Fëmijët e Berishës dhe fëmijët e Pukës

27 Dhjetor 2012, 18:05Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Natyrisht fëmijët e Berishës dhe fëmijët e ministrave shqiptarë apo të klanit të lidhur me ta, mund të jenë jo në vend të katër, por mund të jenë edhe në vend të parë në botë përsa i takon mirëqenies. Ndërsa fëmijët e një fshati në Pukë që ngjyenin bukën e misrit me kripë, natyrisht nuk janë të katërtit në botë përsa i takon mirëqenies. Mirëpo ne jemi një popull i vdekur që po të na hipësh në kurriz vështirë të të themi zbrit dhe më vështirë akoma të të rrëzojmë e të të thyejmë hundët në ndonjë shkëmb. Ne jemi popull që na pëlqen automazohizmi.

Shqiptarët copëtohen nëpër rrugët e botës, në emigracion dhe e nxjerrin lekun edhe nga guri. Vështruar me këtë sy, shndërrimi i Shqipërisë është impresionant, por, ndërkaq, shqiptarët nuk pyesin fare për ata që zgjedhin, nuk interesohen fare të dinë se çfarë bëhet me paratë e tyre publike, nuk duan t’ia dinë nëse fëmijët e kryeministrit pasurohen brenda një viti me miliarda lekë. Ndërkaq, është për të ardhur keq, por shqiptarët kanë mbetur ata që ishin në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shek XX, të përgjumur e apatikë, sa që kur patriotët e mëdhenj të Rilindjes i shkundën e donin t’i ndanin nga Turqi, ata nuk ishin krejtësisht në një mendje. U pëlqente të rrinin mbuluar me hi dhe të numëronin tespijet në oxhak dhe nuk ju interesonte fare e ardhmja e tyre, mjaft që të kishin një vend në oborr për të dalë jashtë dhe një vend në mes të shtëpisë për të ndezur zjarr.

Kryeministri ynë thotë se ne jemi në vend të katërt në botë për nga mirëqenia. Specialistët thonë diçka tjetër. Mirëqenia e një vendi matet dhe ka disa tregues. Ndër ta, specialistët llogarisin dy kritere bazë. Mirëqenia matet nga niveli i jetesës dhe nga cilësia e jetës. Niveli i jetesës matet me raportin çmime/të ardhura, me përfitimin nga shërbimet publike/korrupsion, rrogat/inflacioni. Ndërsa cilësia e jetës matet me sigurinë e jetës dhe të shëndetit. Është e vërtetë se këta tregues fëmijët e kryeministrit shqiptar, të ministrave shqiptarë dhe të sojit e sorollopit që është i lidhur me ta, i kanë në atë shkallë sa që jeta e tyre dhe mirëqenia e tyre gjithashtu, është më e mira në botë, pra jo në vend të katër, por në vend të parë. Ndërsa fëmijët e Pukës me mbiemrin Dizdari, marrin frymë sot pse investimi i Tan Hoxhës që themeloi Top-Channel-in, i shpëtoi nga buka e misrit dhe kripa. Falë sensibilizmit që bëri ai televizion ata fëmijë shpëtuan, po sa të tjerë mbledhin kanoçe dhe lypin në rrugë, sa të tjerë ngrysen e gdhihen në terr dhe të pangrënë… Këtë kjo qeveri që punon vetëm për fëmijët e kryeministrit nuk ta tregon dot.

18 komente në “Fëmijët e Berishës dhe fëmijët e Pukës”

  1. Shoku im burgaxhi says:

    Jo femijet, por bastardet e Berishes.

    1. Tarrasi says:

      Ska mundesi te jene bastarde Sperma e Berishes dhe Veza Lirise (Sllobodankes) jane nje sukses i pa-arritshem. Gjenet e tyre Serbe jane superiore.

  2. raimondi says:

    Ore Ilir shume mire e ke bere kete artikull ne lidhje em varferine , por fajin nuk e ka populli ore mik_-Fajin e ka opozita

    Eshte opozita ajo qe e sensibilizon popullin dhe e ben per vete duke folur me llogjike,
    me dhembshuri, pa Ekuivoke dhe sidomos me ….patriotizem , ne menrye qe populli
    te gakvanizohet reth opozites ne shumice dermuese …. dhe te beje te mundut ndryshimin e pushtetit

    Mirpo kjo opozite eshte nje opozite hileqare ndaj patriotizmit , diletante ne arysetim dhe le shume per te deshiruar ne menyren e saj te oponences ndaj pushtetit….ndaj edhe nuk fiton dot ..

    Jemi nje vend demokratik , mspse kemi nje opozite, dhe kjo opozite ka per detyre te udheheqi popullin ne “lufte” kunder pushtetit

    1. ASD says:

      Shume e drejte. Populli drejtohet nga nje klase politike qe e tradheton cdo dite.

  3. SOS, SOS, SOS .... says:

    E DHJATHTA KUDO NE BOTE PO BIE, PER
    SHKAK TE DEGJENERIMIT TE SISTEMIT SAJ
    SOCIAL-EKONOMIK, PRA DEMOKRACIA-KAPITALISTE,
    KETE E KA POHUAR DHE VETE BARAK OBAMA

    KORUPSION, DROGE, MARTESA NJETIT SEKS,
    LIRI E TEPRUAR, DEGJENERIM, RENIE BANKAVE,
    PAPUNESI, DIFERENCIMI TAKSAVE, LUFTERA ….

    ASNJE SISTEM NUK MUND TI REZISTOJE KOHES PER
    NJE KOHE TE GJATE ASHTU SI SOCIALIZMI.

    I VETMI SISTEM I QENDRUSHEM DERI ME SOT ESHTE
    SOCIAL-DEMOKRACIA.

  4. Sum Gruda says:

    Femija ne Puke, Dugagjin, Mirdite, Malesite e Tropojes jane rritur te uritur pa nje pike Qumshte, po te pytesh se kur jan njoftuar me Qumshtin nuk dijne me te treguar, mos bene qe te krahasohen me bote, por me femije te Madagaskar te Afrikes mundesh dhe aty u cojne mielle qumesht nga Amerika. Si kur thote shkrimtari femijt e Doktorit jane te paret me dollare e pasuri po thuej ne “Bote”. U ka mbuluar perdja syte dhe nuk shofin me large, Doktori duhej qe te arrestohej dhe burgosur ne gjyqin e Hagues per krime ne kurriz te shqiptareve 11000 te zhdukur qe ne 1990. Mos te zgjasim se kombi shqiptar vuejti ne te kalueren nder stalinizem dhe nder Doktorin dhe mashinacionet qe u perseriten me shume se nje here gjera tamam kriminele.
    Duhet gjetur fundi i kesaje tragjediet duhet me pare se pritja do ishte vone per shqiptaret dhe Shqiperine me troje te saja.

  5. mali says:

    O raimond, e di ate thenien nje mije miza ne byth te kalit. Kodra pas bregut flet gjithmone. Ben vet ti sikur je apo je i shkundur?

  6. mali says:

    O raimond, e di ate thenien nje mije miza ne byth te kalit. Kodra pas bregut flet gjithmone. Ben vet ti sikur je apo je i shkundur?

    Ilir Yzeiri duhet te shkruash me shpesh.

  7. kol tivari says:

    Ne te gjitha shtete demokratike femijet e kryeministrave dhe presidenteve jetojne ne varferi dhe ata te zonave te largeta jetojne ne bollek. Femijet e ketije Yzeirit si jetojne ne krahasim me ata te Pukes?
    Ide djallzore Hoxhiste qe thoshte se Po te isha 20 vjec do jetoja e punoja ne fshat .Por Enveri i dergonte ne France per pushime ku kishin nje vile personale femijet e tije

    1. agbi says:

      Or Kol , pse te kruhet bytha vet .
      Po do te dishe se si kalonin pushimet cunat e Enverit nuk i ben nje pyetje ne facebook dashnorit tend te dashur Sales , se askush me mire se ai nuk e di kete pune .
      Ah mor delenxhi. Ty te ra dezhurni sot per me hudhe ndonje llaf ketu te Tema .

  8. Bekimi says:

    O Kolë!
    Kthehu e rilexoje ç’ke shkruar. Apo s’e ke shkruar vetë?
    Në vendet ku ka drejtësi shoqërore nuk ngjet ajo që ngjet në Pukë paralelisht me atë që ngjet me klasën në pushtet. Me Pukë nënkupto krejt Shqipërinë rurale, dhe jo vetëm. Dizdarët i ke të fshhur o Kolë, se janë turpi vetë. Dhe, është falë kësaj kreanrie të tepruar që i vjen mbarë Saliut (Janë disa Salinj në fakt), që e nxjerr Shqipërinë në vend të katërt në botë për nga mirëqenja. Mu në mes të Tiranës ke Dizdarë pa numër (jo jevgj e arixhinj vetëm) që rropaten për të mbledhur kanoçe për të blerë bukë thatë. Edhe pushtetarët mbledhin kanoçet (lexo: predhat) e kohës Enverit dhe pasurohen me to. Akoma ndriçohemi me hidroçentralet e Enverit. Pjesa e Korridorit të shtatë (Jo Rruga e Kombit, se këtë e ka shit Saliu për patriotizëm të rremë)që nxjerr Serbinë në det, u ndërtua mbi trasenë e hekurudhës Enverit, Milot-Rrëshen, ndërsa shinat, ca u shitën në Mal të zi, ca për të mbajtur gjallë Kurumin (Metalurgjia e Enverit).

  9. JOZI says:

    TE LUMTE PROFESOR,YZEIRI.NUK KE C’FARE TI SHTOSH APO TI HEQESH NJE FJALE TE VETME .TE PERGEZOJ NJEREZ QE I DUHEN KETIJ POPULLI TE FJETUR. TE LUMTE!WELL DONE!

  10. mediokri says:

    edhe ketu ka fillu me shkrujt ky mediokri?

    1. fl says:

      Po thoni o shpellare me plot goje, po ka te drejte Doktori, te 4-et ne bote jemi per mireqenie. Pse i bini verdalle si buce, kushe eshte ai qe shkurajti, kush eshte ai qe lexoi….

      Po ju jeni race inferiore, doni te lavderoni te parin Katundit tuaj edhe kur ben pordhe, se fajin e kane te tjeret qe u mbajne ere

  11. banija01 says:

    Kishin te drejte disa komentues qe pretendonin per dy kol tivar. Njeri me poezi dhe tjetri ne proze.

    Ai i poezise ishte me i kthjellet ne vjershat e tij ,kurse ky i prozes eshte shum konfuz i pa qarte dhe i pa qendrushem.

    Ne kete shkrim kol tivari ben nje pyetje ,po e karakterizoje naive per mos thene ndonje fjaje tjeter,se si rojne fekijet e Yzeirit.

    Kol si do qe te rojne femijet e Z.Yzeiri nuk eshte detyra e tij te bej politikat sociale por e qeverise me ne krye Sali Berishen.

    Kushdo do indinjohej kur te shihte ata femije si” Luli i Vocer” dhe femijet e kryeministrit tone te kene miliarda para te pista te pa merituara.

    Kol e quan ide djallezore dhe Hoxhiste shkrimin e Z Yzeiri ,te duket keshtu se nuk ke respekt per te varferit i percmon ata,prandaj te duket djallezor shkrimi i mesiperm.

  12. qytetar says:

    Ju lumt zoti Yzeiri këto duhet të jenë tema të ditës për të gjithë gazetarët.

    Në vitin 1990 kur i gjithë aparati i pushtetit dhe partisë punës u shpërndanë në qëndrat e punës për të shpjeguar se ato që hynë në ambasada ishin uliganë, ndër puetjet e tjera që i kam berë unë të dërguarit të komitetit qëndror të PPSH ishte: në ç’nivel qëndrojmë ne në raport me pagat e perëndimit?
    Përgjigjja ishte; ne jemi në vëndin e tretë ose të katrët.
    Dhe kur shoh realitetin dhe dëgjoj Salën, e gjej veten sërish në vitin 1990.

  13. korcari says:

    I.Yzeiri po fiton shume admirim me shkrimet e tua te thjeshta dhe te qarta per te prapambeturit shqiptare,urimet me te mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje