Arrestohen dy vëllezërit që grabitën autobusin. Shoferi: Kalova ’97-ën, por nuk e kam parë këtë tmerr

15 Janar 2013, 11:00Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Policia e Tepelenës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të grabitjes me armë të autobusit të linjës Sarandë- Tepelenë.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Babush dhe Melsen Ruçi, përkatësisht 32 dhe 25 vjeç, të cilët akuzohen se të mëngjesit e datës 14 janar kanë grabitur një autobus me pasagjerë në aksin rrugor Tepelenë- Krahës, raporton Ora Neës.

Sipas policisë dy vëllezërit, të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri kallashnikov i kanë dalë përpara autobusit të linjës Sarandë- Tiranë me targë SR 6941 B, që drejtohej nga shtetasi Sokol Bërxhaj dhe pasi kanë qëlluar me armë në pjesën e sipërme të xhamit të parë të shoferit, duke i kërkuar drejtuesit të autobusit që të ndalonte dhe t’ju jepte lekët e biletave dhe lekët e pasagjerëve që kishin me vete.

Drejtuesi i autobusit u ka mbledhur pasagjerëve rreth 30 mijë lekë të cilat ua ka dhënë dy shtetasve të maskuar që qëndronin tek dera e autobusit nga jashtë, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga e shtëna me armë në xhamin e parë të autobusit është plagosur lehtë në fytyrë nga ciflat e xhamit një pasagjer pa asnjë rrezik për jetën, i cili ka vijuar lëvizjen në drejtim të Tiranës së bashku me pasagjerët e tjerë.

Sipas policisë, në banesën e vëllezërve Ruçi në fshatin Mamaj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automatik kallashnikov model 56 dhe 70 copë fishekë luftarak model 56, një sasi lënde narkotike në formën e boçes, e futur në një qese plastmasi si dhe një sërë materialesh ndërtimi të vjedhura në një zdrukthtari, në një magazinë, në një gomisteri si dhe në një banesë në rrethin e Tepelenës dhe në Gjirokastër, sende që kapin vlerën prej 5 mijë euro.

Ndalimi i dy vëllezërve u bë për veprat penale të “Vjedhjes me armë kryer në bashkëpunim”, “Vjedhje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” si dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”. Ndërkohë policia thekson se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, pas grabitjes së ndodhur në Tepelenë, shoferi i autobusit ka rrëfyer se si mundi t’i largonte grabitësit e armatosur.

“Më kanë bërë me shenjë të ndaloja dhe kanë nisur të qëllojnë me kallashnikov. Ndeza dritat dhe ngrita duart lart. Pashë që plumbat ranë në xham dhe mendova se vranë ndonjë. Kam hapur dyert e autobusit dhe kam zbritur vetë në tokë”, rrëfen Sokol Bença.

Ai i përshkruan autorët duke thënë se: “Mbaj mend që kishin maska të bardha. S’kisha dëgjuar ndonjëherë. Ishin të dobët dhe nuk ishin më të gjatë se 1.70 cm. Thuajse kishin të njëjtat parametra. Flisnin me gjuhë të theksuar jugore, por nga ankthi, të jem i sinqertë, as tani nuk e bëj dot lidhjen se nga mund të ishin fiks. Madje as mbaj mend se çfarë rrobash kishin veshur. Do zoti këtë detaj e ka mbajtur mend ndonjë person tjetër dhe ia ka thënë policisë”.

Shoferi pohon se ka njëzet vite në këtë punë dhe s’i ka ndodhur të grabitet ndonjëherë.

“Kam kaluar gjithë atë ’97 i paprekur dhe të përballem sot, besoj se kushdo e kupton se është e tmerrshme. Jam i frikësuar se ata mund të vrisnin, mbase edhe pa dashur, mbase edhe se s’dinin të mbanin armën, mbase se ne, ose unë s’dija të sillesha me ta”, thotë Sokol Bença për gazetën Shekulli.

13 komente në “Arrestohen dy vëllezërit që grabitën autobusin. Shoferi: Kalova ’97-ën, por nuk e kam parë këtë tmerr”

  1. tironci says:

    Car bohet mer lal!!!!!
    Paskan bo nomin kta robt!
    Po njollosin ene katunin e tyne ene fisin Ruci!!!!!

    1. tiransi. says:

      ka rendesi te mos na njolloset kuksiani noka,ai te na mbetet figure e paster,se ka punuar me shpirt per rend edhe qetesi.

      te mos na njplloset edhe tropojani berisha se ka krijuar mireqenje ne shqiperi, ku njeriu ska nevoje te punoje e te vjedhe se i ka krijuar bollek baca.

    2. fl says:

      Po ata qe po benin priten per te vjedhur dhe qelluan policin cfare tu themi o katnar PD-je?

  2. Genard says:

    Bravo Policia e Shtetit! Besoj se ju llapaqenet e Temes nuk keni ndonje koment per kete rast, apo jo?

    1. komenti says:

      po kur na e mbylle gojen!! s’ke c’thua, bravo policise se tepelenes, i zuri cefesht hajdutet diletante te pazote e te uritur, hallall rroga qe marrin nga paret tona, do fleme zbuluar sonte! more ketej nga burreli c’u be, more vesh gje, se e bene per vdekje ate burrin tjeter te policise, ca kriminele qe se morrrem vesh se me cfare trafiku merreshin, apo grabisnin udhetaret ne kohen e lire??

    2. iliri says:

      O Genard ! Nuk ke te drejt te flasesh per llapaqenat e tjere , sepse ti je
      LLAPAQENI ME I MADH I TEMES .

  3. shqiperia says:

    BRAVO FORCAT E POLICISE ,KRIMINELET NUK DUHET TE DALIN NGA BURGU
    PO KRIJOHET NJE PANIK SI NE VITET 97 .
    SHQIPERIA DUHET TE BEHET SHTET POLICOR .

  4. Andreas says:

    “Ishin të dobët dhe nuk ishin më të gjatë se 1.70 cm” … harrove dhe qe e kishin koken trekendeshe dhe pllake nga pas.

  5. tourkofagos says:

    keta jane rraca bastordoshqipfolese,keta jane zike,hajriu,plaku cam,rrahimondi,aurel,tirronci lugat,Mr G……..etj.etj,etj!

    1. Tironci Lugano says:

      gojor
      te paska dale gjumi

  6. thjesht says:

    Tepelenasit si leber te vertete e kane te trasheguar hajdutllekun breze pas brezi bile i kane kenduar dhe kenge “Kenga e hajdutit” .Kjo histori mban shume vjet .

  7. O ZOT says:

    Mos nuk jane kusherinj te teta gramozes? Edhe djali i mozes “model qytetarie” eshte.

  8. oliveri says:

    NUk e mora vesh, keta dy personat qe u arrestuan, jane autoret e vjedhjes se autobuzit, apo eshte kontrolluar rastesisht, banesa e tyre, ngaqe dihet qe jane hajdute te zones. Sepse ne asnje moment nuk thuhej ne njoftimin e policise, se keta jane hajdutet qe vodhen me arme autobuzin me date 14. Pervecse u gjeten disa sende te vjehdura e banesen e tyre, arme fisheke dhe droge. Ato nuk i vodhen ne autobuz, por i kishin ne shtepi. Me pelqen qe jane kaq rezultative keta policet, kapin nje hajdut dhe ja veshit te gjitha krimet e ndodhura te pazbardhura per gjashte muajt e fundit. Prisni ore te uruar sa te verifikohen provat, pastaj thoni qe u kapen dhe u denuan. Jo i kapni ju sot dhe gjykata tallet me ju se nuk keni kapur asnje prove qe ka lidhje me kete krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje