi te njeten pikpamje.Une nuk jetoj dot ne nje vend,ku njerezit si ju,jane gati gjysma e popullsise.Nderkohe qe edhe ti po thua,qe nuk banon dot me njerez si une,qe kane konceptin(sipas teje) te mentalitetit te vitit 1944.Jam shume dakort.Nuk ka se si te jem kunder,nderkohe qe jam une i pari qe refuzoj te ndaj ide,bashkjetese dhe biseda me njerez si ju.Une personalisht e quaj te pandershme,nese kjo e vertete nuk thuhet hapur dhe pa komplekese.Personalisht mendoj,se me krahinizmin tuaj te semure,nuk mund te jetohet.Nese gjysma e nje vendi voton nje kriminel,mendoj se pjesa tjeter duhet te ndahet nga kjo pjese,dhe jo te prese pafundesisht qe mendimet,idete dhe qendrimet te zbuten dhe unifikohen.Percarja Kombetare eshte ne nivelin me te larte qe ka njohur ndonjhere Shqiperia.Nderkohe,qe pjesa jote,nuk ka ndermend te reflektoje.Atehere une them se duhet te i themi mirupafshim njeri-tjterit dhe gjithsekush te jetoje ne hapsiren e tij.Pershendetje.
Pikerisht se ne Shqiperi zgjedhjet dhe menyra se si funksionon shteti nuk i ngjajne jo vetem perendimit, por as vendeve te rajonit, eshte e pamundur qe te behen parashikime per fituesin e zgjedhjeve. E para eshte sepse ato nuk mund te behen kurre te lira dhe te drejta. Sigurisht ne kete rast partia ne pushtet e ka nje “bonus” 20% me shume ne manipulimin e fleteve te votimit. E dyta eshte se rolin e LSI-se te Ilir Metes si katalizator ne zgjedhjet e kaluara, me sa duket po kalon ne partine e AK-se te Spahiut ne keto zgjedhje. Karta e djegur Meta, qe ne zgjedhjet e kaluara ju dhuruan kater deputete nga Berisha per bashkepunim, ne situaten e sotme, Meta nuk mund te futet as vete ne parlament dhe kete Berisha e di fare mire. Spahiu me flamurin e nacionalizmit, hedh shashka tymuse majtas e djathtas, por e di dhe ai se i vetem jo vetem qe smund te jete partia e pare, por dhe shume larg partive te medha tradicionale. Megjithate Spahiu nuk pretendon per kater deputete si LSI, por per me teper, dhe ketu do te duket me shume dhe “bujaria” e Saliut ndaj partise se tij, duke kapercyer “urrejtjen” midis tyre. Kthimi drejt “pikpamjeve” nacionaliste te Saliut, biles ultra-nacionaliste, eshte faza e pare e nje bashkepunimi te mundshem PD- AK. Sigurisht qe Saliu nuk e leshon kaq lehte pushtetin dhe ideologjikisht Spahiu, packa sharrjeve per shtetasin Sali, eshte i afert me te dhe shume larg Edi Rames dhe kualicionit te majte. Vete lenia ne qetesi e AK-se nga sulmet e Saliut, jane sinjale per nje bashkepunim ne castet e fundit. Kjo eshte edhe frika qe ky pushtet diktatorial, me metodat me koruptive ne emer te “ligjshmerise”, do te perpiqet te mbijetoj edhe mbas zgjedhjeve te 2013. Ne kete rast nuk eshte faj i Edi Rames pse dikush nuk bashkepunon ne nje kualicion me te, sepse ai ka pranuar cdo bashkepunim me te gjithe ata qe duan largimin e Saliut nga pushteti.
Ekuacionet politike te allbanise.
PS + PD =PKSH
ruci + saliu = dai jenveri = katovice(ramka).
O Z BEN.Te gjith keta LYRASH qe kerkojn nano meta e berisha nuk jan gje veç PJELLA te NDYRA te sali qenit.Jan punonjes te administrates se sales jan vrases si sala hajdut si sala cinik si sala dhe QENER si sala.Jane keta qe gjith lexonjesit e regullt te TEMA i nohin.Jane vegla te futura nga ky mut regjim qe po i vjen fundi.PS(plus aleatet e saj)AKZ dhe FRD e fluturojn salin me gjith kermen pd matan viçidolit.Kjo eshte e qart si drita e djellit dhe ora e vrasesit dhe hajduterve po mbaron.Nuk e ndalon dot qeni valen e madhe te zemerimit te popullit ndaj ketyre felliqesirave.
Labet Vlore
Une nuk kam thene se nuk mund te jetoje afer teje. Lexoje mire komentin
se dyti ti dhe askush nuk mund tja imponoje vullnetin popullit.
Po ste pelqeu ky popull dhe ky vend shko ti me gjithe soje e sorrollopin tend e gjeje nje popull tjeter dhe vend tjeter.
Kokat e nxehta si ti nuk kane bythe per asgje vecse te vjedhin vrer mbas
laptopit.
Edhe nje here sa me pak njerez si ti Shqiperija eshte me e shendoshe
@Kol Tivari.Edhe njehere po te sqaroj konceptin.Jugu i Shqiperise voton kunder Saliut.Veriu i Shqiperise voton pro-Saliut.Ose me sakte.Ne te gjithe qarqet e Jugut te Shqiperise,Saliu del humbes.Nderkohe ne te gjitha qarqet e Veriut te Shqiperise del gitues.Ky kontrast tregon se.Ose e kemi gabim ne qe nuk e votojme,ose e keni mire ju qe e votoni??Ne mendojme,se e keni gabim ju.Nderkohe qe ju mendoni se bejme gabim ne qe nuk e votojme,por votojme komunistet,tradhtare te PS-se.Nqs nuk biem dakort,nuk gjej arsye bashkejetese.Kaq.Shume thjeshte dhe qarte.
prit i dashur tomor se nuk ka mbarura turnin raimondi, se sa te futete edhe ai online bashke me ben chikagon, do plotesohet disi mozaiku i fyersave dhe sharesve.
Kole Tivari dhe Labi i Vlores,une ju kuptoj te dyve,dhe te dy ju dua
se tek ju rjedh ai gjak qe me rrjedh dhe mua ne damare,nuk ka shume
rendesi nga jeni kush nga veriu dhe kush nga jugu,ngatresa tek ju
eshte pak coroditja,por jo zemra tuaj,qe nuk e pranon shtipjen,ketu
fillon e mbara e dy te mencureve…… Lexoni qe te dy….
Kur e pyeti Xha Islami pederastin e gjirokastres Enver? Mire mo Enver
po ci ke bene ketij populli qe te do kaqe shume???? Xha Islam degjo
Dy i kam bene te rrihen ,dy te zyhen ,dy te qihen ,dy te marin malet
te aratisen ,dy i kam futur ne burg,dy te vjellin,dy te genjejne ,dy
te shkruajne pallavra,dhe une fry bithen gjirokastrice me keta qe miren
me njeri tjetrin,pershendetjet e mija.
Kete radhe autori eshte treguar disi me realist dhe me bindes ne analizen e tij.
POR, ai si gjithmone ai i shmanget kritikes direkte ndaj liderit te opozites i cili me ster-megallomanine e tij dhe paaftesine per aleanca qofte edhe fluide, me siguri do ta lere ne opozite te majten Shqiptare ne zgjedhjet e ardheshme.
Dhe dicka te fundit; autori e me te drejte, e permend faktorin “Interes” si motiv stimulues e percaktues ne aksionet e tyre te aspektit politiko-social te individeve apo grupimeve polite, por ai “harron” te thote qe ky motive eshte percaktues per lidershipin e majte gjithashtu, perfshire ketu edhe vehten e tij.
Jam dakort me ju Z.Lili Fendro.
Jemi nje gjak, nje gjuhe, pak a shum nje zakon, pra jemi shum pak per tu ndare dhe e dyta edhe Enveri i Gjirokastres mir i ka thene Xha Islamit….
“Perça e sundo” stil i vjeter ..
Mendoj edhe une se koalicioni i gjere qe deshirojne te majtet ka veshtiresi te arrihet sepse partite opozitare jane te etur per te ardhur ne pushtet dhe ne etje e siper nuk mund te mendojne qete e kjarte se ne pushtet mund te vijne vetem sebashku. Por, zgjedjet e deritanishme ne kete vend kane treguar se njerezit ne shumicen e tyre ose jane te kenaqur me gjendjen ekonomike dhe nivelin e demokracise ne Shqiperi ose jane te bindur ne paaftesine e tyre per te ndryshuar ndonje gje per mire ne kete vend prandaj dhe ne perseri do te kemi ata qe meritojme ne qeverine e ardhshme. Gjasat jane qe kjo qeveri te vazhdoje te mbetet dhe qe ne kete vend punet te ecin me po ate ritem qe kane ecur dhe po aq mire apo quheni dhe keq sic kane ecur deri tani. Ndryshimet e medha mund te vijne vetem nqs njerezit ne shumicven e tyre dermuese te jene te bindur se gjerat mund te ndryshojne dhe mbi te gjitha ata duhet te jene te interesuar per te ndryshuar situaten. Deri tani nuk duket se eshte keshtu. Njerezit te ne jane te kenaqur me keto qe kane. Duket sikur thone “na lini rehat”.