Loik Remi zgjodhi QPR për një lojë kompjuteri

18 Janar 2013, 11:50Sport TEMA

Sulmuesi i ri i QPR, Loik Remi, ka treguar se një duel në lojën FIFA 13 kundër pronarit të këtij klubi, Toni Fernandez, ishte ajo që e bindi të pranonte ofertën e londinezëve para asaj të Njukasëll. Sipas tij, një ndeshje miqësore e zhvilluar në zyrën e Fernandez pas 4 orë bisedimesh, ishte pikërisht ajo që e bëri të hidhte firmën në kontratë.

“Ishte moment mjaft i veçantë që të ndoqi diskutimin tonë rreth QPR”, ka treguar sulmuesi francez. “Ne thjesht luajtëm një lojë FIFA, ishte një ndeshje e mirë dhe më tregoi saktësisht se çfarë personi është Toni. Ai tregoi anën e tij njerëzore si pronar i klubit të cilit dëshiroja t’i bashkohesha. Ishte një moment i veçantë për të dy ne”.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga shefi ekzekutiv i klubit, Filip Bërd, i cili po fliste për kontratën e firmosur nga ish-lojtari i Olimpik Marsejës.

“Ata u argëtuan shumë duke luajtur kundër njëri-tjetrit, por Toni në fund më tha se e kishte lënë të fitonte vetë”, u shpreh Bërd për gazetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje