“Skuadra e Vitit 2012 UEFA”, Iniesta me më shumë vota se Mesi

17 Janar 2013, 11:40Sport TEMA

UEFA ka publikuar dje “Skuadrën e Vitit 2012” të përzgjedhur pas 5.3 milion votave të hedhur nga përdoruesit e uefa.com. Ashtu siç pritej, në listën e lojtarëve kanë dominuar përfaqësuesit e dy skuadrave të mëdha të kampionatit spanjoll, Real Madrid e Barcelonës, me nga katër lojtarë, ndërsa tre vende janë zënë nga lojtarët e Bajern Mynih, PSZH dhe Juventus.

Porta e formacionit të vitit mbrohet nga Iker Kasijas, i cili ka marrë 219163 vota, duke qenë në 45% të skuadrave. Para tij, në qendër të mbrojtjes janë Tiago Silva i PSZH (184779, 38% e skuadrave) dhe Xherard Pike (225534 vota, 47% e skuadrave). Në krahun e djathtë të prapavijës  është Serxho Ramos (295037 vota, 61% e skuadrave, lojtari i tretë më i votuar nga përdoruesit), ndërsa në të majtën është përzgjedhur Filip Lahm i Bajern Mynih (209718 vota, 43% e skuadrave).

Në repartin e mesfushës gjendet lojtari që ka regjistruar më shumë vota nga të gjithë kandidatët e tjerë, Andres Iniesta, i cili ka marrë 351105 vota, duke qenë në 73% të skuadrave të përzgjedhura nga votuesit e uefa.com. Lojtarët e tjerë të këtij reparti janë Mesut Ozil (214463 vota, 44% e votave), Andrea Pirlo (225455 vota, 46% e skuadrave) dhe Ksavi Hernandez (270520, 56% e skuadrave).

Në repartin  sulmit janë përzgjedhur të zakonshmit Kristiano Ronaldo (255803 vota, 52% e skuadrave) dhe Lionel Mesi (313853 vota, 65% e skuadrave). Por duhet theksuar se argjentinasi që fitoi “Topin e Artë” pak ditë më parë është lojtari i dytë më i votuar nga tifozët, ndërsa portugezi është i katërti mes më të votuarve, i kaluar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Serxho Ramos që ka marrë më shumë preferenca.

1 komente në ““Skuadra e Vitit 2012 UEFA”, Iniesta me më shumë vota se Mesi”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Iniesta eshte nje motorr me 1000 kuaj fuqi.
    Tniesta eshte shkaterruesi i cdo sulmi kundershtar dhe inspiruesi i cdo sulmi, ku bashke me Xavin, e cojne topin tek i magjishmi Mesi qe jep rezultatin dhe nuk fal.
    Ndermjet treshes se magjishme, Xavi, Iniesta, Mesi; ESHTE E VESHTIRE TE ZGJEDHESH.
    Keta sikur i ka bere nje nene binjake, per futboll dhe thone qe njeriu ka dicka te vecante dhe nuk gjen dy njerez qe mendojne njesoj, une kam gjetur jo dy por tre njerez qe mendojne njesoj, qe e di se cfare ka ne mendje tjetri dhe keta jane treshja me e mire ne bote.
    Keshtu qe kushdo nga kjo treshe merr nje trofe, te gjithe e dine se trofeu eshte i te treve, se keta janer bere per njeri tjetrin ne lojen e magjishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje