Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite

11 Janar 2013, 20:06Lifestyle TEMA

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah, ka caktuar 20 gra në atë që njihet me emrin Këshilli Shura dhe që është një trupë këshillimore për legjislacionin e ri.

Më përpara në këtë trupë kishte vetëm meshkuj.

Por me dy dekrete të reja, mbreti ka kërkuar nga qeveria që gjithmonë në këtë këshill të ketë edhe 1 e pesta gra. Në total këshilli ka 150 anëtarë.

Sipas BBC, mbreti e ka marrë vendimin pas këshillimeve në liderët fetarë.

Femrat kanë shumë pak role në këtë shtet konservator.

Atyre nuk iu lejohet të ngasin makinat, nuk lejohet që të mbajnë poste të larta politike dhe do të votojnë për herë të parë në vitin 2014.

Atyre nuk iu lejohet të udhëtojnë pa lejen e një mbikëqyrësi mashkull dhe nuk përzihen me meshkuj të panjohur.

Për shumë njerëz ky është një moment historik, por korrespondenti i BBC thotë se në fakt është një lëvizje më së shumti simbolike.

4 komente në “Kjo është një fitore e madhe për gratë në Arabinë Saudite”

  1. dritani says:

    Patjeter qe eshte simbolike.
    Ne darke kercet kamzhiku.

  2. WEB says:

    Do ndryshojne gjerat edhe andej nga rera e shkretetires ,revolucionin per te drejtat ne boten islamike do ta bejne grate

  3. x says:

    Keshilli shurra dhe sharrabajget.

  4. arsen says:

    Ca do thone tani ata qe predikojne sherihatin?
    ata qe u kenaqen me prerjen e kokes se nje gruaje….pale’ edhe ne emer te TE DREJTES SE ZOTIT.
    Kiush jane keta horra qe zevendesojne Zotin?
    Zoti gjykon ne ate dite kur te merr shpirtin.
    Vetem Zoti gjykon per jeten apo vdekjen.
    Sidomeqene ky eshte nje ndryshim dhe duhet pergezuar.
    Bravo Arabia Saudite!
    Meas duket e shef qe po ja kalon Dubai e Katari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje