http://youtu.be/RuV_SVHtpEM
Një amerikan nga San Diego, Kaliforni, gjurmoi personin që i vodhi telefonin iPhone dhe më pas filmoi momentin kur u plas fizikisht me të.
Keneth Schmidgall, 26 vjeç, punëtor ndërtimi, e mori vetë ligjin në dorë pasi i vodhën telefonin gjatë një koncerti reggae.
Pasi i telefonoi disa herë numrit të tij, askush nuk u përgjigj.
Atëherë ai bashkë me një shok përdorën një aplikacion të quajtur “Find my iPhone” për të gjurmuar telefonin duke përdorur GPS.
Pasi e gjeti, ata u përplasën fizikisht për 18 minuta, derisa më në fund pronari i telefonit përdori një spraj me piper për të gjunjëzuar hajdutin.
Më pas erdhi një polic jashtë detyre që njoftoi autoritetet.
Në video shihet se si hajdut ia dorëzon atij telefonin.