Eshli Kol është kthyer në mbrojtësin më të paguar në botë që nga momenti kur pranoi të nënshkruante rinovimin njëvjeçar me Çelsin, nga i cili do të përfitojë rreth 200 mijë paund në javë. Ndonëse marrëveshja do të zyrtarizohet të mërkurën, ajo është arritur mes palëve dhe firma në kontratë është vetëm formalitet.
Çelsi ka pranuar të paguajë këtë shifër të lartë për mbrojtësin e kombëtares angleze pasi atyre do t’u kishte kushtuar më shumë se 15 milion paund të gjenin një zëvendësues të të njëjtit nivel gjatë verës.
Përfaqësuesit e mbrojtësit të majtë kanë zhvilluar bisedime gjatë këtyre ditëve edhe me Real Madrid, PSZH dhe Mançester Junajtid, por në fund zgjodhën që ai të qëndronte te londinezët, pasi këta të fundit pranuan kushtet e tij ekonomike.
Çelsi fillimisht kishte lënë të kuptohej se futbollistit do të largohej, ndërsa po përgatitnin të largonin veteranët në pritje të Pep Guardiolës. Por refuzimi i këtij të fundit si dhe fakti që Rajan Bertrand nuk është shfaqur në nivelet e kërkuara në vend të mbrojtësit të përfaqësueses angleze, bëri që të ndryshonin mendje dhe të mbanin atë që është një nga futbollistët më të mirë në botë në këtë pozicion.