Një vit më parë ajo lindi vajzën e saj Ivy Blue dhe për këtë arsye shumë njerëz mund të mendonin se Beyonce do të donte paksa kohë për të ardhur në formën e saj më të mirë. Por, këngëtarja e njohur 31-vjeçare ka treguar se është në një formë të shkëlqyer fizike, teksa ka bërë një set fotosh për revistën e njohur “GQ”. Koleksioni i fotove i plotë pritet që të publikohet më 15 janar, por foto e kopertinës premton për një set vërtet hot të këngëtares.