Baloteli bën gati kthimin në Milano

19 Janar 2013, 13:08Sport TEMA

Përforcimi i rëndësishëm i janarit për Milanin nuk do të jetë Rikardo Kaka, por Mario Baloteli. Ndonëse Adriano Galiani e ka hedhur poshtë plotësisht si mundësi, mediat angleze kanë bërë të qartë se sulmuesi italian ka filluar të bëjë gati gjërat për kthimin në Itali.

Gazeta “The Sun” ka zbuluar se lojtari ka njoftuar pronarët e shtëpisë që ka me qira në Mançester se do të largohet, ndërsa ka blerë shtëpi në Milano dhe ka filluar të transportojë gjërat e tij drejt Italisë.

Jo rastësisht, menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, ka qenë në Itali gjatë ditëve të fundit dhe është takuar me drejtuesit e Milnait, duke biseduar për të ardhmen e sulmuesit. Edhe pse Baloteli u cilësua “mollë e kalbur” nga Silvio Berluskoni, presidenti i Milanit duket qartësisht që ka ndërruar mendje dhe po bëhet gati të pranojë një shpenzim të rëndësishëm prej 26-28 milion eurosh për të kthyer në Milano sulmuesin e përfaqësueses italiane.

Vetë Baloteli ka një të kaluar te Interi, por nuk ka fshehur kurrë faktin se që fëmijë është një tifoz i Milanit dhe një fakt të tillë e ka treguar edhe kur është shfaqur disa herë në “San Siro” për të ndjekur ndeshjet e kuqezinjve.

Te Mançester Siti, të gjitha hapësirat për të janë mbyllur, me Aguero e Tevez që përbëjnë dyshen titullare të sulmit të kampionëve të Anglisë, ndërsa është kaluar edhe nga Edin Xheko në zgjedhjet e trajnerit Mançini, i vetmi që e ka mbrojtur për kaq shumë kohë, por që më në fund është i lumtur ta shohë të largohet.

1 komente në “Baloteli bën gati kthimin në Milano”

  1. Milani po blen sherrin me pare. Ky eshte rezultati i blerjes se Balotelit.Per sherre e kaprico Baloteli eshte nr1 ne bote.Ja kalon para ardhesve Kasano e Ibrahimovic, por me e keqja eshte se nuk eshte produktiv sa njeri apo tjetri te parapermendur. Me me leverdi dhe me rezultative eshte blerja e KAKASE. Para MILAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje