INTERVISTA/ Monika Kryemadhi: PS i shiti zgjedhjet në vitin ’92. Berisha u përpoq të përçante PS-në

14 Janar 2013, 19:57Politika TEMA

Bisedoi: Luljeta Progni

studimepolitike.com

 

Monika Kryemadhi, një ndër aktivistet kryesore të momenteve të para të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist FRESSH, rrëfen detaje interesante të betejës politike midis të rinjvë të këtij forumi dhe lidershipit të atëhershëm të PS. Peripecitë e rrugës që ndoqën Ilir Meta, Pandeli Majko, Ilir Zela, Ndre Legisi e të tjerë, në betejen e ashpër politike me Fatos Nanon dhe pjesën tjetër të lidershipit të PS, të cilët vinin nga një karrierë politike nga e shkuara komuniste e PS-së, si PPSH dhe iu bashkohej edhe një kategori intelektualësh të angazhuar në funksione të larta të partisë. Lufta e përhershme deri në largimin e bërthamës së FRESSH nga PS në vitin 2004, kur beteja Nano – Meta arriti kulmin në kongresin e dhjetorit 2003.

Kjo është një pjesë e intervistës të realizuar në funksion të një studimi, që ka lidhje me funksionimin e demokracisë së brendshme në partitë e mëdha politike në Shqipëri, gjatë periudhës së tranzicionit.

 

Kur jeni angazhuar për herë të parë në politikë? Cilat janë detajet e ditës së parë?

Ka qenë nëntor 1991 dita ime e parë në politike. Më ka ftuar një shoqja ime, Ilda Reka, e cila më tha, se në PS po organizohej një takim me të rinj. Isha pak skeptike, por vendosa të shkoj. Më ka pritur te dera e PS, Musa Ulqini, i cili kishte organizuar një takim me të rinjtë. Më pas në atë takim erdhi Pandeli Majko, Ilir Meta, Ilir Zela e të tjerë, të cilët po themelonin forumin e të rinjve socialistë. Të gjithë ishin studentë, ndërsa pak kishte gjimnazistë, siç isha unë. Po ata që po themelonin FRESSH, kishin përqendruar vëmendjen e tyre edhe tek gjimnazistët. Ndërkohë prindërit e mi më nxitën të angazhohesha, duke pasur parasysh edhe faktin se ata kishin njohje me Musa Ulqinin apo edhe të tjerë në PS.

 

Kishin kaluar pak muaj, kur PPSH ndryshoi emrin dhe u kthye në PS. Pra ishte një parti, pasardhëse e PPSH në Shqipëri. Nuk patët ndonjë ngurrim për t’u angazhuar pikërisht aty dhe jo te një parti tjetër?

Në gjimnaz isha një natyrë rebele dhe qëndroja gjithnjë kundër rrymës. Kur u themelua PD, kishte ngurrim nga bashkëmoshatarët e mi për t’u bërë me PD. Unë s’e pata. Ndërsa kur u pa qartë se pesha po anonte nga PD, ndodhi e kundërta, unë u bëra me PS. Ndoshta kjo, më erdhi si pasojë e njëfarë diskriminimi, për shkak se unë isha në një klasë me fëmijë që ishin bij drejtorësh dhe nëpunësish, ndërsa unë isha fëmijë punëtorësh. Ndoshta pata njëfarë diskriminimi dhe kjo më bënte të isha kundër rrymës.

Unë nuk vij nga një familje, që është përndjekur mirëfilli nga sistemi komunist dhe s’kishte pengesë nga ana ime për t’u angazhuar në PS. Megjithatë kisha njerëz në fisin tim, të përndjekur politikë, por unë dhe familja ime nuk e vuajtëm këtë. Në moshën që isha unë, nuk bëhej fjalë për t’u angazhuar për arsye filozofike, për program, apo statut të një partie. Nuk mendon aq thellë një i ri, por ideja ishte se lidhjet e mija më çuan te PS. Më pas nis e krijon background-in tënd dhe nis e piqesh politikisht. Një tjetër element, që më bindi të jem aty ishte edhe ekzistenca e një lloj kritike ndaj PPSH.

Në datën 27 dhjetor të vitit 1991 unë u pranova anëtare e PSSH dhe më pas u zgjodha anëtare e KPD për rrethin e Tiranës. Në këtë moment, pata ngurrimin e prindërve, të cilët thanë se ky angazhim në këtë moshë është shumë. Por më pas ata u bindën. Kështu u angazhova në politikë, në një fushatë shumë të rëndësishme zgjedhore: ishte fushata e zgjedhjeve të 22 marsit 1992. U caktova të punoj në Peshkopi, të organizoja forumin e rinisë socialiste atje. Tani, kur e kujtoj më vjen edhe për të qeshur, kur kujtoj se isha 17 vjeç dhe kisha vendosur të angazhohesha në politikë. Pa hezituar fare, shkova në një zonë ku agresiviteti politik ishte i madh. Sigurisht që patëm shumë vështirësi, nisi diskriminimi në shkollë, pasi ata mësues që kishin qenë me PPSH, u kthyen me PD e të tjera me radhë. Por unë e kujtoj si një periudhë shumë të bukur.

 

Ju u angazhuat në FRESSH, i cili ishte një bërthamë e rëndësishme, ku lidershipi i PS po investonte. Pandeli Majko, Ilir Meta, Ilir Zela, Ndre Legisi etj, po përgatiteshin si fytyra e re e së majtës në Shqipëri. Por erdhi një moment, kur kjo bërthamë u forcua më tepër, se sa lidershipi e kishte parashikuar. Ju ishit atje, në këto zhvillime…?

Unë kam kuptuar një gjë. Fillimisht Partia Socialiste ishte e interesuar që të krijohej një forum rinor, sepse i duhej që të baraspeshonte gjithë atë lëvizje studentore rinore që ishte rreth PD. Atje ishte përqendruar gjithë potenciali antikomunist. Ndërsa PS ishte si një parti, që vetëm kishte ndryshuar emrin dhe ishte qartazi trashëgimtare e PPSH. Pra në këto kushte, PS i duhej një grup njerëzish, që do të ndryshonin imazhin e saj në këtë drejtim. Kjo u realizua shumë shpejt, por pati problem gjatë rrugës. Në FRESSH në atë kohë, u bashkuan kategori të ndryshme, studentë Dhjetori, të rinj të shkollave, të angazhuar në politikë, njerëz si unë, që deri atëherë nuk kishin asnjë lidhje me politikën etj. Ne punuam shumë fort të gjithë bashkë dhe ia dolëm të krijonim një bërthamë të rëndësishme dhe të ndryshonim imazhin komunist të PS. PS i interesonte fillimisht ky rezultat, sepse ishin zgjedhjet e 22 marsit, zgjedhjet lokale të korrikut 1992 e të tjera beteja, që pasuan. Ne ndikuam në rezultatin e zgjedhjeve vendore, sepse PS i fitoi ato.

Pra, unë mendoj se në fillim lidershipi i PS i angazhoi individët e FRESSH me qëllim për t’i përdorur. Por ata nuk i kishin bërë llogaritë mirë. Ishte fjala për njerëz, që vinin nga një background i rëndësishëm angazhimi. Në krye të FRESSH kishte individë, që vinin nga lëvizja e dhjetorit ‘90 për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Atyre iu shtoheshin individë pa një të shkuar politike, pra s’kishin lidhje me të shkuarën komuniste. Këtë kategori ishte e vështirë ta përdorje siç kishte menduar lidershipi i PS. Ne kuptuam momentin kur PS hezitoi të na bënte pjesë të vendimmarrjes, edhe pse ne na kishte përdorur për aq sa i duheshim. Por ishte e vështirë që ne të manipuloheshim aq kollaj. Ne e kuptuam shumë shpejt këtë dhe reaguam. Patëm mbështetjen e një pjese të rëndësishme të intelektualëve të PS. Me mbështetjen e tyre, ne kërkuam ndryshime në statutin e PS, ku u vendos një farë pavarësie e FRESSH nga partia. Dua të veçoj një moment të rëndësishëm: Kur humbi PS në 22 mars, unë bashkë me Luzhiana Abazin kemi qarë shumë, sepse menduam se PS i shiti zgjedhjet. Në fakt historia tregoi se ishte bërë diku një marrëveshje për lënien e pushtetit.

 

Keni ju argumente për ta vërtetuar këtë?

Unë i referohem historisë, pasqyrimit në media të ngjarjes, fotografive etj. Unë nuk kam asgjë më konkrete për të thënë, por kur analizon ngjarjet sot, me ftohtësi, arrin në një përfundim. Dhe unë tani çuditem se si mërziteshim aq shumë sa qanim me orë të tëra për atë tradhti, që na paskësh bërë partia…

Një moment tjetër i rëndësishëm ishte edhe koha kur ne kuptuam, atë që unë po e quaj tradhti të PS ndaj FRESSH: Në momentin kur u sulmua Ilir Meta nga mazhoranca demokrate për ngjarjen e Poliçanit. Ishte pranvera e vitit 1993, kur në parlament po kërkohej heqja e imunitetit të Ilir Metës dhe deputetët e PS nuk luftuan absolutisht për ta mbrojtur. Ne të rinjtë e FRESSH, që ndiqnim seancën në lozhën e parlamentit mbetëm të shokuar. Në FRESSH ishin tre deputetë: Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Ndre Legisi, pra kishim pushtetin e mjaftueshëm për t’u konsideruar nga PS dhe grupi i saj parlamentar. Por atë ditë folën vetëm këta të FRESSH. Disa “u bënë” atë ditë të sëmurë dhe nuk u paraqitën në seancë, ca të tjerë nuk folën fare. Pra ne menduam asokohe se lidershipi i PS kishte menduar, se i shkonte për shtat që Ilir Meta të burgosej dhe të përdorej nga PS si një element i rëndësishëm për fushatë, për të garantuar atë, që më pas e garantoi me burgosjen e Nanos. Unë flas për veten time, ose edhe disa të tjerë, që unë kisha lidhje në këtë forum. Ne kështu e menduam.

 

Ku e bazuat ju këtë dyshim?

Në kongresin e majit 1992, u zgjodh Pandeli Majko kryetar i FRESSH, pra në atë kohë ishte Majko kryetar. Unë dhe të tjerë e kishim lidhjen më specifike me Majkon, pasi ishte i ngarkuar me rrethin e Tiranës dhe Durrësit, ndërsa Meta ishte i ngarkuar të komunikonte me rrethet e tjera të largëta. Unë nuk kisha atëherë asnjë lidhje me Ilirin. Por ne kishim krijuar idenë e një lideri, që luftonte fort dhe mbronte interesat e FRESSH dhe PS. Ka pasur një element të rëndësishëm në atë kohë në marrëdhëniet mes nesh dhe PS. Ata e mbanin vetën si intelektualë dhe hezitonin të përplaseshin në beteja të forta politike me kundërshtarin. Këtë pjesë e bënim ne me zell të madh, por kjo po na shtonte dalëngadalë imazhin, pushtetin tonë brenda PS. Pra ne kishim nisur të evidentonim njëfarë gare me ta. Dhe ne na u duk se po e “shisnin” Ilir Metën në atë kohë. Duke u nisur nga vetja, ne menduam se siç “shesin” atë, do na “shesin” edhe ne. Pra ne menduam, se kur Meta që kishte atë background të rëndësishëm politik, ishte edhe deputet, mund të lihej kaq kollaj në baltë, çfarë ishim ne për PS?

Kështu, kohët kaluan dhe pas një viti ndodhi, që u arrestua Fatos Nano.

 

Pse e lidhni arrestimin e Fatos Nanos me këto zhvillime që folëm më lart?

Unë personalisht kam aluduar në atë kohë, që Partia Socialiste po kërkonte një kurban, për të balancuar të gjithë retorikën antikomuniste, që po përdorte PD e Berisha kundër PS. Unë kam aluduar se u tentua që ky kurban të ishte Ilir Meta, por nuk ia dolën dhe më pas kurbani u bë pikërisht kryetari i PS, Fatos Nano. Por të kthehemi në zhvillimet mes nesh dhe PS. Unë kam kuptuar në atë kohë, që ne si të rinj me imazh të mirë, që e vumë në funksion të PS, po përdoreshim prej saj dhe në fakt koha dëshmoi, se u përdorëm dhe kur nuk iu deshëm më PS, na hodhi në rrugë.

 

Ta detajojmë më shumë ngjarjen për fillimin e këtij konflikti mes jush dhe lidershipit të PS. Beteja juaj me Fatos Nanon dhe mbështetësit e tij, nisi pikërisht në momentin kur pushteti juaj në PS dhe në opinionin publik, ishte konsoliduar. Nisur nga zhvillimet e atëhershme, duket se Nano e kishte një strategji: Ai filloi përçarjen brenda grupit të drejtuesve të FRESSH. Ndërsa ju u bashkuat rreth Ilir Metës, pasi u ndjetë të kërcënuar nga partia, Nano mbështeti Pandeli Majkon dhe ky i fundit duket se u shkëput prej jush. Si është e vërteta?

Unë jam bashkëshortja e Ilir Metës dhe çfarëdo që të them kam përshtypjen, se do të paragjykohet, por kjo nuk më pengon të them mendimin tim. Pra për këtë rast unë mendoj, se Ilir Meta ishte një figurë e pakompromentueshme dhe nuk mund të ishte ai figura e FRESSH, të cilit do t’i drejtohej Nano për përçarjen e këtij forumi. Iliri dukej që atëherë, se kishte një logjikë të konsoliduar politike dhe një karakter shumë të fortë. E dyta, ishte shumë punëtor dhe i përkushtuar, kishte mbështetje të fortë në bazë. Iliri kishte komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe kështu krijonte lidhje të fortë më ta. Unë mendoj, se këto cilësi e kanë mbajtur deri sot të konsoliduar në politikë. Pandeli Majko kishte cilësi shumë të mira, kishte momente që ishte brilant në deklaratat e tij, por kishte momente të tjera që fshihej dhe nuk dukej për të thënë apo për të bërë atë, që duhej në momentin e dhënë. Meta ishte gjithnjë aty për të mbrojtur njerëzit e tij. Kjo bënte diferencën. Dua të kujtoj një moment kur në kongresin e vitit 1992 ne kërkuam nga Ilir Meta ta pranonte postin e nënkryetarit të FRESSH, për shkak se mendonim se kishte autoritet në politikë dhe këtë e kishte dëshmuar. Por ai refuzoi. Tani kishte ardhur momenti, që ai të merrte më shumë përgjegjësi në drejtimin e FRESSH, pasi rrethanat dukeshin të tilla. Kjo erdhi pas një situate të tillë: ne kishim kohë, që ishim informuar se lidershipi i PS kishte porositur kryetarët e rretheve, që të mos i jepnin shumë hapësirë veprimi drejtuesve të FRESSH. Shumë gjëra dëgjonim edhe nëpër korridoret e PS. Aty kuptonim edhe reagimet dhe bisedat e ndryshme, që merreshin vesh etj. Pra kishte disa detaje, që të çonin në një përfundim: Lidershipi i PS kishte llogaritur gabim forcën e drejtuesve të FRESSH dhe tani po përpiqej të korrigjonte këtë gabim.

Në këtë moment ne u konsoliduam, me mendimin se duhet të ishim më të bashkuar për t’u përballur me drejtuesit e partisë. Në kongresin e parë të FRESSH unë u zgjodha Sekretare e Përgjithshme. Ne vendosëm që të jemi si një strukturë e fortë dhe e pandashme dhe kështu do të ishim edhe më të domosdoshëm për palën tjetër, pra lidershipin e partisë. Ne nisëm zyrtarisht kontaktet me kryetarët e PS në rrethe, por paralelisht nisëm një komunikim njerëzor me ta. Ne ishim njerëzit, që punonim më shumë në PS. Kur ata vinin në Tiranë, nuk kishin gjithnjë shans të takonin kryetarin, apo drejtuesit e tjerë të PS, por ne na kishin gjithnjë në dispozicion për t’i ndihmuar dhe asistuar në betejën politike me kundërshtarët. Kështu u krijua një lidhje e mirë e bazës me ne. Në fakt kjo lidhje ishte konsoliduar më shumë në zgjedhjet vendore të korrikut ‘92.

Pra, ne u konsoliduam si një rrymë në PS, e domosdoshme për lidershipin, të destinuar të bashkëjetojmë në PS. Pas arrestimit të Fatos Nanos dhe më pas, në fushatën për referendumin e miratimit të Kushtetutës në vitin 1994, FRESSH u bë një strukturë politike mjaft e rëndësishme, e domosdoshme për PS dhe ishte në krye të sukseseve të kësaj periudhe për opozitën. Ne ishim konsoliduar dhe tashmë ishte e vështirë të mendohej, se ishim mjet për t’u përdorur dhe flakur më pas. Ne ishim rryma agresive brenda PS.

 

Kishit mbështetje jashtë Shqipërisë?

Një moment mjaft i rëndësishëm ishte lidhja, që krijoi Ilir Meta me socialdemokratët danezë. U krijua një bashkëpunim shumë i mirë për forumet socialiste të vendeve të tjera dhe ne nisëm të konsideroheshim të rëndësishëm në rrafsh ndërkombëtar. Ilir Meta bashkë me të tjerë, krijuan lidhje të drejtpërdrejta me Internacionalen Socialiste dhe me forumet rinore të Internacionales Socialiste. PS e kishte të pamundur të bashkëpunonte me këto struktura. Ky ishte një moment mjaft i rëndësishëm, kur PS nisi të krijojë një farë vartësie ndaj nesh.

 

Ndërsa Fatos Nano e të tjerë drejtues të PS, të cilët kishin një të shkuar komuniste, edhe pse vinin nga pjesa intelektuale dhe jo specifikisht nga angazhimet partiake në PPSH, ishin të sulmuar ashpër dhe vazhdimisht nga Berisha, ju nuk ishit pjesë e këtyre sulmeve, nuk ishit të targetuar nga Berisha…?

Po, është e vërtetë. Po si do të më sulmonte mua, apo të tjerë anëtarë të FRESSH Sali Berisha? Ne nuk na thoshte dot që ishim komunistë. Por ai bëri një hile në sulmet e tij, bazuar në politikën “përça e sundo”. Ndërsa sulmonte mjaft ashpër liderin dhe drejtues të tjerë të PS, FRESSH-in edhe pse ishte me peshë specifike, nuk e sulmonte. Kjo mendoj se ishte e qëllimshme për të krijuar përçarje në PS. Por nga ana tjetër nuk kishte edhe ku t’i bazonte akuzat për ne. Berisha e kishte taktikë politike. Nga ana tjetër, ne na shërbeu kjo, pasi kancelaritë e huaja e konsideronin FRESSH si një rrymë reformuese të partisë dhe pjesë të demokratizimit të saj.

Në kohën kur Fatos Nano u arrestua, ne u bëmë edhe më të domosdoshëm. Megjithëse Nano ishte në burg, partia funksiononte. Kur Fatos Nano ishte në burg, PS u bë solide, pra nuk kishte debate edhe aq, sa mund të konsideroheshin si të tilla.

 

A i bashkoi Nano rrymat në PS?

Po, por nuk mund të themi se kishte ndonjë shfaqje të fortë publike të rrymave. Megjithatë, mund të them se ne, si FRESSH, ishim bërthama e betejës politike dhe PS ishte e detyruar të na konsideronte. Në momentin kur nisën protestat për firmat piramidale, PS e Tiranës nuk po organizohej, sepse kishin frikë. Ishte FRESSH, që mori përsipër drejtimin e të rinjve, që nga studentët deri tek gjimnazistët. PS distancohej nga ky veprim.

Ato ditë ishte duke u diskutuar mocioni i famshëm i Nanos për riorganizimin e partisë. Por para se vijmë në këtë moment, duhet të flasim për ngjarje të mëparshme. Kur Fatos Nano u burgos, nisi të bëhej një figurë shumë e rëndësishme për të majtën, ashtu siç ju parashikuat se i duhej PS, pra një “kurban” shumë i mirë për opozitën, që në vetvete po rritej çdo ditë e më shumë, duke u kthyer në hero të saj. Kjo po e sfumonte rolin e të tjerëve në PS, pra për pasojë edhe të drejtuesve të FRESSH. A ishte kjo një ndër arsyet, që ndezi më shumë betejën midis FRESSH, mbështetur nga disa drejtues të PS dhe Nanos, mbështetur nga të tjerë, ndërkohë që FRESSH po akuzohej për bashkëpunim me Berishën?

Unë flas në emrin tim. Unë nuk e mendoja FRESSH, si të ndarë nga PS. Dua të rrëfej një ngjarje. Para zgjedhjeve të 26 majit, ne si FRESSH, kishim organizuar një miting proteste në pallatin e sportit. Ftuam TVSH, por problemi ishte se duhej një drejtues i rëndësishëm i PS, që të mund ta filmonte dhe transmetonte aktivitetin e opozitës televizioni publik, pasi mbi këtë rregull funksiononte atëherë. Duheshin nënkryetarët e partisë, njëri prej tyre. Ne nuk na erdhi asnjë prej tyre dhe kjo na la shije shumë të keqe. Por tre deputetët e FRESSH ndërhynë në TVSH dhe aktiviteti u filmua dhe u transmetua. Për ne ishte e rëndësishme të transmetohej, pasi në atë aktivitet kishim të ftuar edhe një delegacion nga Belgjika. Ky ishte edhe momenti, kur PD përfitoi, për të krijuar një lloj përçarje. Pasi u transmetua aktiviteti, drejtuesit e partisë reaguan dhe thanë, se ju paska çuar Berisha kamera për t’ju filmuar. Në fushatën e zgjedhjeve të 26 majit, Berisha nxori ligjin që penalizonte disa kandidatë për deputet, pra nuk i lejonte të kandidonin, duke sajuar ligjin për pastërtinë e figurës. Dhe shumë kandidatë të PS u skualifikuan. Nga radhët e FRESSH nuk u penalizuan, pasi nuk kishin ku kapeshin, por kjo u përdor për alibinë e “mbështetjes së Berishës”. Në të vërtetë nuk kishte të bënte fare. Në atë kohë unë bashkëjetoja me Ilir Metën, pra ishim në një raport tjetër. Shumë gjëra unë nuk i merrja vesh, se edhe Iliri është tip diskret dhe nuk tregon gjithnjë, edhe sot e kësaj dite unë nuk informohem plotësisht për bisedat e tavolinave.

Por dua të theksoj atë çfarë di. Në kohën kur Nano ishte në burg, ne ishim të angazhuar plotësisht për t’u kujdesur për detaje të rëndësishme. Për lobimin që bënim me të huajt, delegacionet vinin në Tiranë dhe partia nuk kujdesej fare për ta, ndërsa ne të FRESSH, i prisnim dhe i mbanim edhe nëpër shtëpitë tona, duke u kujdesur që çështja Nano, të ndërkombëtarizohej sa më shumë. Familja ime dhe e të gjithëve ne, mblidhte donacione për shpenzimet që duheshin për burgun, deri tek pagesat për avokatët. Pra ishim plotësisht të angazhuar dhe nuk kishim asnjë problem me rritjen e Nanos si figurë, madje ishim ne, ata që kontribounim për këtë në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar. Ne po investonim, që Nano të konsiderohej i burgosur politik. I gjithë investimi ynë ishte për këtë dhe ne ia dolëm. Të gjithë e konsideronin Fatos Nanon si të burgosur politik dhe PS, si një parti që po reformohej. Kjo padyshim, që kishte meritën e padiskutueshme të drejtuesve të FRESSH.

 

Por kjo duket se nuk u reflektua kështu tek Fatos Nano…

Sot mendoj se kjo përpjekje e vazhdueshme e jona, pra e FRESSH, krijoi një farë xhelozie në radhët e drejtuesve të PS. Si pasojë e kësaj, erdhi kongresi i gushtit 1996, faza e dytë e tij, kur Fatos Nano paraqiti mocionin. Për mua u rrëzuan muret. Gjithçka kishim investuar, ishte hedhur poshtë si me një të rënë të lapsit. Ishin pesë vite angazhim intensive në mbrojtje të partisë ku aderoja, duke përfshirë këtu të gjithë elementët dhe në këtë kongres këto shumëzohen me zero, jo vetëm për mua, por për shumë të tjerë. Ky ka qenë momenti i parë, kur unë për veten time, e kam menduar largimin nga PS. Në këtë moment, unë kuptova se në PS, po ktheheshin ish-ët e Partisë së Punës.

 

Cilët ishin ata?

Ato kohë, po shikoja njerëz që më parë nuk vinin në PS dhe nisën të rikthehen. Në atë kohë unë takoja shpesh Ramiz Alinë, pasi një prej vajzave të tij ishte pedagogia ime. Kisha kuptuar, se ai diskriminohej për të shkuarën komuniste dhe nuk përfillej në PS. Por të tjerë, që kishin qenë anëtarë të byrosë politike, apo të Komitetit Qendror, po ktheheshin në PS. Pra ata s’kishin faj për të shkuarën komuniste, ndërsa Ramizi po. Kjo logjikë nuk qëndronte. Tani s’më kujtohen ekzaktësisht emra, por kështu ka ndodhur. Momenti i dytë është miratimi i anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe të kryesisë. U larguan nga këto forume të gjithë reformatorët e kësaj partie, bashkë me FRESSH, ku përfshihej Servet Pëllumbi e Namik Dokle dhe mbështetësit e Ilir Metës. Në forume u kthyen ish-ët.

Ka një detaj të rëndësishëm për t’u sqaruar dhe këtë s’mund ta bëj unë, por vetëm Ilir Meta. Ka një korrespondencë letrash nga burgu mes Nanos e Metës, ku mund të gjesh plot argumente për të vërtetuar tentativën e Nanos për ta përdorur Metën kundër Servet Pëllumbit e Namik Dokles dhe në momentin kur nuk ia doli, ai u kthye kundër Metës. Këto janë gjëra personale të Ilirit dhe unë s’kam pse flas mbi to.

 

Pra u ashpërsua beteja, që përfundoi me “dramë” në kongresin e dhjetorit të vitit 2003. Ngjarje, që u pasua pak muaj më vonë edhe me largimin tuaj nga PS dhe themelimin e LSI…

Mendoj se në këtë përçarje kanë pasur një rol të rëndësishëm njerëz të caktuar në PS. Në zgjedhjet e korrikut ‘96, PS i humbi zgjedhjet për shkak se ishte e përçarë, ndryshe nga zgjedhjet e 26 majit, që u manipuluan nga PD. Në zgjedhjet e korrikut, drejtuesit e PS nuk ishin të interesuar më shumë për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkish e komunash, por ishin më të interesuar, që të luftonin anëtarët e FRESSH apo mbështetësit e tyre. Nuk kishte bashkëpunim. Musa Ulqini bashkë me Halil Lalën, ishin personazhe pozitivë, që përpiqeshin të neutralizonin këtë betejë politike, me qëllim që të mbylleshin mosmarrëveshjet, e kam fjalën për Tiranën. Në të vërtetë, ai kongres dhe mocioni, nuk e ndihmuan aspak funksionimin e demokracisë së brendshme në PS, por e penguan atë.

 

Në atë kongres megjithatë, u bënë disa reformime, ose të paktën kështu u “shitën” nga drejtuesit e partisë, ndër të tjera u hoq referenca e Marksit nga programi dhe u bënë disa ndryshime në statut dhe programin e partisë. Ndikuan këto në rritjen e demokracisë së brendshme dhe në reformimin e PS?

Mendoj, se të gjitha lëvizjet ishin në funksion të luftës për karrige në PS dhe jo për reformimin e saj, apo aq më pak për demokracinë e brendshme. Në atë kongres u hoq nga forumet Ilir Meta, Servet Pëllumbi, Luan Hajdaraga, Namik Dokle e të tjerë. Pra nuk ka lidhje me demokracinë. Ndërkohë, që disa individë, të cilët dikur ishin në mbështetje të Metës e Pëllumbit kaluan në krahun tjetër. Pra u krijua një kaos dhe njerëzit ishin të çorientuar. Beteja bëhej për post dhe jo për reformim. Në atë kohë unë fillova të krijoj rezerva të mëdha në raport me PS dhe unë kam krijuar dyshimet e mia shumë më herët se sa Iliri. Ka qenë ky moment, kur unë kam menduar të iki nga PS, madje edhe e kam shprehur. I kam thënë Musa Ulqinit, që është momenti të ikim, sepse do të kemi edhe mbështetjen brenda, edhe jashtë vendit. Ulqini u shokua kur i thashë, se duhet të largohemi. Iu duk një ide shumë e parakohshme.

 

Më pas vijnë ngjarjet e vitit 1997 dhe lufta u duk se po shuhej.

Në fakt u kalua në plan të dytë, ose të tretë përkohësisht, pasi në plan të parë ishin zgjedhjet. Dukej qartë se PS po vinte në pushtet, jo për shkak se po fitonte PS, por për shkak të gabimeve që kishte bërë Berisha dhe qeveria e tij. Kishte njëfarë pragmatizmi, por në thelb dukej qartë se lufta vazhdonte, pasi Ilir Meta mezi u fut kandidat për deputet në Skrapar. Në kongresin e gushtit ’96, Meta dhe mbështetësit e tij ishin larguar nga forumet. Megjithatë, ai e kishte mbështetjen e tij në këto forume. Pra Meta kishte konsoliduar pushtetin e tij brenda PS, deri në forumet më të larta drejtuese dhe ishte e vështirë ta anashkaloje.

 

Megjithatë, dukej se Fatos Nano kishte nisur të korrte fitoret brenda PS. Kishte dalë nga burgu, po përgatitej për të ardhur në pushtet dhe kishte gjithë luksin të qeveriste i qetë, i gatshëm për të bërë “viktima” kundërshtarët e tij.

Pas kongresit të ‘96, kur ishin larguar gjithë kundërshtarët dhe ishin afruar në forumet e PS vetëm një pjesë e saj, si dhe disa të rinj pa kontribute, sillte një situatë që vlonte brenda partisë. Nanos i duhej ta menaxhonte këtë reaksion. U deshën pak muaj dhe situata shpërtheu, pasuar me ngjarjet e mëvonshme, kur Nano dha dorëheqjen. Erdhi momenti, që atij i duhej bashkëpunimi i zërave ndryshe në PS, si një strategji, që do të mbante PS e bashkuar. Ndryshe nga Rama i sotëm, Nano e kishte cilësinë e bashkëpunimit me kundërshtarët. Megjithëse Fatos Nano ishte hakmarrës, ulej në bisedime dhe kërkonte ndihmë kur i duhej, madje edhe nga kundërshtarët. Këtë e bënte me përulësinë më të madhe, pasi i bënte llogaritë, se ky bashkëpunim i duhej. Kështu ai vendosi të përfshijë në qeverisje kundërshtarët, të cilët do të merrnin kosto në qeverisje, por njëherësh do të përmirësonin dhe imazhin e Nanos. Këtë strategji, Nano kishte nisur ta përdorte menjëherë sa erdhi në qeveri, kur zgjodhi Ilir Metën në krye të PS Tiranë. Kjo i shërbeu për të riorganizuar Tiranën, por edhe për të dhënë mesazhin e bashkimit në PS.

 

Si mundësohej bashkëjetesa mes Nanos e Metës në atë betejë të ashpër politike, që kulmonte fort në momente të caktuara, kur dukej sikur ata ishin armiq të përbetuar, por i riktheheshin marrëveshjeve dhe kjo vazhdoi për shtatë vjet qeverisje të PS?

Mund të them diçka të përmbledhur. Fatos Nano i bën llogaritë mirë dhe për sa kohë i duhet, ai nuk e ka problem të bashkëpunojë me çfarëdolloj kundërshtari. Kjo ka ndodhur deri në vitin 2003, në kongresin e dhjetorit, kur siç duket për shkak të konsumit të moshës e faktorëve të tjerë, Nano nuk i bëri aq mirë llogaritë. E gjithë lufta Nano – Meta erdhi vetëm për shkak, se Nano nuk arriti dot ta kontrollonte Ilir Metën. Faktor i rëndësishëm në këtë përballje është edhe roli i të tretëve në këtë marrëdhënie. Gjithnjë kanë ndikuar negativisht individë të caktuar, për të prishur raportin Nano – Meta. E treta, ka qenë edhe xhelozia e Nanos ndaj Metës. Nuk mund të jesh xheloz me kohën. Meta është djali i Nanos në moshë dhe nuk mund të bësh garë me kohën. Kjo shkaktoi edhe largimin nga PS dhe themelimin e LSI. Ilir Meta u përjashtua nga PS bashkë me mbështetësit e tij. Them kështu, sepse PS asokohe drejtohej nga disa grupe interesi dhe jo nga socialistë. Ata ishin të interesuar, që Meta të largohej nga PS dhe ia dolën. Meta u përjashtua, më pas Nano ra nga pushteti dhe sot nuk është në politikë. Në të vërtetë nga PS, iku FRESSH i vitit 1992.

48 komente në “INTERVISTA/ Monika Kryemadhi: PS i shiti zgjedhjet në vitin ’92. Berisha u përpoq të përçante PS-në”

  1. Antigrek says:

    Po per Gazideden c´na thua moj Monika,sepse ti ishe kollone e peste e tij dhe ai ta gjeti edhe burrin qe ,t´u kishte ne dore per manovrat e tij politike ne favor te serbit qen Sali berishovic.

    1. as says:

      Rrefimit te Mones i mungon edhe pjesa kur luajti “doktorash” me Tos Nanon per te lene Kokelopen te vidhte i qete…

      1. Horri i Bulevardit says:

        Monika Kryemadhi vajza e shefit te policise tek shkallet siper shkolles se bashkuar dhe mbesa e shefit te policise se Tiranes.
        Ky soj na perfaqeson ne qeverine demokratike.
        Dhe kerkoni demokraci nga ky kjo rrace e flliqur.

      2. Shefqet Cela says:

        Ne kete interviste, interesante, une gjej edhe sinqeritet. Behet fjale per momentet e para, kur Monika ishte nje luftetare e vertete, per demokraci. Ajo hidhej ne rrjeshtat e para kunder bastioneve te Berishes, qe pershkonin Shqiperine, me URE ZJARRI ne dore. Ky shte fakt.
        Pastaj erdhen kohe te tjera. Ajo u zgjodh neper forume dhe u nderthuren interesa.
        Interesante eshte marredhenia me Nanon. Kete nuk e nxier te qarte. Ka patur pazare midis tyre, ne dem te unitetit te partise, qe nga burgu, e me vone akoma me shume. Ne marreveshjet e ndyra pati edhe kacafytje.
        Kacafytjet e tyre çuan ne perçarjen e madhe, qe ja dha Saliut poushtetin ne pjate.
        SINQERITETIN E MADH ne inetrvisten e Monikes e gjej tek pohimi: UNE VENDOSA TE LARGOHEM NGA ps ME PERPARA Ilirit. Del qarte se kusgh e terheq per hunde Ilir Floririn. Eshte pikerisht ajo Monike qe na beri pritjen e Zogollisteve per interesa e vetem per interesa.

        1. G says:

          “ne dem te partise” pati deme ne parti?! po ik e pirdhu o idiot. ktu flitet per popull jo parti. merre ate librezen rrumbullakose e fute nbyth.

    2. Vlora says:

      mona na i tregon qarte se qysh ne fillimet e tyre kane qene per percarje te PS.

      gabimi i nanos qe i beri deputete ne moshen 20 vjecare dhe ju la ne dore fatet e vendit

    3. ermir says:

      KJO ESHTE COPA E ALABAKES. PIKE !

    4. LSI Forever says:

      Shume e sinqerte.
      ja dhe posteri zyrtar i fushates se LSI ne zgjedhjet e ardhshme
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

  2. Fred says:

    Keto gazetare qe pajne keto intervista nuk e pyesin kete kulsheter te popullit shqiptare ,,,,a vazhdon prap burri jot te vjedhi paret e popullit shqiptare ,,,,,, a ju vjen turp qe delni ne rruge me bizhuterinat dhe rrobat qe veshni Jane blere me paret e vjedhura te popullit shqiptar……. Ti si urren Kaq shume keto politikane hajdute dhe kriminel a Kane ardhur te villa e ndertuar me paret e vjedhura te popullit ne gjirin e lalzit me hanger njala…. A me ta fut njalen tu …. Qa u ba shoferin tan apo nuk jeni dashnor ma …. Po ik moj idiote se fajet I ka populli shqiptar si nuk ju shkapet koken per trotuar…. Besom se nuk te ze gjumi I nates nga frika…… Keshtu ju gazetare shkerthata bani keto pyetje se kjo. Eshte shkatersja number 1 e popullit shqiptar hajdutet te popullit ose mos merreni ne interviste dhe mos e nxjerrni me pa kete fytyre te she tar… Edhe nje po ata 4 shqiptare qe vrane me 21 janar per vjedhjet e burrit tane si ka mundesi qe gazetare ti harroni dhe mos ti bani keto pyetje …… Ngriju o popull langaraq mos e ul ma veten Kaq poshte ,,,, keta Kane frike nga ju ,,,, ngriju o pooooooopuuulll

  3. Elton says:

    Genje o Monik genje! Ilir Meta eshte heroi i se MAJTES?! Booooo bo! Ruaj ca per 1 prill kur thua se FRESSH i 92 iku me LSI! Uaaa!

  4. munika says:

    nxori muniken kok lopa , i shikon veshtire gherat , ah te ishte pak e bukur do ta votoja , porrrrrrrrr eshte si ghyshe

  5. Pune komunistesh bejne kurban njerei tjetrin,te vrasin naten dhe te qajne diten..

  6. Sqepari says:

    Race e ndyre hajdutesh, morracake, u bere ti, ptu fare e keqe

  7. dritani says:

    Ka shume te verteta ne kete interviste vetem nje pyetje kisha:
    E kishte vokacion Ilir Meta qe u be Xhepist?

  8. dhembeli says:

    Na rrofsh per dimer se per bear jemi vete.

  9. kapo says:

    A moj monika moj monika po ti ne ndryshim nga cdo shqiptar ke patur dhe babaken dhe mamaken sekretare te ppsh prandaj u zgjodhu dhe saliu ju per koalicion se ishit te pergatitur si duhet politikisht.

  10. h says:

    vetem nje gje thot te verteten se Nano i shiti votat ose ja la Sales ne ’92 kjo eshte me se e vertete ,megjithese nuk e lexova se c far thote kucka

  11. usa men says:

    Nuk me duket e pershtateshme te vihej ky artikull ne gazeten e nderuar tema sepse kjo obeze megjithe ate obezin tjeter jane cifti me i neveriteshem ne politiken shqiptare qe konkuron me ate te sali mesit.
    Kur njerzit kane mbushur me lista dyqanet ushqimore kjo madame sihanuku ka 250 mije dollare vetem varsen.
    Ja nje artikull i kesaj gazete para ca kohesh qe te ben te rrenqethen jo vetem te gjallet por dhe te vdekurit per keto orgji.

    Listë biznesmenësh për të paguar superdhuratën. Familja Basha në krye të vendit
    Një festë e shfrenuar luksi, me biznesmenë dhe politikanë, në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytet, po vazhdon të trondisë opinionin publik për nga shifrat e bëra publike. Rreth 150 pjesëmarrës, prej të cilëve rreth 100 biznesmenë, janë ftuar të kontribuojnë për një dhuratë super të shtrenjtë që Monika Kryemadhi u ka kërkuar për ditëlindjen. Bëhet fjalë për një gjerdan që kushton 250 mijë euro, një shifër tronditëse që, u sigurua falë disiplinimit të biznesmenëve që do të çonin dhurata.

    “Na u rekomandua që të mos blinim dhurata, por të lidheshim me organizatorin dhe të kontribuonim në euro, për të arritur kuotën që nevojitej”, i tha një biznesmen pjesëmarrës gazetës TemA.

    Disa biznesmenë janë ish miq të çiftit Meta, por të tjerë janë viktimë e rrethit të biznesit të tyre, që është nën kontrollin e Ministrisë së Ekonomisë. Shumica e tyre ishin njerëz që kanë përfituar koncesione, ose që kanë raporte me pushtetin e LSI-së në qeveri.

    “Na u tha prerë që nuk duhet të blini dhurata pa pyetur”, thotë një tjetër biznesmenë, të cilët qendrojnë anonimë nga frika. “Na caktuan një koordinator dhe ne paguam aq sa kërkuan. Askush nuk lejonte dhurata pa marrë më parë miratimin”, vijon ai.

    Luksit të shfrenuar dhe milionave i është shtuar dhe garnitura politike. Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha, gruaja e Lulzim Bashës, familja e të cilit ja di për nder familjes Meta grabitjen e mandatit në Tiranë. Meta dhe Basha janë tashmë një pol pushteti brenda pushtetit të madh të PD-së, dhe po lobojnë për të shmangur Topallin nga kandidatura për presidente. Në valle shpesh me të është parë dhe ministrja Majlinda Bregu.

    Surprizë ishte pjesmarrja në festë e Sokol Olldashit dhe Flamur Nokës. Olldashi, një target sulmesh prej Metës qysh prej një viti, dhe natyrisht në një raport hipokrizie marredheniesh me Bashën, është shfaqur aty për të qenë politikisht korrekt me festën e kundërshtarëve të tij.

    Flamur Noka, praktikisht sekretari organizativ në PD, ishte aty thuajse si përfaqësues zyrtar i PD-së. Berisha, i cili ka vizituar familjen Meta në ditët para se të zhvillohej gjyqi, nuk ka denjuar të provojë ëmbëlsirat e Monikës, siç kishte dëshirë t’i provonte para gjyqit, ndoshta për shkak të pranisë së biznesmenëve dhe informacionit për luksin e shfrenuar.

    Si për ta bërë më groteske festën, një këngëtar kishte bërë një këngë kushtuar Monikës, dhe e këndoi bashkë me të, ndërsa një grup humoristësh ishin pjesë e zbavitjes së të ftuarve.

    Pjesë nga teksti i këngës kushtuar Monikës

    Dritë jap, kam ekzistoj

    Krijohet zhurmë dhe dëgjohet “unë jetoj”

    Unë isha jam dhe prapë, nesër do të jem

    Vërtet arrita por kam dhe shumë unë për të dhënë akoma

    Sepse unë jam fituese

    Sepse ju jeni një fitues

    Sepse ne jemi fitues

    Sepse të gjithë bashkë fitojmë

    Je whore bote

  12. razo says:

    Fajin e ke vete bashke me burrin tend.. nuk ke pse gjen justifikime, ju erresuan syte nga xhelozia dhe inati primitive ndaj Rames… moret veten ne qafe me gjithe burre e kalamaq.

    Tani jeni katandisur me keq se Nanoja po tallen te gjithe te majte e te djathte..

  13. Aleluja USA says:

    Nuk e di, po ai qe e ka intervistuar,o ka dashur te talli ha…ose me te vertet i duket e zgjuar kjo idiotja.E kam pare ne disa studio tv z.Kryemadhi,por me thene te drejten me eshte dukur(po perdor nje shprehje qe mendoj se i shkon)teveqele.Kaq nuk meriton me shume.

  14. andi says:

    Po moj monik. kure more votat ne diber nuk i more nga e djafta. qe u bete kelyshet e sales. Dh

  15. kitara e thyer says:

    Nuk kam lexuar asnje nga komentet e mesiperme , neveri per kete femer mashkull , e veshur me cilesit me te keqia te nje mashkulli, jo vetem pederast, por dhe cilesit e nje femre qe asnje puntore semafori nuk do ja uronte vetes.

  16. Jozefina says:

    KUJTIME TE ‘PRONAREVE TE BORDELLOS BATHORE’.e deshem demokracine e Ilr Kryemadhit?TI PIME LENGUN.

  17. koqja kandarit says:

    aman,more,po kaq keq keni ngele sa na jepni intervista te kesaj halabakeje?ESHTE VERTET PER TE ARDHUR KEQ.kjo familjarisht e ka vendin ne burg dhe jo te na kapardiset ekraneve e mikrofonave.ketyre plehrave t’u sekuestrohet cdo gje qe kane vjedhur,t’u ndahen popullit,t’u vihen hekurat dhe te na zhduken nga syte,se kur flasin soji i kesaj edhe kompjuterit i vjen era shellire.keto femrat tona gjoja politikane jane dhe debile.u duket vehtja e bukur.sot xhozi kish postuar nje foto si gjoja foto e dites,brenda ne makine,ku i dukej vehtja si nje pidh i bukur.por te pakten ta hekurose pak,se kushedi si e ka pi…ken gjithe rudha.kurse kjo debilja do e kete gjithe pucra.ptu,edepsezat.

  18. Cifti Meta eshte me i pjerdhuri qe me kan zene syte,nje idiote dhe nje fodull me koken boshe.Neveri dhe perbuzje.

  19. laraska says:

    “Tani s’më kujtohen ekzaktësisht emrat, por kështu ka ndodhur” – po moj mona po. Cdo gje tu kujtu vetem emrat jo eee???? Titulli duhet te ishte: HAJDUTI SHAN HAJDUTIN.

    Cifti Meta eshte shembellimi i thenies qe nxenesi ja kalon mesuesit. Dhe ju ja keni kaluar ne mashtrime e vjedhje mesuesve tuaj Nano-Berisha qe ne kohe te vet kan pasur mesues Ramiz Aline qe ti sot po na e con ne stratosfere.

  20. beni says:

    Monika duhet patjeter te kanndidoje me 23 Qershor ne Diber, pasi ka eksperience, sic thote vete qe ne 1992 ne ate zone. Dhe do te fitoje patjeter cupin e Rabijes

  21. shpatar says:

    Po jane te sakta ato qe thote Monika .Ps erdhi si rrjedhoje e riorganizimit te PPSh,PD nga brumi i thartuar i PPSh,te tjrerat zgjatime e bishta te PPSh .Kjo formule qe u pregatite ne zyrat me dyer te mbyllura naten ne fshehtesi te plote pa dyshim do krijonte keto qe po heqim per 22 vjete demokraci.
    Ajka e intelektualve qe e konceptonte ndryshe demokracine dhe vrulli rinor qe shpertheu per ndryshim nuk paten jetegjatsi.Pasjoni pluraliste era e re demokratike pa asnje llogjike u veniten dhe u kthye ne pasjonin per tu pasuruar nga kombinimet e formules famekeqe.
    Monika po e kupton se sa fallco e qesharake jane sjelljet e politikes Shqiptare dhe te vete asaje me shume nismetare qe devijuan pasjonin dhe ideologjine.Se kush eshte Nanua dhe Berisha kete e kemi shume te qarte.Ketu nuk perjashtohet Iliri ,Xhuveli e ndonje deputet te pjelles se majte qe u shiten tek e djathta .Shitja dhe blerja e votave eshte produkt i formules per te patur gjithmone ne koke dy lider te pa vdekshem.Njeri na la shendetin ,jo per merite te Saliut ,tjetri birbilose per merite te Ilirit .
    Ne dinamiken e ketije pluralizmi elementi pozitve qe do sillte ndryshim, u degradua e u eliminua.Kemi mjafte figura te pastra politike qe perballe kesaje cmendurie ,ku bene pjese dhe Iliri yte z.Monika,u spostuan pa arritur ato endrrat qe te gjithe ne enderronim.Ai qe ka trubulluar kete formule eshte Rama .Sepse ne koken e tije jane te ngulitur parime te qendrushmerise se ngjyres e te klases qe perfaqsone .Ai nuk do fraksjone sic i shtup me dhune Berisha brenda partise .Do qe morali i majte te konkuroje ne menyre te ndershme me ate te djathte ose me kedo kombinim tjeter.Aleancat nuk i koncepton si biznes brenda koalicjonit por si domozdoshmeri per ndryshim .Per keto arsye nuk puqet me LSI qe ne praktike ndjeke nje rruge pa moral politike.Sot gdhiem pule e te nesermen kaposh.
    Dyfytyresia tashme eshte tipari kryesor i politikes shqiptare qe ne sot po deshtojme ne prioritetet e integrimit.Cdo parti politike ka nje program qe konvergjone me interesat e gjithe shtresave qe perfaqson popullin .Dyfytyresia po shkaterron dhe ato pak arritje qe kemi realizuar me ndihmen e aleatve qe si asnje here po merren serjozishte me ne.Cdo vite politika shqiptare pjedhe ide qe nuk pranohen nga aleatet duke rrezikuar e prishur situatat e jashme politike.Ikim perpara e kthehemi ne bazen e nisjes .
    Per keto e shume dallavera te tjera te shqetsohesh zonja Kryemadhi e te kuptoshe realishte filozofine e demoktacise shqiptare.

  22. malcori says:

    o tema nuk mbeti hajdut e karakurve pa i botuar ne gazete ,s’keni faj krahas moralit duhet dhe ndonje kacidhe e paguar nga kto antivlera, ose me mire jashqitje

  23. koklopa says:

    O na lumte ne,o na lumte ne, per keta qe na udheheqin. Shume shpejt do jemi thjesht qeraxhinj ne kete vend te mrekullueshem, pasi pronaret e vertete aktualisht jane dhe do jene keta dhe soji i tyre. Te gjithe pasurine e kane te trasheguar nga paraardhesit e vet, biles mundohen te sponsorizojne ndopak edhe per kete popull,duke i lene ndonje dite te pushojne nen diellin e tyre.

  24. SKENDER BEU I VJETER says:

    QEVERIA NGA QE KA KEQ ME GJENDJEN E RENDE DHE ZGJEDHJET NE VEND TE UDHEHEQESVE TE DEGRADUAR PO NXJER NE PAZAR LOPET E TYRE,PER TU MJELE.SALIU NXORI ARGITEN DHE SHKERDHENIN,KURSE ILIRI NXORI NE PAZAR LOPEN MONIKE QE LESHON QUMESHT RADIOAKTIV NGA SISET E ZBUKURUARA ME PERLA ARABIE DHE FJORI KRABE.KJO GOJE MUTE GENJEN SA PER SHTATE HALE SEPSE NE HALETE E POLICISE SE DIKTATURES ESHTE RITUR PAVARSISHT SE THOTE JAM FAMILJE PUNETORESH,DHE KISHA PERSEKUTIM NGA FEMIJET E DREJTORAVE.PO MOJ TETA MODHIKA,KUDH ISHE ME BYTHE TE MADHE TA BENE KETE APO KUR I HOLLOVE BYTHET NEPER PLASTIKA KIRURGJIKALE.JU DUHENI ZHDUKUR ME SOJ DHE ME FARE QE TE NJOHESH CESHTE PERSEKUTIMI.GJIDI KURVE.

  25. Kombinati says:

    LSI po mundohet te mbuloj mu…(Ilirin) me shu…(Moniken)
    LSI sot hapi zyrtarisht fushaten zgjedhore

  26. DUAM QEVERI TEKNIKE says:

    Ngaqe jane perlyer aq keq, nuk kane cte thone tjeter por vetem te tregojne historira per te hequr vemendjen nga kjo qeveri kriminelash qe ju na e sollet dhe vazhdoni ta mbani duke qene pjese e saj. Jeni zhytur shume thelle. Asgje nuk jua zbardh fytyren. Kot e keni.

  27. turi says:

    A moj Mona qe je manovratore e madhe,po cne ti aq e vogeldhe aq e zonja dhe ne ate kohe.qe je grua e fort nuk Ka diskutim.po qe Ka dhe na njegje tjeter dhe kjo nuk Ka diskutim,megjithate nuk je ti e vetmje qe keni dritehije ne politiken shqiptare

  28. luli shtino says:

    Edhe une nuk elexova intervisten deri ne fund sepse e di nivelin e Monikes pa e lexuar fare. Medioker dhe teper i pergjthshem. Kjo femer nuk ka lexuar asgje, vec librave te shkolles, dhe cfare ka degjuar neper mbledhje e seminare ku merr pjese prandaj dhe flet si “teveqele”. Por mendoj se, e gjithe kjo interviste eshte nje kembane per Berishen. Pra, koha iku per ty Berishe. Lerja vendin te rinjve se nuk lufton dot me kohen, pra me Ilir Meten, nga e majta, dhe, Lul Bashen, nga e djathta. Mbani mend, keta do jane hane “koken Sali Berishes”. Dhe mua me vjen keq per kete sepse jam me Saliun. Meten e sorrollopin e tij nuk i duroj dot. Do Zoti nuk merr asnje vote nga populli kete rradhe! Te pakten t’i ndeshkoje populli per grykesine dhe vjedhjen sepse gjykatat nuk po bejne gje.

  29. ajdin says:

    Te heksha pjeshken bashke me fustanin.Me pelqen kjo parti familjare

  30. valiko says:

    te vetmet zgjedhje qe berisha i ka fituar me drejtesi dhe me vullnetin e popullit jane ato te vitit 1992 sepse ne kete kohe populli shqiptar donte ndryshim por shpejt u zhgenjye nga komunisti Sali Berisha icili per te rifitur pushtetin manipuloi zgjedhjet e 1996 dhe e futi vendin ne kaos ne 1997 por dyshja Meta Nano per interesa personale tradhetoi interesat e popullit dhe e shiti pushtetin ne vitin 2005 tek personi qe populli shqiptar e kisht perzene me lufte ne 1997 dhe Ilir Meta u perdor si paterice ne 2009 per ta mbajtur Sali berishen ne pushtet duke vazhduar dhe sot prandaj Monika Kryemadhi para se te ankohet per te kaluaren te kerkoje falje per te sotmen qe shumica e popullit eshte ne mjerim te plote kjo fale dhe kontributit te burit te saj ne politike

  31. ajdin says:

    uuuuuh ta hekshin shqiptarte pjeshken.Vota ime per ty.

  32. hasjani says:

    Jepi….Moni;Hazirin ….c’fare e ke.?

  33. hasjani says:

    Hop-hop Mamica

  34. hasjani says:

    Makinen qe ta solli Haziri nga ANGLIA E KENI AKOMA?

  35. kuksjani says:

    Bravo hasjani;Une di edhe dicka tjeter!Monika kur ka shkuar per Kosove,tek vendi i quajtur (toka e re )poshte fshatit Gjegjan KUKES nga makina e saj ka hedhur DROGe poshte rruges.Zbulusi ka qene Qemal Gjana,polic i antidroges Kukes(nuk jeton) vdiq nga kanceri.Gazetes Tema;Hapni pak kujtesen tuaj,konflikti Fatos nano me Meten ne parlamente ,do e gjeni kete perplasje.Per here te pare kur shqiptaret,kane mesuar fjalen DRoGE,kjo zhkarravin e ka harruar.Femra me mafjoze qe ka Shqipria.KAQE PER SOT>

  36. migena tresa says:

    Keqardhje! GRUA PARANOJAKE, ashtu sic i organizoje DIBRANET ne ate kohe ashtu sot i ke gjithe LURAKET ne banden tende dhe po i merr ne qafe nje e nga nje. Nje qenie e degraduar, komplet jashte kontrollit. O njerez! denonconi sa nuk eshte vone. Kjo grua ka komplet ne dore SHIU dhe i ka shperndare si kafshe te hutuara te rinj qe punojne aty per 200000 leke te vjetra, per te sjelle ndonje sinjal tek personat qe ka ajo NE LISTEN E HORRORIT. Qenie e mjere e lene nga trute e kokes po trullos nje popull te tere te varfer ne palce, ekonomikisht e shpirterisht. PO perpiqet me çdo kusht te nxjerre nga njerez qe e duan kete vend, anen e tyre ‘me te keqe’ por nuk do tia dale dot. Ndjej vetem dhimbje per keta te rinj me karakter te luhatur, por nuk mund kurre ti ve ne LISTA siç ben kjo PARANOJAKE e mjere.

  37. hasjani says:

    Migena tresa;;Per kete femer di shume.Te gjithe Hasjanet qe ndodhen sot ne Angli,jane te derguar ne menyre mafjoze ne kete vende nga kjo bushter.Makinen qe ka burri i saj Ilir kryemadhi e ka nga hasjante ne Angli 10.000 ero,ose 7.000PAND ishte dergimi ne vendin e punes,makina bakshish i ketyreve njerzeve per punen qe ka bere BUSHTRA…..E KUPTON.

  38. kuksjani says:

    GAZETES TEMA:Bravo Hasjanit;Hapni pak ju lutem kujtesen si gazetar qe jeni.Haziri i M…it kur u kap me droge te 15 katshi.E kan dhene te gjidhe TV. shqiptare,pse u leruar nga burgu pas gjusem ore.PSE ISHTE Bashkepunetor me kete femer,Kur Iliri ishte zev.kryeminister.O pika qe su bie.I thoni vetes gazetar!!!Kapeni keta maskarejne me preshe ne duar.

  39. SDHQIPTARET ASNJEHE NUK KANE PRANUAR NDASI FETARE.!

    Sherri me Fatos Nanon nuk u be per probleme fetare. Beni shpesh her e trajton ketre problem. Jo ndasia me Fatos Nanon u be nga gryksia politike e Ilir Metes per pushtet.
    Beni.! Duke pasur fatin qe Ilir Meta te behet Kryeminister ne moshen fare te re madje ma merr mendja duhet te ket qen kryeministri me i ri ne Evrope, ushqej ne vetveten e tije etje per pushtet, kjo edhe nga fakti qe njerz te tilll ne vetveten e tyre kan nje grykesi te madhe per pushtet. Une kam ndjeku shume here intervistat e Metes dhe ne kohen e krizes me Sali Berishen Meta deklaronte.”Munde te punohet edhe me Sali Berishen” kete ka bere kur PS-ja ishte ne pushte .Pra etje per pushte Ilirin e beri here Zogiste, her M-L, her Enveriste, here feudale e ndonjeher edhe skllavbopronare.
    Pra konflikti me Nanon u be per ceshtej pushteti pasi Nano vet e ngriti ne detyre pore ky nuk u tegua mirnjohes jo vetem ndaje Nanos pore ase ndaj Partise Socialiste.!
    Ligesite e Ilirit nuk kan te ndalur.e kjo grykesise politike u shoqeruan edhe me nje pabesi te pa shembullt. Vetm per faktin qe ky mori keto priviligje ne kete mosh kurre nuk duhej t`ja kthente shpinden Partise Socialist dhe elektoratit te majte.
    Kush beson tek Ilir Meta gabon rende.! Ndaj tije jane grumbulluar edhe njerz te karakterev te ndyra edhe me te poshter se vet Iliri. Ata bejne fasada elktorale me pages pasi kane para se kuptohet Iliri per para i perpithet plotsishte edhe slogani qe nxori Berisha.
    Une nuk e di se c`far i duhet kujte kualicioni me kete fytyre me antishqitare , kure them keshtu e kam parasyshe jeten politike dhe shterore me Berishen Fundja Berish prej kohesh ka shpalosur antikombtarizimin e tije qe teke refuzimi i pajtimit Kombetar, tek Nafta dhen Serbise e deri tek dhenja e detit Greqis, ndersa Iliri eshte edhe me i rrafinuar ne gjestet e tija te antikombetarizimit se po te ishte vertet patriot shqiptar qe diten qe u dha deti Iliri largohej nga ky kualicion i turpit.Pore nuk ngjau kjo.Kjo do te ngjas vetem dy muaj pa mbaruar zgjedhte aty ku Berishes nuk i prisht pune dhe ta shaj per keta dy muaj Berishen a mos merr ndonje vote dhe pastaj te shkoje perseri te Berisha se aty Iliri i „zgjidhe“krizat shqiptare.
    Pra etje per pushte kete njeri nuk e lejon asnjeher te tregohet burre, te tregohet i beses, te tregohet shqiptar.Jo kurre! Mos besoni me tek kjo figure e grisur dhe e baltosur skajsmerish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje