I hyn gozhda tetë centimetër në zemër dhe mbijeton (FOTO)

11 Janar 2013, 19:29Lifestyle TEMA
I hyn gozhda tetë centimetër në zemër dhe mbijeton (FOTO)

Një argjentinas ka shpëtuar për mrekulli pasi një gozhdë i hyri tetë centimetër në zemër.

Marangozi 19- vjeçar po punonte në një fabrikë druri kur iu ngul gozhda në zemër.

I riu u dërgua menjëherë në spital ku u fut direkt në sallën e operacionit.

Mjekët nuk mund ta hiqnin gozhdën menjëherë, pasi rrezikonin që të vërshonte gjaku nga plaga.

Ata i hapën kafazin e kraharorit me shumë kujdes. Rreziku ishte i madh pasi mund të prekej gozhda dhe plagët në zemër do zmadhoheshin. Sapo panë gozhdën, ata arritën të largojnë trupin e huaj dhe të mbyllnin plagën.

Ministria e Shëndetësisë në Argjentinë ka publikuar fotot pas operacionit të suksesshëm.

Vetëm tre njerëz u kanë mbijetuar plagëve të tillë. Një në SHBA, një në Australi e një në Poloni.

2 komente në “I hyn gozhda tetë centimetër në zemër dhe mbijeton (FOTO)”

  1. gallata says:

    Jeta e gjate s’behet e shkurter .

  2. shqiptari says:

    Shendet te plote te riut.Dhe ju Lumnte Doktorit.
    Ky Doktori ja ka futur nje popullit te tere nga nje gozhde ne zemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje