Mund të tingëllojë e pabesueshme, por është e vërtetë: edhe Hashim Thaçi ka qenë viktimë – viktimë thashethemesh. I kanë thënë “vjedhës farmerkash në Zvicër” – ndonëse deri në ditën e sotme nuk ekziston asnjë fakt për këto pallavra, të cilat me vite janë plasuar në opinion nga oponentët e tij politikë. E kanë fyer Thaçin me nënton racist duke e quajtur “drenicak” – thua se ky na qenkësh mallkim. I dehur nga shkëlqimi i rrejshëm i pushtetit Hashim Thaçi, për fatin tonë të keq dhe mjerimin e tij, së fundi është shndërruar prej viktimës në racist. Një politikan gjysmë serioz dhe çerek i mençur do të kishte qindra argumente për të kritikuar Albin Kurtin, por Thaçi tani zgjodhi udhën më të shkurtër. Udha më e shkurtër është racizmi! Thaçi tha se Kurti para se të flasë për shqiptarizëm e patriotizëm në Kosovë le ta shpalosë flamurin kombëtar në Vlladimir.
Duke përdorur toponimin sllav për fshatin Katërkollë në Mal të Zi, Thaçi synoi t’ia fuste një shkelm Albin Kurtit, duke e degraduar si ardhacak në Kosovë, ndonëse ai është fund e krye shqiptar kosovar. Pikësëpari një deklaratë e tillë nga një kryeministër i vendit është budallallëk, racizëm dhe shenjë e errësimit mendor. As Hashim Thaçi dhe as asistentët e tij Adem Dema(çi) dhe Rexhep Qosja nuk kanë asnjë të drejtë morale t’i japin leksione patriotike Albin Kurtit. Kjo kohë ka mbaruar – dhe, së dyti, Kurti i ka dhënë provat për patriotizëm në fund të viteve ‘90. Nëse Thaçi i bën thirrje Kurtit të luajë me flamur “në Vlladimir”, atëherë duhet ta çojë me zor Rexhep Qosjen të shëtisë me flamur kombëtar shqiptar nëpër shkurre, dushkaja, korije e zabele në Vuthaj. Ose le ta çojë Nuri Bexhetin në Tetovë me flamur.
“Shef, mirë o puna”
Në mungesë totale të vetëdijes se çfarë do të thotë të jesh kryeministër i një vendi, Hashim Thaçi luan rolin e ngucakeqit, i cili zbret në shehër dhe ua hedh këmbën njerëzve, pastaj gëzohet që dikush u rrëzua, duke mos e kuptuar se kjo nuk është shenjë fisnikërie e burrërie, por marrëzie.
Qysh dhe pse mund të degradojë një politikan kështu, siç ka degraduar Thaçi? Ndoshta dikush duhet ta shkund këtë njeri e t’i thotë se nuk je i përjetshëm, por i barabartë me çdo qytetar tjetër të këtij vendi dhe ke një mandat (sado të diskutueshëm) për t’i përfaqësuar të gjithë qytetarët. Është momenti i fundit që Thaçi ta kuptojë këtë. Nuk ka më kohë. Ai tashmë është bërë sinonim i marrëzisë, i krimit, i së keqes në Kosovë – me apo pa dëshirën e tij? Këtë e di vetëm ai. – Gjithnjë e më shumë edhe jashtë vendit Thaçi po bëhet sinonim i një entiteti të ri në Evropë: të Kosovës së kriminalizuar, të korruptuar dhe të degraduar në shkallë që e bashkërendit atë me Kolumbinë (evropiane). Nëse ende ka kohë, atëherë momenti është ky: ose Thaçi ka forcë të shkëputet nga cubat ose do të hyjë në histori si kreu i tyre! Sërish pyetja: qysh dhe pse mund të degradojë një politikan kështu, siç ka degraduar Thaçi? Ndoshta sepse është ose dëshiron të jetë përherë i keqinformuar, sepse nuk ka aftësi të vërejë se është i rrethuar me lajkatarë e shpifës monstruozë, sepse ka qejf të dëgjojë lajme të ëmbla, por të rrejshme dhe jo të vërteta të hidhura pelin. Duket se atij i pëlqen kur këshilltarë rrenacakë dhe ministra të dyshuar si grabitës të pasurisë publike i thonë: “Shef, mirë o puna!”, “shef, fola me ambasadorin e filan vendit, shumë po të lavdërojnë”, “shef, ata janë të kënaqur si po e menaxhon skandalin e fundit”, “shef, ti je më i madhi”, “shef, a po don me u ba ‘doktor honoris causa’ në Gjenevë? Ta rregullojmë ne”, “shef, brilant ke qenë”.
Këtu Thaçi ka një mangësi, mes shumë të tjerave: nuk di asnjë gjuhë të huaj si duhet dhe pranon të dëgjojë lëvdata të gënjeshtërta dhe t’ia krijojë vetes Kullën e Fildishtë, ku gjithçka është në rregull. Për ta ruajtur perandorinë e tij të rrejshme ai i ndërsen rrugëve zagarët e tij pseudopublicistikë: “Hajt, dilni pak në shehër e lehni, që të zhvendoset vëmendja nga aferat”.
Thaçi duket se nuk po e kupton se kritikët e tij të shumtë mund t’i ndalë ndoshta me forcë, por jo me vrasës virtualë. Një ndër mësimet më të mira që ai i ka marrë (ose ka mundur t’i marrë) pas luftës së vitit 1998/99 është se dhuna, kërcënimet e shpifjet kundër kritikëve nuk janë mjete të përshtatshme për garë politike. E godet një kritik, por dalin një mijë që e mbajnë flamurin e së vërtetës. Andaj, Thaçi duhet të zbresë në tokë, të bëhet racional. Njerëz të shqetësuar në Prishtinë, të cilët janë simpatizantë të PDK-së, thonë se Thaçi duhet të mësojë leksionin e njohur të politikës: “Zullumi këputet prej s’trashi”. Është momenti i fundit që Thaçi ta vërejë se është duke e humbur shansin për të mbetur në kujtesën e këtij populli si shqiptari më me fat në historinë e Kosovës: lexues i atyre pak rreshtave që e shpallën Kosovën shtet! A nuk është për keqardhje, për pikëllim e trishtim për fatin e këtij vendi që vetëm pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë, emri i Thaçit ndërlidhet me shumicën e të zezave që ndodhin në këtë vend, bile zhytja është aq thellë në korrupsion e krim, saqë nuk do të ishte aspak gabim që Republika e Kosovës (RK) ta ndërrojë emrin në Republika e Korruptuar dhe e Kriminalizuar e Kosovës (RKKK)?
“Memento moriendum esse”
Nuk i duhen, bile kurrë nuk i janë dashur as Hashim Thaçit dhe asnjë kryeministri këshilltarë e lakenj, shërbëtorë dhe puthadorë, të cilët – për shembull – vendosin pllaka me mesazhe qesharake në portën e Akademisë së Shkencave dhe të cilët ia ledhatojnë egon me tituj qesharakë nderi. Lakenjtë e tillë nuk kanë asnjë interes ta këshillojnë dhe bëjnë më racional Thaçin; ata e ndërsejnë kundër njerëzve që, duke e kritikuar Thaçin, duan ta shpëtojnë këtë vend nga degradimi i mëtejmë. Në mesjetë murgjit në latinisht thoshin: “Memento moriendum esse” – “Mbaje mend, edhe ti ke për të vdekur”. Si të gjithë ne! Andaj sidomos për Thaçin sot vlen apeli: është më mirë për shtëpi e katandi, për vatër e nahije të lini pas një emër, mbi të cilin gjeneratat e ardhshme nuk do të pështyjnë.
Andaj, sot, ju, vetë ju dhe i vetmi, Hashim Thaçi, për të mirën e këtij vendi duhet ta gjeni forcën, atë forcën e madhe që çdo njeri duhet ta ketë në momentin e së vërtetës: shporrni e flakini të gjithë lajkatarët, të cilët sot ju vardisen si servilë, qofshin ata edhe vëllezërit tuaj, ganithaça e hasanhysena, sabitgeca e qerimkriminela, ademgrabovca e samilushataka, opingaxhinj dhe pinjollë udbashësh, kamisha dhe kapadai, hajdutë dhe “drumski razbojnici” – ikni prej tyre ose shkoni me ta drejt skëterrës. Dy rrugë i ka çdo njeri. Edhe ju, Hashim Thaçi! Kujtojeni pak veten si njeri i pashpresë në një ndërtesë depresive në Dietikon të Zvicrës (si mijëra e mijëra të rinj shqiptarë). Dhe kujtojeni shansin e daljes në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe jehonën e fjalëve: “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran…”. Ky shans nuk ka qenë meritë (vetëm) juaja, ndonëse gjithnjë e më shumë po silleni si pronar i vendit dhe i pavarësisë.
Mos e dhunoni lirinë, gëzojuni shansit të papërsëritshëm që lirinë ta jetojnë të gjithë qytetarët e këtij vendi. Diktaturën e ndërtoni kryesisht vetë, për të bërë këtë juve ju duhen nja 40 hajdutë e rreth 40 të marrë, ndërsa për të ndërtuar demokracinë ju duhet secili, edhe ai lypësi që piskat në sheshin “Nënë Tereza” për bukë, edhe ai fëmija simpatik me faqe të skuqura që shet cigare në orën 23:00. Ju duhen edhe kritikët tuaj më të ashpër, me të cilët nuk mund të mateni për dashamirësi ndaj këtij vendi. Juve mund t’ju jetë mbushur mendja se jeni hero i popullit, por i cilit popull? Andaj, zbritni nga kali i apokalipsit! Mos u ndieni i lumtur, kur qytetarët e vendit tuaj frikësohen të flasin, kur intelektualët nuk kanë guxim intelektual, kur tuten se do të humbin vendet e punës nëse thonë mendimin e tyre të lirë e kritik, kur qortuesit tuaj sa herë që kthehen në shtëpi duhet të ruajnë shpinën nga ndonjë goditje e pabesë e burracakëve të regjimit që po ndërtoni me të marrët tuaj. Secili sistem, Hashim Thaçi, secili sistem prodhon përbindësha – edhe sistemi juaj ka prodhuar me vagonë të tillë, është në duart tuaja të vallëzoni me ta ose të shkëputeni prej tyre. Këta përbindësha dinë t’u thonë njerëzve me nënton kërcënues: “Mirë që i kishe regjistru fëmijët në filan shkollën”. Kështu ata, tërthorazi, sinjalizojnë se janë të gatshëm të shkelin në pikën më të ndjeshme të njeriut, në familje. Është për të shpresuar se si kryeministër i këtij vendi ju nuk jeni krenar që militantët tuaj (mbase të vetëshpallur) merren me këtë sport të egër.
Heshtja si mënyrë sundimi
Ju kanë gënjyer këshilltarët e lajkatarët se Bashkimi Evropian do t’i heqë vizat për qytetarët e izoluar të Kosovës deri në fund të këtij viti. Sot ju qëndroni këtu dhe ndoshta duhet të bëni grimasa të bukura për të mbuluar rrenën e keqe.
Para syve tuaj ka shpërthyer skandali i radhës në Ministrinë e Brendshme (1,4 milionë të plaçkitura, Natali Velija, Bajram Rexhepi dhe hajdutët përreth) dhe ju heshtni e bëni sehir.
Ju dilni e dënoni dhunën e disa tipave të papërgjegjshëm, të cilët penguan promovimin e një reviste në Prishtinë (dhe bëni mirë që dënoni çdo lloj dhune), por a tingëlloni i bindshëm kur vetë bëheni racist, duke i thënë një politikani të opozitës “shko në Vlladimir” ose “i ke dalë babës prej dore”. E kujt i keni dalë ju prej dore, kryeministër? Ju kinse angazhoheni për liri të shprehjes, por janë vartësit tuaj ata që shkelin çdo liri shprehjeje, duke u shndërruar në vrasës virtualë.
Ju kanë gënjyer këshilltarët dhe lajkatarët vendorë edhe të huaj (me të cilët s’keni mundësi të komunikoni drejtpërdrejt), kur ju kanë thënë se po u futët në bisedime me Serbinë Bashkimi Evropian do të tregojë mirëkuptim dhe do të ndihmojë integrimin e Kosovës në BE. Sot ju duhet të luftoni për të gjetur fjalë, me të cilat kamufloni mashtrimet e lajkatarëve tuaj. Sot ju duhet të komentoni platformën e Serbisë në vend që Serbia të ballafaqohej me platformën e Kosovës. Sot eksponentë të regjimit tuaj shpresojnë se BE-ja do të refuzojë platformën serbe, por ku bazohet kjo shpresë?
Sot, derisa prej Kaçanikut flisni për Shkupin si kryeqytet të Vilajetit të Kosovës, në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë presin dhe ngrihen në kolonë mijëra e mijëra shqiptarë të diasporës për shkak të bllokadave serbe.
Ju kanë gënjyer ata ministra e milicë publicistikë, kur ju kanë thënë se mjaftojnë disa shkarravina nëpër forume sociale për të ushqyer iluzionin se punët po ecin mirë.
Organizata ilegale për nuhatje e dasma të hidhura e të përgjakshme, e njohur gjerë e gjatë me shkurtesën SHIK, e cila thënë më së buti konsiderohet e afërt me grupin tuaj politik, me vulë gjykate këto ditë u definua si taraf kriminal, ju, ndërkaq, s’e shihni të arsyeshme as të përshëndesni këtë vendim gjykate, as të distancoheni nga veprimet e atyre që u dënuan. Apo këtë do ta bëjë anëtari super i thjeshtë i PDK-së, Kadri Veseli, i cili natyrisht ka qenë shef i shoqatës humanitare “Nënë Tereza” dhe i ngarkuar për bartjen e thasëve me ndihma humanitare nga kabineti i kryeministrit të dikurshëm serb, Vojislav Koshtunica dhe ish-presidentit Boris Tadiq?
“Shkëlqesia e Tij…”?
Ju, kryeministër Hashim Thaçi, kurrë nuk mund t’i ikni përgjegjësisë, as t’i lani duart në pafajësi nëse s’jeni i gatshëm të përqafoni disa vlera elementare njerëzore. Sepse, siç po shihet dhe për fat të keq, nijetin e keni bërë për mbrapshti, jo për mbarësi. Juve ju pëlqen kur në ndërtesën e Akademisë së Shkencave vendoset një pllakë me një mesazh qesharak në emrin tuaj (“Tempujt e dijes dhe të shkencës janë rreze drite për kombin dhe njerëzimin”), siç i ka pëlqyer shokut Tito kur shpallej doktor nderi e akademik anekënd Jugosllavisë. Juve, Hashim Thaçi, ju pëlqen kur në sallën e mbledhjeve të qeverisë para kolltukut tuaj vendoset pllaka me shënimin: “Shkëlqesia e Tij…” – por, për fat të keq, as ju, as ata që e kanë vendosur atë pllakë nuk janë të vetëdijshëm se po vazhduat të sundoni kështu do të mbeteni në kujtesën e këtij vendi si “Errësira e Tij…”. Po të ishit ai Hashim Thaçi i pashpresë nga strehët e azilit në Dietikon, po të ndanit fatin me bashkëkombësit tuaj të atëhershëm dhe të tanishëm, ju, në këtë çast, nëse gjeni kohë ta lexoni këtë shkrim, do ta hidhnit nga dritarja atë pllakë me budallallëqe dhe shkëlqimin tuaj do ta kërkonit duke u shkëputur nga të dyshuarit për krim, nga ministrat e përzier në afera korrupsioni, nga lakenjtë e egërsuar, mercenarët e Kremlinit, vrasësit virtualë dhe idiotët e dobishëm e funksionalë për momentin. Ata sot ju duartrokasin juve, nesër do të vjellin vrer mbi ju, e njëkohësisht do të brohorasin për idhullin e ri e të rrejshëm – derisa ju si prind e familjar do ta keni zor të dilni në qytet për të pirë kafe, sepse nuk do të mund ta duroni e përballoni përbuzjen e qytetarëve. Ju prej vitesh jeni dëshmitar i elozheve neveritëse nga rrethi juaj. Athua vërtet keni filluar edhe t’u besoni këtyre elozheve?
“Të gjithë do të vdesim e do të bëhemi hi, emri i Hashim Thaçit do të rrojë përherë”. Nuk e ka thënë këtë shoku Enver Hoxha, por Enver Hoxhaj në Kuvendin e PDK-së në vitin 2010. Njerëzit që dinë të mendojnë janë duke qeshur me këto fjalë që nga viti 2010. Askush, as Leka i Madh, as Hanibali, as Cezari, as Skënderbeu, askush nuk ishte i pavdekshëm.
Marrëzia vazhdon. Më 10 dhjetor të këtij viti, tamam dy vjet pasi Partia Demokratike e Kosovës, pra partia juaj, vodhi shumë vota dhe grabiti pushtetin, i njëjti, pra Enver Hoxhaj, në Kuvendin e Degës së PDK-së në Suharekë, tha: “Më lejoni që në këtë takim ta përmendi emrin e dikujt që është lider dhe i shenjtë për PDK-në dhe ky është Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Thaçi”. A po jetojmë në demokraci apo në kohën e shokut Enver Hoxha, ku lajkat, duartrokitjet dhe brohoritjet mbulonin krimet e dëshpërimet? A jetojmë ne në një “republikë religjioze”, në një “xhamahiri moderne”, në një “republikë hyjnish”, ku pushtetarët marrin tituj fetarë, për shembull Shenjtori Hashim Thaçi? Aq sa vlejnë për juve këto pyetje, vlejnë edhe për njohësin e thellë të historisë së servilizmit, Enver Hoxhajn?
Kapitulli i ardhshëm i marrëzisë. Të mërkurën, më 19 dhjetor 2012, në Kuvendin e Degës së PDK-së në Skenderaj, kryetar, sipas njoftimeve të medieve, qenkësh zgjedhur Sami Lushtaku! Para se të votohej, nënkryetari i Degës pyeti delegatët nëse kishte ndonjë kandidat tjetër, por në sallë s’bëri zë askush, pastaj nënkryetari kërkoi që “me ngritje dore ta konfirmoni zgjedhjen e kryetarit të Degës, Sami Lushtakut”. Dhe të gjithë delegatët nxituan t’i çojnë duart lart, disa madje ngritën të dy duart! Para aktit madhështor të zgjedhjes së Lushtakut shef Dege për këtë figurë gjigante të kombit tonë të dashur foli disa fjalë miradije profesor, doktor Enver Hoxhaj. Natyrisht, me këtë rast, Hoxhaj s’harroi të recitojë ca elozhe edhe për juve, “për shefin”, duke ju përshkruar si lider të përmasave botërore. A fliste për juve? Apo për Kim Jong-il-in e ndjerë, për Hugo Chavezin, Mao Cetungun, Robert Mugaben, Fidel Castron? Duke i dhënë hov servilizmit ministri juaj i jashtëm për punët e lagjeve të Skenderajt ju rendit juve, sigurisht pa dashje, në galerinë e këtyre politikanëve që në Perëndim përbuzen.
Kooperativisti i verbër
A ka mjerim më të madh se një profesor universiteti, një historian, një personalitet publik që me vite është reklamuar kafehaneve të shehrit të Prishtinës se angazhohet për vlera evropiane, shoqëri civile e demokraci të flasë me gjuhën e një kooperativisti të verbër komunist? Si është e mundshme që ministri i jashtëm i një vendi, i cili aspiron të bëhet pjesë e kombeve të lira e të përparuara, me dyer të hapura në Bruksel e New York, t’i mëshojë publikisht shuplakë vendit të vet duke i thurur lëvdata një cubi si kryetari i ri i Degës së PDK-së në Skenderaj, të cilin ju, Hashim Thaçi, kërkoni t’ua sjellin në zyrë për “t’ua çelë sytë” (sipas përgjimeve të urdhëruara nga prokurorët e Misionit të BE-së, EULEX)? E pafalshme që ju, dikur student (kohëshkurtër) i profesorit të njohur Carsten Goehrke në Zürich të varrosni disa parime morale, etike dhe ligjore vetëm me qëllim që të mbani pushtetin, madje edhe me mjete jodemokratike. Në vitet e para të pasluftës disa gazeta në Zürich (detajet i dini edhe ju mirë) ushqenin iluzionin se juve jua ka hapur sytë Zvicra dhe ky vend, pra Kosova, do t’ua shohë hairin. Në vitin 2012 ju kërkoni që sytë t’jua hapë “akademik” Sami Lushtaku.
Tani ky milet me padurim pret ditën kur do të shpallet Dita e Shën Hashimit. Kështu, me këtë mentalitet, ky vend nuk integrohet as në Evropë, as në Turqi, por në humnerë! Atje thellë mbetet që lakenjtë tuaj të caktojnë ditën e Shën Hashimit! Ose të Hazreti Hashimit! Tani po presim ditën kur duhet të festojmë me urdhër qeveritar! Do të jetë festë e neveritshme dhe për këtë do të gëzohen ata që sot i keni përreth dhe jo ata që sot ju kritikojnë dhe prej vitesh përpiqen t’ju tregojnë se në ç’rrugë pa krye jeni futur. Do t’ju duartrokasin edhe disa gazetarë, të cilët shpresojnë se kështu mund të grabisin ndonjë kockë pushteti. Ju, ndërkaq, nuk mund ta fitoni besimin e shoqërisë duke sunduar me tinëzi, por me zemër të hapur dhe me mirëbesim. Mirëbesimin duhet ta meritoni. Nuk mund të sundoni me shpresën se në një vend të varfër mund t’i blini të gjithë, madje edhe të vërtetën. Një ditë arka juaj nuk do të ketë më para. As privilegje. Askush që ia do të mirën këtij vendi, nuk do të dëshironte që në këtë arkë të mbesin aq para sa ju të blini një biletë avioni për në Vjenë ose Stamboll. Sidoqoftë, nuk do t’i shpëtoni fatit për të qenë figurë historike, pa marrë parasysh cilën rrugë do ta zgjidhni tani e tutje.
i L�au0�O��P të votohej, nënkryetari i Degës pyeti delegatët nëse kishte ndonjë kandidat tjetër, por në sallë s’bëri zë askush, pastaj nënkryetari kërkoi që “me ngritje dore ta konfirmoni zgjedhjen e kryetarit të Degës, Sami Lushtakut”. Dhe të gjithë delegatët nxituan t’i çojnë duart lart, disa madje ngritën të dy duart! Para aktit madhështor të zgjedhjes së Lushtakut shef Dege për këtë figurë gjigante të kombit tonë të dashur foli disa fjalë miradije profesor, doktor Enver Hoxhaj. Natyrisht, me këtë rast, Hoxhaj s’harroi të recitojë ca elozhe edhe për juve, “për shefin”, duke ju përshkruar si lider të përmasave botërore. A fliste për juve? Apo për Kim Jong-il-in e ndjerë, për Hugo Chavezin, Mao Cetungun, Robert Mugaben, Fidel Castron? Duke i dhënë hov servilizmit ministri juaj i jashtëm për punët e lagjeve të Skenderajt ju rendit juve, sigurisht pa dashje, në galerinë e këtyre politikanëve që në Perëndim përbuzen.
Kooperativisti i verbër
A ka mjerim më të madh se një profesor universiteti, një historian, një personalitet publik që me vite është reklamuar kafehaneve të shehrit të Prishtinës se angazhohet për vlera evropiane, shoqëri civile e demokraci të flasë me gjuhën e një kooperativisti të verbër komunist? Si është e mundshme që ministri i jashtëm i një vendi, i cili aspiron të bëhet pjesë e kombeve të lira e të përparuara, me dyer të hapura në Bruksel e New York, t’i mëshojë publikisht shuplakë vendit të vet duke i thurur lëvdata një cubi si kryetari i ri i Degës së PDK-së në Skenderaj, të cilin ju, Hashim Thaçi, kërkoni t’ua sjellin në zyrë për “t’ua çelë sytë” (sipas përgjimeve të urdhëruara nga prokurorët e Misionit të BE-së, EULEX)? E pafalshme që ju, dikur student (kohëshkurtër) i profesorit të njohur Carsten Goehrke në Zürich të varrosni disa parime morale, etike dhe ligjore vetëm me qëllim që të mbani pushtetin, madje edhe me mjete jodemokratike. Në vitet e para të pasluftës disa gazeta në Zürich (detajet i dini edhe ju mirë) ushqenin iluzionin se juve jua ka hapur sytë Zvicra dhe ky vend, pra Kosova, do t’ua shohë hairin. Në vitin 2012 ju kërkoni që sytë t’jua hapë “akademik” Sami Lushtaku.
Tani ky milet me padurim pret ditën kur do të shpallet Dita e Shën Hashimit. Kështu, me këtë mentalitet, ky vend nuk integrohet as në Evropë, as në Turqi, por në humnerë! Atje thellë mbetet që lakenjtë tuaj të caktojnë ditën e Shën Hashimit! Ose të Hazreti Hashimit! Tani po presim ditën kur duhet të festojmë me urdhër qeveritar! Do të jetë festë e neveritshme dhe për këtë do të gëzohen ata që sot i keni përreth dhe jo ata që sot ju kritikojnë dhe prej vitesh përpiqen t’ju tregojnë se në ç’rrugë pa krye jeni futur. Do t’ju duartrokasin edhe disa gazetarë, të cilët shpresojnë se kështu mund të grabisin ndonjë kockë pushteti. Ju, ndërkaq, nuk mund ta fitoni besimin e shoqërisë duke sunduar me tinëzi, por me zemër të hapur dhe me mirëbesim. Mirëbesimin duhet ta meritoni. Nuk mund të sundoni me shpresën se në një vend të varfër mund t’i blini të gjithë, madje edhe të vërtetën. Një ditë arka juaj nuk do të ketë më para. As privilegje. Askush që ia do të mirën këtij vendi, nuk do të dëshironte që në këtë arkë të mbesin aq para sa ju të blini një biletë avioni për në Vjenë ose Stamboll. Sidoqoftë, nuk do t’i shpëtoni fatit për të qenë figurë historike, pa marrë parasysh cilën rrugë do ta zgjidhni tani e tutje.
O zotëri Robelli
E keni thënë shumë mirë. Problemi është se s’keni kujt t’ia thoni. Ne të gjithë, po edhe ju, e dimë se Thaçi dhe laknjtë e tij në pushtet kanë ardhur me dhunë fizike dhe psiqike. Do të ishte mrekulli sikur ne të vetëdisohemi e ti sporrim me votën e lirë. Qështje gati e pamundur. Ngushllime ju dhe ne!!!
Shume toke pjellore per farera te keqia kjo toka e Shqipeve o Z. Robelli!
Thaçi andej Komandant Berisha me kete ane te “kufirit” shqiptaro-shqiptar.
“Lum” kombi yne
Ty të lumt!
Veni re se si ministrat, shefat, nënshefat, kryetarët e bashkive të pdk janë bukurosha dhe shërbëtorë të bindun të hashim thaçit. Brenda ktyne funksionarve shtetarë qarkullojnë 3 miliard euro e pistë çdo vit sipas agjensive të sakta botnore për Kosovën. E kto trafiqe njerzish, droge, korrupsionesh,….i drejton vetë shoku hashim thaçi.
Enver Robelli eshte sherbetor i veton surrovit dhe bandes udbasho komuniste,o Enver qe na shet mend nga alpet zvicrrane nje gje duhet ta kuptoni ju trashigimtaret biologjik e ideologjik te bandes udbasho komuniste sa tu kete juve Thaci si kundershtar mire i ka punet,kunder bandes udbasho komuniste nuk luftohet vetem mjete demokratike dhuhet me i perdor edhe mjetet e bandes udbashe.
Pse Robelli kurre nuk shkruan per uzurpimin e hapesires mediale nga banda e surroive dhe saraqinve,pse nuk shkruan per fenomenin e familjes surrovi?nje here ishin jugosllav,pastaj vetoni u be shqiptar e djali i axhes turk i Prizrenit.
Pse nuk shkruan per te ashtuquajturat OJQ ku jan te punesuar rreth 9000 veta e shefa te ketyre OJQ jan trashigimtaret biologjik e ideologjik te bandes udbasho komuniste.
Pse nuk shkruan per keqperdorimin e frekuencave TV nacionale nga KTV dhe familja surrovi?si i mori banda frekuencat pa konkurs?
Ju nuk ofroni asnje argument per “keqqeverisjen”e qeverise Thaci,juve Thaci ju pengon per aresye tjera,1.per shkak te prejardhjes se tij nga fshati,per me teper nga Drenica 2.ju pengon se nuk jau jep vendin e “merituar” ju bolshevikeve.
Ju jeni nje propagandist,nje here kritikoni se qeveria ka kontroll te madhe ne ekonomi permes ndermarrjeve publike e kur qeveria vendos ti privatizoi PTK,KEK,AEROPORTIN,TREPCEN etj ju thoni Thaci po e shet KOSOVEN.HYP SE TE VRAVA ZBRIT SE TE VRAVA!!!
A ke ndonje IDE Robel apo si shumica i kanalistve ekspert per gjithcka e sherbtor te atij qe paguan me mire.
E kalura kurre nuke na dhe mesme sa duhet, apao nuk e dim sa duhet,pere te nesrmen.
Rrota historike pase 100 vitesh po sillet ne anen tone dhe kete rrotullim te historis nuke duhet lejuar te kaloi,se po iku treni pastaj behet vone.
Kure flasim pere te bemat e mira apo jo te mira te momentit, na duhen edhe mendimett alternativ pere te nesrmen e erdheshme, pra duhet me teper te komentojme, sygjerojme dhe te gjejeme zgjedhje psh:
Ta largojme hashimin me 40 hajdut,pore shtrohet pytja pere cilin Alibabe tjeter munde ta gjejme ne msein e dy milljon shqiptarve te Kosoves, apo mose i ngjajme atij thesit te mbyllur me naleta e nuk dijme cilin nga ai thes ta zgjedhim.Mose duhet te perdorim metoden e zgjedhjes se mbretit sipas PLUMBIT qe fluturon e kujt ti bie ne krahe ta zgjedhim sipas instiktit te plumbit.
Sulmi eshte nbrojtja me emire, te cilin e perdor Serbija duke u paraqitur si viktim perkunder gjtha te kqijave qe i beri dhe i bene Kosoves ne aspektin diplomatik,EKONOMIK,kulturo-historik ! ?
