Peruja i kërkon Shqipërisë të ekstradojë ish- kryediplomatin Miller

14 Janar 2013, 22:46Politika TEMA

Shteti i Perusë i kërkon Shqipërisë që të zbatoje parimin e reciprocitetit dhe të ekstradojë ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Augusto Miller.

Duke folur për mediat vendase, ministri i Brendshëm Wilfredo Pedraza ka thënë se në mungesë të një konsulli, ka nisur punën për të kontaktuar me krerët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, lidhur me rastin Miller.

“Në bazë të marrëveshjes që kemi, shteti shqiptar duhet të zbatoje parimin e reciprocitetit dhe të ekstradojë ish- ministrin e Jashtëm, Augusto Miller. Për shkak se ne nuk kemi një konsull në këtë shtet, ajo që po bëjmë është koordinimi me ministrin e Drejtësisë dhe organe të tjera kompetente që të përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur, lidhur me këtë person që është i lidhur me grushtin e shtetit në vitin 1992”. Shqipëria, ashtu sikundër dhe Peruja, si vende anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kanë miratuar konventën e ekstradimit të OKB, e cila që në artikullin e parë thekson detyrimin për ekstradim.

Më herët edhe prokurori i antikorrupsionit në Peru, July Arbizu tha për mediat vendase se ka marrë konfirmime se zoti Miller është prangosur në Shqipëri dhe më pas është liruar për motive ende të pazbardhura. Ai tha se është në pritje të informacioneve shtesë nga Interpoli dhe se shteti i tij do të shqyrtojë kërkesën e një ekstradimi te mundshëm të ish-ministrit Miller, raporton Vizion Plus.

7 komente në “Peruja i kërkon Shqipërisë të ekstradojë ish- kryediplomatin Miller”

  1. DREJTESI says:

    A nuk e kuptoni se ky peruani ka aq shume para,sa deshira per te qene I lire e mposht tundimin per ti dorezuar ne duart e tyre gjithe parate qe ka!

    Jemi ne prag fushate dhe na duhen ca para me shume.
    Pse e strehoi ky mafjozi yne kete? Vetem per parate e pista qe kishte dhe tja merrte ne kete dite qe erdhi!

  2. upupupu says:

    Prit gomar te mbije bar. Sapo ti marrim te gjitha parate dhe bizneset qe ka ketu, do ta keni te terin e te berin.Tung.

  3. banija01 says:

    Instikti me shpie te bindja se ky Peruani do financonte salen me nje pjese te parave per te blere Albpetrolin.

    Se po te qe per shuma te vogla sala do ta kishte ekstraduar direkt.

  4. gogo says:

    haiduti mbron haidutin saliu per para shet dhe lirine,se shqiperin e ka shitur……

  5. Horri i Bulevardit says:

    Zoterinj peruane, te na falni se Millerin tuaj po e mbajme ca kohe ketu sa tja rrjepim ato qe ka vjedh tek ju se na duhen ca lek ne keto kohe krize, kur ta bejme tangall, se kemi problem ja u sjellim, po ta paguani vete rrugen e kthimit te Millerit ne atdhe, se ne skemi lek per te hudh poshte se na ka fut Argita ne borxhe sa spo paguajme dot edhe rrogat e policeve, qe shyqyr i kemi nga anet tona dhe ngopen me nje fjalim te thene nga zedheneset tona dhe se hapin gojen.

  6. Tani nga Londra says:

    terr i pazakonte informativ. a eshte ky person i kerkuar nga interpoli apo vetem peruja e do mbrapsht?

  7. babai says:

    Me kete peruanin, antishqiptari me emrin Sali Berisha do instaloje

    industrine e plehrave ne Shqiperi, qe do te perpunoje te gjithe plehrat

    e botes, duke e kthyer token dhe natyren shqiptare si prodhuesen me te

    rezikshme te kancerit ne planeton tone.

    Kjo eshte arsyeja qe Saliu ka pezulluar punen e Keshillit Bashkiak te

    Fierit dhe nuk zbaton 13 vendimet e gjykatave.

    Me kete ceshtje serbit Sali i ka ngelur sharra ne gozhde.

    Problemi i plehrave eshte problemi me madhor dhe gjema me e madhe qe do

    te pesoje ky popull e ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje