Reforma parlamentare ka mbetur peng i një ... fjale të vetme

19 Janar 2013, 20:19Politika TEMA

Reforma parlamentare po mbetet peng e një fjale të vetme. Bashkëkryetari i grupit të punës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Namik Dokle, në një intervistë për Ora News deklaron se PD e PS po mbeten larg konsensusit për shkak të një ndryshimi në variantin e demokratëve, që parashikon se kreu i opozitës në parlament ka të drejtë të marrë fjalën vetëm pas fjalës kryesore të kryeministrit.

Sipas Dokles, nocioni fjalë kryesore është vendosur qëllimisht nga demokratët, për të përcaktuar në mënyrë arbitrare se kur do reagoje kryetari i opozitës në parlament.

Dokle thotë se nëse PD nuk heq dorë nga ky propozim, nuk ka dakordësi nga socialistët.

Votimi me shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë i reformës parlamentare është një nga 3 kushtet që BE i ka vënë vendit tonë për marrjen e statusit të kandidatit për në BE.

8 komente në “Reforma parlamentare ka mbetur peng i një … fjale të vetme”

  1. Vlora says:

    po ju mendoni qe do te rini gjith kohes ne opozite qe nuk e pranoni.

    po lereni mo qe tja fuse vetes.

  2. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HAHAHA DERI TANI RAMA THONTE SE FIERI ESHTE SHKAKU KRYESOR IK ORE KOKEDER SE JU SOCIALKOMUNISTAT E PS SHPIFNI GJITHNJE

    1. Fan Noli says:

      O uarda apo ‘etnikja shqiperi’ – o gje e trashe

  3. Meleku says:

    O Zot! A ka Zot ne kete vend!
    Namik Dokle agronomi i gazetes Puna, kryeredaktori i ZP qe ne vitet ’90 nga frika shkruante me pseudonim Borjan Bora.
    Si s’ju vjen turp socialisteve qe ende bejne politike me fytyra te tilla!

    Ky eshte pjesetar i kontigjentit per te cilin Serbia ka financuar miliona dollare per t’i mbajtur ne politike dhe qe me ato para kane hapur biznese ndertimi.

    Ambasadori i sotem i Serbise ne Tirane, ka punuar dhe ne vitet ’90 dhe ai me mire nga te gjithe e njeh Doklen dhe Bashkim Zenelin.

    1. Thana says:

      Qenke ne dijeni per milionat e Serbise? Si nuk ditke edhe per penicilinenj?
      Serbi ka financuar miliona dhe tani ustaai po i kthen miliarda, siç po vjedh edhe per vete.

  4. kleo says:

    Vlora e ka thene sakte.keni merak ta trajtoni me mire PD ne opozite pas 23 qershorit?Ose po mendoni veten prap ne opzite ky qendrim i PS eshte i gabuar.Dokle duket i trembur.Turp!!!!

  5. Udheheqesi says:

    Po o DOKLE! Kane te drejt. Cdo fjalim i kryeministrit eshte fjalim kryesor dhe historik.Keshtu qe kryetari i grupit te opozites do te flase ,po kur te doje drejtuesja e seances ,atehere kur ajo e shikon te arsyeshme se fjala e kryeministrit eshte kryesore.
    Kush eshte kryesore? E kjo eshte pak e veshtire ,pasi per drejtuesen e parlamentit kryesore jane ato qe thote kryeministri dhe ajo te gajaset se qeshuri. Po kjo pike zbatohet vetem kur edhte PS-JA NE OPOZITE,se po qe PD-ja ne opozite 3 here a me shume Saliu e nje here po e quajme Rama sepse shkelen rregullat dhe e drejta e opozites.Po mbi te gjitha kryesor do quhet kur kryeministri i tanishem,se ate te aredhshmin nuk e dim,do thote se me cilin jane ngjirizur kalamanjte tane, cilat nena e motra tona ka shkuar ne motele,kur krueministri ta ben fytyren te zeze si kepuca,kur Paloka me shoke e cojne gojen vesh me vesh. Po ju o DOKLE mos u terhiqni se nuk do fitoni gje po u terhoqet nuk fitoni gje.Pshikoni se cfare xhevahiresh po nxierin per tre ligjet. Edhe edukatoret e kopshteve po firmosin peticionin si intelektuale ne kuptimin e mirefillt te fjales ,pa puna e tyre eshte shume e shume e nderuar. Firmosin intelektualet,po per te lexuar e lexon Vorpesi.

  6. Skela says:

    PO KY NAMIKU AKOMA VEGJETON NE PARLAMENT. ESHTE SE KA VITE QE SJA KEMI DEGJUAR ZERIN.Me keta si Dokle ne kryesi e ne kuvend PS do i japi dinamizem luftes kunder korrupsionit dhe do beje opozite? KY KA PJERDHUR DHE ESHTE MIRE TE DOREHIQET SE LA NAM. KUVENDI NUK ESHTE AZILE. KRYESIA E PS NUK ESHTE QENDER BAMIRESIE. NAMIK ME MIRE IK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje