Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta

3 Janar 2013, 12:27Blog TEMA
Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta

Nga Ilir Beqja

Treguesit e deritanishëm janë të tillë që sado vrullshëm të rritet tregtia me pakicë në tremujorin fundit 2012 (që në fakt nuk po duket se ndodh), nuk do të ndodhë që viti 2012 të arrijë as sa viti 2011

Janë bërë publike të dhënat zyrtare të tregtisë me pakicë në tremujorin e tretë të vitit 2012.

Të dhënat tregojnë se tregtia me pakicë në këtë tremujor janë në të njëjtin nivel me tremujorin e tretë të vitit 2011. Grafiku 1 ilustron krahasimisht tremujorët e tretë të viteve 2008 – 2012. Grafiku na tregon se tregtia me pakicë në tremujorin e tretë 2012 është më e madhe vetëm se tremujori respektiv i vitit 2009, por nuk është më e madhe se tremujorët respektivë të viteve 2008, 2010 dhe 2011. Madje krahasuar me tremujorin e tretë 2010 rënia është e ndjeshme.

Analiza e serisë kohore tremujore që nga fillimi i vitit 2008 jepet në grafikun 2. Tendenca vjetore është e përgjithshme. Nivel më i ulët në tremujorin e parë të vitet që vijon të rritet deri në tremujorin e fundit. Në boshtin vertikal treguesi i volumit jepet duke marrë për bazë si 100 vitin 2005. Është e qartë se ka një rritje të ndjeshme deri në fund të vitit 2007, ndërsa më tej në fillim të çdo viti volumi kthehet në nivelin e vitit të mëparshëm duke treguar se jemi në të pestin vit që tregtia me pakicë është në nivele të njëjta. Tregtia me pakicë është në fakt konsumi i familjeve shqiptare. Stanjacioni i kësaj tregtie është thelbi i krizës së sotme në Shqipëri, krizë konsumi. Qoftë nga rënia e të ardhurave të disponueshme, qoftë nga shtrenjtimi i shumë artikujve bazë të përditshëm.

Të dhënat e tri tremujorëve të parë të vitit japin mundësinë për të bërë një vlerësim më të plotë për çfarë ka ndodhur në 9 muaj dhe për çfarë pritet për të gjithë vitin.

Nëse pranojmë se tregtia me pakicë në 9 mujorin e parë të vitit 2008 ka qenë 100 njësi, tregtia me pakicë në 9 mujorët e parë 2009, 2010, 2011 dhe 2012 krahasuar me 2008 ilustrohet në grafikun 3 në vijim.

Vetëm 9 mujori i 2010 ka tregti me pakicë më të madhe se 9 mujori i 2008 (2,4 %). 2009, 2011 dhe 2012 kanë tregti me pakicë më të vogël se në 2008. Madje 9 mujori i parë 2012 është periudha respektive me tregtinë me pakicë më të vogël në 5 vitet e fundit – 4,5 % më pak se 2008. Treguesit e deritanishëm janë të tillë që sado vrullshëm të rritet tregtia me pakicë në tremujorin fundit 2012 (që në fakt nuk po duket se ndodh), nuk do të ndodhë që viti 2012 të arrijë as sa viti 2011.

7 komente në “Konsumi i familjeve në rekordet më të ulëta”

  1. Edhe ti shoku ilir gerrdalla ke dhene kontributin tend ne uljen e konsumit kur perlave ato 200 mije dollare ne durres…rrofte berisha qe e mbylli ate pune

    1. fl says:

      Po cfare pune mbylli aty? Kur s’kishte fare pune te hapur. Apo gam-gam se kshu eshte moda sot

      1. O Fiq Fiq po se hoqen Ilir gerdallen nga deputeti per vjedhjen e 200 mije eurave ne durres apo jo ??????????????????????????????

        1. Jeni numeror topi says:

          Jeni komplet numeror topi…. O palla …
          Po po te kishte vjedh ilir , a ja u ha palla e trurit se saliu s’do e kishte fut brenda ?!!!
          Lexoni pak me shume o mbushesa topi …. edhe njehere po te kishte vjedhur 200 mij dollar do ishte ne burg…. apo mos do na mbushni mendjen se e fali Saliu tani!!!!!

  2. sigurisht ulet konsumi pasi rritet shpenzimi per drita, uje,ilace,karburant dhe ngelet pak per te tjerat.

  3. alban4eva says:

    un nuk marr vesh fare nga shifrat, nuk i kuptoj keto, ulje, ngritje konsumi. une di vetem qe jena te dytet ne Europe pas Gjermanise dhe te katert ne bote per mire-qen-ie ekonomike, sepse keshtu ka then sulltani yne Saleh.. te tjerat jane “demagogji kamunistash”.. rrofsh o Saleh plehu sa malet e Greqise.. ehhh more Saleh plehu..!!!

  4. Leshko je says:

    Mos ja qaj hallin Edi Rames…. Po Saliu e varrosi baxhanakun ne Gerdec dhe s’ja permendi as emrin ore dhe ti me shkruan ketu per Edi Ramen… Jeni njerez te pa shprese….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje