Ndërsa Kina e Japonia po zihen për ca ishuj të pabanuar, ndërkohë që kudo në botë ke sherre për copa të vogla toke, në Gjermani ka lindur një ishull krejt i ri.
Ishulli i madh sa 25 fusha futbolli ka dalë gradualisht nga ujërat e Detit të Veriut.
Ai gjendet rreth 15 milje në veri të Gjermanisë.
Ishullit i është vendosur emri Ishulli i Zogut, për shkak të zogjve të shumtë që kanë ngritur foletë në dunat e rërës aty.
49 lloje bimësh janë zbuluar në ishull.
Por ndërsa dashamirësit duan të nxitojnë të shohin këtë ishull, ekspertët paralajmërojnë se një stuhi e fuqishme mund ta zhdukë sërish atë. Për ta lindja e ishullit është mëse normale.
Mire emrin e morem vesh, po statujen e Zogut pse s’e kane nxjerre ne fotografi? Dhe kjo Europa, tamam lavire. Sa qe gjalle s’ja vari fare mbretit tone. Tani, pas vdekjes,pikerisht kur do ti iknin kokallat per ne Shqiperi,ja, i blaton nje ishull te tere.
Ku ka me bukur se te zbulosh nje ishull te populluar me zogje,kjo eshte mrekulli e natyres.Por ku ka me keq se te jetosh ne nje ishull ku politikanet te shfaqen si DHELPRA e udheheqesit e vendit si UJQER…..e KJO ESHTE SHQIPERIA E BEN BLUSHIT.
Bashkohem me mendimin tend gjon. Jetojme ne nje ishull dhe na ka zene halli.