Cka duhet te ndermarrim ketu dhe si, zgjedhjet jane pore si ti jetsojme,mose te jeme c’doher viktime,viktim ne lufte e viktim pase lufte se edhe paselufta eshte lufte psh:
politike,diplomatike,EKONOMIKE dhe shkencore.
Akademija e shkencave te beje analiza te situares dhe te jape propozime. Profesoret e lemive te ndryshme ne univerzitetet e Kosoves pere secilen lemi te jape sygjerime ne aspektet ekonomike e shkencore te cilat na bejene me te pa varur nga ish pushtusi kolenial, pra ku jane pikat e dobta te armikut dhe ku duhet te luftohet jo te mbetet thember Akili.
Nuke e dijme prej psae lufte sa miljarde EURO kane ik nga Kosova dhe kane shkuar ne llogari te Serbis nga importimi thuajse pa TVSH,matrial te konsumit te gjere ndertimor etj.Pra serbis i mungon vetem sovraniteti mbi kosoven se perfitimet ekonomike nga kosova vetem sa jane rritur ne krahasim te paraluftes, plaqkat e luftes jane tjara, thuhet se edhe armatim gjte luftes kane blere prej serbve.
Ne kero pika eshte dashur te kemi dhe te kemi straregji te kundervenjes.Tregu botrore kurre nuke ka qene me i ngopur me prodhime te gjitha llojeve gati ne deflacion, e ne kemi vetem nje trege ne Serbi.Me te drejete thone serbet Kosoven se japim pere antarsim ne BE e as ne Rusi.
Globalizimi eshte pra alternative e tregut nese ne nuke dijme te bejeme projekte investuse ne prodhime vendore iporti ehste gjeja me ethjeshte ne ekonomi, pra mose te mvaremi edhe pere BUKE te armiku se kjo na ka kushtuar shtrenjt dhe nje kohe do te na kushtoj,po su kendellemi e ti leme projektet e zgjedhjeve e kundershtimet mes veti pere karriga e pozita, se armiku po punon me strategji politike e ekonomike.
BE e sidomos Gjermania eshte dhe duhet te jete vendi me i preferuar pere Investime prodhuse si ne industrin Ushqimore perpunuse dhe te metalev tjera industriale.
Duhet jete iniciatva e ministrive perkatse Oda ekonomike ajo qe duhet del me programe konkrete dhe te kontaktoj me instucionet perkatse te ktij shteti dhe te jape propozime konkrete psh: pere Trepcen,KEK,finalizimin eproduktev bujqsore dhe resureve te ndryshme natyrore qe ka Kosova.Gjermania done qe ne te bejeme programe konkrete me ELABORAT shume te sakt teknik dhe Ekonomik dhe besoj qe pasi gjermania na bene nje perkrahje politike nuke mungon ase perkrahja ekonomike pore programet ku cka dhe si ne duhet vete ti hedhim firmave Gjermane ne tavolin. Gjermania eshte nje det i pa fund i ekonomis Euripiane dhe botrore. Mardhenjete ngushta ekonomike edhe me shume forcojne mardhenjet politike dhe kure dihet fuqija politike e ekinomike qe ka ky shtet dhe pesha ne ndermarrjen e vendimeve te rendesishme politike dhe ekonomike qe ka ne BE.
Thuhet se dinosauri u zhduk jo se ishte i vogel me trup pore ne kohene caktuar nuke diti te leviz nga vendi.
Peshku i madhe ushqehet me te vegjlit pore thuhet se nese peshku i vogel din te notoj mire nuke bie ne gojen e peshkut te madhe.
Bota eshte ne levizje mose te ngelim vetem tranzit se na kalojne shue trena.
Përshëndetje zoti Robelli!Të lumtë mendja dhe pena për këtë promemorje që i dërgon jo vetëm Shën Hashimit por edhe Sheh Salihut…!Shën Hashimi…!Hazreti Hashim…!Shën Salihu…!Hazreti Sali…!
Ky është produkti që solli për Kosovën dhe Shqipërinë demokracia katër dhe 22 vjeçare…!Hashimi si më i ri ikërka edhe më shpejt se Sala…por ..gjithsesi po bëhen njerëz të mëdhenj…!Po e besojnë dhe vetë!Turpi i kombit tonë..!
O Enver leshi, mire e ke shkruar artikullin por, per ta kritikuar Thaqin si duket si kompromisaxhi te duhet ta shash Kurtin dhe kjo ste bene nder sepse nese eshte dikush qe meriton lavdata per punen memedhetare ne Kosove ai eshte Albin Kurti, e pranon ti apo jo?!