Trafikantët e armëve plagosin shefin e policisë gjatë operacionit të zhvilluar për kapjen e tyre. Vetëm pak orë pasi mbaroi festa për 100- vjetorin e krijimit të policisë, një ngjarje rëndë ka ndodhur në fshatin Suç të Matit.
Musa Skura, shefi i krimeve në komisariatin e Burrelit, është qëlluar me dy plumba në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e autorëve që po shisnin armët.
Mësohet se shefi i krimeve Musa Skura ka qenë duke udhëtuar me një makinë civile, kur është hasur me dy persona, të cilët kishin dalë të armatosur dhe të maskuar në këtë aks. Teksa ka kërkuar dorëzimin e tyre, shefi i krimeve është qëlluar nga një person i tretë, i cili ishte fshehur rreth 10 metra në anë të rrugës.
“Prej ditësh ky kontingjent kriminal këqyrej nga policia e Matit, pasi informacionet e grumbulluara tregonin se ata merreshin me vjedhje të ndryshme dhe dyshoheshin se shisnin armë të llojeve të ndryshme, kryesisht automatikë dhe pistoleta”, bëjnë me dije burime të policisë së Matit për gazetën Panorama.
Në krye të operacionit policor ka qenë edhe shefi i komisariatit, Gazmend Lika.
Dyshohet se Fitim Alla, 19 vjeç, është personi që ka qëlluar ndaj shefit të policisë dhe është kapur menjëherë pasi ka mbetur i plagosur në këmbë.
Ndërkohë që Musa Skura është dërguar për në spital, pak metra më tutje është kapur edhe Vilson Milkurti, 18 vjeç. Pak më vonë, me mbërritjen e Policisë së Qarkut Dibër dhe forcave RENEA, është arrestuar edhe 22 vjeçari Rigers Lifja.
Shefi i krimeve në policinë e Burrelit, Musa Skura, iu nënshtrua një operacioni të vështirë mbrëmjen e djeshme në spitalin ushtarak në kryeqytet. Sipas mjekut reanimator Bardh Kurti, Skura u paraqit në spital në gjendje shoku hemorragjik, ndërsa plumbat i kishin prekur disa organe. Sipas mjekut, gjendja e shefit të krimeve është e stabilizuar, por nuk është tejkaluar ende rreziku për jetën.
“Pacienti kishte dëmtim të veshkës së djathtë, e cila iu hoq farë, dëmtim të stomakut që iu qep, çarje të zorrëve të trasha dhe të holla të cilat u qepën. Mori rreth 9 qese gjak. I sëmuri është në parametra stabël, por situata mbetet e rëndë, për shkak të dëmtimit të shumë organeve. Ka ende rrezik për jetën, pasi ka komplikacione respiratore”, bëri të ditur mjeku.
Kam ne kete rast nje koment per mjeket ; Me vjen mire qe arrijne dhe dine te kapercejne situata te tilla.
Cfare eshte mafia italiane para asaj shqiptare? Shefat e antikrimit ose do jene kriminel, ose do jene njerez te ndershem qe punojn me shpirt per kete detyre, por i del shpirti nga kriminelet qe duan ti eleminojne….
http:// gazetatema.net/web/kriminelet-qe-kane-zene-karriget-e-pushtetit/
po c’far krimineli more, 18, 19, 22, vjec ! gjynah te rrezikohet jeta nga ca adoleshent !!
fillimisht,sherim te shpejte shefit te krimeve!
e dyta; lexova diku me siper, maskat ne aksin tepelene ku di une grabisin, keta ketej nga mati vrasin dhe grabisin dhe shefin e krimeve, ore ketej nga 21-shi dini gje si eshte gjendja, te dalim a mos dalim nga shtepija? nga dritarja keshtu duket maloku madh, po vetem makinat kane bere kapice ne rruge nuk shoh ndonje te fshehur te lulet trafikndarese? po ketyre nuk iu dihet mbijne si fara e keqe. kush shet on line ndonje arme te thote se ketu ka arritur puna. cajme derrasa nga mengjesi ne darke, bashkimi kombetAr, intelektuhalet bejne peticion obobo na la rama pa integruar qameti i madh.. ore si i behet per te dale nga shtepia per te bere pazaret pa u ngatarru me nonji hundlesh qe e ka mendjen top se ti i ke ndonje borxh per te lare?
Ky qe e ka shkruajtur kete artikull, e ka lexuar vete se cfare ka shkruajtur? Eshte munduar te shkruaje dicka por eshte ngaterruar sepse dhe vete nuk i ka te qarta mendimet.
Ky shkruan: “Musa Skura, shefi i krimeve në komisariatin e Burrelit, është qëlluar me dy plumba në momentin kur po tentohej kapja në flagrancë e autorëve që po shisnin armët.” dhe me poshte shkruan dicka tjeter qe bie ndesh me ate te mesipermen. Kjo eshte:”Mësohet se shefi i krimeve Musa Skura ka qenë duke udhëtuar me një makinë civile, kur është hasur me dy persona, të cilët kishin dalë të armatosur dhe të maskuar në këtë aks.”(??!!) Me poshte shkruan:”Në krye të operacionit policor ka qenë edhe shefi i komisariatit, Gazmend Lika.”
Tani te na e shpjegoje ky “artikullshkrues”. Ishte operacion policor apo ishte nje rastesi qe shefi u ndesh me kriminelet? Nese ishte operacion, ku shkon ky “shef policie” pa veshjen antiplumb, kur dihet qe kriminelet jane te armatosur? Nga na doli kjo “makina private” ne operacionet e policise?
Po te vazhdojme leximin me poshte mund te vesh duart ne koke nga ana amatoreske te shkruajturit. Ku e ka mbaruar shkollen ky “gazetar”? Ju sugjeroj qe te shkoni perseri ne shkolle sepse e paske blere “dypllomen” dhe ke kujtuar se ke marre “Dipllome”(Kristali).
Shume sakt o kritiku ,dava gazetaresh amator. Duan te bejne “Skup” por gatuajne veçse çorbe derrash.
Nuk eshte ndonje gje e re qe M.Baze ka gazeten me te lexuar ne internet, por ka edhe disa bashkpunetore medioker qe as ja kane idene gazetarise, letersise apo gjuhesise.
E mori lumi sigurine dhe vendosjen e rendit dhe ligjit ne Shqiperi!Kur vriten edhe shefat e medhenj te kriminalistikes ne qytete te ndryshmme te vendit nga bandat e armatosura e me maske ne mes te dites,si te mos ndodhin grabitje banditesh me maska ,qe ndalin autobuzat e udhetareve ne rruget nacionale te Shqiperise!Fol pastaj se kemi polici e suksese ne punen e saj.Bash keto dite presidenti dhe kryeministri me megallonine e tyre per “suksese”, “zhvillim” e “ecje perpara” ne cdo fushe, na llomotiten e na bene ceremonira per dhenie dekoratash e titujsh policise e shefave te tyre,duke ngritur lart “sukseset” e policise shqiptare!Te bukura rezultate,banda banditesh te armatosur qe ia nxine jeten ketij populli!Pa le pastaj kur thone se opozita e pengoi hyrjen e Shqiperise ne BE me mosnenshkrimin e tri ligjev te fameshme ne parlament!Flasin e mburren edhe per “zhvillimin” e turizmit nderkombetar ne Shqiperi.Po cili turist te vjen ne Shqiperine tone plot varferi dhe mbushur me kriminele e banda te armatosura, qe do t’ua ndalin autobuzat e terrorizojne turistet e huaj.Nuk di se cili turizem do te zhvillohet,se ma merr mendja tek ne mund te vijne vetem skenariste e kineaste te huaj per te xhiruar filma me banda te armatosura si ato filmat uestern amerikane me kauboj me maska qe ndalnin e terrorizonin udhetaret e trenave ne shekujt e kaluar ne Amerike!Vertete jemi nisur te shkojme “perpara”,por tani drejt statusit te nje bantustani te tipit te vjeter te fiseve afrikane,dikur ne Afrike!
Sherim te shpejte shefit te krimeve te Burelit.
Keto aksionet e policise se Mulit qe mbushen dhe 100-te vjet akoma bien pak ere diletantizem
Shyqyre qe ishin kriminel diletant, 19 -20 vjecare se po te ishin me te ritur dhe pake me profesioniste shefit tani do ti thoshnim familjes jo te shkuara po te roni vete(ishte me fate ne fatkeqesi).
Shefi i krimeve udheheq nje operacion per kapjen e krimineleve te armatosur me makine private dhe pa antiplumb.Del nga makina dhe ju ben thirje krimineleve te armatosur te dorezohen sikur po i fton per kafe.
Si historia e komisarit te Shijakutqe u vra dhe dy shoqeruesit shikonin pa reaguar.
Polici leshi e ndertuar mbi baze klanesh dhe krahinash dhe jo mbi baze profesioniale.
i lexova te gjtha komentet e juaja mos flisn kot kur nuk edini se si eshte e verteta, pozicioni qe kriminelat kane zene e bente te pamundur aksionin me makina policie keshtu ne venden qe ti pshrehni familjes se zotit Musa SKURA te kaluara komentoni kot pa lidhe
I uroj nga zemra sherim te shpejte dhe te plote Shefit te krimeve.
Ne komunikaten e Policise apo ne kete shkrim ka diçka qe nuk shkon per menyren se si shpjegohet ngjarja. Ne komunikate shprehen se “ishte nje operacion”.Dakort, por jane disa pikepyetje/ Si ka mundesi shefi policise kriminale qe te shkoje ne nje operacion me makine civile kur thuhet se kish te dhena se “autoret merreshin me vjedhje te ndryshme dhe se dyshohej se shisnin arme te ndryshme”. Ku jane forcat e tjera te policise ne operacion. “Asnje fjale e asnje lajm” nuk pershkruan as komunikata dhe as gazeta. Policise i fle lepuri gjetke.Si ka mundesi vetem Shefi komisariatit dhe shefi krimeve ne operacion, nuk i ha populli keto lloj komunikatash te Policise, sidomos populli i Suçit, Kurdarise, Gurrave, i tere lugines se Matit qe e njohin gjendjen. Duhet te jete nje operacion turpi, dhe jo policor.
Artikulli vërtet çalon. Nuk ka fabul ngjarjeje. Ajo që ka rëndesi eshte sherimi i shpejte i shefit te krimeve, Musa Skura. Njeri i mire , djale i mire , burre u mire , familje e mire, polic i mire . Sa i takon kriminalitetit policia ka bere analizen per vitin 2012 , ka shpalosur arritjet dhe po diten e analizes kane ndodhur disa vrasje. Se mos jane djemte e politikaneve. Policia ” harron” qe ne rreshtat e saj ka kriminiele qe te vetmen merite kane militantizmin. Je militant eja te te bejme polic , kjo eshte motoja e kesaj qeverisjeje . Ne Mat e gjithe qarkun e Dibres krimin e nxisin politikanet qendrore e vendore. Prefekti kerkon te kape ndonje galeri miniere ,kryetari i qarkut fut ne kadaster qindra dynime toke buze Drinit , te tjere bejne vila anekend Shqiperise me parate e vjedhura nga korrupsioni, nga lejet e ndertimit , nga investimet e munguara, ndersa xhepaxhinjte vene çorapet ne koke e dalin ne rruge. Zoti na shpetofte nga kjo qeveri qe eshte Shtabi Madhor i krimineleve dhe hajduteve.
Me vjen keq per shefin e burrelit dhe i uroj sherim te shpejtr. Po u skanfalizova kur me thane se ai ka qene polic i thjehte deri para ca kohesh dhe tani na qenka shef i policise kriminale. Profesionalizmi:
Vleresojeni vete secili