Krimet nuk ndalen, ekzekutohet një person në Shkodër, plagoset oficeri i krimeve në Durrës

20 Janar 2013, 13:09Politika TEMA

Tani mund të thuhet me plot gojën se situata e krimit në vendin tonë është alarmante.

Një person është ekzekutuar në Shkodër, ndërkohë që në Durrës është plagosur një oficer krimesh.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur në lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër, ku 46-vjeçari Kujtim Vajushi është qëlluar disa herë me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se 46-vjeçari, pronar i një lokali në Shkodër, është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij nga dy persona me motoçikletë dhe skafandra në kokë.

Ndërkohë oficeri i krimeve në Durrës, Kujtim Vreka, është plagosur me mjete të forta nga dy persona, të cilët dyshohet se kishin grabitur dyqanin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 14 të Durrësit, kur Vreka ishte duke u kthyer në banesën e tij.

7 komente në “Krimet nuk ndalen, ekzekutohet një person në Shkodër, plagoset oficeri i krimeve në Durrës”

  1. alban4eva says:

    gazeta Tema, eshte e kote qe thoni qe “tani mund te thuhet me plot gojen qe situata e krimit ne Shqiperi eshte alarmante”…
    kjo situate ka kohe qe ka qene e tille, thjesht se tani jemi duke u mesuar me nje gjendje te tille dhe nuk na ben me pershtypje..

  2. Udheheqesi says:

    Mund te themi me te drejte e me bindje se shtetareve u ka ikur drejtimi i shtetit nga duart ,ashtu si albitrit te paaft qe i
    i iken loja nga duarte e futbolliset veprojne sipas qefit duke luajtur me top,grushta,shqelma.Edhe per pushtetaret njerezit po veprojne sipas qefit; rrihen, vidhen, vriten ,pasurohen …… e kurrkush nuk pyet per shtet deri sa arrijne te vrasin e plagosin edhe ata qe jane per zbatimin e ligjeve ,nga polici i thjeshte qe nuk e kane fare ne hesap e deri te drejtuesit mete larte te policise e gjykatave.Kur vrasin deputetin e vrasesit nuk gjenden,shteti ka marr fund.

    1. qytetari says:

      Berisha qenka me shume se hajdut , KRIMINEL.
      Ai e urren shqiperine popullin e vet . ndoshta i ben keto qe shwiperia re shkoj nje milion

  3. qrn chicago says:

    Une do kthehem ne shqiperi shpejt se duket qe maloket do fshihen nga faqja shpejt.

  4. ramy says:

    Maloket po e clirojne shqiperine nga malokeria.
    Rrofte shqioeria pa maloke.

  5. verore karakushi says:

    Ene mucaloret oi vriten.
    Kini kujdes kur folni

    Verore karakushi
    Bathore

  6. duro says:

    Kemi thene dhe po e themi se ky vend nuk do jete i qete asnjehere se ska shtet ska siguri ka vetem llafe e llafe bosh boll me kaq se nuk durohet..shtet hajdutash e kriminelash ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje