Njerëzit në këtë vend nuk thithin ajër, por helm (FOTO)

12 Janar 2013, 20:16Lifestyle TEMA
Njerëzit në këtë vend nuk thithin ajër, por helm (FOTO)

Ndotja e ajrit në kryeqytetin kinez, Pekin, ka arritur nivele rekord, duke u shndërruar në rrezik të vërtetë për shëndetin e njerëzve.

Monitorimi i bërë nga ambasada amerikane tregon se ndotja ka kaluar çdo nivel.

Sipas korrespondentit të BBC, ajri aty është i mbingarkuar me tym makinash dhe pluhur qymyri.

Kina është vendi i dytë në botë për prodhim të dioksidit të karbonit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri nuk duhet të ketë grimca më shumë se 25 mikrogramë për metër kub.

Ajri është i pashëndetshëm nëse është mbi 100 mikrogramë.

Ndërsa kur shkon mbi 300, atëherë fëmijët e të moshuarit nuk duhet të dalin jashtë.

Por të dhënat e ambasadës amerikanë tregojnë se ajri aty ka arritur mbi 800 mikrogram pluhur për metër kub.

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar ambasadën amerikane që të mos publikojë rezultatet.

Qindra mijëra njerëz në Kinë vdesin nga ndotja e ajrit. Mijëra vdesin në Pekin direkt nga smogu.

2 komente në “Njerëzit në këtë vend nuk thithin ajër, por helm (FOTO)”

  1. Gerta NYC says:

    Ku jane ata suporterat e KMrekullise kineze ne forumin tone???????
    http://fashionguests.blogspot.com/

  2. elton says:

    Ou? Vetem perendimoret duhet te kene secili nga 1 makine? Ishalla behen 1 dite te gjithe kinezet me nga 1 makine (ashtu si te gjithe perendimoret), ta shohim pastaj.
    Jane gjithmone ca plehra qe thone,qe vetem nje pjese e botes duhet te jetoje e konsumoje sipas qejfit pa hesap, kurse pjesa tjeter duhet te vuaje.Do zoti 1 dite dhe behen te gjithe te pasur sa te blejne nga 1 makine,te shohim pastaj ca do thojne plehrat, do i kufizojne apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje