Majko: Bashkëpunimi PS- LSI është i pamundur në zgjedhjet e 23 qershorit

15 Janar 2013, 12:18Politika TEMA

Deputeti socialist, Pandeli Majko e sheh si të pamundur bashkëpunimin e PS-së me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Është e qartë se në kushtet aktuale nuk diskuton “ndryshimin”, por “llogarinë” e vet elektorale dhe çështjen e influencës së saj pas zgjedhjeve të 2013-ës. Nga çfarë kuptohet, LSI po përpiqet të krijojë bindjen se atë “po e lusin të gjithë…”.

Më e rëndësishmja është që LSI dëshiron të hyjë në zgjedhje me kartën cinike se cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, ajo do të jetë pjesë e “ndarjes” së pushtetit të ardhshëm. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por numërimi mbrapsht ka filluar dhe ai mbaron më 23 prill, datë në të cilën, në bazë të Kodit Zgjedhor, duhet të dorëzohen dokumentet e aleancave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, sqaron Majko.

Ndërsa i pyetur për një koalicion të mundshëm LSI-PDIU, ai deklaron se: “Ideja se LSI mund të ndërtojë një koalicion me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, nuk besoj se do t’i qëndrojë kohës. Si LSI, edhe PDIU kanë përballë dy parti “rishtare” konkurrente me politikanë të vijës së fortë që konkurron polin e tyre të tretë. Ato janë FRD dhe AKZ e Kreshnik Spahiut. LSI duket që dalëngadalë do vihet para zgjedhjes së “madhe” për të zgjedhur kampin dhe pozicionin politik. A kanë mundësi drejtuesit e LSI-së të hedhin “dorashkën” së djathtës, me të cilët qeveris këto katër vjet? Diplomatikisht po përgjigjem… Nuk e di! Përgjigjet e LSI-së janë më të vështira sesa pyetjet që shtrohen për sjelljen e PS-së ndaj saj. E keqja nuk duhet nënvleftësuar as edhe si fjalë në politikë. Në misterin e saj, e keqja është më “magjepsëse” se sa e mira, ndaj është shpesh edhe më imponuese. Shpresoj të jem i gabuar…”, deklaron Majko në intervistën e dhënë për gazetën Panorama.

Përsa i përket AK-së dhe FRD-së, shprehet se ajo që ai di është se këto dy forca po bëjnë opozitë.

“Ky është një kusht që nxit bashkëpunimin për qëllimet opozitare, Shpresoj që faktet të na çojnë në vendimmarrje të arsyeshme. Në Shqipëri është krijuar një spektër mjaft i fortë politik, që ka kuptuar se në mungesë të shtetit ligjor, vendi do të rrëshqasë drejt tiranisë”.

Majko shton se: “Opozita aktualisht ka probleme të lidhura me perceptimin për veten, e cila moskuptimin rrezikon ta kthejë në një konkurrencë “opozitash” aspak produktive. Kjo do t’i japë shansin kampit të Berishës të paraqesë veten brenda dhe jashtë vendit si strukturë politike që garanton stabilitet  postzgjedhor… Dhe kjo nuk është pak! Opinioni im për këtë çështje dihet”.

16 komente në “Majko: Bashkëpunimi PS- LSI është i pamundur në zgjedhjet e 23 qershorit”

  1. vlora says:

    Meee neee fuuuund! Doli dikush dhe e mbylli vrimen e halese per te hyre LSI perseri ne qeverisjen e se majtes.
    Te lumte Pandeli Majko!

    1. raimondi says:

      Nuk ka faj Majko per keto qe thote per LSI etj

      –Kur e degjoj te flase kete lloj robi me keto gomarrlleqe me thes me te cilat i ben autogol tek PS-ja them me vete :

      :…..Kush ka qene ai bir kurve qe e ka genjyer kaq keq dhe i ka mbush mendjen
      ketij budallai
      me emrin Majko, duke i thene : fol neper gazeta sa me shume se ti merr vesh nga politika ..????

      1. antiregjimi says:

        me duket se eshte me teper nje formulim i gabuar i TEMES, sesa nje nga ato shashkat e Majkos, i cili i ngjan nanos, ben teori shume, por thote pak ose aspak ne lidhje me thelbin.
        Nese Majkua ka thene vetem fjalet e cituara ketu, atehere ai me teper e ka ftuar meten sesa e ka perjashtuar.
        KOalicioni PS/lsi do kete si produkt, saliu humb zgjedhjet, PS nuk i fiton ato.
        Me pas nje koalicion lesh e li. E keqja e shqiptareve.

    2. juliusx (ose gjakdhjere i janulles) says:

      Ky ka shitur orthodoksine! Ky flirton me muslimanet shqiptare!

    3. Luan Rama says:

      Un mendoj se duhet me bashkpunue me LSI, si garanci per pastertin morale dhe integrimin ne evrop.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

  2. Majtisti says:

    Po shyqyr o Majko qe fole nje here si nje politikan i rafinuar.

    Se na cudite ca kohe me ato faktet historike.

    Respekt nje politikani te shendetshem

  3. Epirioti II says:

    Majko, lerini pordhet dhe mos beni gam-gam kot. Po nuk bete nje mega-koalicion per te miren e Shqiperise PS-AKZ-FRD, Berisha do ju haje te trejave nje nga nje. Do filloje me PS-ne, pastaj me Bamirin dhe do e mbylli me Kreshnikun.

    Nese FRD refuzon koalicionin (dhe ka shume arsye ta beje), atehere ju duhet nje mburoje e forte nga manipulimet dhe blerja e votes, dhe LSI eshte me e zonja se PS per kete pune.

    Problemi i madh per PS-ne eshte qe Berisha nuk eshte gomarr qe me largimin e LSI-se te kaloje ne minorance ne gjithe mekanizmat zgjedhore: KQZ, KZAZ-te, GN-te, KQV-te. Ai do luftoje ta mbaje LSI-ne brenda vetes me cdo mjet dhe cdo cmim.

    Keni bythe ta merrni prape LSI-ne si ne 2007 ? Nuk kam as dyshimin me te vogel qe Meta eshte nje krye-hajdut dhe super maskara, por nuk eshte vrases dhe mund ti vihet kufiri te thana po ndertove institucione te pavaruara. Fillimisht duhet shkulur kanceri Berisha nga trupi.

    Berisha nuk vrau me 21 Janar (e as para 21 Janarit) per te mbrojtur Meten. Eshte gafe ta lexosh 21 Janarin keshtu. Berisha vrau sepse:

    1. Donte te friksonte njerezit qe mos dilnin me neper mitingje qe po rriteshin nga java-jave.
    2. Donte te manipulonte skenen e vrasjes per te futur ne burg liderat e opozites.

    Te paren e arriti, tek e dyta deshtoi fale 2-3 gazetareve trima.

    1. Ben Chicago says:

      je shume i sakte

  4. eni says:

    Me shume se shkrimi i Majkos me pelqen komenti i Epiriotit II.
    Goxha analize.

  5. sherifi says:

    “Epirioti II”
    Ti llogjikisht e ke mire, se berisha vertete eshte kanceri i shqiperise,por edhe meta nuk qendron shume larg tij.
    Ketu opozita ka nje siklet te madh qe duhet tua beje te qarte shqiptareve,se ka nje pjese te madhe te popullsise qe nuk jane te mire informuar se kush eshte meta ne te vertete,dhe po te arrihet kjo nga opozita, atehere opozita nuk ka nevoi per meten,mbasi meta e shiti njehere elektoratin se doli neper mitingje me parrullen qe “te shporrim berishen” dhe pervec manipulimeve ne votime me kte parrull arriti te mari 4 vende ne parlament. po tani cfar do ju thote shqiptareve ne fushate ky mega hajdut dhe bashkepuntor me kancerin berisha?
    Ne nga anet tona perdorim nje shprehje; “me mire djepi bosh se sa djalli ne te”

  6. sherifi says:

    Ju lutemi moderatoreve te kesaj gazete qe une e kame per zemer,bera nje koment per intervisten e z.Majko dhe me erdhi nje pergjegje; “eshte koment i perseritur,duket se e keni derguar njeher”
    Nuk eshte e vertete komentin e kisha per here te pare.
    ju faleminderit.

  7. Perkushtim says:

    Majko duhet te beje detyren e politikanit te majte,pastaj ate te analistit!
    LSI ka borxhet e Metes ndaj Berishes,nuk del jashte averdraftit.Kjo parti do beje firon e madhe ne keto zgjedhje.
    PDIU do jete parti me e qendrushme se LSI,elektorati i saj nuk eshte konjukture politike.
    FDR nuk e ka treguar veten deri tani se eshte kunder PD,te gjitha votimet i ka kryer me ndergjegje djathtas.Propoganden e ka opozitare me PD.
    AK eshte parti qe ben opozite te vazhdushme kunder PD,kerkon te forcohet si parti nacionaliste.Beteja e saj per elektorat eshte ne pjesen e majte te fushes.
    Kualicioni opozitar me ne krye PS duhet te forcojne punen per te rizgjuar elektoratin,per ta bindur per te votuar kunder partise ne pushtet.Aleanca me e madhe eshte me elektoratin,aty eshte ambari.

  8. Goni says:

    Ky Rama me duket shume rende , nuk motivon asnje njeri ! Edhe ne FRESH po lexojne jo tekstet e veta po qe jua kane shkruajtur mte tjeret ! Zgjedhjet e 23 Qershorit nuk kane fitues, Doktori do ftoje ata qe kane deputete fitues dhe qeveria do behet pa merak !

  9. realiteti says:

    Sipas jush,more Epirot…,por a e keni vrare ndopak mendjen te dini se c’thone me teper se gjysma e shqiptareve,si dhe bota,per demostraten “paqsore” te 21 janari,per deklaratat e hapura luftenxite te organizatoreve te saje dhe shkaqet e vrasjeve?Si mendoni ju,njerezit do te besojne ato qe deshironi e genjeni ju,apo ata qe kan pare me sy dhe degjuar me veshe ?

  10. ATILA says:

    Socialistet e vertete s’mund te jene perkrah Berishes dhe klanit te tij qe po rrenon te ardhmen e Shqiperise.A jane antaret e LSI socialiste? Kush e ndjen veten socialist duhet ta beje vete dallimin dhe te distancohet nga Langaraqet “Socialiste” te Ilirit. Ju bej thirrje gjithe Socialisteve qe ndjehen te tille ti bashkohen bllokut te se Majtes Demokratike te kryesuar nga PS. Vetem te bashkuar ne nje bllok do i thyhen dhembet klikes se sotme Fashiste dhe paterickave te saj LSI,PR,PBK,PDK etj. LSI nuk eshte me parti por nje bajge qe u ngjitet kepuceve te pushtetit. Vellezer Socialiste te vertete te LSI ndahuni nga Delfini i Berishes me emrin Ilir bashkojuni frontit me te madh e me progresist Partise Socialiste te Shqiperise dhe koalicionit te saj.

  11. Din Kruja says:

    “Antiregjim” je treguar mjaft i sakte ne komentin tend. Majko eshte nje politikan i kastruar, impotent, nje kone i dyshes Nano-Berisha. Shkurt ne cdo moshe per sa kohe te jete ne politike ai do te mbetet si Gjinoja i Cajupit, 14 vjec dhender. Eshte i ambjentuar me kete rol dhe e ka te veshtire te shkeputet, pasi e ka zgjedhur si menyre jetese prej shume vitesh.
    Duke qene i kapur gjithandej ai nuk di dhe nuk ka se cfare te thote. Per te eshte me e rendesishme te mbetet ne politike duke u zvarritur. Eshte shume i kenaqur qe te mbetet ne listen e deputeteve, per te nuk ka rendesi shume fakti ne pozite apo ne opozite, parate njesoj i fiton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje