Fituesi i një lotarie në Britaninë e Madhe ka reaguar ndaj lajmeve dhe komenteve në media se makina e tij Bentley ishte përmbytur.
Robert Johnson e bleu makinën 100 mijë sterlina pasi fitoi 5 milion sterlina në një lotari në vitin 2008.
Por ndërsa tentoi të fuste makinën në një rrugë të përmbytur, e la edhe atë në mëshirë të ujit.
Biznesmeni 65 vjeçar tha se nuk e kupton këtë zhurmë në media. Ai madje shton se menjëherë ka blerë një Mercedes për ta zëvendësuar makinën.
“Nuk e kuptoj këtë zhurmë. Është thjesht një Bentley i përmbytur. Kam dalë e kam blerë një makinë të re. Punë e kryer,” tha ai.
Ku din dhia se ç’eshte tagjia!
Fukarai aty duhet te ngelet sepse aq mend ka.
Yazik
paraja e fituar haram, haram shkon