KQZ: FRD nuk ka mandate deputetësh, ndaj nuk mund të përfitojë fonde

14 Janar 2013, 18:06Politika TEMA

“Fryma e Re Demokratike nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti, pasi fondet për partitë politike ndahen sipas ligjit në raport me deputetët e fituar në zgjedhje”.

Ky ka qenë shpjegimi i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas akuzës së sotme të FRD, e cila tha KQZ se po përjashton FRD-në nga përfitimet e ligjshme.

Më tej KQZ sqaron se sipas vendimit të datës 1 gusht 2009, “FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike dhe rrjedhimisht kjo parti nuk ka përfituar mandate sipas vendimit të mësipërm. Kështu që FRD nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti”.

Më herët Partia “Fryma e Re Demokratike” shprehu shqetësimin e saj në lidhje me një praktike të re abuzive që sipas saj është duke u zhvilluar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço theksoi se sipas nenit 2 pika 12 e Kodit Zgjedhor, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permanente pranë KQZ-së, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj.

Sipas sekretarit të FRD-së këto veprime po afirmojnë një strukturim të marrëveshjeve okulte nga dy partitë e vjetra lidhur me ndarjen abuzive të pushtetit që synon deformimin e vullnetit të zgjedhësve dhe të zhvillimit të një gare të pastër politike.

5 komente në “KQZ: FRD nuk ka mandate deputetësh, ndaj nuk mund të përfitojë fonde”

  1. Adoleshent says:

    Lefteria=Torra saliut
    vampire e shemtuar po aq sa Jozi

  2. Nertila says:

    Dhe llogjikisht del pyetja, po PDIU do te kete fonde? se edhe ajo ne te njejtat pozita me FRD eshte, 2 deputet (nje nga pdi dhe tjetri nga ps) formuan partine e re qe nuk ka marr pjes ne zgjedhjet e 2009?????

    http:// gazetatema.net/web/formula-e-deshtuar-e-zgjedhjeve-ne-shqiperi/

  3. asso says:

    O bibe qe je mu si burr,po Gaz Oketa a te rezulton deputet ty? Apo camet qe ta shqefshin mishin e te lyfshin me krype,te hyjne ne sy!

  4. deputeti says:

    pdiu ka marre pjese ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ku ka marre 1 deputet dhe financimi do te merret vetem per 1 deputet dhe jo per 2 sa ka tani ,ndersa frd nuk ka marre pjese ne zgjedhjet e kaluara parlamentare keshtu qe nuk mundet te marre financime.

  5. Ilir Guri says:

    E kam dijte se cka per ta gjete Topin por eshte faji i tij qe nuk i ka lypur. Berisha , Topi harron se Berisha i ka krahet e gjate ne cdo administrate, por Oketa ku gjindet?
    Mos mendojne keta se do tu japin ndonje Euro Berisha me Ambasadore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje