Partia Socialiste denoncon në Prokurori shitjen e katër HEC-eve

14 Janar 2013, 14:55Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi ka depozituar në prokurorinë e Tiranës një denoncim për vendimin e qeverisë për të shitur hidrocentralet e Ulzës, Shkopetit dhe Bistricës 1 e 2. Sipas deputetit socialist, në dy shitjet e hidrocentraleve që ka bërë qeveria në një hark të shkurtër kohor është vërejtur një diferencë e madhe në çmim. Kështu, hidrocentrali i Lanabregasit iu shit pushtetit vendor me një çmim prej 3 milion euro për 1 megawat fuqi e instaluar, ndërsa Ulza, Shkopeti dhe Bistrica 1 e 2 ju shitën një kompanie private me një çmim prej 1.4 milion euro për 1 megawat fuqi e instaluar. Nisur nga ndryshimi i çmimeve rezulton se me shitjen e 4 HEC-eve interesave të shqiptarëve u është shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 100 milion euro. Deputeti socialist pasi dorëzoi denoncimin në Prokurorinë e Rrethit, ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehu se në ditët në vijim PS do t’u tregojë qartë faktet dhe të vërtetën e arsyes së shitjes së 4 HEC-eve.

“Kam ardhur në Prokurorinë e Tiranës, në emër të PS-së për të depozituar një kallëzim në lidhje me vendimin e Qeverisë për të shitur/privatizuar HEC-et e Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2.

Brenda një kohe të shkurtër qeveria shqiptare ka bërë 2 shitje HEC-esh:

1. Privatizoi/shiti Lanabregasin duke ja dhënë Pushtetit Vendor me një çmim prej 3 milion euro për 1 megawat fuqi e instaluar.

2. Ndërsa Ulzën, Shkopetin, Bistricën 1 dhe 2 ja shiti një kompanie private me një çmim prej 1.4 milion euro për 1 megawat fuqi e instaluar.

Ne gjykojmë nisur nga ndryshimi i çmimeve se me shitjen e 4 HEC-eve i është shkaktuar interesave të shqiptarëve një dëm ekonomik rreth 100 ml euro. Këtë erdhëm t’i kërkojmë Prokurorisë të hetojë, ndërsa shqiptarëve nesër do t’u shpjegojmë thjesht dhe qartë faktet dhe të vërtetën e arsyes së shitjes së 4 HEC-eve”, tha Shalsi.

23 komente në “Partia Socialiste denoncon në Prokurori shitjen e katër HEC-eve”

  1. qwe says:

    Qeveritaret tane jane te papergjegjeshem. Me kete privatizim do te thote qe Kurum me 100 milion euro mund ti bleje dhe ti hedhe ne ere. Sa para duhen per ti ndertuar prape? Duhet thirrue edhe njehere E. Hoxha ?

    1. Argita_B says:

      Kallzimi penal qe ka ngritur PS ja dhe qe pasqyron Shalsi eshte fatkeqesisht i pa pranueshem me argumentet qe ngrihen. Kostoja e nje hidrocentrali nuk matet vetem me fuqine e instaluar, ne kete kosto hyjne punimet civile te cilat varen nga mjedisi ku ndertohet ky hidrocentral, te cilat varen nga gjatesia, gjeresia e diges e gjithashtu nga veshtiresite e ndertimit te diges.
      Ne koston e ndertimit perfshihet dhe dhe tipi i materialit te instaluaŕ llogjike i turbin avé portave.. Pra nuk mund te llogaritet çmimi vetem duke mar parasysh fuqine e instaluar. Mund te kemi dy hidrocentrale me te njeten kosto ndertimi, po vlera e tyre perseri nuk mund te jete e njejten pasi prodhimi i energjise nga keto centrale mund te varioj nga 1 ne dyfishin per shkak te volumit te ujit, te H…etj….
      PS-ja behet intéresante per 95% te popullsise qe nuk e dine se si funksionon nje hidrocentral, po qesharake per ata qe e njohin kete fushe.
      Per te gjykuar nese ka korrupsion apo jo ne kete shitje, duhet ne investigim dhe te sillen keto elementa, perndryshe depozitimi i akuzes se PS se do te shnderohet ne nje shashke.

      1. Uarda says:

        Ky Shalsi mos eshte ai qe lu tha shqiptareve live nga Top Channel qe kur te vijme ne ne pushtet nuk do vjedhim si demokratet, por do vjedhim me stil?…

      2. linda says:

        atehere duke qene se di gjithe keto gjera si e justifikon ndryshimin e cmimit te shitjes se ketyre objekteve qe jane ndertuar te gjithe ne kohen e enverit dhe me te njejten modalitet???
        Problemi qendron sipas meje edhe me menyren sesi po kerkohet me kaq shpejtesi te behet shitja e nje pasurie qe nuk ja ka lene Rama ne trashegimi sales apo te tjereve…reflektoni edhe ju..po vidhet pasuria e te gjithe shqipetareve keshtu qe eshte ne repektim te rregullave te demokracise te ndiqen rruget ligjore per sqarimin e ketyre aksioneve te qevderise shqiptare.
        Eshte kaq e veshtire per ty te kuptosh nje gje kaq elementare???
        Pastaj…mua personalisht 95% e popullesise qe ndjek edi ramen do te thote qe SRB eshte ne minorance, pra duhet te jete ne opozite…me mire akoma ne pension dhe te lozi domino te lulishja ne qender te tiranes , qe edi rama pastroi nga kioskat qe ndertoi saliu dhe e ktheu tiranen ne salistan

  2. Genard says:

    Forca PS, bllokoji HEC-et, bllokoje energjine, bllokoje kete vend, largoji investitoret duke i kercenuar se do anullosh privatizimet kur te vini ne pushtet! Shkaterrojeni kete vend me sa te mundni!!

    1. tani says:

      o dhi,o dele ,o cte te them un..po kur sdi e smer vesh,ose je i paguar per te bere dhine,ik me mire kullot mos bej analiza e komente.jane pasuri e jotja e imja e te gjitheve,nuk ka as mbeshtes ps e as pd.po shiten per dy kafshata buke kur cmimi i tyre eshte 4-pese here me i larte.as tagjine ti zotrote nuk e gjen me lire ..

    2. skenderi says:

      per genkard lleshin
      Pash kryt e sals ku e ke gjet ket emer kaq te bukur?
      E ke bo mire se ai emri meleku qe vije perpara ishte pak i vjeteruar.
      Sa per dijeni shitja e hidrocentraleve eshte nje akt kriminal qe cenon direkt sigurine kombetare.Eshte eksperience deshtimi spektakular i CEZ-it.
      Sot lufta me e madhe qe behet ne bote eshte kush te”pushtoje” burimet e energjise kurse ne po e japim “free”
      Nuk ka cfare na duhet dhe Nato kur nuk ke pamvaresi energjitike.
      H/C jane vepra te ndertura per gjysem shekulli nga populli shqiptar me sakrifica ekstreme dhe nuk duhet te lejoje te shiten kurumit te shkelzenit dhe gites qe kane gjak turku por te ngelen prone e shqiptareve.Cfare lesh investitoresh po largohen more idiot kur po futen mafjozet e sicilise e deri te ai peruani qe merrej me grushte shteti dhe “u largua” nga burgjet amerikane per te investuar para te pista te impjantet e djegies plehrave
      qe priten te vijne miliona ton muajte e ardhshem.Ka pas lene nje fjale te madhe Gjergj Fishta le ta marre gjithe bota mbare se gjegji nuk ashte mo shqiptar.Eshte mbushuar ai vend me Genarda dhe kelmendsa qe jane ma zi se talebanet e afganit.rrace inferiore..

      1. Meleku says:

        Je shume naiv o Skender qe te analizosh ne tema te tilla, ashtu siç eshte shumica e shqiptareve.
        Ndersa PS eshte nje turme antishqiptaresh qe nuk di te beje asgje te mire, por vetem te bllokoje. Kjo eshte alternativa!
        Ndersa sa i perket problemeve te energjise nese ke nevoje te jap leksione ty dhe te gjithe atyre qe shkruajne ne kete gazete.
        Juve ende nuk arrini te kuptoni se nese ndryshon forma e pronesise, kjo nuk do te thote se ky sektor strategjik humbet rendesine qe ka patur, ka dhe do te kete.
        Lexo pak se si financohen, ndertohen dhe administrohen vepra te tilla, ne shtetet kapitaliste, duke nisur nga SHBA-ja.
        Ne asnje vend kapitalist nuk nderton shteti hidrocentrale, as i administron ato, pro jane pronaret private ata qe e bejne nje gje te tille.
        Merre Zvicren dhe analizoje se si jane financuar vepra te tilla shume me gjigante se ato shqiptare.
        Nga privatizimi nuk humbet askush, por fitojne te gjithe. Fiton pronari qe i blen, fiton shteti qe perfiton nje kapital per ta drejtuar ne nevoja te tjera me te ngutshme, fiton shteti se mbledh taksa dhe menjanon shperdorimet dhe korrupsionin e drejtuesve, fiton konsumatori sepse tregu i energjise behet me i lire dhe me konkurues.
        Vetem kapitali privat (do te desheroja shume qe te ishin vete shqiptaret bleres te ketyre veprave, sepse tashme ka edhe ne Shqiperi kapitaliste qe mund te blejne objekte te tilla), do te perfitoje vete sektori energjitik sepse do te kete nje administrim me efektiv etj.
        Mirepo shumica prej jush, pavaresisht prej moshes, nuk mund te kuptoni dhe kjo jo per fajin tuaj, por per faj te formimit tuaj familjar, shoqeror dhe aresimor.
        Juve jeni edukuar qe ti shikoni gjerat bardh e zi dhe kjo eshte per te te ardhur keq, sepse nje mentalitet i tille eshte jashtezakonisht frenues per zhvillimin e vendit.
        Megjithate une i lexoj me shume respekt dhe vemendje shkrimet tuaja dhe njekohesisht shpreh bindjen se nje dite do te mendohet dhe veprohet ndryshe.
        Mirepo eshte e pafalshme qe nje force e fuqishme politike siç eshte PS, qe ne vitin 2013 te shfaqe po ato mendesi dhe gabime si ato te parardhesve te tyre politike.

        Te pershendes Skender me shume sinqeritet.

      2. Meleku says:

        Ketu po te sjell nje shembull te nje HEC gjigant ne Zvicer dhe lexo se si eshte ndertuar dhe si administrohet:

        http://www.grande-dixence.ch/energie/hydraulic.html

  3. Rita says:

    O genardo e gjete vet, frymezim e pate??? Apo ke pjese te hecet vella? Si o puna sa fito ti? Ato po shiten me me pak lek sa bojn ne nje vit me fitim te garantum, kupto ti daku,,, o shitje kot thjesht me pasuru njonin edhe me hece. Kaq. Eshte poshtersia me e madhe qe eshte tu be anitkombtari SRB- serbi qe kina ne kry

  4. CIU-CRRRRRRRRRRRRRR says:

    NGA KJO SHIFET SE SHARLLATANI PAPAGALL BALLA AKUZAT NDAJ FEMIJVE TE BERISHES I KISHTE GENJESHTER TE PASTER DHE NE VEND CE TI COJ ATO AKUZA NE PROKURORI KETA COJNE PER TI BLLOKUAR INVESTIMET E HIDROCENTRALEVE EDHE PSE E DINE SE KY PRIVATIZIM NUK ESHTE KUNDER LIGJIT

  5. lili says:

    Po mor Genards, po.
    Mos ke ble dhe ndonje pjese.
    Ti shesi te gjitha dhe populli te ngrohet ne diell.
    Kaq mend ke ti.

  6. lili says:

    Po mor Genard, po.
    Mos ke ble dhe ti ndonje pjese?
    Ti shesi te gjitha, te marrin leket vete dhe populli te ngrohet ne diell.
    Kaq mend ke ti.

  7. Dukati says:

    Zot i math! Jepi sa më pak hajvabë si Gebardi Shqipërisë!

  8. pika neve says:

    Qenkeni keputur. Kerkoni qeveri teknike, ngri popullin.. Vetem ashtu ndalohen keto krime jo nepermjet gjykates qe ju e dini shume mire ka vite qe nuk funksionon. Apo thuaj kot filma per te genjyer publikun.

    1. te gjitheve sa jemi says:

      paskan bere hatane pse nuk thua!? tani e hengri sala me gjithe soj e sorollop, shpertuam dhe neve…me duket?

  9. kunadhja says:

    O tani ,. shume i goditur komenti yt . i thjeshte dhe i sakte . Prandaj i mban peng Haxhinasto edhe kontratat e heceve te tjera qe jane bere me tendera e u ka dale qushti i nenes (mjere ata koncensionare hoqen sa hoqen dhe tani duhet te presin kur ti doje t..pi Haxinastos per firme pasi i kane mbylle te gjitha gjerat ).e ka zene frika . ec e mere vesh .

  10. gjon says:

    SHUME MIRE BEN OPOZITA QE KERKON TI BLLOKOJE KETO PRIVATIZIME TE HEC ve.Me4 vleren qe kerkon ajo ti shese nuk justifikon as djersen e derdhur nga te paret tane.te cilet e ndertuan me kazem e lopate.Dhe jo vetem kaq kjo Qeveri nuk njeh as pronat e baballarve tane te zena nga ujrat e ketyre hidrocentraleve.

  11. GRAVA says:

    Ps me kete nisem qe ka ndermar,qe po i denancon ne prokurori keto paza
    re abuzive.Do gjej mbeshtetje ne te gjith popull! pa bindje politike. keto 4 hec qe kane nje kosto 400 miljon euro.Perse duhet te shiten me 1te katerten e kostos? kur dihet qe keto 4 hec per 4 vjet shlyejen kete shume.pse duhet ti mungojen buxhetit te shtetit keto te ardhura? prokuroria ta coj ne fund kete denoncim te PS!

  12. fatmiri says:

    po ca kan bo kto maskarej ne pushtet vetem me vjedh din kta po ata hidrocentrale jane te tonat jane te shqiperise i ndertoi xhaxhi me djersen tone po me shpirte ju them hallall se kemi punu qe te jene te tonat po se do vinin maskarejt ne pushtet dhe do i vidhnin ,

  13. era says:

    Megjithese deklarate te vona dhe rakitike me se fundi u bete te gjalle.

    Bertit ore fort: NUK DO NJIHET ASNJE PRIVATIZIM!!!!!!!!!

    Kush do jete pergjegjes direkt ( saliserbi i lan duart si Pons Pilati dhe do ja lere hajvaneve) do pergjigjet me akuzen e Tradhetise se Larte ndaj Atdheut dhe jo per shperdorim detyre.

  14. alb says:

    O na paska dale Shalsi, ky qe eshte mjeshter ne vjedhje.
    Diçka nuk arrij te kuptoj, ju besoni qe ne 2013 Rama mund te sekuestroje pronat si ne 1945, se besoni me te vertete atehere eshte e kote te diskutosh, nje gje eshte e qarte Rama ja fut kot si kau- peles se e dine qe eshte e pa mundur,se ka rregulla dhe ligje nderkomtare.

  15. llazar says:

    te ndalet pervetsimi i prones se shqipareve,ndal hajduteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje