Dy të dhëna interesante për ushqimin në botë janë publikuar ditën e sotme.
Një studim i Fondacionit Hajnrish Bël tregon se në mbarë botën janë prodhuar 300 milion ton mish. Konsumi global për kokë është 42.5 kilogram në vit.
Ajo që bie në sy është se në vendet e varfra konsumi i mishit është në rritje, kurse në vendet e pasura në rënie.
Nëse në vitin 2006 në vendet në zhvillim konsumohej 30.7 kilogram mish, në vitin 2012 konsumohet 32.7 kilogram mish për person. Kurse në vendet e zhvilluara shifra ka rënë nga 81 kilogram në 79 kilogram për kokë.
Ndërkohë Instituti i Inxhinierëve Mekanikë në Britaninë e Madhe, në një raport të publikuar të mërkurën, tha se gjysma e ushqimit që blihet në Evropë dhe SHBA, përfundon në koshin e mbeturinave.
Më shumë që gjysma e ushqimit në botë, duke arritur në dy miliard ton me vlerë, përfundon duke u hedhur, thuhet në raport.
Institucioni tha se shkaktarët e hedhjes së ushqimeve janë magazinimi i dobët, shitja e ushqimeve afër skadimit dhe pakujdesia e konsumatorëve.
Studimi, gjithashtu gjeti se deri në 30% të perimeve në Britaninë e Madhe nuk korren për shkak të pamjes së tyre fizike.
Doktor Tim Fox, nga ky institut, tha se niveli i hedhjes së ushqimeve në mbeturina është “tronditës”.
Kjo eshte mese e vertete. Hedhja 30% e fruta perimeve nuk eshte per fain e konsumatorit por per koston e larte.Produktori eshte i pari qe paguan konseguencat. Pastaj vjen konsumatori qe e gjen çmimin ne stratosfere dhe nuk e blene dot. Cfar behet neper magazinat e otofrutave. Per mos me ulur çmimin njoftohet financa dhe merren otofrutat dhe groposen. Jam interesuar per te ditur se pse e bejne kete groposje te ketij malli shume te mire.Pergjigja ishte ; keshtu ruajme ekonomine e tregut.
Edhe?
kjo tregon se qenia humane eshte bisha numer nje nga te gjitha kafshet ,me perjashtim te ndergjegjes mizore ku nuk e ul cmimin per te ushqyer te gjithe njerezit e hedh ate vetem per pasurimin material,kjo zoterinj eshte bisha humane