PS: Prokuroria të mos heshtë, por të nisë hetimet për “Zonjën 3 milionë euro”

19 Janar 2013, 18:03Politika TEMA

Partia Socialiste ka kërkuar nga ana e prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Argita Berishës, pas publikimit të fakteve të fundit. Deputetja Ermonela Felaj ka thënë se prokuroria duhet të hetojë të ardhurat marramendëse të Argitës, si faktet e publikuara mbi aferën e saj me biznesmenin Zanfar Ansar.

DEKLARATA

Ditët e fundit publiku shqiptar është njohur me disa fakte skandaloze që lidhen me familjen e ngushtë të Kryeministrit Berisha, e më konkretisht me vajzën e tij Argita Berisha.

Publiku është njohur me të ardhurat marramendëse të kësaj zonje që pretendon se paguhet si mësuese më shumë sesa profesorët më të mirëpaguar të Harvardit apo Oksfordit edhe pse burimi i këtyre të ardhurave, pra universitetet që paskan paguar zonjën Argita Berisha, me plot 146 milion lekë në vit nuk janë bërë kurrë publike.

Kësaj historie i është shtuar ditët e fundit edhe një nga skandalet më të rënda të trafikimit të influencës dhe konfliktit të interesit, skandal i cili përfshin vajzën e kryeministrit Argita Berisha dhe një biznesmen pakistanez.

Janë paraqitur fakte, dokumente e mbi të gjitha publiku ka pasur mundësinë të dëgjojë dhe intervistën e drejtpërdrejtë të biznesmenit pakistanez të përfshirë në këtë ngjarje.

Deri më sot zonja Argita Berisha përveç deklaratave me një gjuhë arrogante nga ato që dëshmojnë se me pushtetin mund të bësh gjithçka, ka zgjedhur të ndërmarrë një fushatë shpifjesh e akuzash qesharake.

Deklaratat e zonjës Argita Berisha të lënë të kuptosh se për të,  të përdorësh pushtetin dhe firmën e babait Kryeministër në këmbim të 3 milion eurove, siç dëshmon biznesmeni pakistanez, është gjëja më normale.

Për ne dhe për ligjin kjo është e papranueshme.

Në dëshminë e biznesmenit Zafar Ansar u fol qartë për gjobën prej 3 milion eurosh që vajza e Kryeministrit i kishte kërkuar biznesmenit në këmbim të firmës së babait të saj.

Pikërisht për të gjitha këto arsye, ne i bëjmë apel prokurorisë që të nisë hetimin mbi këtë çështje të qartë konflikti interesi dhe kapjeje të shtetit e që në vetvete përmbajnë elemente të qartë të veprave penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit.

17 komente në “PS: Prokuroria të mos heshtë, por të nisë hetimet për “Zonjën 3 milionë euro””

  1. sociologu says:

    cila prokurori ajo e saliut?

  2. Zef Shtjefni says:

    Familja nuk mund te hetohet!
    Ketu nuk u hetuan Lilo, Luli, Fatja … do hetohet Gita e babs?!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html

  3. ILIRET says:

    Ben hetime Llalla, ben po he he! Ja gjen Berisha atij. Po c ‘prisni nga nje njeri me mbiemer Dhalla?

  4. kelmendasi says:

    Beni denoncim e mos beni deklarata per te mashtrue opinjonin.Kur skini asnje fakt beni deklarata te porositura nga Rama

    1. arsen says:

      Nuk ke faj se sipas user name , as vete nuk e di se cfare perfaqeson Kelmendi.
      Nuk ka nevoje nje prokuror ( edhe sapo te kete filluar pune) qe te kete ne dore nje denoncim.
      I mjafton edhe nje genjeshter, qe ai te filloje hetimet dhe te gjeje te verteten!
      Zaten ju kelmendasit e keni pas mire me banditet, qe i genjente menja se do e mernin pushtetin me diversion…

    2. Kritiku says:

      PS-ja ashtu si cdo parti tjeter opozitare, por edhe cdo njeri i thjeshte ka te drejte te ngreje zerin per te kerkuar qe Prokuria te mos fleje gjume, por te reagoje menjehere. Ne nje shtet normal ku ligji eshte nje per te gjithe Prokuroria ashtu sic edhe Policia nuk do te kishin humbur as 24 ore nga dalja e lajmit te pare se diku po behej korrupsion, per te filluar punen per sqarim te ceshtjes. Per kete pune jane Prokuroria dhe Policia. Nuk ka nevoje as PS-ja dhe as dikush tjeter te ngreje patjeter padi qe Prokuroria te filloje hetimin.
      Por ne kushtet e kapjes se shtetit nga shpellaret as Prokuroria e as Policia nuk bejne dot gje. Ne fakt ne duhet ta fillojme nga ju mbeshtetesit e kryeshpellarit Berisha, qe tua shkurtojme si gjuhen ashtu dhe kembet nje here e pergjithmone.
      Ka ardhur dita qe tju shporrim ju shpellaret nga jeta jone. Nuk mban me uje pilafi!!!!!!!!!!!!!!

  5. lorik says:

    Sinqerisht qe kam respekt per shume figura te PS-se por me thene te drejten kur dalin keto shurrat qe nuk bejne asnje pune me vjen shum keq

  6. Tani nga Londra says:

    o PS, nga lidhet gamori? doni te vini ne pushtet me keto deklarata qe nuk i kane hije as shoqates se diabetikeve te shqiprise

    me keto akuza qe beni ju e nxirkeni berishen qelibar. i shkreti sale! e bija i ushtroj ndikim te paligjshem haha. i vuri koburen ke koka dhe i gjori sale skishte nga tja mbante. jo ashtu eshte ne fakt se uji nga burimi del gjithmone i paster packa se turbullohet rruges

    prokuroria te filloj hetimet per konflikt interesi ndaj kryeministrit jo argites se argita nuk eshte ne konflikt interesi

  7. lorik says:

    Sinqerisht qe kam repekt per shume figura te PS-se por kur dalin keto shurrat qe nuk bejne asnje pune ndjehem shume keq e i poshtruar. Nuk di se kush i nxjerr te bejne deklarata, nuk ma ha mendja qe del ne koke te vet. Si nuk ka thene njehere nje gje te mencur!

    1. Qazim Mulleti says:

      Ja ti lorik ke thene plot gjera me mend per nivelin me te larte qe i perket klases se dyte fillore.

      Bravo. Shqiperise i duhen me shume njerez si ty.

      1. lorik says:

        ah qazim qazim puna jote aferim :). te me falesh per fjalen sh….. vertet nuk duhet perdorur. besoj per kete e kishe apo jo? nuk te shaj dot se je i majte dhe te dua shume. por me thene te drejten kete Felaj nuk e honeps dot. nuk do te thote se duhet ti duam te gjithe ata qe shane salen, pasi me siguri shume prej tyre jane servila te Rames e qe hane buken e Sales

        1. Qazim Mulleti says:

          E kisha llafin qe Shqiperia e ka problemin ne partite qe ka dhe liderat e tyre.

          Nuk jam as i majte as i djathte. Jam me veten dhe njerez te paanshem ne bindjet e tyre.

          Jam me Shqiperine qe me vjen keq qe po perdoret nga njerez te pa skrupujt. Qofte PSja ose PDja dhe

          sahanlepiresit e tyre kane bindjet qe shteti duhet t’u sherbeje atyre dhe jo anasjelltas.

          Kjo loje vazhdoj me gjate se çduhej dhe ne jemi ata qe po e pagujme, luften e dordolecave dhe donkishoteve.

          Nuk kam gje me ju. Jam THJESHT si shumica e popullit i acarruar.

          Shendet

  8. shpatar says:

    Faljuni zotit te mos gabojne bijte e tije se nuk ka per ti gjetur gje .E thene troc kush nga familja e PD do gjykohet?lLereni Prokurorin dhe mos bini ne kurthet qe po ngre kerma .I akuzoni per hajdute dhe me njehere ju ngren akuza qe jeni ju .I denonconi per aferre koruptive; u nxjerrin se sa para kini vene ju .Thoni qe kjo qeveri nuk permbushi detyrimet per integrim;Xhofi mbledh shencaret e pord.. ne petcjon.Boll me.Perqendrohuni tek kyci i suksesit .Hapjani syte te verbuarit dhe lesh ngopurit qe te kuptoje se cduhet te beje.

  9. tomori i beratit says:

    Si more POPULL prisni diçka nga ushtari i gjysem njeriut bujar nishani.Ushtari i tij me eme deti e mbiemer dhalli eshte nje SHERBETOR i pa skrupullt i RREGJIMIT.Si ka kurajo ky trap prokuror qe punon i qete ne zyren e tij.Le qe flas kot edhe une-Ku punon ky sherbetor ky pret çfar ti thote mustaqja.HAJDE O KRYPROKUROR HAJDE.

  10. luis says:

    Opozita zoterinj po ben punen e vet duke ua treguar me fakte ndersa ju nuk se ciles i thoni me fakte,kur e thote jo vetem me thashetheme sic ben kryekari juaj por me figure dhe ze.
    Kjo eshte mundesia e opozites pvaresisht se kuptohet se asgje nuk ka per te ndodhur sepse nuk kane bythe prokuroret as gjyqtaret te ndeshkojne kryeministrin dhe familjen e tij dhe askend neqoftese se Saliu nuk do sepse ketu nuk mund te quhet shtet demokratik se po te ishte diku ne perendim keto ndodhi jo vetem qe do ishin zhdukur nga qeveria por do ishin te mbyllur ne qeli.

  11. bato says:

    As mos te shpresojme hetim nga prokuroria e k/ministrore por zoti Mero do shpetoije ndonjehere Shqiperia e gjore nga lukunia e mediokritetit ose me sakt Malesoret qe jane te nderuar e partiote por nga MALOKERIa qe po na shesin vatanin?

  12. e verteta says:

    Pa he,bejeni denoncimin,bejeni dhe ne gjykaten e Hages po te besoni se keni te drejte.Por jo,ju vetem genjeni dhe kujtoni se po beni propogande me shpifje e bla-bla.Perkundrazi,vetem budallejte e te indoktrinuarit si puna juaj kane qejfe ti besojne keto genjeshtrat dhe kete lloj propogande rrugesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje