Partia Socialiste ka denoncuar me forcë korrupsionin e familjes kryeministrore, tashmë të dokumentuar edhe nga dëshmia tronditëse e biznesmenit Zafar Ansar, nëpërmjet një interviste televizive ku tregonte se si dështoi investimi i tij prej 100 milionë Eurosh.
Deputeti i PS, Eduard Shalsi gjatë një konference për shtyp është shprehur se tashmë është e qartë për të gjithë se një biznesmeni të huaj që kërkon të investojë në Shqipëri, i duhet që të kontaktojë me kryeministrin dhe pasi të dalë nga dera e tij të hyjë në portën e së bijës së tij.
Më pas në deklaratën e tij deputeti socialist ka theksuar se ky denoncim është një rast flagrant dhe rikonfirmim i faktit se pa bekimin e së bijës së Sali Berishës, bekim i cili paguhet dhe paguhet shtrenjtë madje, nuk mund të investosh në Shqipëri.
DEKLARATA
“Jemi njohur edhe më parë me rastin e biznesmenit Zafar Ansar nëpërmjet korrespondencës që ai i kishte vënë në dispozicion dhe ishte bërë publike nga një gazetë kurajoze. Por dje të gjithë patëm mundësinë që për herë të parë të dëgjonim direkt dhe nga vetë goja e këtij biznesmeni, që me kurajo doli publikisht dhe u tregoi shqiptarëve të vërtetën e bllokimit të investimit të tij prej rreth 100 milion Eurosh në Shqipëri. Një biznesmen pati kurajën të denonconte publikisht por sa të tjerë nuk kanë kurajën ta bëjnë këtë gjë?
Është bërë e qartë tashmë se për një biznesmen të huaj që kërkon të investojë në Shqipëri duhet që të kontaktojë me Kryeministrin fillimisht, dhe pasi të dalë nga dera e tij të hyjë në portën e së bijës së tij e cila më pas do ti referojë se cilët janë biznesmenët të cilëve duhet t’u jepen leje dhe licenca dhe cilëve jo.
Në fakt nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar apo me një rastësi të hidhur, por me një histori të përsëritur shpesh dhe të kthyer tashmë në praktikë, ku ato që ndryshojnë janë emrat e biznesmenëve, por ato që mbeten të pandryshueshme janë emrat e familjarëve të Berishës.
Në cilin vend demokratik do të mund të imagjinohej që Kryeministri i vendit të adresonte një investitor të huaj potencial tek zyra e së bijës për konsulencë dhe për ta pajisur ose jo me licencë?
Jemi përpjekur vazhdimisht t’u japim shqiptarëve dëshmi dhe prova të argumentuara të keqqeverisjes. Nuk kemi dalë për të hedhur baltë, shpifur apo akuzuar kundërshtarët tanë politikë. Besojmë se ka një dallim të qartë midis transparencës që kërkojmë të bëjmë para shqiptarëve, të mbështetur mbi fakte ose dyshime të bazuara mbi të vërteta dhe akuzave me shumë zhurmë dhe baltë që Sali Berisha hedh mbi ne.
Ky denoncim është një rast flagrant dhe rikonfirmim i faktit se pa bekimin e së bijës së Sali Berishës, bekim i cili paguhet dhe paguhet shtrenjtë madje, nuk mund të investosh në Shqipëri. Kjo është ekonomia e tregut ky është modeli i zhvillimit që u predikon shqiptarëve Sali Berisha duke mbytur konkurrencën e lirë dhe të ndershme.
Kjo provon se slogani “Përpara” domethënë “Për PARA,” justifikon plotësisht arsyen se përse Sali Berisha kërkon të qeverisë edhe për katër vjet të tjera.
Por çfarë do të bëjë tani Prokuroria, kjo është një pyetje normale që e bën çdo shqiptar, pasi është njohur me këtë dëshmi të mekanizmit të korrupsionit? I takon këtij organi që të provojë që të rikthejë besimin tek qytetaret se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”.
Shalsi sdo vjedhi ne menyr kaq flagrante mos e harroni…
Ja me cfare kapet Opozita me nje idjotsi qe nxjerr Sali idjoti kaq nivel i ulet jeni dhe ju idjote si ai. Ju s’mund ta largoni ate sepse jeni me idjote se vet idjoti Sali ky esht denimi qe vuani ju, cdolloj opozite tjeter te ishte ky sdo e kishte patur te gjat pas grabitjes te zgjedhjeve te 2009.
Shalsi eshte ..fytyra Skizofrenike qe PS-ja i paraqet elektoratit shqiptar….
Te vjen per te vjelle ti japesh voten nje njeriu kaq shume antipatik sa ky
Prokurori punon me vale RF dhe telekomanda eshte ne duart e vajzes se Perandorit.
Kush do hape hetim?
Llalla? ?
Po a nuk ishte Llalla ne inspektoriatine deklarimit te pasurive qe i gjeti ok beta bastardet e Berishes se teta Lilit te Aliut ( te Xhelilit thote nje komentues dyshues ketu ) ?
Vini re c`po ndodh :
u mbyll hetimi per 21 Janarin dhe do arshivohet kjo histori. Llalla e tha mendimin e vet per ate ceshtje ne intervisten qe i dha Fevziut.
Prisni hetim nga Llalla?
Me verte?
Berisha eshte hajdut per kete jam dakort.por ju te ps jeni superhajdute.une jam nga fieri qe drejtohet nga kryehajduti baftjar zeqo qe i ka lene rruget e fierit si ne mesjete.turp per fierin qe voton kte hajdut qe po fryhet shume me parate e vjedhura.familje ime e votoi kte ordiner por ta kete te qarte se nuk e votojme me.rruga ne lagjen tone eshte kthyer ne kenete.si ne vere ashtu edhe ne dimer eshte plot me uje.fieraket nuk duhet ta votojne PS ne 2013 sepse fieraket e kane votuar per 20 vjet kete parti dhe kjo e fundit nuk beri asgje per fierin.
Llallen e kan perzi dhe tani o kthy ne Llallt, po presim sa te prishet qe ta kthejm per fare kosi, se per Argiten prokuroria ska gje ne vije, njehere te gethasi babi Argites dhe prokuroret me Llallen ne krye, shkojne dhe zihen ne rradhe kush te hyje te dhjese i pari se u shpeton spire.
O Shales je apo luan budallain,cfare te beje prokuroria kur nuk ka ndodhur asgje,…une te kerkoj 1milion lek per nje pune qe mund te bej ,ti sje dakord,cka ketu per prokurorine…. eshte njelloj si te merret prokuroria me ty kur the qe ne do te vjedhim me pak se PD,MUND TE MERRET PROKURORIA ME GJERA TE PA KRYERA, KUR KA VETEM MARREVESHJE FJALESH DHE ASGJE TJETER.nESE TI DO TE VJEDHESH NESER KUR TE VISH NE PUSHTET ashtu sic ke premtuar ATEHERE KA PUNE PROKURORIA ME TY,NDRYSHE NE RASTIN E DEKLARATES TENDE DUHEJ TE ISHE NE BURG. Rri dhe mos u ndjej dhe shijo parate qe vodhe kur ishe nje kohe jo te shkurter n/kryetar i bashkise dhe bej deklarata me te menduara se ja ul vleren vehtes shume,ndryshe do te trembesh elektoratin socialist me nivelin tend intelektual prej nje njeriu me arsim 8 vjecar.
Nuk ka pune prokuroria!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pse nuk ka konflikt interesi qe e bija Argita premton dhe i jati sALI BABAJ firmos?
Mu kujtua filmi ALI BABAJ ME 40 HAJDUTE.
Hajdutet t’i fusim ne burg nje ore e me pare.
o jane idiote te lindur o bejne vete socialistet , dy here na vodhen votat ne mes te dites e ne syte e gjithe botes ,me 2009, dhe per bashkine ,sot ngrihen dhe kerkojne moral dhe funksionimin e shtetit , me absurditet ska ku te shkoje , te kerkojne moral socialistet duhen te shprehen dhe japin garancine se kur te vine ne pushtet do filloje denimi i qeveritareve dhe deputeteve ,kjo do te ishte e moralshme per ta dhe e besueshme, por me tralala zura nje gale, do te fitojne menderen
nuk e kemi par ndonjeher drejtesin qe te veproj mbi pushtetaret,por vetem me opozitaret ,kesaj i thon drejtesi te korruptuar
O zoti Shalsi,
Me vjen keq por po e perserise prape qe Prokuroria e Tiranes ka kohe te merret me te ashtuquajturit kambist (njerezit qe fotografon policia e shtetit qe mbajne para ne dore) dhe jo me kriminelet e vertet qe kane 22 vjete qe po na rjepin.
Mendoni se çfare policie dhe drejtesie kemi ne.
Z.Shalesi.Ju jeni deputet i Kuvendit Popullor,si perfaqesues i opozites.Keni marre persiper qe te perfaqesoni interesat e popullit ne ate Kuvend.Ju si pjese e ketij organi ligjvenes,i kini njohurite minimale juridike sesi veprohet ne keto raste.Nese jeni te bindur ne ato cka deklaroni,atehere plotesoni materialin me juristet e strukturave tuaja dhe paraqitini ato ne organin e prokurorise.Nese e keni seriozisht.se doni qe te vini ne pushtet,dhe ti vini para pergjegjesise,atehere qepini letrat juridikisht,dorezojini ne prokurori te protokolluara,dhe kur te vini ne pushtet,te keni te drejte qe te kerkoni “hesap” per ecurine e hetimeve dhe ai prokuror qe e ka lene dosjen ne “harrese” te denoncohet dhe te procedohet penalisht per veprimin e bere.Vetem kur te tregoni se e keni seriozisht luften kunder hajduteve pushtetar ju do te fitoni besimin e qytetareve,ne te kundert ne si qytetare kemi te drejte te mendojme se edhe ju nuk keni ndonje ndryshim nga ata te cilet po demaskoni.Me llafe grash nuk vihet ne pushtet.Pushteti qe te merret do kurajo,besim, dhe ndershmeri ne ate cka kerkon dhe si e kerkon.
OR SHALS PAPAGALLI EDHE JU THATE NUK DO VJEDHIM NE MENYRE FLAGRANTE POR NE NJE MENYRE ME TE BUKUR PER TE BERE NJE VJEDHJE DUHET TE KAPESH ME PRESH PERDORE SI RAMA PER PALLATIN 5 KATESH ;DUHET DITUR SE SOCIALKOMUNISTAT JANE TE VARFER NE MENDIME POR TE PASUR NE SHPIFJE DHE TRILLIME KESHTUQE EDHE 5MUAJ SOCIALKOMUNISTET DO TE TRILLOJN E SHPIFIN ME THASE.
ok fidaho, po me shlasa e dvinusher e 99ca nuk bohet asgjo e mire,
vetem delet jan t’u prit t’i cojne dosjet keta kellirat roze per kellirat blu, e kina pa 22 vjet si kane lujt Lojen e r.alise.
Po fajin amon e kina ne delet…
Ngrihuni dhe bjeruni,
mostra- kellirave,
qe nga Shkodra der’ ne Vlore,
shporrini atje ku e kane venin!…
S’e bom’, i mafshim me shnet!
Po ku ka hajdut me te se ty dhe shefi jot o legena