13- vjeçari merr Mercedes-in e babait e bën xhiro në Europë

12 Janar 2013, 20:04Lifestyle TEMA

Një djalosh 13- vjeçar, që vodhi makinën e babait të tij dhe udhëtoi nëpër Europë, është bashkuar me familjen e tij.

Ai udhëtoi për 1 mijë kilometra nëpër Europë.

Djaloshi u arratis pasi u zu me prindërit e tij në Itali.

Sipas BBC, ai udhëtoi nga Italia në Austri, më pas në drejtim të Gjermanisë, ku u ndalua nga policia.

Djaloshi ishte adoptuar dy vite më parë dhe ishte nisur për në shtëpinë e tij të lindjes në Poloni.

Ai ishte zënë me mamanë në lidhje me faturën e telefonit celular.

I fiksuar pas makinave go-cart, ai kishte udhëtuar me besim të plotë drejt vendlindjes.

Policia thotë se ka mbetur e habitur se si ai ka kaluar dy kufij ndërkombëtarë dhe ka furnizuar makinën dy herë pa vënë askush alarmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje