Maskat po bëhen të zakonshme në rrugët shqiptare. Grabitet autobusi me pasagjerë në Tepelenë (VIDEO)

14 Janar 2013, 10:55Politika TEMA

Grabitet nga maskat një autobus me pasagjerë në Tepelenë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur autobusin me targa SR 6941 B të linjës Sarandë-Tiranë.

Mësohet se personat e maskuar i kanë bërë me shenjë shoferit të autobusit të ndalojë duke qëlluar drejt xhamit të autobusit nga ana e shoferit dhe për pasojë një pasagjer është dëmtuar në fytyrë nga ciflat e xhamit.

Duke parë situatën, shoferi Sokol Berxhaj ka ndaluar autobusin dhe dy grabitësit u kanë marrë shoferit dhe pasagjerëve lekët.

Sipas policisë së Gjirokastrës, personat me maska e kallashnikov u kanë marrë pasagjerëve rreth 30 mijë lekë të reja dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të lumit Vjosë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Sipas informacioneve më të fundit, efektivët, nën drejtimin e kreut të policisë po zhvillojnë  kontrolle të imtësishme në vendin e ngjarjes ndërsa mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të dyshuar.

http://youtu.be/wUJTYsJk7A0

9 komente në “Maskat po bëhen të zakonshme në rrugët shqiptare. Grabitet autobusi me pasagjerë në Tepelenë (VIDEO)”

  1. qwe says:

    I gjithe autobuzi ka vetem 30.000 leke … aq sa dikush tjeter i fiton ne nje ore.

  2. juliusx (ose gjakdhjere i janulles) says:

    Obobobobo
    , c’benete keshtu mor aman……

  3. sali hajni says:

    PO MORE KANE TE DREJTE PER QA MINISTRI KENA NA NDONJE DITE HAJDUTAT DO I VJELLIN EDHE GRUAN NE KREVAT PO TA THEM 100 PER 100 SE ATY KA EDHE NGA VUQIDOLI NGA FSHATI HAJDUT KRYEFASHISTIT ASHT MA KEQ SE 1997 I KA NIS SALA ME SULMUAR JUGUN SE NE 97 NUK E PUSHTOJ KODOSH KRYEMINISTRI

  4. thjesht says:

    Pse bejne tepelenasit nga keto gjera??

    1. tefta says:

      SE JANE TRADHETUAR DHE JANE LENE ; PA PUNE; PA RRUGHE ; PA PENSIONE ; PA NDIHME SOCIALE ;PA SHTEPI DHE PA TE ARDHME DHE TEPELENEN JA KANE LENE GREKUT I CILI KA NGRITUR ATJE NJE KISHE DHE NE KELCYRE KA NGRITUR GREKU NJE IMPJANT UJI TER PISHEM ; KUR E GJITH POPULLSIA E ATJESHME ESHTE BEKTASHJANE DHE KURRE NUK KA QENE KAURRE ORTODOKSE PERVECESE FSHATIIT LEKAJ

  5. mali says:

    Trimat e saliut jane hic merek mos u beni!

  6. POLICI "RRUMPALLE" says:

    KRIMINELI SALI BISHA … DJE FESTOI ME POLICET QE
    KANE LENE VENDIN DHE SHQIPETARET QE TE VRITEN, VIDHEN
    DHE TE KERCENOHEN NESE ZENE FILL EMRIN E SALI KRIMINELIT.

  7. alban4eva says:

    shteti i Saleh halese, te dytet ne Europe dhe te katert ne bote.. miracle of freedom..

  8. Zeqiri says:

    Ashtu do ua marre shpirtin Berisha pak e ngapak, me organizim grabitjesh nga maskat, po nuk e shpallet mbret Saline, princ trashegimtar Shkelzenin dhe princeshe Argiten. Per kete do bindeni kur Saliu t’i “fitoje” perseri zgjedhjet e qershorit te ardhshem me ndihmen e pakursyer te Arvizuse dhe nenshtrimin e plote te PS, qe i ka hyre lepuri ne bark dhe leh kot me kot, se nuk ia mban te organizoje protesta nga frika e policise se Berishes qe u dekorua me medaljen me te larte per… organizimin e vjedhjeve me maska. Nje popull i perfunduar me nje opozite brekedhier e meritojne persekutimin dhe talljet e Berishes e te Zhozit, qe i garantojne se “Shqiperia eshte nje nga vendet me te lumtur te botes” (hajde tallje prapanice, hajde!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje