Partia Socialiste është kundër shitjes së katër hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2, ndërsa akuzon qeverinë për afera të dyshimta në procesin e privatizimit që po kryhet. Deputeti socialist, Eduard Shalsi gjatë një konference për shtyp ka bërë një krahasim midis kapaciteteve dhe çmimeve respektive për Hidrocentralin e Lanabregasit dhe katër hidrocentraleve të sipërpërmendura. Sipas Shalsit, nëse Lanabregasi u shit për një vlerë prej 3 milion euro për 1 megavatt fuqi të instaluar, katër hidrocentralet e tjetër po shiten për një vlerë prej prej 1.4 milion euro per 1 megavatt fuqi të instaluar. Krahasimi është i qartë 3 milion kundrejt 1.4 milion.
Shalsi ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të jepen argumente të tjera se pse këto hidrocentrale nuk duhet të shiten dhe pse duhet të mbesin pronë publike.
DEKLARATA
“Sikundër jeni në dijeni dje në emër të Partisë Socialiste kam depozituar një kallëzim në Prokurorinë e rrethit Tiranë në lidhje me vendimin e Qeverisë për të shitur/privatizuar 4 HEC-et, Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2. Sot do të bëjmë një krahasim më konkret midis dy llojeve të shitjeve të hidrocentraleve që kanë ndodhur brenda një periudhe dy mujore.
Fillimisht kishim shitjen e HEC-it të Lanabregasit. Në fund të tetorit parlamenti shqiptar miratoi shitjen që qeveria e Shqipërisë i bëri hidrocentralit të Lanabregasit tek pushteti Vendor i Tiranës. Kapaciteti i këtij Hidrocentrali është 5 megavatt fuqi e instaluar dhe vlerësimi sipas raportit të ekspertëve ishte 14 000 000 euro. Ndërkohe që transaksioni i shitjes u mbyll me 15 000 000 euro. Për rrjedhoje kemi një vlerë prej 3 milion euro për 1 megavatt fuqi të instaluar.
Më tej, pas dy dështimesh kemi shitjen e hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2, të cilët në total kanë një fuqi të instaluar prej 78 megavatt dhe çmimi i shitjes është sipas informacionit të bërë publik në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave për të 4 këta HEC-e është 109.5 milionë euro. Pra për rrjedhoje kemi një vlerë prej 1.4 milion euro për 1 megavatt fuqi të instaluar. Krahasimi 3 milion me 1.4 milion.
Vlera e shitjes e këtyre lloj veprave përcaktohet nga disa faktorë, shkalla e amortizimit të investimit, çfarë të ardhurash gjeneron aktualisht, sa kanë qenë në të kaluarën dhe si parashikohen në të ardhmen dhe sa të qëndrueshme janë këto të ardhura në kohë. Çfarë ka ndodhur? Si shpjegohet që e njëjta qeveri, i njëjti komision dhe të njëjtët njerëz përcaktojnë vlera kaq të ndryshme brenda një periudhe kohore 3 mujore? Le të shohim tabelën për të kuptuar më mirë se sa është shuma e vërtetë që do t’u mungojë shqiptarëve.
125 milion euro të humbura, shpërdorim i orkestruar i detyrës, grabitje të pronës publike. Ky është një informacion i thjeshtë, i qartë i kuptueshëm për cilindo. Por, ne Partia Socialiste, jemi kundër kësaj shitjeje dhe në ditët në vijim do t’ju japim argumentet se pse këto hidrocentrale nuk duhet të shiten dhe pse duhet të mbesin pronë publike”.
Epo do te meren falas, ne perfundim. Sic u mor Albpetroli. Sepse po i blen vet Sala, duke perdorur turqit… Shihni cpo bejne greket. Vetem ata mund ta ndalojne tani kete shitje…
A kan fitue gja ne kyt mes nasha prijatenaja in Serbia e Montenegro?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html
Hidrocentrali i Komanit ka nje fuqi te instaluar prej 600MW, kostoja e ndertimit te tij ishte prej rreth 880 milione dollare amerika, pra 1.4 milion dollare per 1MW.
Gjithesesi, pa pare tebelen e paraqitur te Shalsit veshtire se behen krahasime.
Nuk kane humbur,jane larguar ne drejtim te “paditur”
Shkrim shume i goditur, rgeiam dinjitoz, fryme pergjegjesie per integrimin e vendit. Edi te lutem sigurohu qe keto rgeiame dinjitoze ti shkojne publikut dhe nepermjet kanaleve te tjera te komunikimit, dhe 2 jane ato me efektivet, konference shtypi para gazetareve ose dhe grupit parlamentar dhe interviste ne nje tv kombetar. Shqiptaret duhet ta degjojne se ky ka bertitur kunder marrvjeshjes se Rambujese, ka qene kunder UCK-se atehere dhe egzistojne dyshime serioze se ka lidhje te vjetra me ndonje segment serb. Shume nga ne si dine keto fakte e Saliu te njejtat fakte do ti kishte bertitur ne surrat miletit me dite te tera. Nuk duhet te kompleksoheni dhe para komunitetit nderkombetar se thoni ca fakte te vertetuara para opinionit publik.
Z SHALSI Si ka mundesi qe te privatizohen digat e hidricentraleve pa marre ne konsiderate pronat mbi te cilin jane ndertuar keto.As qeverija as ju nuke i zini ne goje fare.Thone se pronaret e tokave jane kompensuar nga regjimi i kaluar,kjo eshte pjesrishte e vertete,pasi nje pjese e mire e pronarve jane kompensuar vetem shtepite e banimit,ku beje pjese edhe une.Ka 20 vjet qe token e kemi dokumentuar ne letra por defakto nuke na eshte njohur akoma.
Nuk flet pasi votat e 100 pronareve te pakenaqur peshojne shume me pak ne nje fushate elektorale se votat e ndofta dhjetra apo qindra mijera shqiptareve qe mund te ndjejne veten te shpronesuar nga pronat publike, e thjeshte jo!
Keni degjuar ndonjehere Shalsin te mbroje interesin e popullit te Tiranes kur ishte ne bashkine e Tiranes per krah Rames, à doli ndonjehere kundra betonizimit te çdo sheshi mes pallatesh ku perpara luanin femijet!!
Shalsi me ben per te vjelle, njeri pa karakter, hajdut, bashkepuntor hajdutesh i cili mendon vetem te rivije ne pushtet.
Perderisa PS-ja nuk eshte ne gjendje te shporri vemje te tilla nga rradhet e saj, shqiptaret Jane te denuar te udhehiqen nga Berisha me shoke.
Gjergj Ndreca hiku dhe ti nuk dole ne protest per pronat tua qe ti mori Doktori dhe tani po i shet ne Turqi. P S po i dorzon ne prokurori
por ju si pronar nuk levizni, keni lidhe nje aleance me Doktorin qe ka mbetur me 2 gishta perpjete (lart) dhe u humbi pasuria! Doktori po vdes me gishta larte dhe juve nuk dukeni.
ATDHESHITESIT DHE ATDHERRENUESIT BERISHA & CO.
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Argita Berisha, kryeministrja e kryeministrit Sali Berisha, i jati i saj, vellai, kusherinjte, nipat dhe mbesat … e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tyre. Nepermjet lidhjeve tipike mafioze ala “Ngradeta”, ala Korleone, ala … dreqi dhe i biri , e kane kthyer Shqiperine ne nje ciflig te tyre. Jo vetem neperjmet emrimeve tipike nepotike ne cdo hallke kyce te shtetit shqiptar.
Miqte e tyre jane sot ne postet kyce dhe koamandohen nga klani familjar Berisha. Nuk ka asnje vend ne Bote si Shqiperia qe klani familjar sundimtar komandon cdo hallke e cdo fije te shtetit, duke nisur nga ministrat e deputetet, nga ambasadoret e konsujt e deri tek kryeplaku i katundit me te larget te Shqiperise.
Rasti me skandaloz , vetem maja e ajsbergut te korrupsionit masiv qe sundon dhe rrenon Shqiperine, sot eshte rasti i Argita Berishes. Ajo shfaqet lakuriq ne syte e shqiptareve si nje kuceder me shtate krena qe nuk ka te ngopur me plackitjen e mundit dhe te djerses se shqiptareve dhe te Shqiperise.
Intervista e biznesmenit pakistanez dhe njekohesisht ish- Konsull- Nderi” i Shqiperise ne vendin e tij eshte denoncimi me i rende publik kombetar e nderkombetar per oligarkine sunduese familjare te sterkorruptuar Berisha.
Deri vone shume shqiptare, perfshi edhe veten time kishim iluzionin e gabuar se vete Berisha eshte i paster si kristali, ” i virgjer” dhe “imun” ndaj korrupsionit… Nje idiotizem i ushqyer me shume djallezi nga vete Mafia e tij per te mbuluar bosin e vet, sic ka vepruar ajo kudo e kurdohere.
Si mund te jete i paster e i virgjer krue i nje shteti qe sot mban titullin kampion i Evropes per korrupsion sipas International Transparency !?
Si mund te jete i paste e i paprekur nga korrupsioni kryeministri qe i vene perballe regjistrimeve live nga ish- ministri Dritan Prifti, ne saje te te cilit u rizgjodh kryeminister me vota te vjedhura, te pjestareve te klanit te tij ne vjedhje ne flagrance, jo vetem mbylli gojen pro nuk la mjet pa perdorur per te shpetuar peshkaqenet e korrupsionit, lexo karriken e tij!?
Si mund te jete i paster e i virgjer nga korrupsioni nje kryeminister qe mban karriken e tij ne saje te vjedhjes se votave ashtu sic vodhi diten per Diell karriken e kryabashkiakut kusar te ” Autostrades se Kombit ” Lulezim Basha!?
Si mund te jete i paster e imun ndaj korrupsionit nje kryeminister si Sali Berisha kur vajza e tij , djali i tij, familja e tij i ka kthyer ministrat, ambasadoret, administratoret ne seksere sherbetore te plackitjes se Shqiperise dhe te shqiptareve!?
Si mund te jete i paster e i paprekur nga korrupsioni ish- Presidenti qe bekoi dhe sponsorizoi pirmidat kusare qe u plackiten shqiptareve mbi 2 miliarde dollareve per tu rrenuar edhe rreth 2 miliarde dollare te tjere pasuri me katrahuren 1997, me Gerdecin , me Otranton!?
Shihni vetem mekanizmin e demaskuar nga babezia a familjes Berisha per nje inevstim madhor ne nje fushe strategjike si energjia ! Vajza e kryeministrit Argita Berisha i kerkon biznesmenit pakistanez Zafar Ansar te bleje tokat e saj dhe te dajes se vet serb Damir Fazlic sa frengu pulen per nje termocentral me vlere 100 milione euro.
E pangopur me shumat e kesaj toke dhe me tarifat avokatore me te larta ne Bote, ajo kerkon edhe 3 per qind te vleres totale te investimit 3% X 100 milione euro= 3 milione euro per suksesin e para- garantuar te ketij investimi!?
Cdo avokat privat ka te drjete te vendose cmimet e sherbimeve te tij ne kushtet e ekonomise se tregut na jep leksion injorantja e normave me elemenetra ne kete fushe profesoresha juridike Argita Berisha me nje fjalor qe do te turperonte edhe analfabetet e Vicidolit!
Sigurisht qe avokati, mjeku, bisnezmeni… vendose tarifat e veta te sherbimeve Zonja Berisha Malltezi! Por ka edhe Komisione Etike qe kontrollojne rrepte dhe vendosin sanksione te renda per cilindo avokat qe spekullon ne kete fushe. Ka komisione qe jo veyem te heqin lejen e avokatise por edhe denoncojne ne drejtesi dhe cojne ne burg cilindo qe shkel keto norma etike!?
E humbi lejen e avokatit perjete dhe beri 8 vjet burg avokati privat Friedman vetem, per spekullime lilipute ne krahasim me tuajat ndaj shqiptareve ne Nju Jork .
Ka edhe me keq… Asnje avokati privat nu i lejohet te shfrytezoje dhe shperdore organizma ose mekanizma shteteroee e aq me pak institucione shteterore sic jane ambasadat e ambasadoret e shtetit te tij per te peshkuar e futur ne rrjete me mashtrime dhe ndeshkime biznsmene e investitore, sic vepron zotrote, qe i ke kthyer qeverine dhe shtetin shqiptar ne nje vegel per pasurimin tuaj ne permasa galopante bashke me vellain, me kesherinjte, niper mbesa, qe e keni kthyer Shqiperine ne nje ciflig tuajin personal, duke dhene garanci suksesi pa filluar investimi ende.
Kush ia jep Argita Berishs kete garanci!? Sigurisht karrikja kryeministrore e babait te saj Sali Berisha dhe sekseret e tyre private ne cdo hallke kyce te shtetit shqiptar brenda e jashte Shqiperiese, duke filluar nga Admir Banaj ne Arabine Saudite e duke perfunduar tek cdo hallke ministrore e kryeministrore!
Per te futur mbi 3 milione euro ne xhepat e saj dhe familjes, Argita Berisha nuk heziton aspak te hedhe ne ere 100 milione euro investime strategjike ne nje fushe strategjike si energjia!
Por cila do eshte vlera e perffitimeve qe do te siguronte Shqiperia nga nje TEC me kapacitet mbi 12 Megavat energji ne keto kohe krize energjitike e cmimesh stratosferike te naftes, gazit, energjise ne Bote ! Behet fjale per mbi 1 miliarde euro fitime ne vit per Shqiperine e shqiptaret qe akoma nuk kane energji te mjaftueshme dhe kalojne nete e jave te tera ne terr “ne epoken e internetit” qe u premton babai i saj shqiptareve qe nuk kane as drite elektrike te mjaftueshme!?
Kjo eshte njeera ane e medaljes faqezeze se familjes Berisha…. Ana tjeter edhe me e zeze eshte se vetem vitin e fundit kompanite serbe te dajeve te Argites dhe Shkelzenit kane perfituar rreth 50 milioone euro nga energjia qe shesin ne Shqiperi e Kosove sa frengu pulen!
A ka sherbim me te madh ndaj Beogradit se nje akt i tille, te cilit i shtohet edhe vendimi koorruptiv i Berishes per preshjen e marreveshjes se interkonjeksionit me Kosoven duke i futur nje thike mbas shpine jo vetem asaj, por edhe Shqieprise dhe miqve tane te sprovuar gjermane qe ndoheshin pas saj!?
A ka akt me skandaloz e me flagrant rrenmi te Atdheut se heqja e sabotimi me kusarine e familjes kryeministrore se hedhja ne ere e 100 milione eurove investim dhe mbi 1 miliarde eurove fitim ne vit per Shqiperine ne kete kohe krize ekonomike financiare globale se ky i vajzes se kryeministrit Argita Berisha Malltezi !?
A ka akt me anqishipqtar se kusaria masive e familjes dhe qeverise Berisha se nxjerrja jashte vendit e mbi 1. 3 miliarde dollareve vetem vitin e kaluar, me te cilin ndjehet krenar e mburret Saliu !?
A ka akt skandaloz adheshitjeje e tradhetie kombetare se sa ky !
Sigurisht qe ka… marreveshja e Otrantos qe i dhuronte Athines 350 kilometra katrore ujra territoriale shqiptare!
Atdheshitje e kulluar qe u prandalua nga opozita, nga atdhetari Myslim Pashaj dhe Gjykata Kushtetuese .
Atdherrenim i mirefillte nga familja kryeministrore.
Atdheshitje e atdherrenim par excellance i nje qeverie atdheshitese e atdherrenuese par excellance … Eshte koha te gjeni avokate teper te pergatitur ne perballjen me shtetin ligjor dhe drejtesine qe iu pret se shpejti… Drejtesia vonon por kurre nuk harron…
Bashke me pushtetin do humbisni edhe impunitetin me 23 qershor 2013! Drejtesia edhe vonon! Por kurre nuk harron!
Haka shkon gjithnje tek i Zoti, tek shqiptaret e Shqiperia e stershitur dhe ster- rrenuar nga atdheshitesit dhe atdherrenuesit e sterkorruptuar Berisha & co. .