“Bashkimi kombëtar, i pamundur”

13 Janar 2013, 18:07Politika TEMA

Realizimi i një referendumi te përgjithshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është i pamundur pasi kushtetuta nuk e lejon.

Konstitucionalisti Gent Ibrahimi vëren se kuadri ligjor për referendumet është arkaik dhe duhet ndryshuar ne mënyre qe te zgjerohet hapësira për te dëgjuar mendimin e qytetareve, por sipas tij për këtë çështje dera është e mbyllur pasi ne ligjin themeltar te shtetit ndalohen referendumet qe prekin tërësinë terriotirale, raporton Vizion Plus.

Edhe nga pikëpamja e te Drejtës Ndërkombëtare bashkimi ne formën e një federate Shqiperi-Kosove është i pamundur. Ne kushtet kur kushtetuta nuk le asnjë hapësire për realizimin e bashkimit kombëtar, rruga e vetme mbetet ndryshimi i saj. Dy dite me pare Aleanca Kuq e Zi dorëzoi ne KQZ kërkesën për zhvillimin e një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e cila nuk marre ende ne konsiderate.

54 komente në ““Bashkimi kombëtar, i pamundur””

  1. elton says:

    Thashe pse qenka i pamundur.. Nuk e lejoka kushtetuta. Ketu po deshen 2 vete e ngrejne parlamentin prej varri dhe per 15 minuta dhe 2 “falemners “nga Jozi e ndrrojne kushtetuten.
    Edhe thojne pastaj pse e ka marre dreqi ket vend..

    1. Ardita says:

      Nese eshte i pamundur, ate gje do ta bejme ne, populli, te mundur qe te kemi SHQIPERINE NATYRALE

      SHQIPTARET BASHKOHEN NE DOGANEN E MORINES PA PRANINE E POLICISE –> http:// youtube.com/watch?v=ypG5n7nBi-Y

      1. Bono says:

        Nuk te kuptoj ty Ardita. Meqe qenke kaq nacionaliste e flakte me thuaj pse te intereson bashkimi me Kosoven??? Me perpara kesaj mendoj se duhet te zgjidhesh problemet ne shtepine tende (kuptohet Shtepia=Shqiperi), uje, drita, punesim, lirite dhe te drejtat. Jo per gje por tallin sumen dhe te tjeret, keta dhe pa buke dhe duan bashkim

        1. Taulant says:

          Bono,te jap disa argumente pse bashkimi me Kosoven eshte pozitiv.
          Nese ti e ke ndare mendjen dhe nuk te hyjne ne pune argumentet,askush nuk mund ta nderroje mendjen.Por une do ti jap dhe nese ti mi hedh poshte,bujrum

          -Ne planin nderkombetar:nje vend me I madh ka nje peshe me te madhe ,persa I perket fjales ne organizma nderkombetare.
          -korrupsioni eshte me I lehte per tu luftuar,nese egziston deshira.Popullsia me e madhe le me pak vend per njohje,nepotizem dhe oragnet e luftes kunder korrupsionit jane me efikase.Se do fusi ShISH nje nga Gjakova ne Tirane si agjent dhe shanset per ta zbuluar apo njohur si agjent jane me te vogla.
          -ligji do te zbatohet me me pak njohje.Faktori njohje merr me pak vlere.Dobesohen “miqte” dhe “kafete” ne zbatim te ligjit.
          -ekonomike.Bizneset e medha synojne shtete dhe popullsi me te medha,sepse merren me nje shtet dhe jo me dy.
          -Bashkimi do te sjell energji dhe shpresa te reja.Besoj se e di qe ne shqiperi ka pesimizem dhe njerezve ne shume raste nuk u behet per pune.

          Pra pikerisht rregullimi I puneve ne shtepine tende ,behet me lehte me bashkimin(ka 23 vjet dhe nuk eshte bere ende rregullimi I” shtepise tone”)

    2. kulmaku says:

      Nuk e lejon nje cope leter qe keta e quajn kUsHtetut,,sa kam qesh,,po ai burri po shet detin,,po keta gjithshka kunder neneve te kesaj letre po veprojne.Bashkimi i gjjithe trojeve shqiptare eshte nji objektiv i politikes afatgjte te USA,,,sado absurde duken tani,por mbas 20-30 vitesh gjithshka do jete nje realitet.Asnjerit ne vetet 80 ne Shqiperi nuk besonte ne Kosoven e pavarur,,por vetem komentet e Zerit Amerikes e diskutonin kete teme,,dhe ja realiteti.Nnacionalizmi mbahet akoma i ndezur ne ballkan,,dhe jo pa qellim…Le te pesim….dhe shpresojme…

      1. ballisti says:

        Neni 151 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë nuk ndalon Referendumin e Bashkimit

        Nga Alban Daci, Sekretar i Arsimit tek Aleanca Kuq E Zi

        Neni 151 i Kushtetutës

        1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikës.
        2. Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.
        3. Referendumi për të njëjtën çështje nuk mund të përsëritet përpara se të kenë kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij.

        Ky nen po keqinterpretohet. Po të kemi parasysh Preambulën e Kushtetutës që nënvizon: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”, do të thotë se neni 151 nuk është në kundërshtim me Bashkim Kombëtar. Nëse do të ishte i tillë do të thotë se ky nen bie në kundërshtim me Preambulën e për rrjedhojë është antikushtetues. Ky nen nuk flet për rastet bashkimit, por flet për rastin e cenimit të sovranitet. Pra, për humbje territoriale. Opsioni i Bashkimi Kombëtar i ofruar nga Aleanca Kuq e Zi, jo vetëm që nuk e cenon sovranitetin aktual të Shqipërisë, por e forcon atë në një nivel më të mirëorganizuar të një Shteti të Bashkuar Federal. Pra ky nen nuk e ndalon zhvillimin e referendumit për rast bashkimi me Kosovën.

        1. raimondi says:

          Bravo Ballist ! Ke folur shume bukur me llogjike sipas kushtetutes sone

          Natyriht Kreshniku duhet te kuptoje dicka thelbesore —

          __Keto komentet ketu te ketyre fake- specialisteve, tifoza te PS-se shprehin
          EKZAKTESISHT
          mendimin Mbizoterues ne PS kunder Bashkimit me Kosoven –

          Kreshnik ngulite mire ne koke, dhe tregohu street smart se PS-ja
          eshte
          Absolutisht KUNDER Bashkimit te shpejte Shqiperi-Kosove , sepse
          nuk mund ta kundershtoje politken greke

          Ne Ballkan vetem Greqia eshte kunder Bashkimit tone me Kosoven–Edhe Serbia nuk eshte kundra bashkimit tone

          __Ndersa ,Berisha eshte pro Bashkimit me Kosoven , por i nevojitej nxitja jote, Kreshnik,….

          Kuptoji gjerat o Kreshnnik, se Sala si politikan kerkon te fitoje politkisht
          per Partine e tij ne lidhje me Bashkimin, dhe kjo nuk ka gje te keqe dhe po e shfrytezon tani ne keto zgjedhje

          __Keshtu zoti Kreshnik , ti shaje Salen sa te duash, por ne fund fare ,
          duhet qe , nqs e ke seriozisht punen e Bashkimit Kosove -Shqiperi , ti duhet
          te bashkohesh me Salen …..Ndersa po u bashkove me PS-ne, ben vetvrasje

          __PS-ja , ku mbizoteron fryma e politkes greke , asnjehere nuk do jete pro bashkimit –Ata do thone gjithmone qe Bashkimi do behet me vone se tani
          nuk eshte koha, se jemi te varfer ,….kemi probleme me ekonomine, se
          “miqte tane nuk duan ” etj etj justifkime bajate , vetem ,e vetem qe te shtyjne ne kalendat greke Bashkimin tone

          __Pra ,detyra qe Greqia i ka dhene Krahut kaur ne PS eshte kjo

          :…Te fitojne ne kohe duke e shtyre pambarimisht Bashkimin tone, ne menyre qe ne te humbim Castin historik , cast i cili eshte ne kete 4 vjecar qe vjen……..

          Qe nga 1999 dhe deri sa la pushtetin PS-ja me Majkon ne krye dhe me Nanon,
          kete politke ndoqi, qe te vonohej ne kohe bashkimi jone sa me shume .

          …Edhe kur ndonje amrikan i guximshem i thoshte troc Majkos :Pse nuk e kerkon Kosoven ?
          ..Majko mundohej te justifikohej se gjasme nuk donin ndekrombetaret…..

          __Kreshnik , une ketu kam thene me pare qe ti te bashkohesh me PSne per te rrezuar Salen, porse tani me kete levizje qe beri Sala pro Patriotizmit
          i doli boja komplet PS-se si parti qe eshte totalisht nen efektin e politkes greke

          __Ndaj tani po te them se jam Absolutisht kunder qe ti te bashkohesh me PS-ne

          ….Koha po ecen shpejt , dhe Sala ( sado inat ta kesh ) po ndryshon me kohen ,
          ndaj edhe ti Kreshnik duhet te ndryshosh mendimin tend ne lidhje me aleancat dhe ti ulesh tonet per Saliun

          __Politkani i zgjuar eshte ai politkan qe mendimin e tij e ka gjithmone ne ..levizje te papritura per te realizuar qellimin e tij …..
          Mos qendro i ngurte ne mendimin tend te pare politik, por ndryshohe sipas situatave qe i sherbejne me shume qellimit tend per Bashkimin me Kosoven

          Be open minded, don’t be rigid in ur policies !

          ____Ne te gjithe spektrin e politikes shqiptare vetem PS-ja nuk ndryshon ne lidhje me politkat ndaj patriotizmit
          –Ata jane konstant me teorine qe “nuk eshte koha tani per Bashkim”…dhe keshtu do te jene gjithmone ne kete drjetim….

          Ndaj Kresho mblidh mendjen dhe shikoje Salen me sy me tolerant
          Une jam me Enverin dhe jam i majte ne mendimin tim politik, por ne kete rast
          kur ne kemi nje te majte qe zemren e ka ne Athine, ti ne asnje menyre nuk duhet te besh aleance me kete te majte …

          Kreshnik tregohu inteligjent –Kape kete Wind of Change qe po fryn tek Sala……

          1. ar says:

            O qypo,Ps-ja eshte parti serioze dhe ne qershor do jete ne pushtet!Partite qe kane pergjegjesi historike,jane te permbajtura se jane nen vezhgim nga te tjere faktore vendim-marres!Sa per kujtese,gjate luftes se Kosoves ne pushtet ishte Ps-ja,lidhjet me UCK-ne i mbante Tosi jo Sala qe i quante marksiste!Ik futi ndonje dopio tani! ?

        2. bashkimi says:

          BRAVO BALLISTI KJO DUHEJ SQARUAR NE POOPULL
          KJO ESHTE E VERTERA QE POPULLI KERKON TE ZGJEROHET TERRITORI.
          DHE PER TERITORET SOT PO BEHET LUFTE KUDO . KJO ESHTE ARSYEJA QE
          SERBET KERKOJNE ME CDO KUSHT TE CIPTOJNW TERRITORET TONA.
          VETEM AE SERBIA KA MBETUR SHUME E CUNGUAR
          KURSW NE E KEMI TERRITORIN TONE DHE NUK DUAM TA MARRIM .KY ESHTE
          KULMI I BUDALLALLEKUT QE TEEGOJNE SHQIPETARET . ARMIQTE TANE SI GREKU
          DHE SERBI E DUAN TA COPTOJNE SHQIPERINE SEPSE E DINE QE CDO PWLLEMBE TOKE
          ESHTE PASURI PER TO . SHQIPERIA DUHET TI KETE PER VETE PASURITE .MJAFT E KA SHFRYTEZUAR SERBI KOSOVEN .NE DUHET TE BASHKOHEMI PER TU FORCUAR VETE.
          FILLIMI ESHTE I VESHTIRE POR ME NJE QEVERISJE TE MIRE BEHET AKOMA ME MIRE.
          DUHET TE MENDOJ SECILI NGA NE PER TE ARDHMEN E
          BREZAVE TANE . MHAFT ME VUAJTJE..

  2. niku me dylbi says:

    Kjo sipas ligjeve, por ktu eshte shqiperi ku ata qe na drejtojne sja kane haberin se ceshte ligji, qe nuk duhet anashkaluar dhe cdo gje duhet ndertuar ne baze te ligjit. Ku do e mesonte nje gje te tille Berisha dhe Saphiu qe vetem din ta shkelin ate? Pra kjo thjesht verteton qe keto britmat e tyre jane thjesht per te shmangur vemendjen e popullit nga problemet e verteta te shqiptare nga te dy anet e kufirit. Se me nai platforme tjeter sdel dot asnjeri se i kane “ndrit” punet kto 20 vjet, edhe vetem bashkimin kane mbet pa “ndrit”

    1. ar says:

      Sa i perket referendumit,nuk do te thote qe do behet neser dhe pasneser do kerkohet bashkimi!Propozimi fillon sot,KQZ e merr ne shqyrtim vitin tjeter,ndryshimet kushtetuese behen pas 2 vjetesh, vendimi merret pas 3 vjetesh qe referendumi te behet pas 4 vjetesh dhe gjykata kushtetuese e miraton pas 5 vjetesh!Shtetasit e Shqiperise japin verdiktin e tyre,Kuvendi merr ne shqyrtim rezultatin,pastaj vendos modalitetet se si do veprohet… E njejta procedure(por me vonese ne kohe) e bejne edhe shtetasit e Kosoves,e keshtu me rradhe. Mbas 10 vjetesh kemi vullnet te shprehur te te dy shteteve,e terci e verci!
      Levizja per referendum per bashkim eshte thjesht nje fillese,per krijimin e kushteve per kahjen nga duhet te shkojne gjerat dhe kaq!Ka pune,puna.
      Pastaj merret vendimi dhe shpallet kushtetuta per krijimin e Federates Shqiptare,e perbere nga Krahina federative e Dardanise(kufijte e Rep.Kosoves 2008) dhe Krahina federative e Epirit(kufijte e Rep.Shqiperise 1913)!Federata krijohet me 2 anetare(krahina),Epir-Dardani,por me te drejten e anetaresimit me tej edhe te anetareve te tjere si: Krahina federative e Makedonise(Kufijte e Rep.Makedonise 1991),Krahina federative e Malit Zi(kufijte e Rep.Malit te Zi 2005),Krahina federative e Epirit te Jugut(kufijte administrative te Cameri-Janines 1913)!Mund te vazhdohet edhe me tej, Sanxhaku,Kosova Lindore,Makedonia Jugore…
      Ceshtja eshte sa te krijohet mendesia dhe fryma,koha ka punen e vet pastaj!Nji kshu pra,u kry bre lalke! ?

      1. niku me dylbi says:

        po po shume e qarte….po nderkohe kush do na sjell uje e drita ne? po pune? po me korrupsionin e drejtesine kush do merret se Niku sbesoj ta marr persiper se e mori per njezet vjet dhe e qau me lot. Te presim sa te bashkohemi (pra pas nja 10 vitesh) dhe pastaj zhvillohemi. Jo per gje po vet e thoni se vetem bashkimi e zhvillon shqiperine? nderkohe sa te bashkohemi, populli ne te gjithe trevat ta mbush barkun me ajer.

        pastaj, sa i perket federates. Pa dashur te ofendoj intelektin e askujt, po ju a e dini ca eshte federate, pse ekziston si forme qeverisese dhe rrethanat kur duhet nje e tille. Ajo duhet ose kur jane shtete me territore dhe popullsi shume te medha si Amerika, Rusia a Brazili, ose kur jane shtete te vogla por me popullsi te perbere nga grupe etnolinguistike te ndryshme si psh Zvicra. Ke nga keto permbush shqiperia etnike? Asnje. nje shtet me 10 milion banore (e gjithe shqiperia se spo llogaris fare shq-ks qe eshte vetem 5 milion, numer i pallogaritshem) hyn te shtetet e vogla. Sa eshte shqiperia etnike eshte nje metropol ne perendim. Kushti tjeter i nje diversiteti nuk ekziston se ne jemi shqiptar te gjithe, nje gjuhe nje tradite. Atehere ca ben kjo federate? thjesht fryn dhe me shume qeverine qe do te thote pervec ketyre qeverive qe kemi, do mbajne edhe nje qendore siper ktyre me taksat tone. mire qe spahiu smerr vesh nga drejtesia, po tani po deshmon qe ai dhe asnje te AKZ smerr vesh as nga financat.

        Dhe e treta, me kryesorja eshte se kush do e bej kete bashkim???? Spahiu qe ka nxire drejtesine shqiptare? Ai qe ka qene sekretar i PD ne KQZ qe i dha zgjedhjet Sales ne 96 dhe qe edhe nderkombetaret si njehen? Po ai qe iku me dokumenta fallco ne angli ne 97? Kush i ka bere sherbimin sales gjithe keto vite? Spahiu e kompani prandaj ai sot nuk ze ne goje njeher drejtesine qe per me teper i takon se ai ka qene ne brendesi te saj per 20 vjet. Ai permend vetem Salen po asnjeher zyrtaret e ish zyrtaret e tij dhe bashkepunetoret e tij se sala te gjithe keto i ka bere ne bashkepunim me njerez si Spahiu qe per nje dalje ne TV dhe ca miliona shesin veten jo me vendin.

        Kush do i bashkoj trevat Shqiptare? Bashkurti qe ne 2011 tha ne presheve qe ideja e Shq. Natyrale eshte si ideja e hitlerit? ahahahaha te lutem mos na bej te nxjerrim zorret e barkut. Dhe me e bukura eshte se asnje nga keta te AKZ ktu qe thone lart e poshte sa anetar ka AKZ, nuk permendin/ komentojne asnje nga keto qe thashe une me lart. Dhe e bejne se nuk u leverdis jo se si dine, jo se si kan lexuar. Sic nuk do tu pergjigjesh as ti ketyre pikave qe kam shtruar une.

        1. niku me dylbi says:

          dhe sa per sqarim. Un jam i bindur qe AKZ ne zgjedhje smerr as 1%. gjithashtu dyshoj qe mund te mos futen fare ne zgjedhje duke pas parasysh qe as 20 veta smbledhin dot neper pretesta/ tubime. Po kjo e dyta thjesht mbeten nje dyshim i imi. Salla kta smbushin dot, vec te mblidhen neper restorante gjate fushates hahaha mos u thashe nje ide.

          Me pelqen te komentoj te artikujt e tyre sepse dallon qe shumica derrmuese komenteve (jo te gjitha kuptohet) shkruhen nga e njejta dore qe do te krijoj psikozen ne elektorat qe AKZ po ben kerdine dhe njerezit e zgenjyer nga PS te votojne kta pse i votjne te tjeret. Po kta harrojne qe ne sjemi budallenj, pavareshisht se na kane gllaberuar shtetit disa individ antishqiptar. (pjese e ketij shteti ka qene spahiu per 20 vjet)

          1. ar says:

            C’pune ka bashkimi me AKZ-ne!? Akz-ja ka punen e vet!

        2. ar says:

          Federata eshte forme e ndermjetme,ne menyre qe te krijohet mundesia e mevonshme qe pjese e federates te behen dhe anetare-krahina te tjera,ku nuk ka vetem shqiptare! Ne Federaten shqiptare do kete edhe pakica me popullsi te konsiderueshme jo-shqiptare (malazeze,serbe,bullgare,neogreke), te cilave ne do u njohim te gjitha te drejtat njerezore sipas parimeve te njohura! ?

        3. ar says:

          Illyria i perfshin te gjitha krahinat.Epiri eshte Illyria e poshtme!Mbasi te plotesohet edhe me krahinat e tjera,Federata shqiptare mund te quhet Illyri!

      2. Pelasgian says:

        pse ” EPIR ” ? duhet ILIRI ! ILIRI ESHTE EMRI I SHQIPERISE !

      3. niku me dylbi says:

        dhe nje sqarim tjeter. Une jam per bashkim kombetar, dhe prandaj nuk duroj dot kur shoh disa individ (mos te perdor ndonje fjale tjeter) qe tallen me ndjenjat e popullit dhe perdorin kete ceshtje per interesat e tyre personale dhe klanore.

        1. 123 says:

          Mire mor vlla, po a llogarit ti qe futen edhe 2 mil fshatare gege plus ne kete shtetin e perbashket. Si dreqin i behet qe te kemi njeçike civilizim – apo varja, bashkohemi dhe ne te s’emes perparimi shoqeror – se nga kosovaret mos prit shtytje drejt perendimit … vetem drejt Turqise e Arabise. Jugun si do ta perfaqesosh ne politike? Apo varja edhe jugut. Qe te fusesh 2 mil gege duhet te pakten te fusesh po aq toske, se perndryshe pas disa mandatesh qeverisese me malesore te veriut ata (tosket) do ndahen me vehte, ne mos po shkojne edhe me Greqine per inat.
          Shqiperia duket e vogel por ka pengesa gjeografike qe i bejne njerezit krejt te ndryshem. Si qenka njesoj lushnjari me gjakovarin? Bashkimi i ben mire vendit por duhet me kujdes te madh qe te jete vertete i suksesshem. Jo te na hapi probleme qe ndonjehere çojne ne Lufte Civile – 97 ishte nje test qe per pak nuk degjeneroi ne Lufte. Me kete rast, ndoshta, eshte mire qe edhe Shqiperia te decentralizohet pak.

          1. ar says:

            Merre me mend ne 1912,kur u formuam si shtet kishte nja 300 mije katundare toske,100 mije katundare labe e 400 mije katundare gege dhe plot mushka e gomere!Aaa kishte dhe 3 shkolla gjithsej!Po ja qe e kaluam 100 vjetcin bre lalke!Ka pas dhe me keq,mos u merzit! ?

