Dy kompani gjigande të filmave porno në SHBA kanë vendosur të ngrenë një padi ndaj një ligji që detyron aktorët porno në Los Angeles që të mbajnë prezervativ.
Sipas BBC, Vivid Entertainment dhe Califa Productions thonë se një masë e tillë dhunon të drejtën e të shprehurit, të garantuar nga Amendamenti i Parë.
Ligji, i njohur edhe si Masa B, është miratuar nga votuesit në nëntor.
Kjo masë është mbështetur nga Fondacioni për Ndihmën kundër AIDS, që thotë se kjo do i mbrojë aktorët nga sëmundja.
Edhe aktorët porno Logan Pierce dhe Kayden Kross i janë bashkuar sfidës kundër ligjit.
Prodhuesit e filmave porno thonë se do të zhvendosen nga Kalifornia, por kjo do jetë e vështirë ligjërisht.
Ata thonë se aktorët testohen rregullisht dhe se përdorimi i prezervativëve do e dëmtojë rëndë industrinë.
Sondazhet tregojnë se shikuesit nuk duan që aktorët të mbajnë prezervativë.
Mos u merrni me lajme traplliqe nga amerika, apo diskutoni amendamentet e tyre boshe
Nese i ben ndonje vrime prezervativit, nuk quhet :p
http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/blog-post_19.html