Diktatori riosh i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të bëhet baba. Mediat e Koresë së Jugut spekulojnë me disa foto të gruas së tij, Ri Sol Ju, me barkun e fryrë. Po ashtu mediat spekulojnë se Sol Ju mund ta ketë lindur. Shkak është bërë edhe fakti që në festën e Vitit të Ri është kënduar në kor kënga “Kur lind një bebe”.
Të dy kanë dalë në publik vetëm kohët e fundit, ndërkohë që mediat e Koresë së Jugut spekulojnë se çifti mund të jetë martuar që në vitin 2009 dhe e kanë tashmë një fëmijë.
Në një tjetër zhvillim, mësohet se në vendin më të izoluar në planet do të shkojë për një vizitë shefi i Google, Eric Schmidt.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite në një vend ku interneti është i ndaluar.
Ekspertët e patën komentuar daljen publike të Kim Jong Un me rastin e Vitit të Ri dhe mesazhet e tij si të pazakonta. Ai premtoi ndryshime radikale në fjalimin e tij.
NUK DUA TE DI SE KUSH ESHTE KY “UDHEHEQES”,POR PSE AUTORI I SHKRIMIT E QUAN “BUZEQUMESHT”,JO SE ME DHIMBSET KY N.KOREANI PO ME DUKET PA KUPTIM KJO SHPREHJE????!!!.
Problemi eshte se ,”gazetarët” ,që as gjuhën amtare nuk e dinë mirë,improvizohen dhe si përkthyes të një cilësie që ,siç e shohim dhe vetë ,është sa për të qeshur dhe për të qarë…
URIME KOREANEVE VERIORE,SE JANE SHTET DINJITOZ,QE I DETYRUAN FUQITE E MEDHA TE MATEN KUR FLASIN PER TA!!!
AFERSISHT SIC I BERI ENVER HOXHA HRUSHOVIT NE MOSKE!!!