        2. ismail islami says:

          PSE KA NDJENJA POPULLI?
          KUR TI DALE PRESHI NGA GOJA

    2. akrepi says:

      Kushtetuta ndalon referendumin qe prekin teresin teritorjale te vendit.POR Saliun nuk e ndaloj kushtetuta ti dhuroje detin greqis,

      1. niku me dylbi says:

        po edhe? dmth pse e shkel Saliu hajt ta shkelin te gjithe. Un e kuptoj qe kjo mund te jet llogjika e disa individeve si Spahiu qe e ka bere rruge shkeljen e ligjit gjate 20 viteve, por kjo sduhet te jet kurre llogjika e nje shqiptari te thjeshte qe kerkon zhvillimin e vendit (shteti se drejtes, shoqerise demokratike dhe ekonomise)

      2. Doni ALBO says:

        BRAVO, as vete nuk do te kisha thene me mire ?

      3. niku me dylbi says:

        po edhe ca? dmth pse e shkel sala ligjin hajt ta bejme te gjithe? pra ndryshimi qe ofroni ju qendron vetem te dryshimi i emrave qe shkelin ligjin…hallall

  3. BERISHA LARGOHU. VOTONI KUNDER BERISHES, POR EDHE MBRONI VOTEN DUKE PERDOR EDHE FORCEN POPULLORE. says:

    AK e di mire kushtetuten, por tall mllefin me qytetaret per te marre votat. Shqiptaret kane nje fat te keq sepse nuk ka parti qe mendon per popullin shqiptar, edhe keta te AK-se duan nje karrige ne parlament duke mashtruar shqiptaret per bashkim. Shqiptareve nuk ju duhet bashkimi, por largimi i Berishes dhe nje levizje qe punon per te zhvilluar shqiptaret me ekonomi e te tjera.

  4. kreshnik karigja says:

    po ky talebani nuk i dinte lighet , filluan ti dalin genjeshtrat ketij firauni , o spahi ti do ndonje karige dhe te mbuloshe vjedhjet qe ke bere , kosovari i zghuar ,ja pse shqiperia eshte ne kete ghendje ,na qeverisin muzhagedinet me dylbi , haaa haaa do na mari dhe janinen dhe korfuzin , shqiptaret qe e besojne fluturojne me sallator ne bithe

  5. shpati says:

    Te shtrosh sot ceshtje te tilla FANTAZEM,si “:BASHKIMI ME KOSOVEN”,jo vetem eshte UTOPI,por nje sipermarrje ANTI KOMBETARE,qe perdoret nga qarqe te caktuara per te shkaterruar Shqiperine si shtet dhe per te mbrojtur IDENE SERBE SE “SHQIPTARET JANE GRINDAVECET E BALLKANIT,NDAJ ATA DUHET TE SHTROHEN ME DHUNE”!!!
    E shikoni se si jane SHQYER SHALESH,disa parti POPULISTE,paterica te Sali Berishes?
    PDIU-kerkon CAMERINE!!!
    AKZ-ja kerkon KOSOVEN!!!
    PD-ja kerkon SHQIPERINE NDERKOMBETARE(duke i pajisur shqiptaret kudo ne bote me pasaporta)!!!
    PO HALLET E MEDHA TE SOTME,QE KA SHQIPERI,KUSH DHE KUR DO TE ZGJIDHEN???
    NE KETO KUSHTE,BASHKIMI KOMBETAR ESHTE THIKE PAS SHPINE PER SHQIPTARET!!!
    ARMIKU I JONE ESHTE SALI BERISHA NEN REGJINE E BEOGRADIT
    AGJENT I TE CILIT AI ESHTE PREJ KOHESH!!!

  6. ina says:

    na e kane shpif me kete bashkimin kombetar sa nuk ka me. pa na thoni njehere ju zoterinj maskarenj si do luftoni korrupsionin nese ka korrupsion ketej e korrupsion andej kufirit? si do e luftoni hajdutllikun kur politikanet ne kosove e ne shqiperi i kane njelloj duart e lyera me vjedhje te pasurive publike e djerses se popullit? si do luftohet varferia kur t jemi te bashkuar, kur pangopshmeria e politikaneve ne kosove e Shqiperi eshte ne konkurrence? e neveritshme teza e bashkimit dhe vetem nje perpjkje per te mos u marre kurre me problemin e vertete qe eshte sistemi ekonomik e politik i deshtuar qe pasuron disa ne kurriz te milionave.

  7. tourkofagos says:

    ej t’emen e s’emes edhe Ibrahim edhe Gent……!!!!!!
    O Zot ,c’te keqe paskan bere shqiptaret qe u mbarte rracen azere per jete…….!!!????

  8. kuq e zi says:

    po pastaj….
    sipas qeverise me mire te ndryshohet kushtetuta apo te ndryshohet populli ???? kur dime mire qe kushtetuta eshte ndryshuar per pazare fare te vogla kur flitet per ceshtjen kombtare as qe llogaritet.

  9. Spirro Janaqi says:

    Shiko shiko, se c’bejne gjadhjeret, sapo del nje klecka apo nje yckel,menjehere dalin e tellallisin: jo ,kjo nuk behet;nuk mund te behet!!
    O njerez , ka disa politikane e intelektuale(pa llogaritur hordhine gjakdhjere Janullatiste) qe po bejne c’mos qe te krijojne tek shqiptaret idene se baashkimi eshte i demshem.
    Per fat te keq a po mire(kjo nuk dihet ende),te tere keta zuzare jane nga i njejti “katund” ! Ja disa emra:
    Piro Misha
    Fatos Lubonja
    Paskal Milo
    Maks Velo
    Ardian Vehbiu
    Mustafa Nano
    Servet Pellumbi
    Andrea Stefani
    Ben Andoni
    etj etj…
    Tani kush me spjegon , se pse te tere keta pehlivane,jane nga i njejti “katund”??
    Pse nje pjese e mire e tyre, NUK JANE ETNIKISHT SHQIPTARE??
    Pse intelektuale si Prec Zogaj dhe Frrok Cupi,jane per bashkimin me Kosoven,kurse intelektuale si Piro Misha e Fatos Lubonja, jane kunder??!!

  10. Spirro Janaqi says:

    Shiko shiko, se c’bejne gjadhjeret, sapo del nje klecka apo nje yckel,menjehere dalin e tellallisin: jo ,kjo nuk behet;nuk mund te behet!!
    O njerez , ka disa politikane e intelektuale(pa llogaritur hordhine gjakdhjere Janullatiste) qe po bejne c’mos qe te krijojne tek shqiptaret idene se baashkimi eshte i demshem.
    Per fat te keq a po mire(kjo nuk dihet ende),te tere keta zuzare jane nga i njejti “katund” ! Ja disa emra:
    Piro Misha
    Fatos Lubonja
    Paskal Milo
    Maks Velo
    Ardian Vehbiu
    Mustafa Nano
    Servet Pellumbi
    Andrea Stefani
    Ben Andoni
    etj etj…
    Tani kush me spjegon , se pse te tere keta pehlivane,jane nga i njejti “katund”??
    Pse nje pjese e mire e tyre, NUK JANE ETNIKISHT SHQIPTARE??
    Pse intelektuale si Prec Zogaj dhe Frrok Cupi,jane per bashkimin me Kosoven,kurse intelektuale si Piro Misha e Fatos Lubonja, jane kunder??!!A nuk ju duket se ketu ka shume gjera te keqija e te mbrapshta??

    1. ar says:

      Spiro,na lodhe nervin me kete fiksimin tend se keta qenkan kunder bashkimit! Se nga je fiksuar ti me idete dhe kete “katundin” qe qenka kunder,ti e di!Po sipas kuptueshmerise tende ka qe jane kunder bashkimit edhe te tjere nga nje “katund” tjeter si psh Migjen Kelmendi me shoke…
      Eshte e thjeshte te kuptohet se nuk kemi te bejme me “kunder” bashkimit por me “kunder menyres” se bashkimit!
      Realisht kunder bashkimit jane serbofilet,turkoshaket dhe grekomanet,por ata nuk dalin hapur ne publik,keshtuqe mos i kerko kot nga ajo ane!Neper forumra po,mund ti gjesh,se ketu shkruajne vetem me nickname ?

  11. genci Tirana says:

    pershendetje SHQIPTARIZMIT! nuk mund te kete Shqiperi Demokratike pa bashkim kombetare .Une jam dhe do jem pro figures EDI RAMES,por sot shtrohet nje ceshtje e koherave moderne ,bashkimi i kombit qe duhet bere sa me pare ,Nese Socialsitet e vertete duan rrezimin e Berishes dhe Thacit ne Kosove duhet te bashkojne forcat me ALeancen Kuq & e Zi dhe ti kerkojne qeverise se korruptuar te bej te mundur mbajtjen sa me pare te nje referendumi mbare kombetare per Bashkim Shqiptarie,,,,mjafte me dogma te tipit Berishiano Stalinist

  12. Albann says:

    S ka gjasa qe dy kope me egersira(grabiqare) te bashkohen ne nje kope.Ato hane njera tjetren.Ne shtet ku ne 100 vjet s jane bere zgjedhje te lira vetem “kafshe ” mund te rriten.Nuk eshte kushtetuta qe pengon bashkimin…por natyra i ka bere kafshet grabiqare te ruajne fort teritorin e tyre dhe mos e perzjejne (bashkojne) me kopene tjeter grabiqare dhe pse jane te nje gjaku.E imagjinoni dot liderin aktual Berisha qe te propozoje si lider te shqiperise se bashkuar Thacin?Sepse bashkimi kerkon kompromise jo te vesh mitralozin e ti grish kosovaret kur te vijne te protestojne ne Tirane…….

    Eshte ligji i natyres mbi bishat qe s lejon bashkim mes shqipetareve.

    Me shume gjasa nese nje bashkim i tille do kryhej pas disa vitesh do krijoheshin dy shtete te rinj: Epiri (shqipetar) i perbere nga “mocaloret” dhe Dardania me perberje “maloke”.

    Beni njehere zgjedhje te lira e te ndershme….zbatoni ligjet….fuqizoni ekonomine (qe sot veret teresisht nga importet dhe eksport mineralesh) …tregoni qe jeni HUMANE….pastaj kerkoni bashkim………………………………………

    1. feniks says:

      Kerkesa per BASHKIM KOMBETAR VETEM ME KOSOVEN eshte ANTI SHQIPTARE,ndonese e veshur me RRECKA NACIONALISTE!!!
      STREHA E FUNDIT E MASKARENJVE ESHTE NACIONALIZMI-eshte nje thenie e sakte per keta dallkauke ,qe u sherbejne padroneve te tyre hileqare!!
      Per cfare na duhet bashkimi i TOKAVE,kur ne si njerez,si shqiptare jemi te PERCARE SA NUK KA ME KU TE VEJE???
      Sali Berisha i trajton opozitaret me teper se sa ARMIQTE dhe qeveris vetem ne zonat ku ai ka elektoratin e tij ne mazhorance!!
      Edhe buxhetin po per keto qellime KRIMINALE e perdor!!!
      Cfare bashkimi na duhet kur Sali Berisha SUNDON I VETEM TE GJITHA INSTITUCIONET E KUSHTETUESE TE SHQIPERISE???
      KU ESHTE NDARJA E PUSHTETIT KETU,QE OPOZITA TE KETE MUNDESI KONKRETE E JO VETEM LLAFET TE KONTROLLOJE E TE NDALOJE QEVERINE TE QEVERISE NE KUNDERSHTIM ME INTERESAT E POPULLIT???
      Ja nje fakt i fresket:
      Ne KQZ,caktimi i zonave zgjedhore nuk mund te behet pa votat e opozites!!!
      Por Sali Berisha,sundimtari fashist i Shqiperise,e kaloi ceshtjen ne rruge anti ligjore ne Kolegjin Zgjedhor,duke e marre ata vendimin padrejtesisht!!!
      KUSH E NDALOI KETE VEPRIM ANTI LIGJOR???
      ASNJE!!!
      PRA NE SHQIPERI NUK KOMANDOJNE LIGJET DHE KUSHTETUTA,POR FORCA E NJE SUNDIMTARI FASHIST,QE PUNON KUNDER INTERESAVE TE SHQIPTAREVE!!!
      Kur te SHPORREN POLITIKANE TE TILLE SI BERISHA,atehere mund te bisedohet gradualisht ne bashkim per ceshtje te vecanta me interes reciprok!!!
      ME KAQ PROBLEME,SA KERMI NE DY SHTETET KORRUPTIVE ,ASGJE E MIRE NUK NA VJEN!!!
      BERISHES I DUHET BASHKIMI PER TE SHTUAR SASINE E MALOKERISE PER TE SUNDUAR PERJETESISHT!!!
      Nuk ka faj:MALOKET NUK NJOHIN SHTET,POR SUNDIM BAJRAKTARESH TERE JETEN!!!

      1. juliusx (ose gjakdhjere i Janulles) says:

        @feniks,
        ke te drejte qe frikesohesh vella,se kur te vije bashkimi do te vije bashke me fundin e sorrollopit tone janullatist!
        Por, me duket se jemi te vetem kunder bashkimit…vetem ne gjakdhjeret e janullatosit nuk duam,e keshtu po dalim shume zbuluar vella!!
        Ne fund te fala mi dergo sat motre qe po lepihet nje plaku te dambllosur grek…

  13. """"""" says:

    Berisha ashtè nè garè me Aleancen kuq e zi cila mundè te krijojnè e para njè Turqi te dytè nè Ballkan.

  14. I larguari says:

    Ne se doni te dini te verteten lexojeni tek “shpati”ne se nuk ju interson vazhdoni beni komentin qe u intereson por e verteta eshte tek ky koment

  15. shpatar says:

    Mos te allakatemi pa brum.Kemi kohe qe i fryjme kesaje ideje dhe me duket se po i sabotojme vete ato qe na takojne .AK mire bene qe vlerson kete nevoje por duhet pare ne komplekse kushtet per nje bashkim te popullit shqipfoles.Te mos harrojme historine .Popujte jane bashkuar ose jane ndare vetem me lufte.Mos ju referoni Gjermanise Lindore ne Evrope .Pesha e Gjermanise eshte si nata me dite me ate te Shqiperise.
    E thene troce :Kemi ne klleqe te perballemi me serbert,grekerit ,maqedonasit e aleatet e tyre.Edhe nese keta, do bejne nje sy qorre e nje vesht shurdhe,nuk na pengojne; po ne si shqiptare kemi nje mendje te tille???.Ne nuk po gjejme fjalen brenda per brenda e jo te zgjidhim nje lemshe me te komlikuar.Kemi nje Sali ne koke qe po e bene corbe politiken shqiptare.Kerkon me cdo kushte te sundoje e te pasurohet pa menduar per idete kombetare.Pastroni brenda e me pas mendoni per te teren .

    1. ar says:

      Saliu iken ne qershor! ?

    2. wind of chains says:

      pash zotin ti do jesh ndonje nga ata intelektuhalet qe firmosen peticionin! qe kreshniku ja fut kot me kete punen e bashkimit, s’do as mend as kalem! Kreshniku ti vej mend kufijve ekzistues qe po na i shtyn sala si me shty gardhin ne vicidol se s’ja mban bytha nga komshiu, hidrocentraleve qe po i jep me koncesion, si me ja pas ndertu baba,etj,etj. Jemi katandisur per turp e per faqe te zeze! Ulerasin te bukur e te shemtuar se c’na gjeti, pse nuk na pranoi evropa, idiotesi me brire! a keni o njerez femije ne shkolle, a ju ka zene ndonjehere halli te perplaseni ne zyrat e kesaj palo administrate, ku ne rastin me te mire merr nje ngritje supesh si pergjigje te hallit tend dhe rendom nje togfjalesh te pakuptimte qe te le te deshperuar? a jeni perplasur ne dyer spitalesh e gjykatash per te vene ulerimen nga pislleku ne cdo nivel sherbimi me nder jush! shikoni te vini rregull brenda pragut te shtepise tone, kujtoni dinjitetin e humbur te qenies njerezore, pastaj flisni per bashkim kombetar e evrope.Te flasesh per bashkim kombetar ne kete gjenje eshte si pretendosh te kalosh greminat e ferri me nje ure me kallama!?DHE [PER SALI HALENE MOS FOL FARE SE NUK NA MBAN ME KURRIZI wind of change sala, mos e ke fjalen se do ta katandisi shqiperine ne nje ish-nocion gjeografik?

  16. ''evgjitngrenesi'' says:

    eshte i pamundur tani,por me largimin e serbit nga pushteti do te behet i mundur.
    keto jane burokracira te rendomta qe nuk kane asnje pike rendesie. rendesi ka vullneti.dyshja sali-janullatos jane pengesa e vertete per ringritjen e kombit shqiptar.
    per largimin e tyre duhet te punojne gjithe shqiptaret .

  17. kushtrimi says:

    E dua bashkimin vetem per shkakun qe nuk e duan serbet,greket,maqedonasit dhe disa shqipfoles te shitur. Njeriu me logjike te shendoshe e din qe kjo pune nuk behet brenda dites, por duhet ta kerkojm sot qe te behet neser.

  18. mirel says:

    A Kushtetute – Prostitute.
    Vetem probleme nxjerr.
    Te luan mire Sali serbi.
    Nuk ka burra dhe ligjevenes qe ta ndryshojne.
    Te gjithe jane prostituta te Berishes dhe shurrtore te serbeve dhe grekerve.

  19. miri says:

    Une nuk e dua bashkimin kombetar, por dua perparimin e Shqiperise e te Kosoves dhe te dyja ne Europe. Ato qe prrallisin per bashkim kombetar dojne bashkim grindavecesh dhe largim nga Europa.

  20. dashnor says:

    Meqenese I Larguari rekomandon Shpatin per t’a lexuar sepse aty na qenka fshehur e verteta , une rekomandoj te lexohet Shpatari , sepse ai thote te verteten , e asnje tjeter . Po ku kemi ne a te vrare , kredine dhe autoritetin internacional te asnjerit prej fqinjeve tane . Kush eshte ajo fuqi evropiane pro shqiptare , qe te vihet kunder grekeve , serbeve , maqedonesve , e te pranoje “Shqiperine e Madhe”, term te cilin e urren e gjithe diplomacia evropiane , sepse me siguri te shpie , as me pak e as me shume ne nje konflikt evropian , e ndoshta me gjere . Bashkimi kombetar , eshte nje teme abstrakte , e kote , bile e rrezikeshme , per te cilen , pavaresisht nga deshira e jone , nuk duhet as te diskutohet , e as te humbim kohen me “endra te nje nate dimri” . Kemi plot endra te tjera te cilat Evropa , bile edhe fqinjet tane , i kane realizuar me se miri , ndersa ne vazhdojme te ndjehemi komode ne bisht te gjithe vendeve te tjera te kontinentit , ne te gjithe treguesit . Lerini parullat e dala boje , si : “ka erdhur koha per bashkim”, “te bejme Shqiperine etnike”, “te zgjerojme kufijte”, e te tjera shprehje infantile , sepse pikerisht politikane populiste e interesaxhinj per te perfituar kolltuqe ne Parlament , shfrytezojne mendjelehtesine e papjekurine e shqiptareve , mbasi e njohin mire natyren e ceket intelektuale dhe ekzaltimin “patriotik” te nje pjese te mire te elektoratit shqiptar . Nuk ka asnje vend demokratik ne Evrope , qe zhvillon fushate elektorale duke share e mbjelle urrejtje , bile deri kercenime , ndaj te gjithe fqinjeve qe na rrethojne . Vendet demokratike zhvillojne gare elektorale me programe partiake , e jo me fjale trimerie , historira te vjetra folklorike , lufte , gjak , urrejtje e sllogane , ratifikime kufijsh e perralla te tjera me mbret , qe prekin mendjet e zemrat e semura te shqiptareve . Dashnori .

  21. Pse? says:

    Sa kompetent qenke o miri.
    E paske te qarte platformen e perparimit.
    Drejt Evropes..

  22. vlonjati it says:

    ne si popull nuk heqim dot nje byth sali legeni,qe ka 23vjet qe po na telendis jo me te flitet per kombetar kombetar.

  23. viktor hoti says:

    Kushtetuta nuk merret me objektin e referendumit. Neni 151 mund te kete objekt sovranitetin . Ne aspektin e teknikes juridike ,ky nen nuk konfirmon objekt por perjashton te jete objekt referendummi kjo e ajo ceshtje duke e lene te hapur qe me ligjin e referendumit te saktesohet rrethi i ceshjeve ne objekt te tij.

    Sa i operjket ceshtyjeve teritoriale Kushtetuta ka synim tjeter,ajo mbron “teresine territoriale” pra teresine e ekzistuese gje qe nuk pengon “shtimin” e kesaj teresie. sikurse fton ne preambulen e saj . Viktor Hoti

  24. Cakalli7 says:

    po me bosnjen kur do na bashkoj kreshfiku or tej

    1. juliusx (ose gjakdhjere i janulles) says:

      @Cakalli7,
      ehh,kjo nuk dihet ,por …jot eme apo jot moter Elpidhja,mund te kete ndonje ide per kete…

      1. Bono says:

        Ky serbo-turku Kresnik Spahih ose me sakte nje zorraxhi qe i ka lindur nje ide e castit, dhe Shqiptaret qe fluturojne me pras ne bythe pas cdo eksitimi te tij, duhet ta dije mire qe nuk ndryshon aq kollaj kufiri i shteteve. Une mendoj qe keta sandwich-at e AK do jene te paret qe do hidhen ne sheshbeteje nese kerkohet nevoja per bashkim kombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje