Edgar Çani rikthehet në Itali, tek Katania deri në vitin 2016

22 Janar 2013, 18:38Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, është rikthyer në Itali. Ai do të luajë në Serinë A me Katanian, ekip me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2016.

Çani ka luajtur dy sezonet e fundit në Poloni, ku pati një sezon të parë shumë të mirë, të shoqëruar me gola, por më pas, për shkak të konflikteve me drejtuesit e klubit dhe presidentin, përfundoi i përjashtuar nga ekipi.

Për këtë arsye ai vendosi që të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën me ekipin e tij Polonia Varshava dhe tashmë ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar në Serinë A.

Çani ka luajtur me disa ekipe në Itali, para se të transferohej në Poloni, duke nisur me Askolin, Padovën, Piaçencën, Modenën dhe Palermon, ekip me të cilin në 2008-n debutoi në Serinë A, por që nuk zgjati shumë si eksperiencë.

2 komente në “Edgar Çani rikthehet në Itali, tek Katania deri në vitin 2016”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Shume mire qe ike nga ata polaket. Suksese ne Itali.

  2. Katania nje ekip qe do e ndihmoi te formohet si sulmus elite ! FORCA ÇANI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje