Olldashi: "Mospagesa e taksës së makinës, një shkujdesje, kërkoj ndjesë". Hiqet faqja e debitorëve online

5 Janar 2013, 15:28Politika TEMA

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka deklaruar sot se mospagesa e taksave të makinës ka qenë një shkujdesje e tij. Ai tha se kërkon ndjesë, ndërsa sot në mëngjes ka shkuar për të paguar taksat.

Shtypi publikoi sot një listë personash që figurojnë të mos kenë paguar detyrimet e tyre fiskale për automjetet private. Në listën e bërë publike në mënyrë transparente nga një institucion i varësisë së Ministrisë së Transporteve, figuron edhe emri i Sokol Olldashit, i cili nuk ka paguar detyrimet për automjetin e tij Peugeot 307, me targë TR 0003 N, në përdorim të bashkëshortes së tij. Ministri Olldashi kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithsesi, nuk duhet të kishte ndodhur. Sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Prezë detyrimin e prapambetur për vitin 2012 në vlerën 6.348 lekë. Duke kërkuar edhe një herë ndjesë për këtë pakujdesi, ministri Olldashi siguron se kjo nuk do të ndodhë më”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Transporteve.

Ndërkohë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor e ka hequr listën e debitorëve nga faqja e saj online pasi shumica e mediave e botuan listën, ku spikasnin shumica e zyrtarëve të lartë.

34 komente në “Olldashi: “Mospagesa e taksës së makinës, një shkujdesje, kërkoj ndjesë”. Hiqet faqja e debitorëve online”

  1. korcari says:

    si pd e ps tallin koqet me kete popull fukara.flm

    1. Gole Durrsaku says:

      Keshtu bente edhe gjyshi yt Dashnor Mamaqi kur hante e pinte qyl neper kooperativistet e Durrsit. Deri sa ra brenda se gjyshja jote o Koli, ishte vrima e zeze e Beqir Ballukut. Nejse, t’i a dish per nder p..it te gjyshes se ajo vertet te coi ne internim, por edhe te beri parralli sot.

  2. KORCARI says:

    O tema me falni,nje pyetje kam ; jeni gazete e popullit ,apo gazete ne varesi te te majteve,te pakten pranojeni komentin tim ?flm

    1. Albogentivlora says:

      Mero Baze ka qene gjithmone opozitar. Edhe kur Fatos Nano ka qene kryeminister ai ka qene ne opozite. Ose me mire ze i opozitareve. Sa per shkrimin me lart, ketu behet fjale per deputete te pozites dhe opozites.

      1. KORCARI says:

        o vlora komenti i dyte u be pasi nuk po me pranonin komentin e pare.Megjithate ju vlonjatete nxitoheni nga pak.nejse ska gje ,flm per shpjegimin opozite-pozite……….

        1. Albogentivlora says:

          Ku e shikon nxitimin tim ti?

        2. Qatromasi says:

          Çare po broçkullit ti?

  3. Kulmaku says:

    Ne rregull,eshte justifikim i arsyeshem,,,,por edhe per milionat qe po fitoni ne menyre koruptive thoni qe jane rezultat i nje shkujdesje.

  4. plepi says:

    Ka lezet,djale(hajdut,bandit) i ndershem,kerkon edhe falje.Po gjobe i kane vene ketij,se po te ishim ne do na kishin bllokuar edhe makinen.Sa mire qe naltmadhenia SALEH BERISHA nuk di ti jape makines dhe nuk ka as patente as makine se edhe ai nuk do i kishte paguar.Ka vetem patenten e mushkes,se edhe bicikletes nuk kishte ta mesonte ne VICIDOL.

  5. dada says:

    Ok z, Olldashi, eshte nje veprim korrekt , ka kerkuar edhe ndjese se ne fud te fundit njerez jemi.

  6. arsen says:

    meqense e pranove?!!!
    Pse nuk jep doreheqien? Ne te paguajme qe te administrosh transportin dhe ndertimet. Po ti?
    Po te me kishte ndodhur mua, makina ime sot do ishte bere pjese kembimi ke Bar Kalaja
    Hajduta dhe te PAPERGJESHEM
    Po kjo nuk quhet vjedhje? Vjedhje e shtetit?
    Kosta barjaben e bete legen se e meriton, po vehten tuaj e quani me te mire?
    Hajduta

  7. Tirona says:

    Pra qenka e vertete , e pranoka me gojen e tij qe nuk ka paguar detyrimet fiskale te automjetit.Nuk late gjo pa thone per ate akademikun e PS qe vodhi ne Amerike. Nese ky Olldashi nuk jep doreheqje per kete veprim, PD duhet te dali me nje qendrim per largimin nga partia si dhe shkarkimin e tij si minister.Por edhe PS duhet te marri masat me largimin nga partia dhe shkarkimin e atyre funksionareve qe nuk kane bere pagesat per detyrimet fiskale te auto.Ja kjo eshte nje arsye qe BE nuk ja jep statusin Shqiperise. Nese kete veprim do ta kishte bere ndonje funksionare i larte shteteror apo partiak ne BE, ai do te kishte dhene doreheqjen.I ndruari Mero Baze, bej nje artikull te forte me kete rast per kete sharlatan Olldashin. Une si pagues i rregullt i detyrimeve fiskale te auto njekohesisht paguaj edhe rrogen qe merr ky minister.

  8. alban4eva says:

    aaaaaaaaa, epo ne rregull tani, kjo verteton me se miri qe deputet e PD-se NUK jane hajdute, ja, e shifni? ka kerkuar ndjese per mospagim taksash dhe i ka paguar..
    mos ia fusni kot ju kamunista, qe thoni qe PD-ja vjedh.. rrnofte PD-ja me Salehun ne krye…

  9. elinor says:

    Hahaha, ministri i transportit ka “harruar” te paguaje taksen e….transportit!
    Hajt he burre, kur t’i kemi ba hallall ato qindra miliona te futura ne xhep nepermjet nje korrupsioni te shkujdesur, nuk po prishena per pune 1000 dollaresh!

  10. banija01 says:

    Ketu vertetohet thenia popullore me priftin qe thote: “Beni si them une dhe mos beni sic bej une.”

    Edhe politikanet tane te te gjitha ngjyrave , kjo eshte motoja e tyre.Bejme ligje ,po jo per ne por per popullin.

    Po te ishin keta 52 qytetare te thjeshte mund edhe te kishin perfunduar ne burg per evazion fiskal,kurse politikanet tane e hedhin me nje me fal.

    Shtet me dy standarte nje per politikanet dhe nje per popullin e thjeshte.

  11. sali hajni says:

    gjithkush mundet me harru por olldelja jo se q ka ndodh ne durres ai e din fort mire deri ne vrasje mafioze hajt joz e sal hajduti

  12. Drejtesia dhe ligji. says:

    ZBATONI NDESHKUSHMERINE,BOLL ME LGENET E QELBOPOLITKES.

    Jashte Parlamentit te gjithe palopolitikanet qe s’kane paguar taksat.
    Kesaj i thone te zbatosh ndeshkushmeine per “pellumbat” parazitet e politikes te tiranistanit.

  13. Engjell says:

    Ne se nje gje te tille do ta bente nje shtetas i zakonshem nuk do te kishte gezuar asgje nga fshehja ,perkundrazi do te kishte paguar edhe gjoben edhe bakshishin qe indirekt shkon tek rroga e Olldashit dhe shebekeve te tij,
    Ministri i transporteve per pozicionin qe ka qofte politik apo edhe administrativ duhet te ishte dorehequr menjehere ..
    Kryeministri ne se ai nuk e ben kete gje duhet te veproje
    Por ,, ç’po them edhe une ,kryeministri s’e ka bere per vehten e vet keshtu qe s’ka se si e kerkon per Olldashin,ai s’ka kerkuar per vjedhje ,mashtrime ,vrasje e jo me per kete ,

  14. Genci says:

    Ore, po me ke tallet ky palo minister. I paska paguar taksat sot…. dite e shtune….. dite pushimi. Apo e kane hapur vetem per kolin e olldeles ata sot

  15. Si është e mundur të harroni ju,z.ministër…?!Po kur merrni rrogën e majme,a nuk ju shkon ndërmend se keni dhe ndonjë detyrim për të paguar në këtë shtet …që doni ta çoni në europë..?!Nuk është e vërtet se harruat,të paguani…Nëse e bëni ju,çfarë prisni që të bëjnë qytetarët,të papunët,ata që nxjerrin muajin me lista ose me ditë të numëruara pune….?! Pagesa e taksave nuk është njësoj si të harrosh çelësat e makinës në shtëpi…!Është vjedhje(edhe abuzimi vjedhje quhet…) dhe jo harresë…z.ministër,e dinë të gjithë këtë gjë…!!!!Urgjentisht,ky ministër duhet të japë dorëheqjen,që të bindemi se PD dhe qeveria kanë vërtet moral transparencën,dhe luftën ndaj informalitetit e evazionit fiskal…!Nuk shkohet në europë me mashtrime dhe abuzime….Ikni zoti ministër,se vajtët dhjetë vjet që ju paguajnë shqiptarët sa ”frëngu pulën” dhe ju nuk mësuat as ”A”e rregullave dhe ligjeve të shtetit…Jepni njëherë të vetme shembullin tuaj personal,se vërtet punët do ndryshojnë ndonjëherë…!!!!

  16. ALpini says:

    Sa ne menyre ordinere qe shfaqesohet,fjala FALJE ndodhet ne kuoten me te ulet te shkalles besimit kur kerkohet keshtu .

  17. geno says:

    Si eshte e mundur qe paska harruar te paguaj tasken, kur ky eshte vet ministri qe e mbulon dhe e kontrollon sektorin e taksave te transportit? E more hajduta te qelbur, te gjithe njesoj jeni ju e doni hellin ne b…th.

  18. Old ass hi si kryetar i ardheshem i PeDe-se kujdeset per “pastertine dhe integritetin” e figures se tij. Ky deficent paska dhe sindromen e strucit ” koka brenda bytha jashte” Me kete falje u purifikua nga mekatet…rrofte kryetari i ri i PeDe-se

  19. Atdhetar USA says:

    Na vjen turp ne shqiptaro amerikaneve te themi jemi shqiptar kure lexojme e degjojme qe intelektuale, apo njerez te zakonshem vjedhin ne Amerik apo edhe ne evrop. Nese nuk pergenjeshtrohet rasti Bajraba, ai meriton jo vetem ti hiqen titujt shkencor apo honorifik, pore te denohet penalisht dhe familjarisht sepse na ulin dinjitetin si shqiptar. Por jo me pak e turpshme eshte rasti i disa politikaneve te majt e te djathte, vecanerisht e turpeshne dhe antiligjore dhe e pafaleshme eshte mospagimi i siguracjonit te makines personale apo familjare te figurave kryesore te shtetit, duke filluar nga presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentarja Jozeffina Topalli, ministrat Bode, Olldashi etj. Pavarsisht nga justifikimet, jo e haruam, jo e kam paguar ne 2011, apo dota paguaj, kjo eshte vjedhje, per kete organi qe i ka denancuar duhet pergezuar dhe shperblyer. ZHozefina duhet te jap doreheqjen urgjentisht per shpenzimet maramendese qe ben nga buxheti i shtetit ku vetem nje drek ne Londer i kakushtuar mbi 5000 hero. pa llogaritur shpenzimet qe ben e bija dhe dhendri i saj qe pa mbaruar shkollen i paguhet aprtamenti dhe viet ne funksjone te pamerituara qe kerkojne shkoll, kualifikime dhe grada shkencore vetem e vetem qe te perfitojne pinjollet e kesaj hajdute. Ben mire qe ironizon Bjraben, por me pare duhet ti thot popullit shqiptar se sa miliona mer ajo ne nje vit jasht rroges, dhe sa mer e bija dhe dhendri i saj ne ambasaden shqiptare ne Paris apo, londer, pa folur per te vellane qe pa asnje lloj arsimi diplomatik e con diplomat ne Itali. Ja kush e drejton ate vend dhe ate popull. Nuke jane vetem miliardat e berishes dhe femijeve te tij,por atje jane kethyer ne hajdut gjithkush qe ka funksjone te larta e te ulta ne institucjonet e shtetit. Atje duhet nje Oliver Kromuell. Te qerohet nje ore eme pare kjo qeveri hajdutesh e mafjozesh nese duam ndryshim renjesor.

  20. Qorri says:

    Sot Presidenca Nishani ka nxjerre Shefin e vet “te lare”, sepse e ka paguar taksen. Ne fakt ky informacion i publikuar, nuk eshte i plote, sepse ose duhet te nxjerrin dokumentin e takses rrugore (dhe jo certifikaten e kontrollit teknik te automjetit), ose vertet Presidenti yne i nderuar nuk ka patur kohe te paguaje detyrimin, “per nje gabim njerezor”, sikunder arsyetoi Olldashi.
    Prandaj shkoni paguani taksen dhe tregojani publikut dokumentin.
    Tjeter gje qe desha te komentoja: lista ishe e ndare ne menyre aritmetike, 26 te pozites dhe 25 te opozites. A ka njeri te me spjegoje se si ka qene kjo pune, kaq me llogari te jete kalkuluar? Apo i sherben nje politike me te madhe, per te rritur reputacionin e 1 (njeshit) te pushtetit. Ndoshta e kam gabim, me thoni…

    1. hydajet says:

      hyr te simotra e temes gazeta shqip dhe e sheh faturen e pageses meqe e don me fakte .po mir qe kta te PD jan plot mekate pse nuk degjum asnje fjal te opozites per kete se po ta shohesh ate listen anon me shyum nga PS

  21. Arben says:

    Shkujdesje ka bërë edhe Kosta Bajraba në SHBA, por e arrestuan dhe ju ia morët fytyrën. Më e rëndë është kjo cfarë keni bërë ju me mospagimin e taksave…

  22. nruja e sokolit sqaron says:

    jam nruja e kolit dhe dua te sqaroj…burri im nuk di gje sepse kete makine na e kane bere dhurate dhe dhe as qe kujtohemi qe e kemi ne pronesi..zakonisht koli(dmth burri ime) si kernac qe eshte ato gjera qe nuk i blen si konsidren prone.faljani dhe mos i bini ne qafe..tashme une mund te quhem jo nruja e kolit,por nruja metit se kena bo shume leke.

  23. interpoli says:

    po si ka fytyre ky hajdut te dale e te kerkoje falje … si nuk merr njeri guximin te jape doreheqjen kur ben gabime te tilla… ik mor qenie e urryer, as mos merr mundimin te kerkosh falje kur vazhdon te qendrosh njelloj si me pare ne karrigen e ministrit te transportit… ti dhe gjithe te tjeret nga a majta dhe e djathta qe bejne “gabime njerezore”

  24. drini says:

    Kesaj i thone “O Dudi moj Dudi,ku ta ve une e ku pjerrdh ti”.Me falni por ai vjedh miliona e ju i kerkoni qindarkat!

  25. fshatari says:

    Votuesit shqiptare naive dhe qorra duhet ta kuptojne me ne fund se hajdutet jane kudo ne cdo grupim bandit me emra partiake!Kur nuk paguajne nje shume te tille po shumat me te medha qe nuk dihen?

  26. japonezi says:

    Hahahaha,

    ti ndodhte ministrit te japonise kjo gje, do kishte bere harakiri.

    Hahahaha,

    Ky doli, dhe kerko kerkoi ndjese.

    Hahaha

    Po ata te tjeret qe ishin ne liste kerkuan ndjese?
    Meqe ra llafi, pse e hoqi listen ministria. Pse? A ka transparence?

    Ska sekret per ke nuk paguan detyrimet. Pse e heq listen?

  27. ilir lala says:

    Zoti Olldashi ti nuk ke asnje detyrim te paguash takan e makines brenda afatit skadenzes si te gjithe boten kur nuk paguan ne kohe,eshte interesi me i larte.Dhe nuk shikoj asnje veprim te mire te skenarit tuaj qe garanton mosperseritien e ketij veprimi.UN JETOJ NE ITALI DHE UN QE SHKUAJ KUR KAM PAGAJ BRENDA AFATIT DHE JASHTE AFATIT ME INTERS,POR PA KERKUAR NDESE. GRAZIE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje